[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 413:
Pushtuesit italiano-gjermanë, njëri edhe tjetri, kishin politikë te errët. Atyre u interesonte te vriteshin fqinjët ndërmjet veti, në mënyrë që te sundonin me lehtë.
Në radhët e forcave civile vullnetare te fshatrave Zhanicë. Nokshiq dhe Pepaj ishin te rreshtuar te gjithë meshkujt e moshës madhore, duke bërë ndërrime te herëpashershme. Ndër ta me te thirrurit ishin: Imer Maliqi, Bajrush Haziri, Ukë Dema, Xhemë Ta-hiraj, Halil Huli, Azem Gjelaj, Sokol Shabaj, Imer Mu9a, Dervish Asllani, Malush Bajrami, Haxhi Syla, Arnaut Rama, Ibish Sadiku. Hasan Salihi, Dan Zeqi, Celë Mani, Niman Du§i, Cenë Gjelaj. Hysë Selimi, Reko Meti,
Smajl Halili, Azem Mehmeti, Halil Hyseni, Shaban Shabaj, Latif Mu§a, Lekë Prela, Ali Ferizi, Hysen Keka(Bacaj) etj.
"Me lejo te te tregoj gjithë jetën time prej shtatë e deri në njëqind vjet, sepse që te gjithë ishim në llogore", e pushoi bisedën e tij Hoxhë Pepa (90), per ta mundur ofshamën që ia dridhi edhe trupin. "Jetën e kalova në mjerim dhe vuajtje, por frika kurrë nuk me preokupoi, gjithë isha ngadhënjimtar. Në fëmijëri u frikësova nga një qen i fqinjit dhe kukata. Drejt e te unë arriti gjyshi im. Sa e kishte lodhur vrapi, nuk foli, por, per fat te keq, me atë shpullë si kthetra orli, ma ngjiti per qafe, jo vetëm se ma ndali britmën, por edhe frymën. Në atë heshtje dëgjova lëvizjen e rrënjëve nëpër balie, duke dalë sytë duq. M'i fali disa shuplaka. Per moshë që ki-sha, ishin te padurueshme. Ec e bërtit, i thosha vetes. "Heren tjetër, kur ta ndiej britmën, do ta hiqi kryet!", me tha pasi me shaplakosi. Britmën e dytë, e përjetova në burgun komunist (1946), kur me tha udbisti, fqinji malazez: " Prej me sot, bashkë me Ballin Kombëtar, te vdes "§allma" dhe emri hoxhë". "Mirëpo, a mbetem tash e mbra-pa Halil Drejaj?", e pyeta. "Halil po, por edhe Drejeviq", m'u për-gjigj ai. Heren e tretë do te pëlcas, sikur ta dija se nuk do te me pushojnë eshtrat në Pepaj".
Pas dy dekadash (1985) e takova tetëdhjetë vje9arin Reko Metë Zhanicën, i cili me rrëfeu disa përjetime nga fëmijëria në vend-lindje. "Kur ma vranë axhën, nga sa isha hidhëruar, lotin ma kishte pjekur inati dhe mendoja pa lot do te hakmerrem. I mbusha te gjashtëmbëdhjetat, ma blenë armen, pastaj e dita se kishte qenë para kohe, por nevoja fliste vet. Në këto fshatra kufitare ishim te detyruar te jemi gjithherë te përgatitur, per t'iu përgjigjur kush-trimit. Nuk kishim gjumë te ëmbël, as ushqim te rehatshëm. Kurrë nuk mbetshim pa roje, te mos sulmohemi në befasi. Edhe kur va-rrosnim dëshmorin, bënim roje përreth varreve. Te me varrosin në tokën shqiptare ku te donë fëmija, por unë e di ku do te me push-onte shpirti me mire", me pati thënë ai. Rrëfimin e përfundoi me plot ze, sikur te ishte atje.
Rreshti 657:
Duke jetuar në robëri dhe me grabitgarë te llojeve te ndryshme, është vështirë te jepen shënime komplete dhe me te sakta, por besoj se ky libër do te plotësohet nga autore te tjerë. Shpërngulja me masive e pakthim ishte pas vitit te tmerrshëm 1912-193, madje 1919-22 e duke mos u ndalur deri në vitin 1940. Drejtimi i tyre ishte tek mendonin se gjejnë shpëtim, në Shqipëri madje edhe në Turqi, që ua mundësonte administrata turke e atyre viteve, per te cilën kohë nuk do te flitet në këtë rast. Kjo e keqe i përcolli këta banorë edhe pas vitit 1945, te cilët janë te shpëmdarë në tere boten, mjerisht, si e shoh unë në rrugë pa kokë.
Shënimet janë marre nga informatorët që mbetën nëpër këto vise pas vitit 1945, si dhe nga ata që tash jetojnë larg tyre, por me mallin e zjarrtë per to.
Djemët e Lekë Prelës u shpëmgulën në vitin 1945, per t'u vendosur se pari në Vishnjevë te Gucisë, ku mbeti per te jetuar vetëm Nikollë Kola, ndërsa Zefi, Toma dhe Marku u vendosën nëpër viset e Shqipërisë se Jugut. Në tokat e tyre janë Mioviqët. Faku me djem u shpërngul nga viti 1919, per te mos u kthyer as në vitin!946. Në tokat e tyre, administrata komuniste e vendosi Millun Rakoviqin. Brahim Brahimi u vendos në Pejë në vitin 1953, me pas tokën ua shiti Rajkoviqëve. Rrustem Azemi mori rrugën per t'u vendosur në Prishtinë në vitin 1955, pasi ua shiti tokën Millit Milla§iqe. Abdyl Azemi ia shiti tokën Millit Müla§iqe, e pastaj u vendos në Pejë (1955). Zymer Istrefi ia shiti tokën Millovan Gjokiqit, per t'u vendosur në Pejë. Djemtë e Haradin Kekës, duke lënë tokën e pashitur, u vendosën në Prishtinë në vitin 1968. Gjith-ashtu edhe djemtë e Hysen Kekës(Baces) e lanë pa shitur dhe u vendosën në Prishtinë dhe në Pejë nga viti 1960. Riza Bacaj me djemët mori rrugën per në SHBA, toka i mbeti e pashitur. Ram Galani /u vendos në Podgoricë, në vitin 1965 në tokë te tyre është familja Stankoviq. Në tokën e Bardh Ukës, janë Gojkaviqët. Torn Bacanajt nuk e shitën tokën, pasi moren rrugën e mërgimit nëpër botë. -
Duhet theksuar se shumë pepjanë, lëshuan këto troje edhe para vitit 1913: Zenel Baci, Kolë Baci, Ali Dreni, Mustafë Salihi, Avdi Smajl Alija etj...
Në Pepaj tash jetojnë këto familje shqiptare: Nustret dhe Shefqot mulla Halili, me bashkëshorte, meqë fëmija kishin marre "boten në sy" ,si u shpreh me plotë pezëm Nusreti. Haki Drejaj me bashkëshorte dhe pesë fëmijë. Ramë Drejaj me bashkëshorten dhe dy fëmijë.