Dallime mes rishikimeve të "Memaliaj"

8.287 bytes added ,  10 vjet më parë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
 
== Kultura ==
Legjenda Foto Strakosha!
~ Për njerëzit e mirë, kujdeset vetë koha ~
Për të shkruajtur rreth legjendës Strakosha, ç'do shqiptar që të pyesësh, do të japë mbresa të vyera, jo vetëm në artin e futbollit, por dhe të personalitetit të tij të pasur plot virtyte të fisnikta. E kush e dinte, se qyteti i Memaliajt në rrethin Tepelenë, do të ndërtohej enkas për të lindur legjenda Strakosha?! Si ç'do familje shqiptare, dhe familja Strakosha e ardhur nga Dhërmiu shekullor i trimave dhe i Bilbilenjëve të Bregdetit, dhanë kontributin e tyre gjysëm shekullor për ndërtimin e këtij qyteti. Më 29 Mars 1965, lindi Foto Strakosha, i lindur dhe i rritur në Memaliaj, ky djalosh shëmbullor në ç'do drejtim ka lënë gjurmët e një njeriu shpirtmadh, zemër gjerë, bujar, human, atdhedashës , patriotë, asnjëherë nuk e ka mohuar preardhjen e tij, lab autokton. Në të gjithë memorjet tepelenase, por dhe atë shqiptare, është skalitur legjenda e tij sportive e veshur me atdhetarizëm, ku na frymëzon dhe na bën krenar. Ai ka ditur gjithmon ti rezistojë, krahas joshjeve edhe presioneve , për të përfundur me sukses misionin e tij sportiv në mbrojtje të ngjyrave kombëtare. Virtytet e tij nuk janë nëe rastësi, ato janë të trashëguara prej familjes dhe prindërve të tij, të cilët në ç'do kohë gjejnë një respekt të veçantë në qytetin e Memaliajt, e kudo që ata jetojnë .
Memaliaj i quajtur ndryshe "Brazili i Vogël" përsa i përket futbollit, ka lulëzuar nga hera dhe ka nxjerrë shumë talente. Në të shumtat e kërkesave të fëmijëve në ato kohëra , të pyetur nga prindërit se: ç'farë dhurate dëshironi për ditëlindje? Ata shprehen me kënaqsi: një top llastiku! E pra ky top që Fotua e ka ëndëruar, prindërit nuk e linin as të loste me të! Është e pashmangëshme përgjatë kujtesës time , zanafilla e nisjes së, karrierës së tij sportive, ku po e ndaj me ju. Për fat ndihesha i privilegjuar, kur shikoja se, apartamenti im, ndodhej vetëm disa hapa larg fushës kryesore të qytetit ku, kryheshin dhe ndeshjet zyrtare të ekipit të "Minatorit". Kishin vetëm dy javë që trajneri i parë prof. Miço Maçi kishte grumbulluar një ekip pionierësh ku midis tyre ishte dhe Fotua … .
Shumë sportdashës ndiqnin me shumë interes stërvitjen, sidomos atë të portjerëve. Pëshpëritej që është pak i ndrojtur, por ka shumë tregues pozitivë. Fotua ishte i imët por me shtat të përshtatur për të justifikuar mbajtjen e numrit njësh në fanellën sportive. Nuk mund të më fshihen nga kujtesa, kur shikoje shkëputjet planzhone në ajër, e më pas mblidhej shpejtas si litar përmbi topin e rrokur. Prof Miço Maçi na afrohet për pak minuta dhe na thotë (unë isha më i vogël ) "Nëse do të vazhdojë kështu , është talent". Këtë siguri e kam ndierë, përveç lojrave përgatitore, kam lozur vëtëm dy ndeshje zyrtare me të rinjtë, ku porta mbrohej prej tij, e më pas atyre momenteve, ai kaloi me ekipin e parë "Minatori". Sukseset e tij filluan të ngjisnin shkallët me shpejtësi. Talenti i tij, tërhoqi vëmendjen e ekipeve të kategorisë së parë. Një nga ekipet më me zë kryeqytetase - "Dinamo", përveç futbollistit të talentuar tepelenas Mujo Targa iu bë pjestar dhe Foto Strakosha, ku u fitua dhe Kupa e Shqipërisë më 1989, dhe më 1990 fituan që të dy trofetë, Kupën dhe Kampionatin Shqiptar. Më tej, interesimi u shtua nga klubet soprtive Greke, ku Fotua kaloi një karrierë të gjatë futbollistike prej 14.5 vjetesh. Udhëtimi i tij filloi prej Janinës, "Ethnikos" i Pireut ,"Olimpiakos","Panionios" , "Jonikos", "Kalithea", "Ethnikos", "Asteras","Prodheftiqi" , pa haruar se ka mbrojtur për një kohë rekord portën e kombëtares kuqe zi. Ai ka luajtur si portier, plote 73 ndeshje, duke shenuar nje record ne historine e perfaqesueses shqiptare!
Edhe pse përgjatë karrierës, karakteristikat e tij të veçanta shpirtërore, nuk e haruan kurrë djepin e ekipit të parë, që iu dha mundesia për në vazhdim. Ai e ka mbështetur disa herë me vlera të ndryshme këtë ekip. Fotua është nga të paktët vendas që pushtoi zemrat e memaliotëve, e duke e bërë atë "Qytetar Nderi ", i cili është ende i vetëm për atë qytet! Memaliotët këtë ditë të shënuar për birin e tyre e festuan me madhështi. Në këtë cermoni të organizuar, në stadiumin "Karafil Asllani" fjalën e hapjes e bëri doktor Sefer Shehu, e më pas, kryebashkiaku Albert Zhupa. Ambjentin e bënë akoma më festiv, parodistët e Vlorës, Agim Bajko dhe Agron Llaka, këngëtarët, Kozma Dushi, Aurela Gace, Eranda dhe Irma Libohova dhe Petrit Lulo. Titillin "Qytetar Nderi" Foto Strakoshës iu dorëzua nga këshilltari Mërkur Cukalla. Në praninë e babait, dy djemve dhe të bashkëshortes së tij, përmes emocioneve prekëse i drejtohet përzemërsisht bashkëqytetarve me këto fjalë "Është dita më e bukur e jetës sime". Atmosferës i dhuroi më shumë duartrokitje, krijuesi i këngëve labe, gjeniu Maliq Lila, ku reciton vargjet e tij të krijuara enkas për këte ditë. Ja pakëz nga këto vargje: "Hallall o Foto Strakosha Nderi i Vjosës dhe i Jonit Rubin i fushës së Blertë Në krenarinë e Kombit".
Po për këtë ditë të paharuar për Strakoshën, Gazeta "Laberia" ( 30 . Gusht. 2001) kishte botuar një artikull të gjatë. Veç tç tjerash ata i kushtonin një vjershë: "Për ju këndon Shqiperia, Kush e mbron sot portën tonë, Foto Strakosha shqiponjë, Bir i djepit të Lirisë, Himarës së Shqipërisë, Fotot me të trembëdhjetë, Për ju këndojnë Bilbilenjtë ..."
Foto Strakosha, duke jetuar gjithmonë me mbresat më të shkëlqyera në karrierën e tij sportive, duke u përballur edhe me disa emra të mëdhenj të futbollit botëror si, Klisman, Bekham, Ouen, Figo, Vieri , Salas etj, duke përjetuar edhe fitoret e disa trofeve si, Fitues i kupës së Shqipërisë -"Dinamo" '89, Kampion i Shqiperisë -"Dinamo" '90, Kupën e Shqipërisë -"Dinamo" '90, fitues i Supërkupës së Shqipërisë - "Dinamo" '90, Kampion i Greqisë -"Olimpiakosin" '97, Kupën e Greqisë -"Panionios" '98, e kanë impresionuar akoma më shumë, e për t'i trashëguar ato dhe tek dy djemtë e tij Dhimitri e Thomai të cilët stërviten sistematikisht për të patur një të ardhme sportive. Shpresojmë një ditë që ta shikojmë dhe trajnerin kryesor të Kombëtares Shqiptare! Me emocionuese dhe mallëngjyese për Foton kanë qënë cermonitë, në stadiumet, greke dhe shqiptare ku, në praninë e mijëra sportdashësve, admiruesish, fansash e tifozesh, janë shoqëruar me duartrokitje të gjata, momentet e lënies së karrierës se tij sportive, duke i dhënë mesazhin, FALEMINDRIT STRAKOSHA !
Statistika: Ka lindur më 29 - 3-1965. Qysh në moshën 12 vjeçare, ka përfaqësuar si portier, ekipin e futbollit të pionierëve të qytetit Memaliaj, në një kampionat kombëtar futbolli të shkollave 8- vjeçare që u zhvillua në qytetin e Lezhës. Në këtë kampionat, ekipi memaliot doli nënkampione, mbas humbjes që pësoi nga një gol i vetëm prej ekipit të Burrelit! Trajneri i tij i parë që zbuloi talentin e tij është ptof. Moco Maci, kurse prof. Viron Laska ishte trajneri që e grumbulloi në ekipin e të rinjëve të "Minatorit". Më pas ka punuar edhe me trajnerët, Reshat Sala, Vladimir Bushi, Qirjako Fani. Bejkush Birçe, Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega, Sulejman Demollari, Giuseppe Dossena, Hans-Peter Briegel.
Ka luajtur 73 ndeshje me kombëtaren, dhe kapiten i saj, ndeshje miqësore 19, ndeshje kualifikuese për kupën e botës 25, për atë Evropian 28, të ndryshme 1. Ndeshjen e tij të parë me ekipin Kombëtar, e ka luajtur në moshën 25 -vjeçar e 62 ditë, me 30-5-1990, Iceland 0-2 dhe të fundit në moshën 39 vjeç e 198 ditë, me 13-10-2004, Kazakhstan 1-0. Gjithsej me ekipin Kombëtar ka luajtur 14 - vjet e 136 ditë. Disa nga perfaqësueset që është ndeshur janë: Islanda, Gjermani, Angli,Turqi, Moldavia, Spanja, Latvi, Norvegjia, Finlanda, Armenia, Sllovenia, Uells, Rusia, Vietnami, Irlanda, Bullgaria, Zvicra, Maqedonia, Gjeorgjisë, Portugali, Suedia, Islanda, Estonia, Qipro, Greqia, Danimarka, Kazakistan.
 
== Lidhje të jashtme ==
== Burimet ==