ska përmbledhje të redaktimeve
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Savh (diskuto | kontribute) v U kthyen ndryshimet e 92.53.59.120 (diskutimet) në versionin e fundit nga PixelBot. |
Hatake (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 4:
Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në [[Libohovë]], [[Gjirokastër]] në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e [[Elbasan|Elbasanit]] dhe më vonë në Shën Mitër Korone ([[Itali]]), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë ([[1910]]), në [[Tragjas]] të [[Vlorë]]s ([[1913]]), në [[Tepelenë]] ([[1916]]-[[1917]]) e në Vlorë ([[1917]]-[[1918]]).
I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të [[Shqipëri]]së. Më [[1908]] braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e [[Çerçiz Topulli]]t , më [[1910]] bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më [[1914]] u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më [[1918]] , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "[[Djalëria e Vlorës]]". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të [[28 Nëntori]]t [[1918]] kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit [[1919]] në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më [[13 qershor]] [[1920]] vrau me atentat në [[Paris]] [[Esat Pashë Toptani]]n, politikan me botëkuptime feudale. Anatole de Monzie, avokati i Avniut. E cilsoi aktin si "''krim pasional me nxitje të një populli të tërë''". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh.<ref>"Destins hors série" av. Anatole de Monzie</ref>
Akti i Avni Rustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë. Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor [[1920]] ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më [[25 prill]] [[1921]] në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "[[Shoqëria Atdheu|Atdheu]]". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht [[1922]] përsëri me nismën e Avni Rustemit më [[13 tetor]] [[1922]] u krijua në [[Tiranë]] shoqëria demokratike "[[Shoqëria Bashkimi|Bashkimi]]".
|