Spiro G. Koleka: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike.
Veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike, Spiro Jorgo Koleka lindi në Vuno të Himarës (1880-1940) në një familje të pasur. Pasi kreu studimet e larta për inxhinieri ndërtimi në Austri mori pjesë aktive në jetën politike shqiptare. Më 1914 ishte pjesë e delegacionit që i dorëzoi princ Vidit kurorën e Shqipërisë në Neuwied të Gjermanisë. U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar në Kongresin e Lushnjës më 1920 dhe për një kohë të shkurtër nënkryetar i tij. Ishte Ministër pa portofol në qeverinë e Sulejman Delvinës. Ishte një nga iniciatorët e Luftës së Vlorës dhe luajti një rol të veçantë si ndërmjetës midis Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare dhe qeverisë së Tiranës. Deputet në Parlamentin Shqiptar (1921-1923) dhe Ministër i Punëve Botore në disa qeveri në periudhën dhjetor 1921-shkurt 1924 e më pas Prefekt i Korçës. Pas kthimit të Zogut në pushtet në fund të vitit 1924 u largua nga Shqipëria dhe jetoi në Austri, Kroaci, Itali e Greqi. U kthye në Shqipëri në vitin 1939. Fashistët i ofruan disa poste të cilët nuk i pranoi. Jetoi deri në fund në Ujë të Ftohtë të Vlorës në pronat e familjes së tij ku zhvilloi veprimtari antifashiste.<br />
== Jeta ==

Eshtë dekoruar me "Urdhrin për Veprimtari Patriotike" dhe me "Medaljen e Mirënjohjes".<br />
Familja e tij kishte traditë në fushën mjekësore. Babai, Jorgo ishte farmacist, vëllai Epaminonda Koleka studjoi mjekësi. Në pasardhësit e tij, i biri Gjergj (Gogo) Koleka, studjoi mjekësi në Vjenë dhe krijoi Poliklinikën Qendrore të Tiranês më 1955 dhe më pas gjithë rrjetin e poliklinikave në Tiranë si drejtor i përgjithshëm i tyre. Vajza e Gogo Kolekës, Tatjana Koleka Harito, mjeke gjithashtu, ishte drejtoreshë e Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë pas rënies së komunizmit (1992-1996).