[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 81:
Trevat ku u gjurmuan këngët qenë nga më të ndryshmet, si: Curraj i Epërm, [[Thethi|Theth]], [[Shala|Shalë]], [[Kastrati|Kastrat]], Mertur, Dushman, Selcë, Shosh, Shestan, [[Rrethi i Mirditës|Mirditë]], Zadrimë etj. Atë Kurti, së bashku me dijetarin tjetër, Palajn, ditën të zgjedhin më të bukurat nga kjo sasi këngësh dhe arritën të bëjnë një lidhje arsyetuese të Ciklit të kreshnikëve, duke shkrirë harmonishëm variantet e ndryshme. Madje, ata ndreqën, përpunuan dhe redaktuan vargje e këngë të tëra aq mjeshtërisht, sa ia shumëfishuan bukurinë e tyre.
 
Që me daljen e veprës jehona ishte e madhe. Ajo u vlerësua, u komentua e u përkthye me fragmente nga prof. [[Norbert JokliJokl]]i, prof. [[Ernest Koliqi]] etj. Atë Gjergj Fishta, i entuziasmuar nga kjo punë, shkruante: "''Ku ma ke edhe ndër literatyra të kombeve të gjytetnueme nji përshkrim, paraqitur me ngjyra aq të gjalla, me shëmbëlltyra ma të përshtatuna e me nji burrni ma bujare, ma fisnike e ma të njerzishme mbi hijeshinë e nji vashe, përshkrim me të cilin fatosi i rapsodisë "Martesa e Halilit" paraqet hijeshinë e Tanushës''". Eqerem Çabej shënon: "''Një vëmendje më të veçantë kërkon edhe figura e atij që quhet në Veri Shtatëpëllambë – mjekër – e – tri – pëllambë – shtat, njohjen e të cilit ia detyrojmë Donat Kurtit''".
 
Në punën e tij, (dy vëllimet kanë 98 përralla në 261 faqe), ky dijetarëdijetar udhëhiqej nga ideale të larta kombëtare. Ai thekson se "''Në të mbledhunit e këtyne përrallave, përveç se kam pasur parasysh me dhanë nji kontribut për etnologji e gjuhë, kam dashtë me tregue e me ushqye moralitetin e popullit shqiptar, tue i lëshue në dorë mësuesve landë të zgjedhun, prralla kombëtare, qi s'u lanë gja mangut prrallave ma të përmenduna të kombeve të tjera''"<ref>"Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", I, fq 9, 1942</ref>.
 
Duke u habitur me hijeshinë e përrallave tona, me një ndjenjë krenarie kombëtare, Kurti thekson: "''Si kanë muejtë me u ruejt përrallat aq bukur atje ndërmjet malesh, prej malëcorëve që s'kanë fare të përpjekun me njerëz shkolle? Padyshim në këtë mënyrë del në shesh fisnikënia dhe lartësia e popullit shqiptar''"<ref>"Këngë kreshnikësh dhe legjendash", "Parathanie", fq 10</ref>.