Lumi i Drinit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 10:
 
== Rrjedha ==
Nga [[Kukës]]i, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga [[Hasi]], në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut te Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentralet e mëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar në fshatrat Spas, Msi and [[Fierzë]], e mandej, pasi mbërrin në krahinën e [[Dukagjini]]t, shkon drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë, Dushman, [[Koman]], Vjerdhë Mazrrek, Rragam, and Pale Lalej. Në [[Vau Dejës]], hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një që derdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug-përëndim të Lezhës. Tjetri derdhet në lumin [[Kiri|Kir]] e më tej në [[Buna|Bunë]] afër [[Kalaja e Shkodrës|Kalasë së Shkodrës]]. Edhe pse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunë quhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhet direkt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshoj rrjedhë pas një përmbytjeje të madhë më 1858 që ìa ndryshoj rrjedhën, dhe e pruri drejt Shkodrës. Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi të madhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga kapaciteti pas Bunës; por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnë si liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejt jugt për nga [[Bushat]]i, Mabë, Gjadër, [[Lezhë]]. Në jug të Lezhës hyn në një zonë moçalore e më tej derdhet n'Adriatik. [http://www.keshilliministrave.al/shqip/info/shqip/page26.htm] Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësaj dite.
[[Skeda:Vau i Dejës.jpg|thumb|Pamje nga Vaui Dejes]]
 
== Galeria ==