Lorenc Antoni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Faqja u zëvendësua me 'RAIFI JA HA KARIN BAJRAMIT ATO JAN PEDERA BZ ASIPPP CIPI'
Rreshti 1:
RAIFI JA HA KARIN BAJRAMIT ATO JAN PEDERA BZ ASIPPP CIPI
[[Skeda:DUGAGJIN FAZLIJA TRULLAVICA.gif|thumb|berat shabani]] ASIPI KOMPOZITORI
'''Lorenc Antoni''' lindi në [[Shkup]] më [[23 shtator]] [[1909]]; vdiq në [[Prishtinë]] më [[21 tetor]] [[1991]]. ishte kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog i shquar shqiptar.
 
Qysh fëmijë aktivizohet në ansamble të ndryshme muzikore të shqiptarëve. Studion privatisht muzikë në Shkup dhe [[Beograd]]. Pas shkollimit në Fakultetin Filozofik të Shkupit kthehet në [[Ferizaj]] dhe më pas ngre të parën shkollë të ultë dhe të mesme muzike “Josp Sllavenski” në [[Prizren]] më 1948. Po në këto vite drejton si dirigjent edhe korin e shkollës muzikore, atë të shoqërisë kulturore artistike “Agimi” si dhe orkestrën simfonike të qytetit të Prizrenit. Pas këtyre viteve vazhdon të merret intesivisht me kompozime, dirigjime të veprave, veprimtari pedagogjike etj. Në fushën e studimit të folklorit, Lorenc Antoni vlerësohet se i pari mblodhi dhe botoi shtatë vëllime të muzikës popullore shqiptare të [[Kosovë]]s, [[Maqedoni]]së, [[Mali i Zi|Malit të Zi]] dhe Moravës Jugore të shoqëruar me analiza etnomuzikologjike mbi gjithë këtë lëndë që është transkiptuar po prej tij. Ka kompozuar edhe muzikë, ndër to dallohen kompozimet vokale. L. Antoni konsiderohet edhe si kompozitori i gjeneratës së parë të kompozitorëve të Kosovës. Sipas Prof. Engjëll Berishës, në përgjithësi veprat e Lorenc Antonit bazohen në idiomën muzikore popullore shqiptare.
Si veper e vequar e tij esht edhe "KENGA E REXHES " e cila respektohet dhe ndegjohet edhe ne ditet e sotme . Gjithashtu ai beri perpjekje per hapjen e shkolles se par te muzikes me 1948 ne Kosovë
 
Ai ishte nje njeri i cili ishte nje hajvan , pisi keq kali , magjar , poashtu edhe tekerlek mos ta harrojme edhe thivin.qaq valla spo di ma shum
 
== Veprat ==
=== Veprat letrare ===
* “Këngë popullore shqiptare të Kosovës dhe Metohisë”, Prishtinë 1953
* “Folklori muzikor shqiptar”, me shtatë vëllime, Prishtinë 1956-1977
* “Balada dhe legjenda”, Prishtinë 1973
* “Përrallat”. I, Prishtinë 1979
* “Kërkime folklorike”, Prishtinë 198
* “Përrallat”, II, Prishtinë 1982ë
* “Këngë kreshnike”, I,II,III
* “Vajtime, gjamë dhe elegji
* “Këngë dasme”, I,II etj.
*
 
* “Format e ritmit të këngëve popullore shqiptare”, tek “Jeta e re”, 1949 (nr. 1), 1950 (nr. 5 dhe 6) 1951(nr. 1)
* “Bazat tonale të këngëve popullore shqiptare”, tek “Përparimi”, , 1952, nr. 11-12
* “Këngët popullore nga Opoja”, tek “Përparimi”, 1959, nr. 2-3
* “Të kënduemit popullor shqiptar”, tek “Zvuk”, 1960, nr. 41-42
* “Dy mënyra të kënduemit te shqiptarët e Malit të Zi”, tek “Përparimi”, 1961
* “Format muzikore të këngëve popullore shqiptare”, tek “Zvuk”, 1963
* “Trajtat polifonike të muzikës popullore vokale të gegëve”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972
* “Elementët polifonikë në muzikën popullore të Opojës”, Gjurmime Albanologjike”, II/1974 etj.
 
== Shiko edhe këtë ==
* [http://kosova.albemigrant.com/?p=8623#more-8623 Muzika korale e Lorenc Antonit], nga prof. Akil Koci
{{muzi-cung}}
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Category:Kompozitorë shqiptarë]]
[[Category:Lindje 1909]]
[[Category:Vdekje 1991]]
 
[[de:Lorenc Antoni]]
[[en:Lorenc Antoni]]
 
 
Profesor Mr.Sci Akil Mark Koci,Muzikolog
 
LORENC ANTONI –JETA DHE VEPRA
"Kujtojmë shkrimtarë e stilistë për
veprat që i rilexojmë, kujtojmë piktorë e
skulptorë për modelet që i shkëlqejnë kohës,
por mbajmë gjallë e të paharruar përjetësisht edhe lëvrues të mëdhenj të muzikës edhe muziktarë për komponimet e tyre me anë të tingujve të pavdekshëm".
 
Një ndër këta është edhe biri i Kosovës, Lorenc Antoni, që bashkë me të tjerë emra të shquar të fushave të ndryshme të artit, shkencës dhe kulturës dëshmoi se kjo tokë martire nuk lind vetëm fatosa për beteja, të kësaj gjuhe të përbotshme të njerëzimit. Pr. Dr. as. Tefë Topalli.
 
 
ASIPIT PO ASHTU I KA NDIHMUAR EDHE SHOKU I TIJ VALON NUHIJI I CILI JETON NE DIZHON FLM PER MIREKUPTIMIN
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
+
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
+1.Hyrje në botën krijuese të ASIP FETAIT
 
 
Duke pasur parasysh meritën e madhe të kompozitorit Lorenc Antoni në fushën e muzikologjisë së përgjithshme shqiptare, përkatësisht duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm me të cilin pasuroi vlerat e artit muzikor, po dal para lexuesit shqiptar me këtë libër të ri (që është i shtati me radhë brenda tri viteve të fundit të krijimtarisë sime) me rastin e njëqindvjetorit të lindjes, të këtij krijuesi dhe bardi muzikor, i cili me të arriturat e tij krijuese zë vend nderi në Panteonin e kulturës mbarëkombëtare. Fondi aq i madh dhe cilësor i krijimtarisë së Lorenc Antonit më obligoi që, me një përkushtim të vrojtuesit të gjendur përherë afër tij, t’ia përkushtoj këtë libër modest, për të shprehur kësisoj falënderim për gjithë atë angazhim që ka bërë për kulturën tonë e në veçanti për artin muzikor në Kosovë, gjithnjë duke çmuar këto të arritura si pjesë integrale të kulturës së përgjithshme mbarëshqiptare.
Kur merret në shqyrtim gjithë ai spekter krijues i kompozitorit të nderuar, bindemi se, vërtetë, Lorenc Antoniu me angazhimin prej krijuesi të mirëfilltë hapi shtigje të reja dhe të vlefshme për një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze. Ai punoi me ngulm e pasion për të mirën e popullit tonë, derisa me aktivitetin e tij sikur theu barrierat shekullore për të vepruar në një lëmi të re, në përhapjen e një kulture të re arti, siç është krijimi në fushën e muzikës.
Lorenc Antoni kishte një shtrirje të gjerë veprimi. Siç do të shohim në vazhdim, përkushtimi krijues i tij zhvillohet në shumë lëmi, qoftë në ate pedagogjike, reproduktive si dhe etnomuzikologjike. Ndërkaq, koha kur krijoi, kohë që i përkiste diktatit komunist, ishte aq e papërshtatshme për t’i shtyrë ambiciet krijuese përpara. Lorenc Antoni, me gjithë këtë, gjeti kurajë t’i hapë rrugë vullnetit krijues, duke u angazhuar pa ndërprerë gjatë tërë jetës. Pikërisht në atë kohë (pa kohë) kur ende nuk dinim se si do të rrjedhin ngjarjet për ekzistimin tonë nacional e social, kur edhe në atë kohë, sikurse edhe para “çlirimit të vendit“ siç proklamonin komunistët, dëgjonim për masakrime, burgime dhe vrasje të “armiqve të popullit”, që ishte një pretekst për masakrat e organizuara, siç ishte ajo e Tivarit, dhe ato të mëvonshme, Lorenc Antoni së pari udhëhoqi kore dhe hapi në Prizren një shkollë të re të artit muzikor në vitin 1948, për të vazhduar më tutje, pa ndalje, duke nxjerrë vepra e kuadro të reja, duke i dhënë gjallëri jetës muzikore në shumë aspekte. Ky libër, prandaj, synon ta dëshmojë autoritetin e krijuesit të madh në të gjitha fushat e zhvillimit të artit muzikor, dhe mund të shërbejë si nismë për përkushtime të tilla nga autorë tjerë, në mënyrë që portreti i krijuesit të ketë plotëninë e duhur për brezat e ardhshëm.
 
* * *
 
Hapja e Shkollës së Ulët e muzikës (1948) e më vonë edhe Shkolla e Mesme muzikore (1953) ishin kapituj të ri të shkollimit të gjeneratave të tëra. Kjo shkollë qe vatër dhe u bë bazë e gurrë e aktivitetit, shkollimit të kuadrove arsimtarë dhe të një plejade krijuesish e kompozitorësh, që hartuan vepra në të gjitha format e gjinive muzikore, siç janë: Vinçenc Gjini, Mark Kaçinari, Krist Lekaj, Esat Rizvanolli, Fahri Beqiri, Akil Koci,Halit Kasapolli, Zeqirja Ballata, Rauf Dhomi, Reshat Randobrava, Gjon Gjevelekaj dhe të tjerë. Në këtë vazhdësi nuk do lënë mënjanë edhe aspektin e Etno-muzikologjisë, fushë e re e moderne në shkencën tonë muzikologjike, ku lavruan të njohurit: Lorenc Antoni, Akil Koci,Engjëll Berisha, Zeqirja Ballata, Rauf Dhomi, Rexhep Munishi, Bahtir Sheholli, dhe të tjerë. Për krijuesin Lorenc Antoni mund dhe duhet të themi lirisht se është i pari që ka përpunuar arketipin muzikor latent nacional, që e krijon si formë të përhershme artistike. Shikuar nga ky këndvështrim, deshëm ose nuk deshëm ne, atij i takon një meritë e madhe dhe e veçantë që duhet çmuar dhe vlerësuar nga shkenca bashkëkohore, e cila bart në vete hulumtimet e një trashëgimie të madhe. Pikërisht për këtë, kaherë kam qenë i mendimit se për krijuesin tonë të shquar, Lorenc Antonin, duhet të kishte një studim në formë monografie, për të prezantuar dhe studiuar në mënyrë të gjithanshme shembëlltyrën e tij të spikatur për jetën, krijimtarinë muzikore dhe veprimtarinë aq voluminoze, qoftë si kompozitor, etnomuzikolog, pedagog, dirigjent, por edhe për shumë aktivitete të tjera kulturore, shkencore, që i ka ushtruar gjatë jetës së tij shumë aktive në të gjitha aspektet që i përmendëm, sepse shumësia e larushia e veprimtarisë së tij aktive nuk është interesant vetëm nga aspekti i krijimtarisë muzikore, si shprehje artistike, si shenjë autobiografike dhe, së fundi, si begati e krijimtarisë së muzikës sonë nacionale dhe gjithëkombëtare, por edhe nga interesi kulturor e historik, duke u thelluar në identitetin e tij në kontekst dhe në raport me kohën dhe ngjarjet që e ngjizën këtë artist në projeksionet tërësore, brenda përbrenda botës dhe artit të muzikës dhe krijimtarisë së saj.
Pra, Lorenc Antoni, krijues ynë i papërsëritshëm, që erdhi në jetë para 100 viteve dhe kaloi në amshim para 18 vjete, ishte njëri ndër personalitetet më të shquara dhe më të rëndësishme të artit muzikor të Kosovës, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. Ai ka dhënë kontribut të madh në këtë fushë krijimtarie, prandaj personaliteti i tij krijues dhe artistik nuk mund të anashkalohet në asnjë histori arti, qoftë ajo muzikore, kulturore, shkencore apo Enciklopedi (emri i këtij vigani të artit mbarëshqiptar,bie fjala, mungon si zë më vete në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të shtetit tonë amë !), sepse, pos tjerash, ai ka luajtur rol të madh e të pakrahasueshëm jo vetëm në jetën kulturore, por edhe më gjerë. Lorenc Antoni ishte i tillë që nuk njihte barriera në punën e nisur, qoftë në veprimtari teorike, praktike muzikore ashtu edhe artistike. Pra, në fushën e artit, si produkt krijues i shpirtit të njeriut, si veprimtari krijuese, si shfaqje magjiplote me aq kënaqësi estetike që janë të pranishme në zhanret e tija, pikërisht këtu, dhe në këto rrafshe, ai e koncepton artin në tërësinë e vet, tamam si Hegeli që e theksonte se “ideja e së bukurës në art nuk është një abstraksion, por një ide që formohet në realitet dhe që është në unitet me të “. Bazuar në këto që thamë më sipër, mund të vërejmë se krijimtaria e madhe e Lorenc Antonit, e sidomos opusi i tij muzikor, është realizuar tërësisht në frymën metafizike, - por jo si ato të bashkëkohësve të vet. Nëse për krahasim analizojmë veprat e kompozitorit të shquar Rexho Mulliqit, ato janë kryesisht të sendërtuara me qartësi të formës, ritmit linear, harmonisë, ngjyrës, veç jo edhe të trendëve kohore, - kurse Lorenc Antoni në punën e tij të gjatë dhe kreative kultivon pjesën më të bukur të folklorit muzikor shqiptar, si komponentë estetike që mbajnë në cilësi diçka hajdegeriane.
Nëse bazohemi në këto fakte që i shënuam më sipër, si vlera të mirëfillta artistike, vetvetiu shtrohet pyetja: sa ne, si individë, si profesorë e studiues që e kemi pasur koleg dhe mik, jemi kujdesur që për këtë jubile të organizojmë jo vetëm një manifestim rasti, siç janë organizuar deri më tani në përvjetorët e ca krijuesve të shquar të muzikës sonë, por edhe më shumë siç është botimi i tërë veprimtarisë dhe krijimtarisë së tij, qoftë të veprave muzikore, qoftë ato etnomuzikologji dhe pedagogjike !? Ndërkaq, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, cila e ka për detyrë dhe objekt të punës së saj që, për persona të shquar siç është Lorenc Antoni, asgjë të mos lejojë të shkojë në heshtje, a e ka kryer apo do ta kryej obligimin e vet, për të mos kaluar në heshtje autoriteti krijues i Lorenc Antonit; çfarë ka shënuar në veprimtaritë e saj për t’i bërë publik këtij emri, së paku atë që meritonte: përkujtimin dhe ridimensinimin ? Dhe natyrshëm vjen me të drejtë pyetja tjetër: sa i kemi kushtuar vëmendjen tonë, si shoqëri, në këto hapësira, këtij personaliteti dhe kësaj figure me vlera shembullore e frymëzuese për mbarë kombin, sepse vlerat tona kombëtare nuk duhet t i promovojmë në një rast të vetëm, por vazhdimisht e sistematikisht, pa anashkaluar jo vetëm këtë krijues zulmëmadh, por erdhe krijuesit e tjerë. Vetëm duke vepruar kështu, do t’ u bëjmë shërbimin e merituar jo vetëm kulturës e vlerave tona kombëtare, por edhe progresit njerëzor në përgjithësi.
Nëse u referohemi veprave të këtij kompozitori, që na ka lënë si dëshmi e një prodhimtarie të pasur, si begati muzikore mbarëkombëtare, mbase edhe internacionale, nuk ndeshim në premisa të muzikës së kohës në të cilën jetoi, si shenjë moderniteti, por hasim në një krijimtari të bollshme të atij që mbetet i vetmi që krijoi në fillim një opus modest. Megjithatë, edhe për këto vepra që i kemi si begati kulturore, dashtë a pa dashtë, mund të bëjmë konkludime se nuk jemi njohës të thelluar për veprimtarinë e tij të shumëpërfolur e shumëvlerëshe prej kompozitori, pedagogu, dirigjenti, etnomuzikologu formuesi dhe reformuesi të jetës dhe krijimtarisë muzikore. Deri me sot, për të dhe për krijimtarinë e tij, mungojnë studimet e plota, përveç ca shkrimeve sipërfaqësore që nuk pasqyrojnë gjendjen reale të veprimtarisë së tij që nga fillimet e saja, sepse nuk janë të bazuara në dokumente përkatëse, po në vlerësime jo aq profesionale, që janë të huaja për shkencën muzikologjike. Prandaj, si të tilla, edhe nuk i shërbejnë sa duhet jo vetëm historisë muzikore kombëtare, po as shkencës, edhe më gjerë objektivit të kritikës.
Duke shkruar vazhdimisht, duke gjurmuar sa më thellë e duke studiuar në gjerësi jo vetëm krijimtarinë muzikore, por edhe shtegtimet jetësore të tij, jam përpjekur të ndriçoj shumë gjëra, duke filluar nga predispozitat politike, ekonomike, kulturore dhe shkencore të kohës kur ka jetuar dhe vepruar ky autor i paharruar. Por, mjerisht, është fakt dëshpërues që ende deri më sot nuk kemi ndonjë pasqyrë të plotë në këtë lëmi, pos ca shkrimeve ambivalente, shpesh kontradiktore, të cilat nuk ngrenë peshë të madhe në ndriçimin e një fushe studimi dhe në përvijimin e kësaj figure të njohur.
Jam i vetëdijshëm se, me një hartim studimi, qoftë edhe monografi të plotë, aq më pak në masat e një shkrimi të rëndomtë, nuk mund ta paraqesim kontributin e madh historik, muzikor dhe shkencor të Lorenc Antonit. Dialogu im si narrator, me veprat e tija si proces i referimit, kallëzimit për jetën dhe veprimtarinë e tij, mund të shkallëzohet në shumë aspekte, ndër të cilat, e para dhe më kryesorja, është se nuk kam pasur ndonjë qasje me materialin që na ka lënë kompozitori, i cili me aq pedanteri e ka klasifikuar gjithë lëndën krijuese dhe vepruese. Kam insistuar pa fund dhe kam pasur kontakte të shpeshta me familjarët e tij, po asnjëherë nuk kam marrë “ngjyrën jeshile” për veprim, që të më lejohet mundësia, së paku, të fotokopjoja materialet që do të më kishin shërbyer për një punë serioze, siç janë monografitë e personaliteteve të shquara. Përkundrazi, kërkesat e mia përherë janë përcjellë me heshtje, me lloj- lloje arsyetimesh, dhe kështu nuk kam mundur të vij te një pjesë e materialeve të këtij krijuesi, t’i prek ato. Prandaj për këtë punë modeste prej pasionanti, jam bazuar në shkrimet e mia të mëparshme dhe të kolegëve të mi, si dhe në një pjesë të partiturave të botuara që posedoj, e sidomos jam mbështetur në incizimet që gjinden në fonotekën e Radio - Kosovës.
Kjo trajtesë, në formë monografie, nuk kishte për qëllim studimin e thellësishëm të veprimtarisë të këtij krijuesi, duke analizuar në mënyrë stereotipe, siç është vepruar shpesh dhe veprohet, bie fjala, me vlerësime përmes slloganeve të tilla, si “në tetë taktet e para melodia është në do-maxhore e tjera. . . ” e tj., por do të përqendrohem në aspektin artistik dhe estetik, pse jo edhe në atë filozofik, duke ia ofruar lexuesit një shkrim për ta njohur më mirë përmes muzikës dhe shprehjes së saj artin e këtij krijuesi, por jo edhe duke analizuar veprat e tija me resurset muzikologjie, sepse këtë paraqitje e kam bërë për një rreth më të gjerë lexuesish, jo kryesisht për profesionalistët. Duke zbatuar në këtë shkrim ca metoda të reja dhe të veçanta që integrohen në tërësinë e këtij teksti, jam munduar që, përmes tyre, të bëj edhe vlerësimin kritik shkencor të opusit të tij muzikor me një objektivitet, e këtë, ma kanë mundësuar në një masë jo të pakët edhe shkrimet e mia të mëparshme, bisedat që kam pasur me vetë autorin në të gjallë të tij për veprat e hartuara dhe kallëzimet e shumta për kalvaret e kaluara gjatë jetës së tij krijuese jo të shkurtër. Prandaj, para se ta përmbyll këtë pledoaje, e kam vlerësuar punën e tij; kam shkruar që nga fillimet e jetës së këtij artisti, nuk kam folur vetëm për jetën dhe krijimtarinë muzikore të kaluar dhe të tanishme, pra për fillimet e saj dhe për gjendjen e sotme. Në përfundim të këtij shqyrtimi duhet thënë, jo pa keqardhje, se nuk kam pasur mbështetje prej askujt, përveç prej pak shkrimeve, që më lart i cilësova si ambivalente, të kolegëve të fushës së muzikologjisë. Ka midis nesh emra muzikologësh që as i janë afruar veprimtarisë së tij, duke u mjaftuar me shkrime të përmbajtjeve të përcipta:“po shkruaj sa për të thënë, duke përkujtuar ndonjë përvjetor të rastit”. Janë midis nesh edhe etnomuzikologë, të cilët, së paku si kolegë që e kanë pasur, është dashur të bëjnë studime qysh kur ishte gjallë, por as që janë ulur të shkruajnë sa duhet për artistin dhe artin e tij, aq sa është pritur prej tyre të ofrojnë opinione e veta brenda krijimtarisë së tyre, së paku si ri mendim, që prej kohës që Lorenc Antoni nuk është më.
Duhet vënë në dukje kjo, sepse për ata dhe jo pak të tjerë, L. Antoni ka qenë autodidakt e njëkohësisht etnomuzikolog dhe kompozitor. Nuk është pritur prej tyre të japim pos vlerësimeve nga etnomuzikologjia, as perceptime për rrugën e tij krijuese të frytshme, e aq më pak të flasin për qasjet dhe mendimin e tij estetik dhe metafilozofik, të cilat i hasim në disa nga punimet e tija qofshin etnomuzikologjike, muzikologjike ose në mjaft vepra të tjera. E pra, lexuesi duhet të dijë se unë kam qenë një ish - nxënës i tij, me të cilin, në raste, kam pasur edhe ndonjë moskuptim, siç ishte rasti kur i nderuari dhe i paharruari kompozitor ka qenë drejtor shkolle ku mësoja, dhe profesor i lëndëve solfexho dhe folklor, kur edhe kam humbur vitin shkollor, jo nga lëndët muzikore të mësipërme, por nga gjuha serbokroate dhe paraushtaraku. Madej, për shkak se isha organizator i aktiviteteve sportive dhe kulturore, si anëtar i kryesisë së komitetit të rinisë, ia vjedhja çelësat vëllaut tim Franës, i cili ishte ndihmës punëtori-kurir, dhe pa dijen e tij dhe të drejtorit tim Lorenc Antonit, organizoja ballo dhe pikërisht për këtë të nesërmen gjithmonë isha në zyrën e tij, në raport, për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta pse dhe si e kisha organizuar ballon një ditë përpara të dieles. Pra, Lorenc Antoni, si drejtor, ka ndikuar të kisha nota të dobëta në ato lëndë, dhe e kam humbur një vit shkollor, ishte pra viti 1956, vit kur Lorenc Antoni edhe u transferua në Prishtinë , në detyrën e redaktorit të redaksisë së muzikës popullore,në kuadër të programit muzikor të Radio Prishtinës. Pavarësisht nga këto raporte të atëhershme, kam ndjerë obligimin të shkruaj, dhe do të shkruaj për autoritetin krijues të Lorencit deri sa të jam gjallë, mbasi kishte merita të mëdha jo vetëm si krijues, por edhe si njeri. Me ndjenjën e respektit të vazhdueshëm ndaj tij, do të vazhdoj të rri afër me vlerësime, gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme në aspektin hulumtues për t’ia bërë publike krejt të arriturat e tija në atë përvojë të gjatë jetësore e krijuese dhe duke pasur parasysh sintagmën se kultura dhe arti e mbajnë gjallë qenien kombëtare.
 
 
 
 
 
 
2.Parathënie
 
+3.Simpoziumi me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni
 
 
Zagrebi , viteve të fundit, është bërë një ndër qendra kryesore të takimeve shkencore, kulturore shqiptare, që organizon Misioni katolik shqiptar, në krye të së cilës ka qenë aktivisti i shquar dhe ideatori i këtyre tubimeve, Don Ndue Ballabani, një meshtar i dhënë me mish e me shpirt, si thotë populli ynë, pas vlerave fetare dhe kombëtare, i cili, duke e njohur dhe ditur artikulimin dhe aspiratat e këtyre çështjeve, i ka bërë reale dhe të vërteta këto veprimtari, sepse trysnia pesë shekullore e sundimit të një perandorie obskurantiste otomane, si dhe një shekull i sundimit të serbo- sllavizmit gjatë totalitarizmit të ushtruar jo vetëm nga diktatura komuniste, por edhe nga izolimi i popullit tonë në të dy anët e kufirit.
Ky dishepull është munduar dhe ka realizuar me punën e vet të madhe dhe krijoj një traditë, edhe pse i kushtëzuar me problemet materiale në këtë kohë të vështirë të recesioneve, jo vetëm materiale por edhe kadrovike, siç është Kroacia, si pjesë e globalizmit botëror e veçmas komuniteti shqiptar, i cili është pjesë e këtij shteti të ri e që bën përpjekje të vazhdueshme që ta ruajë identitetin e vet jo vetëm fetar, por edhe atë kombëtar e kulturor.
Si ndihmesë materiale dhe morale për të gjitha këto aktivitete, janë edhe anëtarët e kryesisë së Unioni të Bashkësisë shqiptare në Republikën e Kroacisë, me kryetarin e saj Anton Marku, Këshilli i pakicës kombëtare të qytetit të Zagrebit me kryetarin Dr. Luigj Dakën, dhe Shoqata e grave shqiptare “Drita” me kryetaren zj. Dora Kerni.
Pra, siç e theksuam më parë, në mbarim të muajit prill, me 25 dhe 26, është mbajtur Simpoziumi ndërkombëtar nën patronatin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit Lorenc Antoni, në organizimin e Misionit Katolik Shqiptar në Kroaci në bashkëpunim me Unioni i Bashkësisë Shqiptare në Republikën e Kroacisë dhe Këshillit për pakicat kombëtare të qytetit të Zagrebit, mbajtur me 25 prill 2009, në sallën e Kaptolit nr. 29/A, me fillim në ora 16.00, ku tubimi është dashur të përshëndetët nga Ministri i kulturës së Republikës së Kosovës, z. Valton Beqiri dhe Ton Marku, kryetar i Unionit, mirëpo për çudi ata nuk ishin të pranishëm, po fjala e tyre përshëndetëse u mbajt nga dr. Luigj Daka, në emër të organizatorëvet .
Punimet e simpoziumit filluan me fjalën e rastit të Dom Ndue Ballabanit, i cili bëri edhe hapjen e këtij manifestimi shkencor.
Punimet e tyre i lexuan Akademik Engjëll Berisha, Profesor Vinçenc Gjini: Lorenc Antoni dhe kënga e tij sakrale, muzikologja; Alma Bejtullahu: Tradicionalja në veprimtarinë e Lorenc Antonit qasjet, motivet dhe trashëgimia;
Muzikologu dhe eseisti Akil Koci: Diskursi tingëllor dhe kërkimet empirike si procedim-përcaktim i së bukurës në disa nga veprat korale të këtij autori dhe Akademik Zeqirja Ballata :Mbi disa veçori në këngët për fëmijë dhe kore për fëmijë të Lorenc Antonit;kurse me datën 26 prill 2009, u mbajt Mesha e shenjte në kishën e Shën Pjetrit, në orën 12. 30, kushtuar këtij krijuesitë shquar të cilën e udhëhoqi Dom NdueBallabani, udhëheqës i Misionit.
Në vend të koncertit të paraparë me veprat e Lorenc Antonit, për shkak të mosardhjes së ansamblit vokal nga Prishtina, koncertin e mbajtën nxënësit e klasës së kitarës së shkollës së profesorit Xhevdet Sahatçiu nga Zagrebi. Simpoziumi ishte organizuar mjaft mirë dhe me këtë Zagrebi po bëhet qendra e tretë shqiptare me numrin e mbajtjeve të sesioneve shkencore, pas Tiranës dhe Prishtinës, duke i u falënderuar këtyre asociacioneve dhe falë angazhimit të pa shoq të Don Ndue Ballabanit . Kurse, për mbajtjen e simpoziumeve të tilla, kanë qenë parapa të mbahen në Prizren nga Shoqëria Kulturo - Artistike “Agimi” dhe nga Shkolla e mesme e muzikjës “Lorenc Antoni, por nuk janë mbajtur dhe nuk e dimë arsyen pse ,shkurt nuk kemi kurfare informate deri sot, kurse me 15 gusht është mbajtur në Tetovë; edhe pse kanë qenë parapa pesë shkencëtarëngas Shqipëria dhe Kosova ligjeratën e lexova vetëm unë temën me titull: Diskursi tingëllor dhe kërkimet empirike si procedim-përcaktim i së bukurës në disa nga veprat korale të këtij autori. Simpoziumi me rastin e njëqind vjetorit të lindjes së kompozitorit tonë të parë të Kosovës, Lorenc Antonit e që, sipas mendimit tonë, ishte përgatitur dhe organizuar me shumë sukses në Zagreb, dhe dashamirët e muzikës, kryesisht që jetojnë në Republikën e Kroacisë, dëgjuan ligjëruesit që kishin ardhur nga Kosova , Kroacia dhe Anglia për të referuar për këtë krijues të spikatur. Punimet e tyre tek këta shikues zgjuan kureshtje të madhe te publiku i pranishëm.
Në këtë simpozium u paraqiten muzikologët e shquar shqiptarë, të cilët folën gjerësisht për jetën dhe veprat e kësaj figure poliedrike nga shumë aspekte. Edhe pse me të drejtë them se Lorenc Antoni është figurë poliedrike edhe referuesit në punimet e tyre theksuan jo vetëm aktivitetin e tij të madh krijues dhe organizativ, por edhe folën gjerësisht për biografinë e tij e sidomos, me temat e tyre kërkimore, shpalosen dimensionet nga fushat dhe format muzikore që i ka ushtruar gjatë veprimtarisë së tij të madhe, ku shihet qartë e tërë simbolika dhe simbolizmi tematik muzikor dhe mu në këto kumtesa del në shesh opusi i tij i madh krijues nga të gjitha aspektet, duke hulumtuar dhe duke trajtuar kryesisht begatinë e melosit tonë muzikor popullor, qoftë nga aspekti i etnomuzikologjisë, qoftë edhe nga ai artistik dhe filozofik, duke u dëshmuar si një erudit me vlera. Me studimet e veta ai krijoi një bazë të saj që ka ushtruar ndikim të madh në muzikën e asaj kohe duke e kultivuar, studiuar, përhapur dhe duke i qitë në pah vlerat e saj muzikore. Nga ana tjetër, ai ka merita të veçanta edhe për krijimin e kuadrove të reja, me formimin e shkollës së parë muzikore në vitin 1948, dhe me hapjen e shkollës së mesme muzikore 1953 dhe kështu dolën kuadrat e para.
Me gjithë këtë aktivitet ai margjinalizohet nga kolegët e kjo më së miri u pa me rastin e kremtimit të tij të madh, por të organizuar në mënyrë modeste në Prishtinë, a thua se kishim të bënim me një personalitet të rëndomtë. Sipas mendimit tim, Ministri, i cili edhe vetë është kompozitor, Valton Beqiri, dhe Ministria të cilën ai e udhëheq, është dashtë që këtë jubile ta organizojnë më mirë. Është për t’u habituar se në tryezën muzikologjike në Prishtinë u angazhua vetëm një muzikolog, i cili pati jo më tepër se 20 pjesëmarrës, në vend që të organizohet një tubim shkencor si ai i Zagrebit. Pastaj Filarmonia e Kosovës dhe kori i saj ekzekutuan disa pjesë nga krijimtaria e shumtë e saj, në vend që të organizohen mbrëmjet e veçanta në shkollat e ulëta dhe ato dy të mesmet e, sidomos Fakulteti i Arteve të jetë bartës i këtij manifestimi. Pra, të gjitha këto është dashur të jenë në mbikëqyrjen dhe financimin e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve relevante muzikore, në mënyrë që të bëhet ky kremtim sa më madhështor, sepse kemi të bëjmë më kremtimin e 100- vjetorit të krijuesit tonë të parë. Edhe tribuna muzikologjike, nga studimet e muzikologëve tanë, do të shihej dhe të analizohej në mënyrë analitike, bashkë me rolin dhe vendin i tij në muzikën shqiptare, po ashtu do të dilte në pah edhe shprehja e tij krijuese, si recepsion i tërë i krijimtarisë së tij të madhe, për të mos dalë divergjenca siç veprojnë ca autorë me shkrimet e tyre.
Rëndësi e veçantë e këtij tubimi do të ishte edhe paraqitja e tërësishme e krijimtarisë dhe e jetës muzikore në tërësi, kur dimë se ky bard i muzikës sonë hapi dy shkollat e para muzikore në trevën e Kosovës:në vitin 1948 - shkollën e ulët muzikore, kurse në vitin 1953 edhe shkollën e mesme muzikore nga e cila dolën gjeneratat e shumta krijuese, interpretuese dhe pedagogë të ardhshëm që përhapën dhe zhvilluan muzikën tonë në kuadrin e zhvillimit të saj të gjithëmbarshëm. Munguan në këtë veprimtari edhe muzikologët nga Shqipëria, mbasi nuk ishin ftuar, gjoja në mungesë të mjeteve materiale. Sikur Ministria e Kulturës së Kosovës t’ i kishte parë përgatitjet më herët, gjë që nuk iu ka rënë ndërmend, por iniciativën e kam marrë unë, duke i njoftuar këto institucione me kohë, që në vitin e kaluar, me siguri se muzikologët nga Shqipëria do të kishin folur për shumë aspekte të tjera dhe do ta kishin ndriçuar edhe më tepër krijimtarinë e këtij krijuesi të shquar nga këndvështrimet e tyre. Pra, besojmë se këto lëshime do të shmangen me rastin e përvjetorëve të krijuesve të tjerë, të cilët kanë dhënë po ashtu ndihmesën e tyre për këtë lëmë. Na mbetet të shohim se si do të realizohen manifestime të tjera. Njëkohësisht po shfrytëzoj rastin që ta përkujtoj Ministrin e kulturës e, sidomos Kryetarin e Republikës së Kosovës, të cilët nuk u kujtuan që ta dekorojnë “Postmortum” me ndonjë dekoratë dhe mirënjohje;apo ndoshta është mungesë e një kulture për vlerat tona kombëtare, siç është veprimtaria dhe personaliteti i kompozitorit tonë të parë Lorenc Antonit. Edhe kjo flet për një moskujdesje të personaliteteve të shtetit tonë, gjë që në vendet evropiane vjen krejt i zakonshëm. E pra, synimi ynë është që të bëhemi pjesë e saj! Mirënjohjet ndaj artistëve, kompozitorëve, shkrimtarëve dhe shkencëtarëve, qoftë edhe pas shkuarjes së tyre në amshim, që të laurohen me ndonjë dekoratë apo mirënjohje, me këtë dua të them se si duket roli i krijuesit në fushën e artit të shkencës, qenka zhvlerëuasuar në atë masë, sa që nuk ka mbetur ndonjë gjurmë e krijimtarisë së mirëfilltë, sepse ky krijues, erudit ka pasuruar kulturën tonë me një mori veprash muzikore të atij niveli, që do ta bënin çdo vend të kulturuar të mburrej me të drejtë. Në vendin tonë është lënë në haresë edhe pse eshtra e tij prehen në Prishtinë, kryeqytetin e shtetit tonë. Është e tepërt të flasim sepse e gjithë kjo shkon në vesh të shurdhër, kur janë pyetje për krijuesit tanë, sepse emrat e krijuesve tanë nuk vlerësohen sa duhet, nga që, si e kam thënë me një rast tjetër, niveli i pushtetarëve tanë aktualë, qofshin të nivelit të lartë apo komunal, është në atë nivel sa që nuk marrin kurrfarë iniciative që të bëhet diçka për ta. Kjo nuk është hipotezë sipërfaqësore, por një realitet i idhët që nuk ndodh vetëm në kontekst të muzikës shqiptare, por edhe krijuesit e tjerë nuk vlerësohen si duhet. Sindrome të këtilla nuk janë çështje harrese të rëndomta, por janë formë e recipteve stereotipe të mungesës së kulturës personale që artikulohen në përgjithësi.
 
 
 
 
 
 
 
+4.DISKURSI TINGËLLOR DHE KËRKIMET EMPIRIKE SI PROCEDIM-PËRCAKTIM I SË BUKURËS NË DISA NGA VEPRAT KORALE
TË KËTIJ AUTORI
 
Viti 2009 është vit jubilar me rëndësi të veçantë, sepse para 100 vjetëve ka lindur kompozitori, etnomuzikologu, profesori dhe personaliteti i shquar i kulturës sonë të gjithmbarshme shqiptare, Lorenc Antoni.
Natyrshëm lind pyetja: si është e mundur që në atmosferën parapërgatitore të këtij jubileu, në kulturën tonë shqiptare në përgjithësi, të mos kemi shkrime nga më të ndryshmet prej gazetarëve, muzikologëve dhe studiuesve tanë?! Deri më tani nuk kemi bërë asgjë që s’ paku ta shënojmë këtë jubile dhe eveniment të rëndësishëm, jo vetëm për muzikën tonë, por edhe për kulturën kombëtare, që ta prezantojmë krijimtarinë e tij nga të gjitha aspektet, për të gjetur konventa të mjaftueshme dhe të përshtatshme në funksion të artit në tërësi, e veçmas në muzikë.
Ç’ është e vërteta, aty - këtu flitej për ca manifestime, por deri më tani asgjë konkrete, pos që jam njoftuar privatisht nga Misionari Don Ndue Ballabani se me 25 dhe 26 prill do të mbahet Simpoziumi ndërkombëtar nën patronatin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit Lorenc Antonit, në organizimin e Misionit Katolik Shqiptar në Kroaci në bashkëpunim me Unioni i Bashkësisë Shqiptare në Republikën e Kroacisë dhe Këshillit për pakicës kombëtare të Qytetit të Zagrebit, e që u mbajtë me 25, prill 2009, në sallën e Kaptolit nr. 29/A, me fillim në ora 16. 00, ku ka pasur ta përshëndet këtë Tubim Miniatri i kulturës së Republikës së Kosovës, Valton Beqiri dhe Ton Marku, kryetar i Unionit, por ata nuk ishin prezent dhe fjalën përshëndetje e mbajti Dr. Luigj Daka, në emër të organizatorit .
Punimet e simpoziumit filluan me fjalën e rastit të Dom Ndue Ballabanit i cili e bëri edhe hapjen e këtij manifestimi shkencor.
Punimet e tyre i lexuan Akademik Engjëll Berisha, Profesor Vinçenc Gjini: Lorenc Antoni dhe kënga e tij sakrale, muzikolog-ja Alma Bejtullahu :Tradicionalja në veprimtarinë e Lorenc Antonit qasjet, motivet dhe trashëgimia,
Muzikologu dhe eseisti Akil Koci: Diskursi tingëllor dhe kërkimet empirike si procedim-përcaktim i së bukurës në disa nga veprat korale të këtij autori dhe Alademik Zeqirja Ballata :Mbi disa veçori në këngët për Fëmijë dhe kore për fëmijë të Lorenc Antonit, kurse me datën 26, prill 2009, ”u mbajt Mesha e shenjte në kishën e Shën Pjetrit me fillim në ora 12. 30 të cilën e udhëhoqi dom Ndue Ballabani, udhëheqës i misionit. Në vend të koncertit të paraparë me veprat e Lorenc Antonit për shkak të mos ardhjes së ansamblit vokal nga Prishtina, koncertin e mbajtën nxënësit e klasës së kitarës së shkollës së profesorit Sahataçiu nga Zagrebi. Simpoziumi ishte organizuar mjaftë mirë dhe me këtë Zagrebi po bëhet qendra e tretë shqiptare me numrin e mbajtjeve të sesioneve shkencore pas Tiranës dhe Prishtinës duke i u falënderuar këtyre asociacioneve dhe fal angazhimeve te Don Ndue Ballabanit . Kurse për mbajtjen e simpoziume të tilla parashihet të mbahen në Prizren nga Shoqëria Kulturo Artistike “Agimi” dhe nga Alb Shkenca me 15 gusht në Tetovë. Edhe pse deri vonë skemi pasur kuruar informata se a do të mbahet edhe në Prishtinë në të cilën ku ky krijues i shquar e kaloi një pjesë të madhe të jetës dhe ku eshtrat e tij prehen në këtë qytet me një varr të thjesht dhe gjatë vizitës sime vitin e kaluar në gusht të vitit 2008, ishte ditë e nxehtë, qëndrova përpara në shenjë respekti për të gjitha që ka dhënë ky krijues i madh i muzikës jo vetëm për kulturën e gjerë, por edhe për aftësinë e tij krijuese dhe për rolin e tij të madh në lëmin e krijimtarisë muzikore dhe atë reformues. Mu aty mu kujtua ajo sentence e njohur për njerëzit e mëdhenj “varri i thjeshtë njeri i madh”, e kjo plotësisht përputhet me rastin e Lorenc Antonit.
Mu kujtua ajo ditë kur në emër të Shoqatës së kompozitorëve mu dha një detyrë mjaft e rëndë që para kufomës së tij ti them ca fjalë dhe në prezencën e shumë dashamirëve të tij që kishin ardhur që herën e fundit të ndahen nga ky artist ndër vore për ta varrosur me nderime të mëdha.
 
Unë nuk do të mundohem që të depërtoj në thellësinë e shpirtit të tij krijues, e aq më pak kam mundësi, kur i dëgjoj apo i analizojë veprat e tija nga shumë aspekte muzikologjie, estetike, artistike qofshin orkestrale apo vokale, sepse janë kompozuar para një kohe mjaft të largët (kur kam qenë vetëm 14-15 vjeçar) dhe nuk kam mundur të jem i pranishëm në fazën e entuziazmit krijues të shfaqjes;që është shumë me rëndësi për një analizë të thukët dhe në përmasa të shumta të universit tematik si dhe shumë hapësirave refleksive, megjithatë do të përpiqem që në këtë shkrim modest të paraqes opusin e tij krijues nga këndvështrimi muzikologjik, estetik dhe artistik si trajtë estetike bazuar në veprat e tija, të cilat shquhen te ky krijues shqiptar për zhvillimin e mendimit muzikor me stadin e gjerë të konceptit artistik, me kritere dhe kërkesa estetike, por jo si propagandë e tezave të veta për ta realizuar qëllimin e shenjtë që të rifunksionalizojë hedonizmin muzikor.
Pra, shkrimi im në këtë libër duhet të ketë pos karakterit autobiografik, krijues, estetik, shpirtëror, gnoseologjik, aksiologjik, substancial, formal, sociologjik si formë të një trajte të prozës letrare, gjë që do të kërkonte njohje të madhe të unit të tij krijues, hulumtues dhe reformues të kësaj figure emblematike të kulturës sonë gjithë kombëtare.
 
 
 
 
 
+5.ÇKA THONË ESTETËT DHE FILOZOFËT PËR MUZIKËN
 
 
“Muzika është si çdo art tjetër e lidhur me kohën, ajo është shprehje e denjë e kohës së vet, atë e kuptojnë vetëm bashkëkohësit e saj”.
 
Cila është domethënie e kësaj sentence? Shtrohen shumë pyetje, por cila është pika qendrore e këtij universi muzikor? Pikërisht kjo e fundit pra, kërkon përgjigje jo vetëm në nivelin muzikologjik, por me të bashkë, edhe në atë estetik dhe filozofik, sepse teoria semiologjike shtron shumë probleme në këtë aspekt, sidomos për muzikën dhe arkitekturën si arte jo semantike; kështu që, me të drejtë, filozofi dhe kulturologu gjerman Vilhelm Diltaj (Wilhelm Diltaj), thotë “. . . . vepra artistike nuk duhet të shpjegohet e të kuptohet si dukuri natyrore, por si krijim shpirtëror e individuale”1. ( S. Çapaliku –Estetika moderne fq. 46, botimi shblu, Tiranë, 2006. ) Dhe po t’u referohemi vlerësimeve muzikologjie dhe estetike, vijmë prapë te një element tjetër për artin, ku kjo domethënie ka konotacion të njëjtë, kur analizojmë gjerësisht thënien e Henri Hajnes se “Muzika është diçka e çuditshme. Mund të them se është, po thuaj një mrekulli. Pasi ajo qëndron diku midis mendimit dhe dukurisë, midis shpirtit dhe materies".
Duke i u referuar kësaj sentence sikur mtojm të sendërtojmë jo vetëm në kërkim të këtij identiteti krijues por edhe më gjerë. Ky ndërkomunikim me vija të trasha nga këto këndvështrime shpalos një erudicion krijues muzikor si kërkime dhe transformime moderne narrative që na i sjell ky lajmëtar i vlerave muzikore në një kohë të diktaturës të përgjakshme si në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.
Prandaj me plotë të drejtë shtrojmë një pyetje po mos të ishte nismëtar Lorenc Antoni, a thua se sa do të kishim pritur që më në fund dikush të fillojë hapat e parë në reformimin e artit muzikor dhe për këtë rast kishim kërkuar shumë pyetje të tjera, kurse përgjigjet shtrohen vetvetiu. Po cila përgjigje kishte me qenë më e sakta, më e drejta?. Pra, do të ishte kjo që më duket më e sakta “ Nuk është e rastit që ai, pra Lorenc Antoni, erdhi në këtë hapësirë për të ndërmarrë hapat e parë në krijimin e veprave të para muzikore, ansambleve dhe hapi shkollën e parë muzikore që në vitin 1948, në kohën e një destruktimi të një realitetit të zymtë që mbretëronte aso kohe e që ishte një punë sizifiane. Ai dëshmoi jo vetëm se ka prirje organizative, por edhe talent për të krijuar vepra muzikore, për t’ ia hapur sytë një populli që nuk dinte shumë për muzikën klasike; pra kjo ishte si obligim dhe kërkesë universale e tija, pavarësisht prej asaj që sot shumica e muzikologëve tanë si dhe paleokritikëve thonë për të (ndoshta, pa shfletuar dhe pa analizuar sa duhet krijimtarinë e tij) se ai ishte një autodidakt! Së pari, ata duhet ta dinë, ose bëjnë se nuk e dinë, që një emërtim i tillë është braktisur që moti; dhe, e dyta: krijues, kompozitor je ose nuk je, janë veprat ato që e japin këtë cilësi dhe jo gradat shkollore. Po nuk pate talent, imagjinatë, janë të kota studimet në lloj - lloj shkollash muzikore. E, së fundi, koha e bën të qartë cili është kompozitor e cili jo: krijuesi me vepra konkrete, apo dikush me grada shkollore, apo ai krijues me grada shkolle dhe pa vepra?! Sa e sa shembuj janë tek ne, në Kosovë, që kemi specialistë të cilët kanë kryer shkolla speciale dhe specializime, por deri tani kanë lënë vetëm vepra të realizuara në bashkëpunim me profesorët gjatë shkollimit e pastaj kanë rënë në letargji dhe nuk kanë krijuar asnjë vepër tjetër. Kurse Lorenc Antoni, pos që na ka lënë një opus të konsiderueshëm dhe të larmishëm, siç do ta shohim në vazhdim, arriti të bëjë edhe ca aktivitete të dendura, përmes të cilave do të riformojë jo vetëm shkollën muzikore, por edhe vetë veprimtaritë artistike muzikore.
Guximi për ndërmarrë një hap të tillë nuk ishte i lehtë në ato rrethana pas lufte, sepse populli e vërejti zhgënjimin e “lirisë” që e sollën“komunistët çlirimtarë”, duke vrarë e masakruar ajkën e popullit shqiptar; pra ishte vështirë që ai ta merrte një hap të tillë siç edhe e mori dhe veproi në mënyrë mjaft aktive, sa që mund të krahasohet me atë që pohon sentenca e gjuhës poetike si HERO I KOTËSISË-HERO I ABSURDIT. Këtë e themi, sepse ai ndërmori një hap të guximshëm që ishte për atë kohë pa kohë, një absurd, kotësi, për atë kohë të vështirë, por njëkohësisht edhe heroizëm i paparë dhe i pashoq, sepse refleksionet te ai njeri vinin si guxim intelektual, si një paradigmë, vigjilim me një përvojë jo të madhe krijuese, por me një ndjenjë të madhe shpirtërore, kombëtare, jo për ta krijuar iluzionin, po për ta bërë realitet qëllimin e tij si krijues dhe reformues i jetës muzikore në trojet tona, edhe pse përjetoi mundimet e mëdha që mund të krahasohen me atë të Tantalit antik.
Në kërkim të qëllimeve të veta, shpesh ai më thoshte gjatë bisedave të shumta që kisha me të jo njëherë, por shumë herë, kur bisedonim për këto çështje se donte të qëndronte pranë problemeve, pranë problemeve të mëdha, për të mos e humbur vullnetin, e mendonte që gjithçka le të shkonte dëm, por vullneti, dëshira e madhe e tij, të mishëruara me idealet atdhetare, për të pasur, si thoshte , ”edhe populli i ynë një edukim muzikor modern dhe evropian”, të vazhdonte për rreth të gjitha atyre sfidave që hasi përballë pasionit të tij të rrallë, për të realizuar synimet veta. Në këtë kontekst e sidomos në kontekstin e krijimeve muzikore, kemi jo një ndjenjë, por një realitet që i hasim në veprat e tija të cilat kanë pasur për bazë gjithnjë melosin e begatshëm popullor, ato melodi virgjëre popullore aq të bukura, të cilat i veshi me petkun artistik, ashtu si kanë vepruar krijuesit e mëdhenj, si janë: Bahu, Mozarti, Beethoveni, Bramsi, Smetana, Bartoku dhe shumë të tjerë, edhe pse disa mendojnë se mu folklori muzikor dhe sidomos citimi i temave të tij përkufizon imagjinatën krijuese. Mirëpo, te kompozitori Lorenc Antoni kemi një prezantim të denjë të folklorit, pa cenuar imagjinatën e tij krijuese, pa anatemuar dhe mënjanuar shprehjen e tij muzikore që përshkohet në veprat e tija nga receptivi muzikor, sepse në strukturën kompozicionale të veprave të tija të shumta ngërthen tërë një begati të këngës së bukur shqipe, pa kthesa të pa pritura, por gjithmonë me tinguj të qëlluar; dhe po ta analizojmë sfondin tingëllor të këtyre këngëve si proces në kontekstin timbrik, artikullues, ritmik dhe atë të formës, do të befasohemi me freskinë e mrekullueshme të saj pa hipostaza të shfrenuara, me një optikë të qartë të nuancuar si vlera njerëzore me prehje koherente dhe artistike.
 
***
 
Prandaj, unë në këtë libër të thjeshtë, po të mbushur me dashuri e mirënjohje, jam përpjekur të paraqes figurën e Lorenc Antonit, të këtij krijuesi të shquar, pa lavdërime, pa mitizime e pa sofizma politike, por me fakte që anticipojnë gjurmë të pashlyera në jetën muzikore të Kosovës, sepse Lorenc Antoni, me krijimtarinë e tij na shfaqet një personalitet poliedrik e me aq vlerë mbarëkombëtare. Ai qe i pari që pa dhe vërejti agimin e një kohe moderne që sa po lindte në trojet tona të Kosovës, dhe që bash në atë periudhë luajti rolin e feniksit, duke u zotuar që brenda atij qindvjetëshi, pra, në gjysmën e dytë të shekullit XX, të hapë shkollën e parë muzikore në Kosovë (1948), për të cilën bashkë kohanikët e vet nuk mundën të bëjnë kurrfarë hapi në një ndërmarrje të tillë, për shkak të kushteve dhe rrethanave që mbretëronin në ato kohë të zymta dhe të vështira.
Kosova aso kohe nuk kishte kurrfarë zhvillimit as ekonomik e as kulturor. Për rrjedhojë, e gjendur në universin e kontradiktave të mëdha për shkak të rrymave të ndryshme në fushën e artit, për faktin se muzika klasike që kjo shkollë e porsahapur do ta kishte veprimtarinë kryesore, ishte aq e panjohur sa e satanizuar nga qarqet fanatike si muzikë e krishtere; e çka është edhe më e rëndë, muzika klasike ishte një fatamorganë, një nocion i pashkokëluar, i pa deshifruar, një emër kuptimi, një abstraksion, ku potenca semantike e saj ishte e huaj dhe barrë e rëndë, e papërballueshme për mjedisin në të cilin u shfaq, për shkak të mendësisë së qëllimshme që ekzistonte në atë kohë si “dhuratë” e sundimit pesëshekullor osman dhe mbi një shekull të sundimit sllav. Pra, ajo shkollë, në ato kushte, në një atmosferë të konformizmit fillestar muzikor, nuk kishte se si të mbijetonte edhe sikur të ishin marrë hapat për krijimin e një atmosfere vepruese. Edhe pse jetonim në atë kohë, pra në gjysmën e dytë të shekullit XX, në shekullin e iluminizmit shkencor, artistik, kulturor e qytetërues, shekulli i arritjeve të shënuara në të gjitha fushat e veprimtarisë muzikore në Kosovë e Metohi, siç quhej atëherë, niveli ishte i ulët dhe ajo “krijimtari”, ka qenë me tipare kryekëput provinciale, diletante, amatoreske, me të gjitha parametrat e të krijuarit naiv, në kompleksitetin e gjerë dhe pa kurrfarë kriteresh estetike dhe muzikologjie-dëshmi e ekzistencës së një province muzikore në një planet të largët, krahas rrjedhave moderne të një zhvillimi që ishte bërë realitet në mbarë Evropën. Përballë këtyre realiteteve, Lorenc Antoni si etnomuzikolog e folklorist, pedagog e dirigjent, organizator i jetës muzikore dhe kompozitor për nga vokacioni, ngrihet një ndër figurat më të njohura dhe më të shquara, që me të drejtë, konsiderohet gjerësisht si pionier e themelues i shkollës sonë të parë muzikore.
Ai ka luajtur rol të madh në zhvillimin e muzikës së shqiptarëve të Kosovës, duke zënë një vend plotësisht të merituar në Panteonin e kulturës mbarëkombëtare në këtë fushë të artit.
Nëse ndjekim me kujdes veprimtarinë e gjithanshme dhe gjurmët jetësore të tij, do të shohim se ky krijues e mësimdhënës i muzikës, ka qenë udhëhapës i krijimit të një spektri veprimtarish për të cilat do të flasim më poshtë.
Roli i madh i tij si pedagog dhe organizator i jetës muzikore, duet këqyrur në kontekstin e një kohe tejet të vështirë, atëherë kur populli i ynë përballej me çështje ekzistenciale, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe shpirtëror.
Pikërisht, në rrethana të tilla, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë muzikore, pjesë përbërëse e kulturës së gjithmbarshme shqiptare.
Por, kjo shumësi angazhimesh muzikore, evolutive në fakt është një password protected i jetës dhe i krijimtarisë së muzikës artistike.
Mjerisht, deri tash nuk është studiuar dhe analizuar sa duhet kjo figurë poliedrike. Madje mund të themi, pa ngurruar, se nga bota shkencore e mbarë hapësirës shqiptare, nuk janë bërë as përpjekjet minimale, për faktin se deri më sot, qysh se artisti ynë u nda së gjallësh, kanë rrjedhur 18 vjet, e nuk është shkruar qoftë edhe një ese, për të hedhur dritë në paraqitjen e krijimtarisë së Lorenc Antonit, le pastaj për rëndësinë, rolin dhe ndikimin e tij përtëritës në zhvillimin e gjithmbarshëm muzikor në Kosovë.
Përveç ndonjë shkrimi të rrallë komomerativ në ca përvjetorë të kaluar të këtij artisti të papërsëritshëm, ka pak shenja të angazhimit të kritikës së artit, kohët e fundit, për të riveluar veprat e tij në prag të njëqindvjetorit të lindjes, çka do të ishte më se e domosdoshme, po qe se dëshirojmë ta shënojmë sa më mirë e në mënyrë sa më të denjë këtë jubile të rëndësishëm për kulturën muzikore në përgjithësi, e veçmas për kulturën tonë.
Mu për këtë arsye, të flasësh dhe të shkruash sot për emrat e shquar të kulturës dhe shkencës sonë, është për çdonjërin prej nesh obligim dhe përgjegjësi, kënaqësi dhe nder, e sidomos kur
është fjala për një personalitet siç është Lorenc Antoni. Për mua sidomos, është më tepër; për mua si nxënës i tij e më vonë koleg, mik dhe dashamirës i muzikës së tij, të cilës ai ia kushtoi tërë jetën. Sepse kemi të bëjmë me një personalitet që artit dhe shkencës shqiptare i ka dhënë kontribute të mëdha në fushat që ka lëvruar për një kohë të gjatë.
Fatmirësisht kam pasur raste të shumta që të dëgjoj e të ekzekutoj veprat e tija, sidomos ato të muzikës korale, por edhe të analizoj dhe të shkruaj për trajtesat dhe studimet e veprave të tija si objekt i krijimtarisë gjithëpërfshirëse jo vetëm të tij, por edhe në përgjithësi të asaj shqiptare, duke zbatuar sipas mundësive të mia intelektuale tërë atë dije që e kam akumuluar gjatë të jetës sime jo të shkurtër, duke u bazuar e sidomos duke zbatuar ligjet e domosdoshme artistike, estetike të shkencës së muzikologjisë si përkime kërkimore bazuar në kodet e njohura; jo si intuitë empirike, por si analiza muzikologjike, duke iu nënshtruar parimeve të nevojshme të argumentit që jam munduar të bëj veprën shumë më tepër diskursive se sa antoniane.
Themi antoniane, sepse personaliteti shumë planesh i këtij bardi muzikor ka qenë dhe është preokupim i kamotshëm i imi, e që gjithnjë jo vetëm që më preokuponte por edhe më intrigonte edhe pse në biseda të shumta me të, gjithnjë më ka shqetësuar pyetja sfilitëse “si po na mungojnë personalitetet që dinë dhe duan të shkruajnë për kohën dhe veprat tona ?!”.
Pra, nuk është për tu habitur, që jo vetëm tani, por prej kohësh kam menduar të shkruaj, pa u shkëputur nga krijimtaria muzikore personale; prandaj prej kohësh kam bërë shqyrtime paraprake rreth veprimtarisë muzikore artistike të Lorenc Antonit i cili është bërë pjesë e përditshme shoqërore por dhe e miqësisë sime, dhe antipjesë e apologjisë së muzikës tonë si art kombëtar që punoi dhe veproi tërë jetën që nga koha kur erdhi në jetën publike si personalitet publik , vitet ‘44 në Kosovë edhe e asaj ia fali tërë jetën. Përherë dhe tash jam përpjekur të mbledh sa më shumë material, në mënyrë që ky libër të pasqyrojë tërësinë jo vetëm të jetës, por edhe të krijimtarisë së tij, duke sjellë, analizuar e paraqitur mjaft fakte, të argumentuara dhe në mbështetje të analizave të shumta të aktivitetit të tij të gjithëmbarshëm, gjithnjë me synimin për të mos e metamorfizuar këtë ide timen, pasi në të kam gjetur prirje të universeve të reja për atë kohë, shprehje me një drejtim të veçantë, si shprehje pak më ndryshe se deri më atëherë në muzikë.
Përvoja e ime jetësore më ka mësuar se gjithnjë duhet bazuar në atë sentencë filozofike “se njeriu me anë të soditjeve formon qëndrimin për veprimtarinë e ndonjë personi që ka luajtur rol të rëndësishëm në jetë për të mirën e popullit e të kombit të vet”.
Bash këtu, në këtë personalitet të fuqishëm dhe në krijimtarinë e tij kam hasur në këto elemente, si tërësi e mendimit krijues, estetik, artistik sociologjik, pse jo edhe filozofik; sepse ky apostull i muzikës sonë lëvroi me mjeshtri e përkushtim, krahas qëmtimit, edhe nëpër perlat e folklorit tonë, si fushë e studimeve etnomuzikologjike, ku në mënyrë të qartë sintetizoi mendimin e vet teorik, duke e shtrirë jo vetëm në krijimet muzikore, por edhe në studimet e veta të gjëra; jo vetëm në studimin e madh dhe kompleks përbrenda caqeve të saj, por edhe duke hulumtuar dhe konkretizuar njërin ndër projektet më të rëndësishme në fushën e kësaj gjinie, duke botuar 7 blej- libra nga folklori muzikor shqiptar, si vepra të rëndësishme e si kodifikime të asaj gjuhe muzikore të mrekullueshme, për të nxjerrë në pah pasurinë e madhe të folklorit tonë aq të begatshëm dhe aq të bukur e aq sfidues për muzikën e kultivuar.
Kontributi i tij i madh në fushën e folklorit muzikor është evident, gjë që dëshmon për aftësinë e tij profesionjale, bazuar në shkencën etnomuzikologjike; dhe eurodicioni i tij jo vetëm që kapërceu shtigjet mbarëshqiptare, por edhe u vlerësua edhe nga personalitetet e shquara profesioniste dhe shkencore ndërkombëtare.
Gjatë hulumtimeve të mia për ta përgatitur një vepër të tillë kam qenë i detyruar të hulumtojë shumë që të gjej jo vetëm materiale të shumta, por edhe të zbulojë refleksione filozofike në mënyrë që ta thuri një shkrim që do të i përfshinte tërë aktivitetin e tij krijues dhe organizativ e për këtë është dashur të bëjë hulumtime një kohë të madhe; janë dashur analiza të vëmendshme për të bërë pastaj një përzgjedhje të tërë të atij materiali që kam pasur para vetes: nga ato primordiale, aq të nevojshme për një studim të tillë, e deri te ato që i quajmë fenomene vrojtuese përfundimtare, sepse pa këto elemente, ky libër mund të dilte afër një improvizimi, edhe pse improvizuesi në këto raste duhet dhe lipset të jetë i aftë të realizojë një projekt të tillë, kurse si referencë ndihmëse mjaft e rëndësishme kanë qenë edhe kërkimet e mia intertekstuale, si pikëtakime me shkrimet e shumë autorëve, si informata të rëndësishme.
Duke i u referuar këtyre shkrimeve, kam qenë dhe jam i bindur se ato nuk paraqesin materiale dhe pasqyrime në shkallën e duhur, nga fakti se nuk vijnë edhe aq si shkrime shkencore, por mbeten më tepër informuese të një pjese dhe jo të tërësisë së krijimtarisë së gjithmbarshme të punës së tij.
Këtë e pohoj prej faktit se jam bazuar jo vetëm nga përvoja e ime e gjatë në shkrime të tilla, por edhe nga njohuritë e kësaj fushe, sidomos kur ke të flasësh për vepra artistike siç janë këto të këtij krijuesi, sepse është mjaft vështirë në kësi situatash, me atë material që kam poseduar, të jem i aftë që së paku ta paraqes këtë krijues në të gjitha aspektet e krijimtarisë, aktivitetit artistik, në atë shkallë sa të bëjmë lexuesin pjesë e këtij procesi krijues. Shqetësimi rritet më tepër kur në një ndërmarrje të tillë si kjo imja, nuk ke mundësi të bashkëpunosh me vetë autorin, kur ai nuk është më në mesin tonë dhe për vepra si këto nuk ke tekste aq të qarta, siç kemi te shkrimet letrare artistike, por kemi tingullin - si komunikim i mesazhit krijues. E ajo është mjaftë vështirë dhe jo aq e thjeshtë siç mendojnë ca muzikologë, sepse estetika, si pjesë e shkencës muzikologjike, ka për qëllim që të zbërthejë idenë kryesore të artistit, në rastin tonë, të kompozitorit. Me të drejtë thotë filozofi Albert Rasell, se “krijuesit muzikorë janë të vetmuar në mes të botës, me gjuhën e tyre pak a shumë të pajtueshme”, e kjo më së miri flet për problemet që mund të hasë muzikologu gjatë shkrimit për çdo krijues muzikor.
Investigimi dhe derivimin i kërkimeve të mia, shpesh për shkak të pa mundësimeve për të ecur përpara, për të analizuar veprat e tija të tërësishme, paraqiteshin si pikë arkimedidiane, nga mungesa e tërësisë së krijimtarisë së këtij autori të shquar (opera omnia), që nuk kam pasur rast ta kem para vetes për ta analizuar; prandaj edhe magjia e narracionit nuk ka mundur të vijë në lartësinë e shprehjes në studimin tim dhe në analizat e veprave të tija për këtë kompozitor.
Kam hasur në shumë peripeci, të cilat i kam sfiduar jo pa vështirësi dhe ja, po hedh një dritë me këtë libër mbi krijimtarinë e shumtë të tij, duke menduar gjithnjë gjatë punës sime për ato vështirësi të papërshkrueshme dhe rrethanat aq të rënda me të cilat është ndeshur dhe është formësuar veprimi muzikor e artistik i Lorenc Antonit, jo vetëm nga mungesa e ansambleve ekzistuese, por nga shumë elemente të nevojshme për një krijimtari të mirëfilltë gjurmëlënëse. Edhe për mua ishte tejet enigmatike, por jo edhe aq e pamundur që të bëj një vështrim më të gjerë për veprimtarinë e këtij kompozitori, falë punës sonë të gjatë në Radio - Prishtinën, në Shoqatën e kompozitorëve të Kosovës, në bisedat tona të përhershme, të cilat, së bashku, më kanë bërë t’i qasem me seriozitet kësaj pune, duke iu përmbajtur me përpikëri asaj sentence të famshme të Gëtes se “e vetmja rrugë për të ardhur deri te vërteta, të çon përmes tjetrit”.
Prandaj kjo çështje, sipas mendimit tim, duhet vështruar në një kontekst më të gjerë dhe kështu jam munduar ta realizoj, jo vetëm duke u bazuar në dimensionin kohor të krijimtarisë së këtij muziktari, por edhe në planin sasior, si domosdoshmëri e jetës artistike të asaj periudhe.
Thënë ndryshe, të flasësh dhe të hulumtosh për jetën, veprat dhe veprimtarinë e tij, duhet të thërrasim në ndihmë termin nga shkenca filozofike, paradigmë, për të cilin, duke e parë në rrafshin semantik, do të theksonim se bazohet dhe u referohet konstruksioneve shkencore dhe të koncepteve të përafërta, si janë: shembujt, modelet, shabllonet e para dhe shumë të tjera. Të gjitha këto mund t’i ndeshim në estetikën moderne e të gjitha mishërohen në tërësinë e veprës artistike si shtjellime investiguese me vlerësime, filluar që nga kohërat më të hershme, duke bërë dialog midis së kaluarës dhe kohës sonë, duke marrë në shqyrtim pikërisht shumë elemente si kohezion, për ta pasqyruar realitetin nga shumë aspekte, siç është folklori i ynë për të cilin tanimë dimë se bazohet në kode si sistem, ku prodhohet mesazhi, pastaj në ngjarjet e kohës dhe shumë elemente të tjera.
Pikësëpari, ne duhet të nënvizojmë që, nëse bazohemi në kodet e estetikës moderne, pos të tjerash, na duhet të studiojmë edhe imazhin krijues dhe kulturor të Lorenc Antonit dhe t’i afrohemi atij si personalitet, t’i hyjmë në brendësi veprës dhe krijimtarisë së gjithmbarshme të tij, e sidomos duhet të bëjmë një lloj analogjie mes krijimeve artistike dhe punës së tij të pashoqe organizative, duke iu qasur me nderim dhe përulësi këtyre dukurive, sepse, pos tjerash, ne do të jemi të detyruar të marrim në konsideratë gjerësisht punën e tij të pakrahasueshme, para se të vinte në Kosovë për të themeluar shkollën e parë muzikore. Edhe në vendlindjen e tij, në Shkup, ka qenë shumë aktiv: ishte anëtar i shumë shoqatave amatore në vendlindje, në qytet e jashtë tij, e sidomos si instrumentist në shoqërinë “Zana e maleve”; më vonë udhëhoqi ca ansamble muzikore në Shkup, orkestrën e tamburinëve në shkollën teknike, atë të mandolinave të shoqërisë së skautëve, korin e meshkujve në një organizatë sindikale; pra qysh në rininë e tij u mor me një art, përherë i prirur nga maxima e njohur e filozofëve se“Muzika është art që më shumë se asnjë art tjetër, fisnikëron shpirtin njerëzor”.
Për të dhënë një pasqyrë reale të aktivitetit dhe të krijimtarisë së tij, na duhet të shpalosim një curicullum vitae, një CV mjaft të pasur të këtij artisti, sepse për ta kuptuar në thellësi të shpirtit të tij krijues, na duhet të kemi dijeni dhe njohuri se me çka është marrë në tërësi dhe në çfarë fushash; kështu që vetëm atëherë mund t’i përcaktojmë drejtimet për të studiuar personalitetin e tij krijues, reprodukues dhe organizativ.
Ky përvjetor është edhe një rast i mirë jo vetëm për mua, por edhe për shumë muzikologë të tjerrë që të shpaguen ndaj tij për mos shkrimet e bëra deri tani, që të studiohet opusi i tij në bazë të kritereve muzikologjike duke nxjerrë në dritë imazhin e krijimtarisë së tij, si subjekt artistik me vlera të pa kontestueshme, bazuar jo vetëm në kulturën e tij muzikore, por edhe në fluksin e krijimtarisë në një paraqitje sa më autentike, origjinale si vlera ekspresive, jo vetëm për ta rinjohur nga këndvështrimi i sotëm, por edhe për të riformuluar mendimet e vlerësimet, si një ridimensis, për këtë krijues të vyer, të cilin ca muzikologë me aq mendjelehtësi e emërtojnë autodidakt, duke mos u bazuar në vlerat e veprave të tij, por në shkollimin e pamjaftueshëm profesional, si do që muzika e tij e bazuar në të shumtën e rasteve mbi gamën e muzikës popullore shqiptare, në larminë e tërësinë e saj, na imponohet si një vlerë e pamatë në universin muzikor kombëtar.
Nuk më habitin gazetarët e shumtë që shkruajnë për të thjesht si për një autodidakt, por më çuditin muzikologët dhe etnomuzikologët tanë që po ashtu i mëshojnë epitetit “autodidakt”, duke e ditur fortë mirë se ky emërtim në literaturën e vendeve të Evropës nuk praktikohet për asnjë krijues të nivelit të Lorenc Antonit, si në krijimtarinë e mirëfilltë, ashtu edhe në angazhimet e tjera të shumta. A mund të shpjegojnë këta studiues arti faktin se autori i parë i operas shqiptare Mrika, Prek Jakova, nuk ka qenë me studime të larta konservatori, pa përmendur shembuj të tjerë të hapësirës evropiane e botërore.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
+6. EVOKIME SHKRIMORE
Pas kryerjes së Shkollës së Mesme muzikore më caktuan (sepse atëhere nuk kishte konkurse )që të jap mësim në Shkollën Normale të Prishtinës e cila ajo ishte pos Gjimnazit , Shkollës së Mesme të Fiskulturës e vetmja shkollë e mesme që shkollonte kuadro për mësues.
I ri pa përvojë në mesin e kolosve të arsimit siç ishin Beqir, Mehmet Gjevori, Tajar Hatipi, Ahmet Mumgjiu, Abdullah Zajmi, Enver Gjerqeku, Arsim Fehmiu, Abdullah Gërguri, Hasan Mekuli, Xheladin Topçin, Sali Nushi dhe shum emra të shquar të Arsimit isha më i riu, por jepja mësim edhe në shkollën e mesme të fiskulturës dhe këndoja në korin e Radio Prishtinës që e drejtonte Lorenc Antoni. Shoqërohesha me dy shokë e mij të gjeneratës në Gjimnazin real të Prizrenit, poetin e afirmuar Rafael Sopin dhe shkrimtarin që me krijimtarinë e tij u bë avangardë e saj Anton Pashkun. Prishtina aso kohe ishte një qytet i vogël, por ofronte për ne të rinjët një perspektive. Një ditë prej ditësh këta dy shokët e mij të gjeneratës më thane pse nuk shkruaj artikuj muzikor, sepse gazeta Rilindja e cila botohej dy here në javë kishte nevojë edhe për artikuj të tillë. Në atë kohë shkruanin herë pas here shkrime për muzikë Profesori Shefqet Pllana dhe Rashit Krasniqi.
Pra, me 20 prill të vitit 1958 me iniciativen e dy shokëve të mij Rafaelit dhe Antonit të cilët punonin si gazetar në Rilindje në rubriken e kulturës e shkrova artikullin e parë me rastin e Koncertin të Shkollës së Mesme muzikore të Prizrenit, që atë vitë kremtonin dhetëvjetorin e themelimit të cilët paten organizuar turnen nepër Kosovë.
Titulli i artikullit tim ishte “Realizim që premton” , si sot më kujtohet kur në dorëshkrim permes Antonit dhe Rafaelit ia dorzova redaktorit të redaksisë shkrimtarit, kritikut dhe doajenit të gazetarisë sonë Vehap Shitës, dhe pasë këtij artikulli vazhdova deri në ditët e sotme që të shkruaj.
Pra, kolegëve të mi ua di për nder që më futën në botën magjike të gazetarisë, pas këti artikulli të parë vazhdova regullisht dhe sot kam mjaft botime dhe librin si një lloj Monografije me rastin e 100 vjetorit të lindjes së kompozitorit tone të shquar Lorenc Antonit.
 
Në ato shkrimet e para shkruaja jo vetëm për koncerte por edhe për krijimtarinë e kompozitorëve të pakt shqiptar dhe kolosve muzikor që me indivualitetin e tyre krijues i dhanë një vision të ri këtij arti deri atëherë jo të njohur në masat e gjera sa duhet.
Një këtë mënyrë vazhdova edhe shumë artikuj të cilat më vonë i kam botuar në shtypin periodik ku pos Rilindjes ishte aso kohe edhe Jeta e re, rëvistë letrare dhe Përparimi revistë shkencore të cilat shkrime më vonë më kanë kanë shërbye jo vetëm për ti përsos shrimet e mija në aspektin profesional por edhe për më kanë shërbye edhe si baza e ndertimit të një strukture më të avansuar të kritikës muzikore mbi opsionet e krijimtarinë muzikore të kompozitorëve tanë që me sukses inkuadroheshin me artin e tyre në parametrat e krijimtarisë bashkëkohore.
Këto shkrime kanë qenë përpjekje që të qes në pah jo vetëm krijjuesit dhe veprat e tyre, por ato kanë paraqitur edhe koherencen artistike dhe përceptimin e këtyre vlerave të krijuara nga kompozitorët tanë të cilët krijonin një atmosfere të re krijuese në krijimtarinë edhe ashtu të vobekët muzikore.
Librin që e kam shkruar për doajenin tonë muzikor nuk është botim i karakterit historik edhe pse mund të ketë elemente të saja, por paraqet një vision mbi krijimtarin e këtij krijuesi pa ambicije që bëjë rivlerësimin, klasifikim mes artistëve tanë, por paraqet përpjekje modeste për hedhur mendimet e mija subjektive në versionin modest të një gjykimi jo vetëm kritik por edhe estetik dhe artistik. Vlera artistike e krijimtarisë së Lorenc Antoni edhe pse evidente nuk ka qenë qëllimi i im ta krahasojë me të tjerët por kam tentuar që ajo vlerë të jetë edhe objekt i diskutimeve dhe analiazave edhe të muzikologëve të tjerë, e kjo u vërejte edhe me rastin e Simpoziumit që u mbajt në Zagreb ku shpalosen vizionet e tyre edhe muzikologet e tjerë për jetën dhe krijimtarinë e këtij bardi muzikor.
 
 
 
 
 
 
 
 
+7.Biografia, Shpërblimet dhe veprat
 
Vjet u shënuar 100 vjetorin i lindjes së kompozitorit Lorenc Antonit, kompozitorit tonë të parë shqiptar të Kosovës dhe me këtë rast do të bëjmë përpjekje që ta portretizojmë figurën e këtij personaliteti të shquar nga shumë aspekte. Në fillim të këtij studimit tonë që e kemi emërtuar si Monografi kemi folur gjerësisht për rolin e tij krijues dhe aktivitetin muzikore, por si çdo monografi edhe kjo duhet të ketë një biografi që në një mënyrë kësi lloj monografish janë të domosdoshme, jo vetëm me këtë rast por kudo në botë kur shkruhet për veprimtarinë krijuese të personaliteteve të shquar siç është kompozitori Lorenc Antoni.
Pse themi se kjo është e nevojshme, për shumë arsye që i kemi theksuar, por ajo më e rëndësishmja është se përmes saj nga aspekti tjetër paraqesim një spektër që kemi të bëjmë edhe me rinjohjen me te si personalitet krijues, prandaj kjo analogji e domosdoshme vetvetiu shtrohet si nevojë, kërkesë që ta paraqesim më gjerësisht biografinë e tij që është paraqitur në shkrimet e deritashme për te kur dimë se emri i tij është ngushtë i lidhur me fillimet e muzikës artistike dhe ka qenë përfaqësuesi më i dalluar jo vetëm i asaj kohe, por edhe më vonë. Përmes biografisë dhe analizave të veprave të tija na mësojmë që brenda kufijve muzikor shohim se vizioni krijues i tij në veprave te tija është një rezultat i paraqitjes së një shprehje të re në universin tonë muzikor për ta kuptuar thelbin e muzikës së tij në kohën kur kultura shqiptare ka qenë e izoluar një kohë të gjatë nga koherenca artistike botërore, kurse përmes biografisë dhe shkrimit tonë aty kemi për ta pa dhe mësuar për përpjekjet e tija krijuese dhe organizative. Po shtojmë një thënie të filozofit të shquar Konfucit i cili u lind 550 viteve para Krishtit i cili për mësuesit dhe edukatoret të zellshëm thotë”Mësuesi nuk mund të barazohet, ashtu sikur qielli nuk mund të peshohet”, komenti është tepërt kur është fjala për këtë personalitet të shquar, sepse me emrin e tij është lidhur ngushtë muzikën shqiptare në përgjithësi.
Lorenc Antoni u lind me 2 shtator të vitit 1909, ishte ditë e enjte një ditë e bukur vjeshte, kur Lorenci ose si e quanin nga dashuria Lenki shikoi dritën e diellit dhe u lind nga babait Gjoni, një burri i urtë, dinjitoz njeri i vyer dhe i mençur, argjendar i njohur dhe një ndër aktivistët më të dalluar i shoqërisë amatore sh1qiptare “Zana e maleve” dhe nënës Leze, gruaja fisnike e urttë dhe bukur , shtëpiake që përbënin bashkëshortë të njohur në mesin e shqiptarëve të Shkupit si personalitet të vyer, të ndershëm dhe familje e njohur qytetaresh nga Shkupi.
Babai i tij ka luajtur në instrumentin –klarinetë dhe kjo vetë vetiu na flet se e ka kultivuar muzikën dhe ka kënduar bukur që u dallonte në atë shoqëri muzikore i cili me angazhimin e tij prej amatori edhe pse i ri ngriti pos fëmijëve të vet edhe shumë muziktar të cilët ndoqën rrugën e tij duke luajtur këngë të mbështetura në melosin dhe gamën e gjerë të muzikës shqiptare.
Nëna e tij Lezja po ashtu këndonte bukur edhe pse e angazhuar me rritjen dhe edukimin e fëmijve ajo gjente kohë që të ia mësoi birit të vet Lenkit këngë të reja të cilat i gjejmë në përmbledhjet e tija të botuar.
 
Me ardhjen e tij në Kosovë, pikërisht në Ferizaj, në vitin 1941, kur ishte 32 vjeçar, për atë kohë të trazuar lufte, planet e muziktarit tonë, në dukje, do të dukeshin si një ndërmarrje aventureske, porse, fatmirësisht, ky mori menjëherë rolin e apostullit dhe me largimin e tij nga vendlindja e dashur, Shkupi, i vuri vetes detyrë që të fillojë të ringjallë një art të ri, i cili ishte i huaj dhe i panjohur deri atëherë në këto mjedise. Së pari e filloi punën e tij në lëmin e vështirë pedagogjik, duke u emëruar në postin e drejtorit të një shkolle fillore, ku veç detyrave të shumta si drejtues, punoi edhe pedagog i lëndës së Edukatës muzikore, zhvilloi edhe aktivitete të tjera dhe formoi korin e shkollës dhe kështu filloi t’i ravijëzojë pikëpamjet e veta pedagogjike, organizative, për të manifestuar më vonë edhe shprehjen e vet personale artistike në krijimin e veprave të muzikës klasike, për të cilat, me të drejtë, mund të quhet pionier dhe njëri ndër themeluesit e muzikës klasike. Kemi edhe mjaft aktivitete të tjera, por për to do të flasim më vonë, atëherë kur kaloi në Prishtinë, si mësimdhënës i muzikës në gjimnazin e qytetit, kurse në vitin 1944, mu në kohën e Luftës së Dytë Botërore, transferohet në Prizren, duke u punësuar në Liceun e këtij qyteti. Këtu, për një kohë të shkurtër, ngriti dhe udhëhoqi me aftësi të rrallë korin e Katedrales së Prizreni, duke pasë formuar pranë liceut edhe korin e shkollës e duke shtruar në këtë mënyrë bazat artistike e duke mundësuar zhvillimin e veprimtarive të mëdha në këtë qytet, i cili nisi të quhej ndryshe edhe “Qytet i muzikës” .
 
Si në çdo familjeje qytetare të Shkupit edhe në këtë familje tradicionalisht e ka kultivuar muzikën në përgjithësi, kurse muzika popullore ka qenë veçanti dalluese e prindërve të tij e sidomos e të babait pra, muzika në familjen Antoni ishte e përditshme, e përmuajshme e çdo vjetshme e kjo ishte edhe sinjifikative se edhe i vogëli Lorenc ose si e quanin nga dashuria Lank se do të vazhdoi rrugën e të babait, por me një mision krejt të tjetër, jo të bëj ahengje, jo ti i argëtoj në dasma dhe festa që ishin tradicionale por të krijoj, reformoj,
një zhanër të ri të muzikës për botën tonë shqiptare dhe të krijoj veprat e para të muzikës klasike, muzikë e cila do ta përcjell tërë jetën e tij, botën e ti të madhe plotë ngjarje, kujtime, zhgënjime por edhe gëzime dhe suksese, pra e tëra ishte në vazhdimësi e një jete plotë aktivitete
Shumë kam biseduar me profesorin tim për edukatën në tërësi, e sidomos për orientimin e tij në muzikë, sepse qysh në rininë e hershme Lorenci dallohej për talentin që kishre për muzikë dhe veçohej nga shokët e tiuj, prandaj edhe angazhohej dhe kur u rritë “gjatë viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar , Lorenc Antoni udhëhoqi disa trupa instrumentale:orkestrën e tamburinëve të shkollës së mesme teknike në Shkup si dhe orkestrën e mandolinave të shoqërisë së skautëve, e pos këtyre për një kohë të shkurtër e udhëhoqi edhe korin e meshkujve të organizatës sindikale “A. Bejtullahu. Sipas deklaratës dhën botërisht përmes emisionit televiziv të Kosovës e të cilën shpesh ma përsërite gjatë bisedave tona të shumta”Nga Opusi i im- LORENC ANTONI”emision televiziv.
Lorerenci”-Babai i im jo vetëm që ishte një këngëtar i mirë, por gjithashtu një klarinetist i mirë, prandaj unë jo vetëm që e kam trashëguar prej prindërve prirjen për muzikë, por edhe në mesin e tyre në moshën më të re kam përjetuar gëzimet e para të muzikës, dhe kam shijuar edhe bukuritë jo vetëm të këngës popullore, por edhe të gjitha gjinive të tjera të krijimtarisë gojore të popullit tonë”. Pra, si thamë më parë Lorenc Antoni jo vetëm që i takonte një familjeje qytetare të Shkupit e cila tradicionalisht e ka kultivuar me dashuri muzikën shqiptare dhe atë në përgjithësi, kurse muzika popullore ka qenë veçanti e prindërve tëtij e sidomos a babait të vet. Sipas fjalëve të vet Lorencit i tërë aktiviteti muzikor i asaj kohe u zhvillonte në lokalët e Kishës katolike të Shkupit, sepse nga shtetit i atëhershëm opskurantist otoman nuk lejonte që të zhvillonte kjo shoqëri aktivitet kulturore në gjuhën shqipe, kurse i lejonte që shoqat amatore të zhvillojnë aktivitete në gjuhën turqishte.
Pra këto aktivitete nuk kishiun vetëm karakterin argëtues por edhe qëllimi kryesor për ta ruajtur në ato kohë të vështira edhe identitetin kombëtar dhe fetar, prandaj edhe ai aktiviteti muzikor i asaj kohe u zhvillonte në lokalët e Kishës katolike të Shkupit falë Ipeshkvit Pashk Trokshi i cili për shkak rrethanave të vështira , sepse ai zhvilloi një aktivitet të madh dhe shuguroi kishën e re me 1902 të Zemrës së Shugurueshme të Krishtit, ai në pa mundësi të punës së mëtejme dha dorëheqje, kurse në vendin e tij u zgjosh Lazër Mjeda , për të cilin me rastin e 100 vjetorite të lindjes së tij në Zagreb u mbajt Simpoziumi kushtuar kësaj figure shenjtore dhe shkencore. Si udhëheqës i Dioqezës së Ipeshkvisë Shkup -Prizren, jep dorëheqje, sepse nga shtetit i atëhershëm opskurantist otoman nuk lejonte që të zhvillonte kjo shoqëri aktivitetet kulturore në gjuhën shqipe, kurse i lejonte që shoqatat amatore të zhvillojnë aktivitete në gjuhën turqishte. Prap sipas kujtimeve të Lorencit Arqiipeshkvi Lazër Mjeda u emërue si Ipeshkëve në vitin 1909, kurse sipas shkrimeve të Don Gaspër Gjinit në librin “Ipeshkvia Shkup-Prizren nepër shekuj, ai pos tjerash thotë “Në Dioqezë zhvilloi një veprimtari të madhe baritore:ndërtoi disa kisha dhe themeloi disa famulli të reja. Kujdesej gjithashtu që dioqeza të ketë numër të mjaftueshëm të meshtarëve. Në qarkoret e tij baritore tregon dashuri të madhe për njerëzit që i janë besuar”. Mirepo, Lorenci flet mirë edhe për Ipeshkvin sllovenin Ivan Gvidovec e sidomos për Ipeshkvin Smiljan Franjo Çekada të cilët po ashtu e lavdëron. Ti kthehemi shkrimit të muzikologës tonë që jeton dhe vepron në Ljubjanë të Sllovenisë e cila është edhe mbesa e Lorencit.
Pra, Lorenci si thotë muzikologja Alma Bejtullahu “ I ati Gjoni luante në klarinet dhe përcillte kendimet familjare, kësisoj Lorenci i pati kontaktet e para me muzikën pikërisht në gjirin familjar, duke mësuar shumë këngë edhe nga ëma e tij, Lezja. Këto fille muzikore , siç do të shohim edhe në vazhdim, e vulosën krijimtarinë të tij të mëvonshme. ” Alma më tej vazhdon Në Shkup Antoni ndoqi shkollën fillore dhe gjimnazin. Gjatë viteve rinore u kyç në aktivitet që zhvilloheshin në Shkup përveç shkollës fillore në gjuhën shqipe ( që u hap më 1919 në ndërtesën e Kishës katolike në Shkup)vepronte edhe shoqëria kulturore, të cilës pas një kohe iu bashkangjitur edhe kori i gjimnazistëve gjegjësisht kori i përzier. Udhëheqja e koreve i u besua Lorencit kreu detyrën e dirigjentit derisa pushteti në Jugosllavinë e paraluftës nuk e ndaloi përdorimin publik të gjuhës shqipe dhe Maqedone rreth viteve 1929-1930”. A. Bejtullahu”Rrëfanë e muzikologjisë shqiptare-Lorenc Antoni, Alternativa Ljubljanë nr. 3 fq. 64-64. 2007.
Pra në këto rrethana ka punuar ky krijues i yni i cili edhe pse nuk iu lejuar aktiviteti ai u bë me veprat e tija përmendore e kulturës sonë muzikore. Duke pa të gjitha vështirësitë gjatë punës së tij ai vendos ta lëshoi Shkupin vendlindjen e tij dhe me vitin kaloi në mënyrë definitive në Kosovë Feriza në vitin 1941, ku punoi si drejtor i një shkolle fillore pastaj prej Ferizajit shkon në Prishtinë ku punësohet në te si mësimdhënës një semestër në gjimnazin e Prishtinës, kurse në vitin 1942 punoi në Liceun e Prizrenit. Në këtë qytet të bukurvazhdoi aktivitetin e tij. Ka qenë themelues dhe drejtor i parë i Shkollës së ulët muzikore dhe i Shkollës së mesme të muzikës “Josip Sllavenski”, në Prizren. Më pas punon si redaktor dhe producent pranë Radio Prishtinës. Ka qenë anëtar i Lidhjes së kompozitorëve të Jugosllavisë prej vitit 1950, dhe anëtar i Shoqates së kompozitorëve të Kosovës.
Edhe Lorenc Antoni, kompozitor , etnomuzikolog, folklorist, pedagog, dirigjent dhe organizator i jetës muzikore , hyn në ato shkrime jo të sinqerta për veprën e tij dhe shikohen dhe përsiatën me njëfarë nënvlerësimi , edhe pse jo vetëm që ka arritur të krijoj individualitetin e vet krijues , por i cili ka dhënë ndihmesë të çmuara në kulturën dhe në muzikën shqiptare, veçanërisht në Kosovë, dhe po që së ndjekim veprimtarisë e gjithë anshëm dhe gjurmët jetësorë të tij do të shohim se ky krijues , ky arsimtar i muzikës, ka qenë prijatar i krijimit të një spektri aktivitetesh për të cilat do të flasim më gjerësisht dhe me të drejtë mund të pohojmë se është lërë nën hijen e shumë krijuesve.
Ky doajen i muzikës tonë, krijues dhe pedagog i shquar , pionier i muzikës shqiptare në Kosovë edhe pse pa shkollime të larta muzikore krijoj vepra të shumta në të cilat vepra do të shëmbëllejnë me ide dhe prirje ku evidentonte rëndësinë e frymës së melosit aq të begatshëm të muzikës sonë shqipe. Gërshetimet, përpunimet, citimet e motiveve, të këngëve të tëra në veprat e tija nuk ishin vetëm një shpalosje e momenteve më të bukura të këngës që posedonte kënga e jonë e bukur shqipe, por edhe me shumë sukses trajtonte në to tërësinë e tyre organike jo si iluzionizim i jetës por me një predispozitë ndjeshmërie më të madhe si realitet që ndjejmë në strukturën e melodikes, ritmit dhe gamës së gjerë të saj.
Së këndejmi krijimet e tija muzikore më endje dëgjohen edhe tani. Ky veprimtar, krijues ka qenë një personalitet i respektuat nga të gjithë, i devotshëm si personalitet që ka luajtur një rol me rëndësi në zhvillimin e mëtutjeshëm të pedagogjisë dhe krijimtarisë muzikore. Ka krijuar muzikë ndjenjash të holla të cilat nga pena dhe imagjinata e tij kanë rrjedhur në mënyrë kontinuele duke krijuar shumë vepra në fillim kryesisht korale që i përkasin shumë gjinive siç theksuam edhe më parë, përpunime këngësh popullore, këngë korale, kantata, vepra për solist, kor dhe orkestër, të cilat janë luajtur në lloj manifestimesh dhe aktivitetesh të shumta muzikore në Kosovë dhe jashtë saj të cilat disa prej tyre janë nderuar edhe me çmime të shumta .
Qysh në rinin e hershme, pra në ketë periudhë u mor edhe me mbledhjen dhe shënimin e këngëve popullore shqipe, në Shkup, pastaj zgjeroi veprimtarinë e tij të tillë në mbledhjen e këngëve popullore shqiptare të viseve duke filluar që nga Kosova, Mali i zi , Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, ku jetonin dhe jetojnë shqiptarët. Tuboi shumë këngë popullore të cilat i botoi në shatë blej me titull Folkori muzikor shqiptarë, kështu që karriera e tij jo vetëm që edhe fillon me muzikën popullore shumë cilësore duke promovuar kryesisht veprat e tija të parë të bazuar në to, por a njihet si i pari studiues i etnomuzikologjisë në Kosovë. kurse aktiviteti pedagogjik i tij nis si thamë si arsimtarë muzikë e deri në krijimin e shkollës së parë muzikore në Prizren si drejtor i parë i saj ai është e formues i saj.
Muzika korale që ishte krijimtaria kryesore e Lorenc Antonit si shprehje artistike si vetë dije e bazuar në tradicionalen na vijnë në atë kohë pa kohë si ndjeshmëri e observimeve të shkruara në përvijim të kohës pak absurde, sepse , çdo fillim konsiderohet si e pa mundur për të realizuar projekte të menduara mirë për një zhvillim më të hovshëm dhe më të bollshëm muzikor. Si krijues , si intelektual si njeri , me një diskurs strategjik në realizimin e qëllimeve profesionale , ku refleksionet shumëdimensionale mund përshkruhen edhe si fantazi e pa realizuar nga se intelektuali gjithnjë has në atë kohë me injorancën dhe injorantët që e rrethonin dhe në çdo moment pengonin në realizimin e qëllimeve fisnike të tija edhe pse preferonte me ketë art të bukur humanizmin e vërtetë njerëzor.
Në fillimet e viteve të ‘46 në rrafshin kulturor dhe arsimor në Kosovë situata ishte tejet e rënd dhe nuk do ta teproja nëse them vetëdija e njerëzve tanë sa i përket asokohe muzikës ishte ma tepër injoruese dhe denigruese jo vetëm pse menjëherë pas lufte dukeshin prirjet e hakmarrjeve ndaj , , armiqve të popullit, , dhe çdo tentim i krijimit të një atmosfere kulturore karakterizohej me një amorfitet që ishte transparente në çdo mbledhje të , , Frontit Popullor, , duke i dhënë karakter armiqësor. Kështu në ketë atmosferë ishte vërtetë vështirë të punohet e aq më pak të krijohen kushte për një atmosferë njerëzore, artistike dhe humaniste. Është e vërtetë se kësaj i kanë ndihmuar edhe forcat regresive të asaj kohe të cilët ketë lloj muzike e shihnin si dyshim, frikë dhe mosbesim ndaj këtij artit të bukur. Me gjithë pengesave të shumta në të cilën ka hasur ky krijues dhe eruditë ai organizoj një jetë modeste muzikore dhe mu në atë kohë shkroi edhe kompozimet pak më serioze se ato të kohës rinore që ishin të shumtën me karakter lirik të pasur me një synim dhe shprehje të qartë në drejtim të përfshirjes sa më të madhe të melosit shqiptar dhe ndër këngët e para që harmonizoi ishin , , Na ka dalë nusja e mirë, , Ani mori nuse, , , Ani moj Hatixhe, , Kur më del në derë, , Çka po të lypka balli moj , , dhe shumë të tjera, të cilat po të shikohen me syrin e një kritiku, muzikologu do të vërejmë se pasqyrojnë realitetin e vlerave si realizime modeste të shprehura me ndjenja dhe emocione krijuese , kurse prezenca e vlerave artistike në masë të madh arsyeton pozitivisht krijimtarinë muzikore të këtij autori. Këto krijime në formë të stilizimeve, përpunimeve, harmonizimeve si shprehje pragmatike si të arritura pa pretendime që ato të jenë të vështira për koret amatore, edhe pse këtë më mirë mund të i shikojë vetë autori, sepse brenda këtyre këngëve mund të hasim edhe në aso zgjidhje si nga aspekti melodikë, ritmik dhe harmonik i cili i tejkalon konceptetet e krijimeve amatoreske, por krijime të rëndësishme që e begatojnë krijimtarinë e muzikës korale ndër ne.
 
Shpërblimet:
- “Shpërblimi i Dhjetorit “, i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, në vitin 1957,
-“Shpërblimi i Nëntorit” , i qytetit të Prishtinës, më 1969,
- Shpërblimi i Bashkësisë kulturore-Arsimore të Kosovës, më 1969,
- Shpërblimi i revistës “Jeta e re”, më 1955, për këngën korale “Çorapët e burrit”,
- Shpërblimi i Lidhjes krahinore të Shoqërive muzikore, më 1961, për këngën e masave “Partisë”,
- Shpërblimi i Radiodifuzionit dhe Radio Prishtinës për emisionet më të mira,
Shpërblimi Vjetor të Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës dhe shumë shpërblime të tjera, diploma, mirënjohje për punën krijuese dhe aktivitetin e madh në lëmin e muzikës dhe veprimtari të tjera.
 
Veprat
 
Edhe pse nuk kemi shënime të sakta për veprat e krijuara, pos atyre që i kemi gjetur në shkrime dhe dokumente zyrtare duhet të cekim:
Pesë Rapsodi, për orkestër,
Një Suitë për orkestër,
Njëmbëdhjetë valle simfonike dhe pjesë të tjera, të cilat do t’i shënojmë të gjitha ato që kemi pasur rastin të kemi qasje për to, sepse, siç kemi thënë, shumë herë kemi kërkuar t’i shohim, por kemi hasë në veshë të shurdhër, dhe gjithnjë më është thënë “nuk di, nuk mundem, të shohim” dhe shumë gjëra të tjera, edhe pse kemi kërkuar nga drejtoria e Bibliotekës universitare që ky krijues i spikatur ta ketë vendin e merituar edhe Legatin në atë institucion të rëndësishëm për kulturën tonë, por mjerisht, edhe kur kam marrë përgjigje të sigurta që të vendosën, asnjëherë nuk më është bërë e mundur që, s’ paku të afërmit e tij, të vendosin që ato vepra të jenë në bibliotekë.
Pra, dot’i cekim vetëm ato për të cilat kemi njohuri.
Pesë Rapsodi, një Suitë, 11 që i cekëm më parë, janë evidentuar edhe këto vepra për orkestër,
Valle simfonike,
Një vepër vokalo - instrumentale,
Një varg stilizime dhe përpunime këngësh për solistë, kor dhe orkestër, shumë këngë dhe valle në fymën e muzikës popullore, këngë për fëmijë dhe muzikë kishtare, Musica sakra , ose Muzikë e shenjtë.
Veprat orkestrale:
-“Na ka dalë nusja e mirë”-1950,
-“Në Prizrenin e bukur”-1952,
-Në Prizrenin e vjetër”-1959,
-“Suita Kosovare”-1959,
-“ Rapsodia shqiptare”, -nr. 1/1961, për orkestër simfonike.
- Rapsodia shqiptare nr. 2, (1965) për orkestër tamburinësh.
- Rapsodia shqiptare nr. 3, (1967) për orkestër tamburinësh.
- Rapsodia shqiptare nr. 4 (1973)
- “Vallja shqiptare” nr. 1/1962”
- “Ninulla”-1963,
-“ Vallja shqiptare”nr. 2/1965,
- “Vallja shqiptare”nr. 3/1965, etj.
Pesë këngë popullore (1966), përfshijnë kompozime për kor të përzier dhe orkestër të vogël:”Of, Xhemile”, ” Oj Sugare”, ”Ti me nji fik”, ”Rreth e rreth ni gurit” dhe “Edhe të këndojmë”, ”Xhamadanin me shirita”, kompozim për kor të përzier dhe orkestër, ”Hajde, Xhylinaze”, për kor të përzier dhe orkestër, ”Nën një mal”, kompozim për soprano (solo), tenor (solo), bas (solo), kor të përzier dhe orkestër.
 
+08. KËNGË PËR FËMIJË
 
“Shkollës sime”-1949,
“Trumcakët e Kosovës”, 1949,
“Treni”-1964, etj.
“Një Gafore defatore”, 1970.
Lorenc Antoni edhe në këtë formë muzikore, është i pari me krijimtarinë artistike për më të vegjëlit. Edhe pse nuk ka shkruar shumë, ai ka merita të dukshme në këtë fushë, sepse këngët kushtuar më të vegjëlve, sa i përket anës muzikore, janë këngë të lehta, kurse ana përmbajtësore e tekstit është përplot ngjarje nga bota e gjerë fëmijënore. Kështu, bi e fjala, në këngën e parë të tij “Shkollës sime”, kompozuar më 1949, paraqitet një melodi kaq e bukur, me një tekst të thjeshtë, i cili nuk cenon nivelin poetik, por me një melodi të bukur që e kompenson mungesën e tekstit, bëhet një këngë e qëlluar dhe mjaft melodioze. Kurse në përmbledhjen e tij të parë, por mjaft serioze dhe të bukur, të kompozuar me 1949, botuar nga Bashkësia Kulturore - artistike më 1971, paraqitet një tubë këngësh, e cila si për kah fabula, sizheu, përmbajtja jo vetëm tekstuale por edhe muzikore të kompozuara me një mjeshtri, shkrihen në tërësinë e tyre rrjedhshëm, të freskëta ilustrative, me një poetikë muzikore të qartë të botës së fëmijëve. Kjo përmbledhje përfshin këngët 1, 2 dhe 3 – zëshe, gjithsejt janë 20 këngë të kompozuara në periudha të ndryshme dhe që dallohen mes tyre, bazuar në tekstet e Ndre Mjedës, Rexhep Hoxhës, Rrahman Dedajt, si dhe të autorëve të tjerë.
Për këngët njëzëshe, që janë gjithsejt 15 të tilla, autori është kujdesur që të jenë lehta për pionierët, kurse 3 këngë të tjera janë dy zëshe dhe një këngë trezëshe. Pa hyrë në analizat e saja muzikore, të cilat i ka bërë kompozitori Zeqirja Ballata, që e ka lexuar punimin në Simpoziumin e Zagrebit, me rastin e 100 - vjetorit të lindjes së këtij bardi, ne do t’i përmendim ca karakteristika, të cilat shquhen për kah “veçoritë e mirëfillta korale” (Ballata); kurse kënga e vetme trizëshe “Treni”, si thotë profesor Ballata “Bindshëm veçorizohet me imitime onomatopeike për nisjen dhe ngarendjen gjithnjë e më të shpejtë të trenit. Kjo këngë, kështu përfshin në vete edhe disa kumbime horizontale në aspektin koral mjaft të freskëta”. Pra, kjo përmbledhje paraqet ndër të para interesimin e autorit që një pjesë të krijimtarisë t’ia kushtojë edhe vogëlushëve tanë, në mungesë të madhe të kësaj literature.
Përmbledhja e dytë mban titullin “Një gaforre defatore”, të kompozuara në vitin 1970, në të cilat përfshihen gjithsejt 5 këngë për kore dhe paraqesin një punë mjaft serioze të këtij krijuesi të shquar, si thotë kompozitori Ballata “Këto cilësohen dukshëm nga këngët e përmbledhjes së përparshme, për faktin se janë tipike korale, me kërkesa dukshëm më të mëdha tekniko-artistike, madje jo vetëm 4 zëshe, por në ndonjë rast zërat ndahen në 5, madje 6 e 7 zëra!!! Ky fakt nuk është praktikë e këngëve për kore të fëmijve”.
Me fjalë të tjera, kjo përmbledhje paraqet një punë serioze e cila kërkon edhe përgatitje më të madhe të koristëve, sepse ka vende që janë edhe të ndërlikura a për kore fëmijësh, tekstet e të cilëve janë aq të bukura, sjellë nga krijimtaria e zgjedhur e poetit tonë të shquar, Rifat Kukajt.
Në shikim të parë, na duket se janë narrative që lërojnë thellë tekstin e Kukajt, duke ia përshtatur edhe muzikën e krijuar, ku hasim, posë melodive të bukura, edhe “këndim deklamues “Parlando”, për ta potencuar fabulën e tekstit. Përgjithësisht, kompozicioni i vargut poetik si dhe meloditë e bukura në lloj - lloj kombinim esh të masës, formës, si konstaton Ballata”. . . janë sëndertuar mjaft mirë e me sukses”, prandaj po shtojmë prapë, sipas konstatimit të Ballates se përmbledhja “ Një Gafore defatore”, kap këngë tipike korale me kërkesa dukshëm më të forta tekniko-artistike, me të kënduar në shumë zëra, me prani ndërtimesh në temp, metrum e tonalitet, me pjesëmarrje dukshëm të aty-këtushëm të siolistit. Janë këngë që kërkojnë përgatitje të fortë të këndimit koral”. Këto karakterizime që i vumë në dukje, paraqesin përsiatje lirike të stërholluara, jo vetëm poetike, por edhe muzikore, sepse ai ndërfutet falë teksteve të bukura në botën e fëmijve, ku me tinguj muzikorë e begaton imagjinatën e tij duke na dhënë pjesë të bukura si procese të kondensimit semantik që paraqet një veçanti muzikore, si sinteza e refleksione jo vetëm lirike, por në momente edhe dramatike duke endëzuar në vete sintezen e psikologjisë së botës fëminore.
 
 
+9. Këngë masash:
 
Këngë masash ose si i quanin këngë nga Lufta Nacional Çlirimtare ishin pjesë e krijimtarisë së gjithmbarshme të kompozitorëve shqiptar nga Kosova. Jo vetëm Shoqata e kompozitorëve por edhe Bashkësia Krahinore e kulturës, Bashkësia Kulturo Arsimore e Kosovës si dhe shumë institucione të tjera shpallnin konkurse për vepra të muzikës korale, Kantata dhe shumë forma të muzikës instrumentale me tematikë nga Lufta Nacionaë Çlirimtare si quhej atëherë dhe kështu lindin krijimet e reja me kësi lloj tematikë, kështu merrnim pjesë të gjithë kompozitorët shqiptarë në kompozimin e kësaj forme muzikore dhe nuk mendoj se ka ndonjë kompozitorë prej plejadës së kompozitorëve të asaj kohe që nuk kanë shkruar kësi lloj kompozime, natyrisht jo me atë intenzitet dhe atë masë si kolegët tanë nga Shqipëria
Ky krijues ka vetem 3 kenge sipas informatave qe kemi ato jane:
“Kanga e Nji Majit”-1951,
“Kah na erdhën këta partizanë”-1952,
“Partisë”-1961
Pra edhe te ky krijues hasim në të tri këngë me kësi lloj tematike siç i shënuam më sipër. Kështu kemi Këngën e 1 Majit kompozuar me 1951, ”Kah na edhen këta Partizanë”, kompozuar më 1952 dhe “Partisë”, kompozuar në vitin 1961.
Këto këngë mjaftë aktuale për atë kohë të cilat këndoheshin prej koreve amatore zakonisht ishin strofike me melodi të kapshme harmoni që kishin ne vete zgjidhje të lehta plotë tingëllim të përshtatura për koret që mund të i këndonin lehtë dhe që komunikonin me masat e gjëra si realizime modeste si një ligjërim i një narracioni të lehtë krijues i frymëzuar nga heroizmët dhe luftërat e Partizanëve me okupatorin, por ato nuk paraqesin ndonjë vlerë të madhe artistike pos këngës “Kah na erdhën këta Partizanët “e cila është e përbërë me katër strofa me një melodi të lehtë por të kapshme si strukturë muzikore jo e ngarkuar por e thjeshtë por me një melodi që ngel gjatë në kujtesën e dëgjuesit. Këto këngë që këndoheshin edhe gjatë luftës ishin zakonisht të huazuara nga Revolucioni i Tetorit nga krijuesit anonim partizanë të përkthyera dhe të adaptuara në gjuhën shqip edhe na sërvoheshin edhe në trojet tona dhe në fakt shumica e atyre këngëve nuk dihej autori i vërtet, edhe pse kanë dalë sheshazi edhe shumë këngë të autorëve tanë të cilat ishin të popullarizuara sidomos këndoheshin për kremtet e Ditëve të Çlirimit të qyteteve dhe Kosovës, po të rrëmojmë dhe të bëjmë analiza do të shohim se nuk kanë ndonjë vlerë artistike të madhe si paraqitje imagjinare por janë kompozuar me referenca dhe imazhe nga “trimëria” e partizanëve komunistë nga përditshmëria e rëndomtë e tyre dhe nga vizionet iracionale që në të shumtën e rasteve i nënshtrohet vizionit racional krijues. Mendojmë se këto këngë do të ngelin në kujtesën e popullit tonë si një shenjë e sundimit të një regjimi antipopullor e antishqiptar, si një paradoks kohor i cili edhe pse sundonte nën emrin e popullit më së keqi ka kaluar vetë ai popull me vrasje masive siç ka qenë rasti i Tivarit, torturime, burgosje dhe mënyra të tjera të një sundimit të egër dhe gjakatar, mirëpo, krijuesit janë krijues edhe në kësi lloj regjime e për këto mës miri na flasin veprat e krijuara në Shqipë
 
 
 
 
 
 
+10. VEPRAT KORALE
Në këtë pjesë të librit që e kam emërtuar Muzika korale që ishte krijimtaria kryesore e Lorenc Antonit si shprehje artistike si vetë dije e bazuar në tradicionalen na vijnë në atë kohë pa kohë si ndjeshmëri e observimeve të shkruara në përvijim të kohës pak absurde, sepse , çdo fillim konsiderohet si e pa mundur për të realizuar projekte të menduara mirë për një zhvillim më të hovshëm dhe më të bollshëm muzikor.
Në kulturën shqiptare të asaj kohe të katëdhjetë vjeçarit të shekullit të XX, krijimtaria muzikore tek sa kish filluara të bënë hapat e parë e mu pikërisht me Lorenc Antonin në Prizren si dirigjent kori i Shoqërisë kulturo artistike “Agimi”, pra nëpër këto meridiane lindte një art i ri ai koral si univers i ri muzikor në këto hapësira të ekzorcizmit totalitar pas luftës dytë botërore që historikisht paraqet edhe një pushtim komunistë me premisa të një pushtuesi edhe më të egër që bishtenë atë kohë po ashtu në përgjithësi edhe për mendimtarët e paktë shqiptar një periudhë shqetësuese, sepse nuk linin të vinin në shprehje, por ishin të përndjekur ata krijuesit e paktë dhe të vlefshëm për kulturën tonë kombëtare , megjithatë Lorenc Antoni i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet ai edhe në Kosovë sikur ishte i ri në Shkup filloi të krijoj në ato kushte në ato rrethana me këmbëngulësi të një krijuesi për të bërë hapat e parë edhe në këtë gjini, që para ti nuk e kishë bërë askush në Kosovë edhe pse krijuesit anë e mbanë këtij rruzulli tokësor kishin krijuar dhe krijonin vepra jo vetëm të kësaj gjinie por edhe vepra formash të tjera. Rrethi ku jetonte dhe vepronte Lorenc Antoni pas ardhjes së tij nga një qendër e shumëfishtë më e madhe jo vetëm për kah popullsia por edhe për kah traditat artistike siç ishte Shkupi ishte vështirë ti aplikonte synimet e krijimeve të formave më të mëdha, por filloi me njëherë pas formimit të korit të SH. K. A. ”Agimi”filloi të kompozojë vepra të muzikës korale që më së lehti do të përgatiste me korin e po sa formuar dhe do të komunikonte me receptuesin edhe ashtu të pa ngritur. Mu për këtë arsye nëse shohim dhe analizojmë kompozimet e para do të vërejmë në to referencat fillestare të një krijimtarie vërtetë të thjeshtë pa ndonjë thurje me trajta narrative por funksionale në kërkim të bukura me këngët tona rudimentare, edhe pse anëtarët e parë të këtij korit ishin pjesëtarët e korit të Katedrales së kishës katolike “Zoja ndihmëtare” të Prizrenit që kishin një njohuri të pakët në të këndimit koral. Pavarësisht nga këto rrethana u krijuan shumë vepra. Si krijues , si intelektual si njeri , me një diskurs strategjik në realizimin e qëllimeve profesionale , ku refleksionet shumëdimensionale mund përshkruhen edhe si fantazi e pa realizuar nga se intelektuali gjithnjë has në atë kohë me injorancën dhe injorantët që e rrethonin dhe në çdo moment pengonin në realizimin e qëllimeve fisnike të tija edhe pse preferonte me ketë art të bukur humanizmin e vërtetë njerëzor.
Në fillimet e viteve të 46 në rrafshin kulturor dhe arsimor në Kosovë situata ishte tejet e rënd dhe nuk do ta teproja nëse them vetëdija e njerëzve tanë sa i përket asokohe muzikës ishte ma tepër injoruese dhe denigruese jo vetëm pse menjëherë pas lufte dukeshin prirjet e hakmarrjeve ndaj , , armiqve të popullit, , dhe çdo tentim i krijimit të një atmosfere kulturore karakterizohej me një amorfitet që ishte transparente në çdo mbledhje të , , Frontit Popullor, , duke i dhënë karakter armiqësor. Kështu në ketë atmosferë ishte vërtetë vështirë të punohet e aq më pak të krijohen kushte për një atmosferë njerëzore, artistike dhe humaniste. Është e vërtetë se kësaj i kanë ndihmuar edhe forcat regresive të asaj kohe të cilët ketë lloj muzike e shihnin si dyshim, frikë dhe mosbesim ndaj këtij artit të bukur. Me gjithë pengesave të shumta në të cilën ka hasur ky krijues dhe eruditë ai organizoj një jetë modeste muzikore dhe mu në atë kohë shkroi edhe kompozimet pak më serioze se ato të kohës rinore që ishin të shumtën me karakter lirik të pasur me një synim dhe shprehje të qartë në drejtim të përfshirjes sa më të madhe të melosit shqiptar që ishte një plazmim i folklorit në veprat e tija e që dallohet dhe qartë shihet edhe ndër ato këngët të tija e para që harmonizoi ishin , , Na ka dalë nusja e mirë, , Ani mori nuse, , , Ani moj Hatixhe, , Kur më del në derë, , Çka po të lypka balli moj , , dhe shumë të tjera, të cilat po të shikohen me syrin e një kritiku, muzikologu do të vërejmë se pasqyrojnë realitetin e vlerave si realizime modeste të shprehura me ndjenja dhe emocione krijuese , kurse prezenca e vlerave artistike në masë të madh arsyeton pozitivisht krijimtarinë muzikore të këtij autori. Këto krijime në formë të stilizimeve, përpunimeve, harmonizimeve si shprehje pragmatike si të arritura pa pretendime që ato të jenë të vështira për koret amatore, edhe pse këtë më mirë mund të i shikojë vetë autori, sepse brenda këtyre këngëve mund të hasim edhe në aso zgjidhje si nga aspekti melodikë, ritmik dhe harmonik i cili i tejkalon konceptetet e krijimeve amatoreske, por krijime të rëndësishme që e begatojnë krijimtarinë e muzikës korale ndër ne.
Më vonë ai do të shkruaj këngë korale jo vetëm të bazuara në fundusin e këngëve të njohura shqiptare por edhe ato i ndërton mbi antinominë si vlera artistike si introspektiv dhe retrospektiv si procedim artistik të cilat janë kompozuar gjatë atyre viteve kurse këngët përmbledhura e të botuara herën e parë nga shtëpia botuese “Prosveta” e Beogradit në vitin 1957 me titull Šiptarski horovi“, “Koret Shqiptare”si botim i parë i një autori shqiptar nga Kosova jashtë trojeve etnike, me këngët “Mirë mrama”, ”Shkojti çika”, ”Kënga e Rexhës”, Hajde dalim kah pazari”, pra katër këngë të zgjedhura dhe të përpunuara nga autori dhe herën e dytë, menjëherë pas përmbledhjes së parë, më 1958 Lidhja e Shoqërive muzikore e Kosovës në Prishtinë boton përmbledhjen tjetër me titull “Jehonat e zemres”, me këngët “Hypi cuca”, ”Lan vasha”, Hasimja trime”, ”Na ka dal nusja e mirë”, ”Po vijnë krushqit”, Ç janë kta krushq që po vijnë” me rastin e 65 - vjetorit të lindjes dhe 45 - vjetorit të krijimtarisë së tij muzikore nga kori “Collegium cantorum”, më 1974 e që janë “Mirëmbrama”, “Kanga e Rexhës”, “Shkojti çika”, “Hajde dalim kah pazari”, “Ç’janë këta krushq që po vijnë”, janë vepra të cilat rrezatonin ide dhe prirje për të nxjerrë me çdo kusht në pah rëndësinë e frymës së melosit aq të begatshëm të muzikës burimore shqiptare. Gërshetimet, përpunimet, citimet e motiveve e të këngëve në veprat e tij nuk ishin vetëm një shpalosje e momenteve më të bukura që posedonte kënga jonë e bukur shqipe, por trajtonte me shumë sukses e me ndjeshmëri të lartë realitetin e prekshëm përmes strukturës e melodisë, ritmit e gamës së gjerë të tij.
Si krijues, si intelektual, si njeri “me një diskurs strategjik në realizimin e qëllimeve profesionale”, ku refleksionet shumëdimensionale mund përshkruhen edhe si fantazi, pra këto krijime kishin më shumë karakter lirik të pasur me një synim dhe shprehje të qartë në drejtim të përfshirjes sa më të madhe të melosit shqiptar. Ndër këngët e para që harmonizoi, ishin “Mirë Mbrama”, Kënga e Rexhës”, ”Shkojti Çika, , ”Hajde dalim kah pazari”, ”Ç janë këta krushq që po vijnë”, të cilat po të shikohen me syrin e kritikut e të muzikologut, pasqyrojnë realitetin e vlerave si realizime modeste të shprehura me ndjenja dhe emocione krijuese, ndërsa prania e vlerave artistike, në masë të madhe arsyeton pozitivisht krijimtarinë muzikore të këtij autori. Çka vërejmë në këto, bie fjala në këngën e parë “Mirëmbrëma”, është një melodi lozonjare me një kontrapunkt të bukur si komunikim artistik duke u bazuar në fjalën poetike. “Mirë mbrama”, këngë e vjetër qytetare, tipike këngë dasmash në masen 2/4 dhe 12 takte si formë e trajtuar lirshëm 6+6 takte që rall i hasim në folklorin tonë bazuar në vijën melodike, për kah përbërja strofike në kuptim të përgjithshëm na paraqitet si sinonim ritmik, si strukturë dhe si vlerë kompozicionale e cila si kadencë muzikore në fund të këngës krijon një sintezë të qartë të horizontit estetik dhe shquhet si procedim i guximshëm artistik në kuadrin e epistemologjisë që ve theksin e përvojës shqisore mbi arsyen, sepse në tuttin përfundimtar përmbyll këtë këngë të bukur me tekstin “Mirë mrama i Zoti shpisë a ke bukë me na dhan, oh sa ka deti ujë e ranë”, përgjigjet dhe në fund si finale”Tan’ furtar ‘t tan’ furta t’ i çoj në kambë”pra kjo këngë hiq aspektin muzikor po ta analizojmë poetiken e saj do të shohim zëmër gjerësinë e popullit tonë kur janë në pyetje mysafirët që edhe na dallon nga popujt të tjerë.
Nuk ka ndonjë qasje serioze në të përdorurit e ligjeve të harmonisë, por në mënyrë rrëfimi del si emanacion dhe metamorfozë si rikëndim narrativ dhe kështu kjo këngë fiton atë ndjenjë të masës dhe e bëjnë këngën më interesante dhe tërheqëse.
Kënga e dytë, “Kanga e Rexhës”, me një Largheto dhe con dolore edhe pse është kompozuar në një hark kohor para pesëdhjetëvjeçar, imagjinata e tij poetike-muzikore, falë melodisë dhe tekstit të shkëlqyer, na prezantohet si krijim, si realizim që në praktikën estetike-artistike shpalos një vepër me elemente metafizike, sepse në tërë universin muzikor shqiptar nuk hasim në një melodi të dhembshme, ku, për mrekulli gërshetohen disa hapësira refleksive, jetësore, filozofike. Sidomos me vajtimin e fundit të nënës, e cila edhe pse e humb djalin në ditën e martesës, qëndron burrërisht. Me fjalët përmbyllëse të këngës: “Çohu Rexho, çohu djalo, çohu sokoli nanës -o, sod ma i mirë po më dukesh o!”, na kujton Asklepiosin, perëndinë e mjekimit, i biri i Apollonit dhe i Koroniodës, me sentencen e njohur: “Të pushosh dhimbjen është punë hyjnore”. Pra nëna nuk pushoi vetëm dhimbjen e vet, por edhe të tërë krushqve. Kjo pikë e rëndësishme e referimit mund të analizohet nga shumë aspekte, por më i rëndësishmi padyshim është fakti se Lorenc Antoni mori si parim krijues semantikën si referim i efekteve të kuptimit të një vepre, e cila, sikurse nënvizon Kanti “bukuria është forma e qëllimsisë së një objekti, kur perceptohet pa pasur figurën e një qëllimi”. Prandaj, pavarësisht nga tiparet e bukurisë së kësaj kënge që ka në vete qëllimin (integritas), ose përsosmërinë, proporcionalitetin (consonangtia) ose qartësinë që ka shkëlqimin. Të gjitha këto e bëjnë të papërsëritshme këtë këngë korale.
Në vazhdim do të ju flasim edhe për tri këngët e tjera korale si janë: “Shkojti çikla”, “Hajde t’dalim kah pazari” dhe “Ç’janë këta krushq që po vijnë”, për diskursin tingëllor dhe kërkimet empirike si përcaktim i së bukurës në këtë këngë korale të Lorenc Antonit.
Kënga “Shkojti çika”, është një këngë mjaft e bukur e bazuar në perlat e muzikës popullore, këtu autori bënë përpjekje që ta realizon këtë këngë në mënyrë pak më ndryshe në kërkim të shtigjeve të reja dhe largohet nga përpunimi i këngëve të më pashme duke trajtuar tema të reja në mënyrë të re flasim për atë bazuar në tekstin e këngës si formë sentencash dhe kjo si e bënë autorin që të shtrohet me një përkushtim më të madh kësaj krijimtarie artistike që del në pah jo vetëm invenca krijuese, por edhe qenësia e tij profesionale duke nxjerr mesazhe dhe porosi edhe paradigmen të kësaj fjale si krye temë “Shkojti çika te bostani fer, fer, fer po i bënë fustani” dhe në këtë mënyrë krijon autenticitetin muzikor bazuar në fjalët e këngës si dhe duke krijuar motive të reja me shumë ngrohtësi dhe kështu rikrijon universin e tij muzikor si fokusim shpirtëror, kështu kërkesat e tij krijuese sikur ngjizen me elemente të reja për atë kohë për të mbitheksuar tekstin poetik popullor si mishërim i motiveve të reja muzikore si paralajmërim i një komunikimi më të bukur dhe më aktual duke alternuar rimtin, melodinë dhe harmoninë në tërësinë e kësaj këngë të bukur dhe mjaft efektive që ka lënë dhe lë të dëgjuesit një ndjenjë të etosit nacionale me një strukturë konceptesh estetike dhe artistike.
Kënga tjetër “hajde dalim kah pazari”
Duhet analizuar
Edhe në përmbledhjen e dytë “Jehonat e Zemrës”si botim i Lidhjes së Shoqërive Muzikore në vitin 1958 ku janë të botuara këngët “Hypi cuca”, ”Lan vasha”, ”Hasimja trime”, ”Na ka dalë nusja e mirë, ”Po vijnë krushqit”, dhe Ç janë kta krushq që po vijnë”, këto dhe ca këngë tjera botohen edhe nga Kori “ Collegium cantorum”, dhe në botime të tjera hasim edhe në këngët , ”Tri këngë nga Opoja”,
Pra siç po e shohim në këto këngë krijimtarinë e tij të gjithmbarshme e sublimon në tërësinë e folklorit muzikor shqiptar duke aspiruar atë si shprehje artistike dhe duke zbuluar në gjuhën e saj idiome të pa prekura deri më atë kohë në trojet tona në Kosovë, edhe pse nga krijuesit në Shqipëri hasim në kësi pjesë, por jo në këtë mënyrë si te Lorenc Antoni të cilat ndërlidhen aktualisht në rrjedhat e muzikës artistike të kohës duke spikatur jo tendencat e muzikës avangarde
Këto stilizime, përpunime dhe harmonizime, sido që t’i quajmë, kanë karakter të theksuar pragmatik, janë forma shprehëse pa pretendime të mëdha, sepse ndryshe do të paraqitnin vështirësi në interpretim për koret amatore. Sidoqoftë, bie në sy se, në aspektin melodik, ritmik dhe harmonik brenda këtyre këngëve, hasim edhe në disa zgjidhje, që i tejkalojnë konceptet e krijimeve amatore dhe marrin fizionominë e krijimeve të rëndësishme, që e pasurojnë repertorin e muzikës korale ndër ne.
Tjetër veçori dalluese është se imazhet tingëllore njësohen plotësisht me frymën e rrjedhave të kohës, natyrisht jo me ato të avangardës e as me ato të ilaritetit folklorik. Me këto vepra Lorenc Antoni e shfaq veten si krijues i mirëfilltë, si artist i dorës së parë, realizues vlerash të vërteta artistike, duke lënë gjurmë të thella në jetën dhe krijimtarinë muzikore që përbën një histori në vete.
Nga ky këndvështrim, në krijimtarisë muzikore korale të Lorenc Antonit, hasim në struktura të qarta të individualitetit krijues, të cilat, si kohë, i takojnë fillim shekullit XX, si subjekt artistik i së ashtuquajturës të bukur në artin muzikor. Shembuj të tillë janë të shpeshtë në kompozitorët e kompozitorëve të hershëm të shteteve të ish-Jugosllavisë, të quajtura “Tubzat”, por këto nuk janë të tilla, por me referime dhe tendenca të qarta të një përzgjedhjeje artistike të mjedisit tonë artistik.
Përmbledhtas mund të konstatojmë se Lorenc Antoni, me krijimtarinë korale, me një gjuhë muzikore të rrjedhshme, me përkushtim jo vetëm emotiv, por edhe profesional, përvijoi një rrugë të qartë, një ndjeshmëri, me prirje për të kompozuar dhe për të krijuar me dinjitet në artin muzikor, një ndër artet më të vështira. Ndërkaq ai u vu në kërkim të shtigjeve dhe horizonteve të reja artistike, si univers i latentes dhe konkretes. Dhe kështu u çapit drejt qartësimit të cakut të skajshëm, që vepra të jetë pjesë e popullit dhe e dëgjuesit.
Ato shpalosin një botë të re, falë procedimit të folklorit muzikor, të shumtën e herës me karakter lirik, por nuk mungon as dramaticiteti me një sfond tingëllor po ashtu të pasur me shprehje dhe synim të qartë në drejtim të përfshirjes më të madhe të muzikës shqiptare. Me këtë “lëndë të parë”, ai ndërton një strukturë poetike muzikore duke ndjerë në të thellësinë dhe gjerësinë e gamës së pasur melodike e ritmike, si qasje ambivalente e përjetimeve dhe refleksioneve artistike vetjake.
Pra, këto këngë nga opusi i tij acappela janë dëshmi e një pune të zellshme e të ethshme dhe kanë një përmasë krejt tjetër, çka shpjegohet me mënyrën e re në atë kohë të të përpunuarit të këngëve popullore. Kemi të bëjmë padyshim me një procedim formal, ku me elementet e muzikës popullore krijon konstruktin për kompozime me vlera cilësore si proces i komunikimit artistik.
Po t'i dëgjojmë me kujdes, do të bindemi se çdo këngë ai i ka përfshi motivet e këngëve që I përdorur këngët e përpunuara, që paraqesin një veçori në kuadrin e përgjithshëm. Por këtu vërejmë edhe qëndrimin e tij ndaj kësaj begatie folklorike, që kërkon një shqyrtim më serioz, për ta paraqitur si formë të pastër burimore.
Këto këngë dhe shumë të tjera janë shkruar dhe kënduar nga kori Sh. K. , , Agimit, , nga Prizreni ose si është quajtur në fillim , , Kori i Komitetit shqiptar, , . Pos këtyre këngëve ky krijues kompozoi edhe shumë kënga të tjera të cilat i quajti , , Koret Shqiptare, , si botim i veçantë dhe i parë kësi lloji në Kosovë në vitin 1958 të cilat dallohen nga kompozimet e para të krijuara shumë kohë më par . Në to ndihet një tingull i ri, një mjeshtri në të përpunuarit, kurse cilësia tjetër është se në imazhet tingëllore plotësisht inkorporohet në rrjedhat e kohës, natyrisht jo ato te avangardes as ato të ilaritetit folklorik , por me këto vepra dëshmohet si krijues, artist i mirë me vlerat e vërteta artistike, duke lënë gjurmë të thella në jetën dhe krijimtarinë muzikore që përbënë një histori në vete.
Shikuar nga ky këndvështrim të krijimtarisë muzikore korale të Lorenc Antonit, hasim në një krijimtari me struktura të qarta të individualitetit krijues, që si koherencë megjithatë i takojnë një kohë të themi kah fillimi i shekullit të XX si subjekt artistik i të ashtuquajturës e së bukurës në artin muzikor, shembuj të tillë kemi mjaft që kompozitorët e hershëm të shteteve të ish Jugosllavisë që edhe është marrë si model krijues të Tubzave, por me referenca dhe tendenca të një përzgjedhjeje artistike të ambientit dhe mileut tonë artistik.
Si rezyme mund të konstatojmë se Lorenc Antoni me krijimtarinë korale , me një gjuhë muzikore të rrjedhshme me një përkushtim jo vetëm emotiv por edhe profesional, rivejizoi një rrugë të qartë, një ndjeshmëri , me një prirje për të kompozuar dhe krijuar artin muzikor një ndër artët më të vështira, por duke kërkuar shtigje dhe horizonte të reja artistike, si univers i latentes dhe konkretes dhe kështu duke e qartësuar cakun e tij të fundit që vepra të jetë pjesë e popullit dhe dëgjuesit.
Në momentin e caktuar, pra, kur janë përpunuar dhe transmetuar rregullisht në valët e Radio Prishtinës , kanë pasur tingëllimë aktuale, kanë sjellë freski programore, prandaj kanë qenë të mirëseardhur .
 
Koret shqiptare, 1947,
“ Kanga e Rexhës”, 1945,
“Mirë mbrama”, 1946,
“Hajde dalim”, 1946,
“Shkojti çika”
“Jehonat e Zemres”, 1959
“Na ka dalë nusja e mirë”-1946,
“Lan vasha”, 1947,
“Çorapet e burrit”,
“Hasimja trime”
“Po vijnë krushqit”, 1948,
“Ç’ janë këta krushqit”, 1948,
“Na ka dalë nusja e mirë”, 1946
 
-Përpunime të afro 50-60 këngëve popullore.
 
+11. Punimet etnomuzikologjike:
“Folklori muzikor shqiptar”-“Jeta e re nr. 1/1949-Prishtinë,
“Format dhe instrumentet popullore shqiptare”, ”Jeta e re”nr. 5/6 të vitit 1950,
“Ritmi i këngëve popullore shqiptare”Jeta e re”1952,
“Bazat tonale të këngëve popullore shqiptare”, ”Përparimi”, nr. 11, 12/1958 Prishtinë,
“ Këngë popullore nga Opoja”, ”Përparimi”, nr. 2, 3/1959,
“Të kënduemit popullor tek shqiptarët”, ”Zvuk”, nr. 59 1963 Beograd-Sarajevë,
“Çitelia”, ”Përparimi”nr. 10/1961,
“Narodno stvaralaštvo”nr. 1964,
“Karakteristikat kryesore të folklorit muzikor shqiptar”, temë në Kongresin XV të folkloristëve të Jugosllavisë, mbajtur në Prizren, më 1947,
“Përmbledhje këngësh popullore”, botim i Lidhjës së shoqërive muzikore të Kosovës, 1951,
“Kangë popullore shqipe”, 1951,
“Folklori muzikor shqiptar”, bleni i parë, Shtepia Botuese “Miladin Popoviq”, 1956,
Folklori muzikor shqiptar, i dytë, NGB Rilindja, Prishtinë, 1961,
Foklori muzikor shqiptar, botimi i tretë, NGB Rilindja , Prishtinë, 1964,
Folklori muzikor shqiptar, bleni i katërt, botim i NGB ”Rilindja”, 1970,
Folklori muzikor shqiptar, bleni i pestë, NGB Rilindja, 1972,
Folklori muzikor shqiptar, bleni i gjashtë, NGB Rilindja, 1974,
Folklori muzikor shqiptar, bleni i shtatë, NGB Rilindja 1977,
Mbi poezinë lirike të shqiptarëve të Kosovës e të Metohisë, 1956,
Kalalgjonet, botim i Muzeumit të Kosovës, 1958.
Këndimi popullore, Përparimi, 1959,
Narodno pjevanje, Zvuk, 1960,
Dy mënyrat e vjetra e të kënduemit populluar të shqiptarëve në Mal të Zi, Përparimi, 1961
Metrički oblici u Šiptarskoj narodnoj muzici, Zvuk, 1963
Osnovne karakteristike Šiptarskog muzičkog folklora u Kosovo i Metohiji lexuar në Kongresin XIV të folkloristëve të Jugosllavisë në Prizren 1967,
Trajta polifonike të muzikës vokale të gegëve të Jugosllavisë, Elementet polifonike në muzikën popullore të Opojes, Gjurmimet Albanologjike-Folklor dhe etnologji II, Prishtinë, 1973,
-Shumë artikuj në gazetën Rilindja, Flaka e Vëllëzërimit, revista Jeta e re, Përparimi, Zvuk dhe të tjera.
Pra, i tërë ky thesar veprash muzikore dhe shkrime etnomuzikologjike dëshmojnë për perspektivat kohore të muzikës artistike në Kosovë; dhe ka qenë i pari, i madhi Lorenc Antoni e në fillim, i vetmi që trajtoi shumë tema të rëndësishme në këto aspekte. Duke e ndier se kjo pasqyrë nuk na paraqitet e tërësishme, për shkaqet e theksuara më parë, në fillim ne do të flasim dhe do të përqendrohemi në nismat e punës së tij në Kosovë.
 
+12. Muzika e shenjtë (Musica Sacra),
Në të pestë periudhat e historis muzikore siç janë: renesansa, baroku, klasika, romantizmi dhe shekulli i njëzet, është kultivuar në masë të madhe muzika sakrale krahas formave të tjera muzikore në botë, kështu bie fjala Giovani Përluigji da Palestrina (1525-1594), është kompozitori më i spikatur dhe , mjeshtër i vërtetë i muzikës së shenjtë. Mirëpo, ne ti kthehemi muzikës së shenjtë ndër shqiptaret.
Muzika sakrale ndër trojet shqiptare dhe jashtë saj, nuk ka ndonjë histori të gjatë, e sidomos ajo në Kosovë, ku lirisht mund të themi se as që ka ekzistuar në mënyrë të organizuar, nga se nuk kemi pasur ndonjë traditë dhe profesionist muzikor që janë marrë ekskluzivisht në mënyrë profesionale me ketë degë të artit, pos muzikës popullore dhe ka qenë e natyrshme ta kemi një gjendje të tillë,duke ditur situatën që ka mbretëruar.
Në Shkodër dhe Prizren,si dy qendra të kulturës shqiptare,e sidomos të asaj katolike fetare,është kultivuar në një masë të caktuar muzika sakrale.Sidomos Prizreni ka qenë në një situatë më të vështirë,sepse priftërinjve dhe motrave të nderit që kanë punuar në Katedralen e Prizrenit,nuk kemi pasur ndonjë profesionist që është marrë në mënyrë intensive e profesionaliste.
Shkodra ka pasur një varg krijuesish,të cilët pasë shkollimit kanë krijuar vepra në traditën e muzikës romantike evropiane,siç janë kompozitori i shquar Atë Martin Gjoka, OFM,Kardinali Mikel Koliqi,por edhe ndonjë tjetër si janë më heret Palok Kurti,Frano Ndoja,Prenk Jakova,Qesk Zadeja.Tonin Harapi dhe një sërë krijuesish të afirmuar për të cilët ka shkruar mjaftë Prof.Dr.Eno Koço,dirigjent i njohur i cili thotë:”Muzika kishtare ka pasur ndikim në praktikën e traditës muzikore lokale te një pjesë të kompozitorëve katolikë shkodran,kjo është e vërtetë,por që kjo traditë mbarte tipare të fuqishme krahinore e kombëtare kjo është edhe më së e vërtetë”.
Kur është fjala për krijimtarinë e kësaj gjinie në Kosovë, Lorenc Antoni ka dhënë kontributë të madh dhe është i pari në Kosovë që ka filluar që në kohën e rinisë të kompozojë këngë kishtare, ne do të i cekim të gjitha ato këngë. Por nuk duhet harruar edhe kantualin kishtar të Don Nikollë Minit edhe pse modest ka luajtë një rol me rëndësi.
Në vitet 1970-71, kur Don Zef Gashi erdhi në Ipeshkvinë Shkup –Prizren, botoi kantualin me titull Libër këngësh korale kishtare, qendra “Don Bosko”, në të cilin, veç kompozimeve të Lorenc Antonit, kishte edhe këngë të shumta të Vinçenc Gjinit, por, me qenë se po flasim për krijimtarinë e Lorenc Antonit, do t’i evidentojmë këtë këngë korale sipas treguesit të karakterit të këngëve, kurse me detaje do të flasim më vonë.
1/Meshë të kënduara:
O Zot, ki mëshirë - Kyrie,
Shenjt - sanctus
O Qengji i Hyjit- Agnus Dei
2/Këngë për gjatë vitit kishtar:
Unë prej Zotit,
Eja, o Krisht,
Jezu Krisht, Ti je i mirë,
 
3/Të Ardhurit:
Shpejto, o Krisht
4/ Krishtlindja:
Çou, o njeri,
Eni, eni kah Betlemi,
Erna dimni,
Jezu i vogël sa I bukur,
Ejani të këndojmë
Eni të këndojmë,
Në Betlem ne tash të shkojmë
5/Kreshmet:
Vetë i mjeri
6/Zojës së bekuar:
Muaji i Marisë,
Muaji i Marisë,
Mbaroi dita,
O Mbretneshë e rruzullimit
7/Këngë për ktremte të shenjtërve:
Shejti Sebastian.
Këngë për Nënën Tereze:
Lorenc Antoni, një kohë ka qenë udhëheqës i korit të Katedralës së Prizrenit.Mirëpo,unë kam qenë i vogël dhe më kujtohet se zotni Lanki,(Lorenci) si e quanin atëherë ka përgaditur shumë këngë që i këndonim si fëminjë në korin e foshnjorës pran Motrave të nderit e të cilën e udhëhiqnin Motra Angjelina dhe Motra Ana,e me 1945 prej ati korit pra,një pjesë e madhe u formua kori i Shoqërisë Kulturo Artistike “Agimi” të cilin aktivitet edhe sot e zhvillon dhe është i vetmi kor në Kosovës i një shoqërie amatore.Muzika e shenjtë apo muzika sakrale si dhe botimin e lartë përmendur dhe në përgjithësi Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv, famullitar i atëhershëm i kishës së Shna Ndout në Prishtinë, thotë” “ka herë kam ndiej nevojen për botimin e një përmbledhjeje këngësh kishtare, të cilat kishin me u këndue si në meshë, ashtu edhe në raste të ndryshme liturgjike. Me to kishte me u lehtësue pjesëmarrja sa më e madhe dhe më aktive e besimtarëve në liturgjinë shenjte. Dihet se, në kishën tonë më tepër është përvetësuar kënga e huaj, e cila ka deportuar shumë shpejtë, e të cilën na sjellen priftërit tanë, që studiuan jashtë, si edhe ata prej vendeve të huaja, që shërbenin tek ne. Nga ana tjetër, një numër i vogël dhe i kufizuar i këngëve popullore me tekst fetar, ka zënë fill te krijuesit anonim popullor.
LIBËR KËNGËSH KORALE KISHTARE është i ndar në tri grupime: Kompozimet e Lorenc Antonit, kompozimet e Vinçenc Gjinit dhe kompozimet e autorëve të tjerë. Këngët, në fund të librit, janë të klasifikuara në dy grupe: Treguesi i karakterit të këngëve dhe Treguesi alfabetik. Në grupin e parë bëjnë pjesë: Meshë të kënduara, Eukaristike, Këngë për gjatë vitit kishtar, Të ardhurit, Krishtlindja, Kreshmet, Pashkët, Jezu Krishtit, Zojës së bekuar, Këngë për kremte të shenjtërve, Psalmet dhe Këngë falënderimi.
Për të arritur një përfytyrim sa më të qartë të këngëve sakrale të Lorenc Antonit, nga kantuali i përmendur, dhe, për të pasur një pamje sa më konkrete të tyre, do të duhej të bëjmë një analizë muzikore të gjithmbarshme, të shkurtër, të të gjithë tipave strukturorë të këtyre këngëve, duke i vu në pah tiparet thelbësore dalluese,mirëpo në këtë Monografi nuk do të përfshijë,muzikologët e ardhëshëm le ta studiojnë këtëbegati muzikore.
Opusin i këngëve kishtare autori e fillon me tri pjesë të Meshës së Shenjtë:
O Zot, ki mëshirë,
Shenjt dhe
O Qengji i Hyjit.
Të tri pjesët e meshës janë në tonalitetin e njëjtë, në D-dur.
Kënga e parë “O Zot, ki mëshirë”, e kompozuar katërzërësh, dhënë në taktin apo masën pesë të teta (5/8), kurse kënga e dytë “Shenjt” është kompozuar dyzërësh,e përcjellur me orgë.Në pjesën e mesme kemi refrenin“Hosana, hosana në lartësi qiellore”pastaj vjen – “Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit”, në tonalitetin e n D-duritdhe atë të h-mol-it.
Kënga “O Qengji i Hyjit”, e përcjellur po ashtu me orgë ka një formë dypjesëshe të thjeshtë, kurse pjesa e parë na përsëritet dy herë. .
Kënga e cila vijon – “Unë prej Zotit”, e kompozuar katërzërëshe dhe trezërëshe, u përsëriten nga dy herë.
Kështu kemi edhe këngën “Eja, o Krisht”, në tekstin e dr. don Lush Gjergjit. Kënga e parë është dyzërëshe, me shoqërim të orgëv.
“Ejllit të rojës” po ashtu është këngë origjinale e Lorencit kushtuar kishës Engjëllit Rojës në Ferizaj, në tekstin popullor.
“Jezu Krisht, ti je i mirë”, në tekstin e shqipëruar të imzot Hil Kabashit, është këngë e kompozuar bukur në ca variante. të formës dypjesëshe të thjeshtë.
Kënga “Shpejto, o Krisht”, në tekstin po ashtu të imzot Hil Kabashit,e qartë e thjeshtë por mban në vete tingëllime të themi të veçantë është himnizuese dhe ka në vete një llojë dramatike.
, , Çou, o njeri”,është këngë në tekstin popullor, me një melodi të thjeshtë por të bukur melankolike, e kompozuar në katërzërësh duke krijuar harmoni të bukura që si emocion tingëllon e plotë.
“Eni, eni kah Betlemi”, “Erna dimni”, të dy këto këngë janë në tekstin e shqipëruar të imzot Hil Kabashit, meloditë e tyre të bukura krijojnë tingëllime të veçanta duke na sjell kontraste që i trajton qetë dhe me shije.
Kënga “Jezu i vogël sa i bukur”, në tekstin e argjipekvit Zef Gashit,po ashtu është një këngë e bukur,sepse autori e pasuron me emocione dramatike përmes fakturës duke i dhënë një tingëllim të qartë dhe të bukur. .
Këngët:
“Ejani të këndojmë”,
“Në Betlem ne tash të shkojmë”,
“Vetë i mjeri”,
“Muaji i Marisë”,
“Mbaroi dita”,
“O Mbretneshë e rruzullimit”,
“O Mari me hire plot, ndër ankime delna zotit”,
janë këngë të bukura shumica në tekste popullore që ma fëmijërinë time dhe shkuarjen të dieleve në Meshë e që mbështetën në kohezionin e tyre të brendshëm dhe të kompozuara me ndjeshmëri dhe shije ku del në pah invenca e pasur dhe fija e hollë artistike që spikasin sferat emocionale me ekspresivitetin e tyre dhe me meloditë e bukura .
Me këngën “Shejtit Sebastian”, në tekstin popullor, Lorenc Antoni e përfundon përmbledhjen dhe kështu na sjell ndërthurje të bukura bazuar në intonacionet popullore pse jo edhe me tekste të përshtatshme nga poezia e jonë e begatshme popullore
Në “Libër këngësh korale kishtare”paraqet një punë serioze dhe kështu u njohëm për afërsishtë me opusin e Lorenc Antonit edhe në këtë lëmi .
Pra siç vërejmë Lorenc Antoni na ka dhënë një pasqyrë të qartë realizimesh qet në pah krijimtarinë e tij dhe përkushtimin e tij të madh në pasurimin e kësaj gjinie muzikore. Pra të gjitha këto këngë ai i përpunoi me dashuri të madhe dhe kështu begatoi fondi e muzikës shenjtë në Kosovë kurse literature mbarë shqiptare në tërësi u begatuar me këngë të reja.
 
 
+13. Kënga e përpunuar
 
E ndiejmë të nevojshme që në këtë segment të kësaj paraqitjeje, na duhet pa tjetër, të bëjmë një digresion dhe të flasim për vlerat e folklorit tonë të pasur, gjithnjë duke e ditur dhe duke qenë të bindur se muzika jonë popullore, e pasur në të gjitha zhanret, ashtu edhe për për kah melodia, ritmi dhe elementet të tjera estetike, priste mjeshtra si L. Antoni për ta gjeneruar, përpunuar e për ta jetësuar, në anën tjetër, brenda folklorit, si element i fuqishëm dhe pasqyrues real i ngjarjeve autentike të historisë sonë kombëtare.
Po paraqesim titujt e këtyre këngëve por edhe të tjera
“Oj sugare”1961
“Piki molla prej kalajes”,
“E morenm fatimen”,
“Gji ma paske ballin”,
“Ka ra dilli zid m zid”.
III/. Tri këngë nga Opoja,
IV/. Suite korale për kor femrash, 1971
“Ani çilma derën”,
“Oj lulija jonë”,
Oj, lum e lum”,
V/. Në shendin Ulqinak , 1980, për kor të përzier
“Tramabilat plot me krushq”,
“Of, Xhemile, Xhemile, moj”,
“Sheg e ambël”,
Ti m një fik-e”
“Ku m‘je nisë ku do m’je shkue”, pastaj edhe ca të tjera
“Xhamadanin me shirita”
“Ç ka po të lypka balli”
“Pijnë raki me shishe të kuqe”
“Ani moj Hatixhe”,
 
Kënga e jonë popullore si produkt i njeriut, krijuesit tonë bazuar në imagjinatën e pasur të tij si reliev, pasion i shpirtit të rapsodit tonë paraqesin imazhe ekspresive dhe refleksive të realitetit jetësor sepse ai i këndon dashurisë, dhimbjes, gëzimit. hidhërimit, trimërisë, bujarisë vegimeve dhe fanitjeve të tjera të cilat në momentin krijues lënë vragë të thella në shpirtin e tij krijues i cili nuk endëzon vetëm shprehjen individuale por vëzhgon dhe percepton ngjarjet që defilojnë në imagjinatën e tij të pasur si infinit si shumësi kuptimore dhe figurative në funksion të artit që e krijon. Ai me dhuntinë e tij na përkujton Protagorën e lashtësisë cili thotë se “njeriu është krijues dhe masë e cilësive etike”, që është rrjedhojë e unit të vet krijues “con ekspresione”,si shprehje, si rrëfim që spikat në shumë raste edhe kaosin shpirtëror, me gjithë atë kënga
Pesë këngë popullore (1966), përfshijnë kompozime për kor të përzier dhe orkestër të vogël?
 
 
+14. Folklori muzikor shqiptar 7 blej
 
Që nga shekulli IV pas Krishtit, kur poeti dhe kompozitori me origjinë ilire, Niketë Remisiniana - Dardani (340 - 414), pastaj durrsaku i madh me famë botërore, Jan Kukuzeli dhe shumë të tjerë krijuan veprat e para të tyre duke objektivizuar ngjarjet e kohës dhe në këtë mënyrë këngët e tyre përfshijnë këtë qark kohor midis objektit dhe subjektit. Edhe në kohërat e më vonshme, që nga Budi, Bogdani, Kazazi e sidomos që nga Rilindja kombëtare, përmes këngës ishte ngritur vetëdija kombëtare, për të ardhur në kohët tona, edhe pse vonë, në vitet sa ishte gjallë Lorenc Antonit,punoi dhe i cili, në mënyrë aq dinjitoze na shfaqet si mbledhës i pasionuar i këtij melosi të pakrahasueshëm, së pari në qytete dhe më vonë edhe në fshatra të ku hulumtoi dhe përzgjodhi perlat e fjetura të kësaj kulture popullore.
 
Kultura muzikore e një populli përmbledh të gjitha të arriturat muzikore, përvojat dhe krijimet, të cilat arrin si popull gjatë zhvillimit të vet historik. Nëse bëjmë njëfarë analize të këngëve tona popullore me të gjitha vetitë e veta rudimentare si shprehje e një psikike do të shohim se folklori muzikor zënë vend të konsiderueshëm në kulturën e gjithmbarshme muzikore. Unë i lindur dhe i edukuar në Prizren në një frymë qytetare shumë pak kam pasur kontakte me te, mirëpo duke shkuar që nga viti 1942 si fëmijë 6 vjeçar në fshatin Gllogjan të Pejës ku ka lindur babai im Marku më kujtohet si sot edhe pse kujtimet në fëmini kthehen tani në moshën e tretë si reminishencë se për të parën herë rrash në kontakt me një muzikë të tillë,muzikë e pa njohur për mua, muzika folklorike e cila është një trashëgimi e rëndësishme për kulturën tonë, kurse në llojet e kësaj krijimtarie popullore hyjnë rapsoditë, këngët popullore dhe shumë të tjera.
Më vonë kur u regjistrova në Shkollën e muzikës në Prizren, Lorenc Antoni na jepte lëndën e folklorit muzikor pash dhe studiova këtë gjini muzikore të pasur nga të gjitha aspekte melodike, ritmike, tekste të bukura dhe nuk kam si ta lë pa theksuar se në studimet e mija në Akademinë në Sarajevë ku këtë lëndë e mësova më detalisht te Akademiku, etnomuzikologu Cvjetko Rihtman. Pas diplomimit u emërova Kryeredaktor i programit muzikor të Radio Prishtinës në vitin me 1.korrik të vitit 1962, kurse redaktori i redaksisë së muzikës popullore ishte profesori i im i nderuar Lorenc Antoni. Nëse e shtrojmë pyetjen se cili ka qenë roli folklorit muzikor shqiptar në Kosovë në vitet '60, '70 dhe '80, mendoj dhe them me plotë përgjegjësi se ajo nuk ka ekzistuar fare në emisione në program të muzikës së pastër folklorike , prandaj,
në njërën prej , mbledhjeve të kolegjiumit muzikor e shtrova si problem çështjen e muzikës folklorike duke e ditur se profesor Lorenci kishte disa blej me Muzikë shqiptare të botuar dhe në bisedë me te dhe me kolegjiumin vendosem që ta zyrtarizonim një emision javor me muzikë folklorike, pse e them këtë sepse në ato kohët e vështira muzika folklorike nuk ishte lejuar që të emitohet në program, pos ca këngëve në ndonjë emision sidomos atë të bujqësisë. Kështu ka filluar të emetohen këto këngë me një përzgjedhje të këngëve lirike. Lorenc Antoni ka merita të pa kontestueshme për begatimin e fondit të muzikës folklorike, por si thonë me “bekimin “tim si kryeredaktor u begatua edhe programi muzikor i Radio Prishtinës edhe pse kam pasur shumë probleme me udhëheqësit e mi dhe me të drejt në librin e tij me titull “Udhëtimi Nepër stuhi,”(vitet ngjarjet,njerëzit)botim i shtëpisë botuese “Rozafa” 2008,gazetari i Radio Prishtinës së atëhershme dhe i Radio Kosovës së tashme Mehmet Haziri në faqen 51 në nën titullin “NUK KA REPUBLIKË PA SHKU GJAKU DERTI NGU” pos tjerash thotë “Akil Koci kompozitor ishte në krye të redaksisë muzikore dhe akuzohej për fuqizimin e miuzikës kombëtare”-mbaron citati.
Profesori Lorenc . shkonte në teren vinin këngëtarët dhe kur dolëm në lokalet e reja të Radio Prishtinës ku gjendet edhe sot Radio Kosova na vinin edhe këngëtarët si Sali e Feriz Krasniqi, Bajrusha Doda, me shumë të tjerë të cilët incizonin këngë të bukura. Mirëpo në do të flasim shkurt për ato blej që paraqesin begatinë e madhe duke i prekur pikat e kërkimit, studimit, mbledhjes dhe analizave, sepse folklori muzikor bëhët pjesë e pa ndarë e jetës dhe me punën që ka bërë na ka lënë këngë që kanë shpëtuar nga haresa. Ai që në rinin e ka ndier pulsin në kërkim të këtij thesari të çmueshëm si piketim për gjeneratat e ardhshme sepse në to trajtohen subjekte nga jeta e përditshme, ngjarjet historike që përmbajnë sajime të bukura jo vetëm melodike por edhe të tekstit të cilat i përshkon njëtingullt ekstatik dhe kështu duke fisnikuar thellësitë e ndjenjave në strukturat e ndërlikuara jetësore në të cilën ka kaluar populli i ynë. Të flasim për këta blej nga këndvështrimi sotëm në kohën kur dëgjojmë përmes valëve të radios dhe ekraneve televizive në Kosovë dhe në Shqipëri do të thotë të braktis një komunikim të përditshëm sepse si më tha një “këngëtarë”, që i bëra vërëjtej pse nuk këndon këngë nga këto blejtë por këndon këngë bastarde, shkurt e shqip më tha “O profesoro o, ato këngë nuk i ha pazari”, më erdh keq por edhe nuk u habita, sepse niveli i tij muzikor e në përgjithësi kulturor është nën nivelin e qytetarit tonë të rëndomtë e tash merreni me mend se kush krijon “këngë” sepse ato po i haka pazari.
Ti kthemi 7 blejve dhe të i komentojmë ku në mënyrë të qartë semantizohet natyrshëm shprehja tradicionale si vlerë muzikore dhe estetike.
Puna e tij e madhe në këto 7 blej është kurorëzuar me botimin e tyre duke i falënderuar Shtëpive botuese të Prishtinës në fillim asaj me emrin Miladin Popoviq që e botoi bleun e parë në vitin 1956 me titull “Folklori muzikor shqiptar”që ishte një befasi e këndshme, sepse opinioni gjerë dhe ai profesional nuk ishte mësuar me botime të tilla edhe pse aso kohe ishin botimet e pakta si janë “Jeta e re”, revistë letrare dhe “Përparimi”, kurse gazeta Rilindja botohej dy herë në javë. Pra në një varfëri kulturore si që ishte atë herë në Kosovë ky botim u pritë mjaftë mirë. Më kujtohet se deri sa ishte profesor dhe drejtor i Shkollës muzikore kishim në dorë dhe mësonim prej ati libri, mirëpo ai në shtator u transferuar në Prishtinë si redaktori i redaksisë së muzikës popullore dhe nuk dëgjuam më ligjëratat nga ai, por ishte fatmirësisht se edhe unë diplomova dhe vazhdova po ashtu në Prishtinë si arsimtarë i shkollës Normale ku ligjëroja lëndën e muzikës. Folklori muzikor shqiptar si botim i veçantë ishte projektuar me të gjitha parametrat e shkencës etnomuzikologjike, ishte një metodë që folkloristi i shquar serbë Miodrag Vasileviq,metoda Finlandeze e kishte përsosur ku kishte dëgjuar edhe Lorenc Antoni ligjërata te ai e ashtu quajtura metoda Finlandeze e përpunimit dhe e studimit të këngëve popullore. Ishin në atë ble 105 klëngë kryesisht nga qytetet si ishin Shkupi, Prizreni, Gjakova, Ferizaji me rrethina, këngë për ne të njohura sepse i këndonin nënat tona të renditura në mënyrë të një strukturimi si personifikim i begatisë meloritmike të tyre si shëtitje neper treva të pasura me këngë disa lirike e disa tragjike të lidhura me lokalitete dhe me gojëdhëna të njohura si dhe këngë të figurave të njohura si këngë të vendlindjes të deshifruara ose të transkribuara me shumë saktësi dhe kujdes sepse shumicën e tyre i kam pas të njohura. Edhe analizat e melodisë dhe ritmit, vargut rrokjeve, poetikës popullore në mënyrë të bukur semantizohen si idioma të ngjarjeve dhe ndodhive shpesh në mes realiteteve të shumta të asaj konkretes, imagjinares, kohës, metakohës, fiksionit dhe realitetit varësisht se në çfarë faza ka kaluar rapsodi ose personalitet e cekura në ato këngë, kryesisht kemi këngë të bleut të parë më shumë lirike me të gjitha shenimet e duhura. Për ne si nxënës ishin dëshmi e një universi të madh krijues të rapsodëve ku pos melodisë së bukur vinin në shprehje edhe sintagmatika lirike e “poetëve”popullor si procedim tradicional që shpesh i hasim në shumë këngë të tjera folklorike. Është e pa besueshme së paku për ne se si ishte punuar libri me aq pedanteri në ato kushte teknike jo të mira që paraqitnin një lloj barre sizifiane.
Për botimin e bleut të dytë u desh të kalonin pesë vite pra u botuar me 1961, kishte 106 këngë, tani nga treva më pak të njohura dhe thuaja aspak të hulumtuara siç janë Opoja, rrethi i Prizrenit dhe Ulqini në Mal të Zi, këngë me dy lloj kontraste, ato të Opojës me një tingëllim të pa dëgjuar deri më atëherë për ne me ritëm të theksuar dhe melodi me ambitus më tël vogël në krahasim me atë këngë melodioze të Ulqinit që po ashtu paraqitnin për ne si poetik dhe melodi specifike si botë e pasur e artit muzikor, rikrijime fascinonte me ndikim të nocioneve të melosit mediteran që për ne në atë kohë ishin të pa njohura sa duhet dhe të reja. Edhe në bleun e tretë që është botuar në vitin 1964 nga e njëjta shtëpi botuese Rilindja, janë prezantuar këngët e mbledhura nga treva e Maqedonisë , Shkup, tetovë, Gostivar, Dibër Kërçovë, Kumanovë Strugë dhe Prespe. këtu kemi këngë të llojllojshme një zëshe dhe shumë zëshe polifonike që ishin risi për atë kohë. Duhet theksuar se në këtë këngë hasim në një stilë tjetër të kënduarit si shprehje e bukura jo vetëm poetike por edhe muzikore motivesh të ndryshme si shprehje që kultivohej shekuj më radhë që ishin risi për muzikën tonë në hapësirën kosovare. Edhe këtu në analiza që parashtron etnomuzikologu Lorenc Antoni tregojnë se posedon një dituri duke u përpjekur gjithnjë të qet në pah begatitë melodiko ritmike dhe harmonike duke ilustruar procesin krijues të rapsodit tonë popullor edhe pse i pa shkollë vargjet eyre këngëve të bukura janë të thurura me figuracione të shumta si psuri ew leksikut tonë gjuhësor.
Në Bleun e ardhshëm i katërti me radhë përmban 112 këngë, botuar me 1970 nga e njëjta shtëpi botuese “Rilindja”kemi këngë që janë të gjitha të mbledhura jo vetëm në aspekti kohor por edhe krahinor në periudha të ndryshme, megjithatë edhe pse dominojnë këngët e trevës së Kamenicës dhe rrethinës që paraqesin margaritarët e këngëve të asaj nahije për ne të panjohura dhe të pa studiuara sa duhet në këto analiza hasim në një studim të thellë bazuar në kodet e pranuara etnomuzikologjike që janë të nevojshme për një veprim dhe punë shkencore. Edhe në bleun e pestë botuar më 1972 po ashtu nga Shtëpia botuese “Rilindja” i ka përmbledh 122 këngë që janë mbledhur po ashtiu në periudha të ndryshme dhe kranina të shumta që paraqesin po ashtu një kronotopi shpirtërore si arketipe dashurie, xhelozie, lire, dramatike dhe të tjera që mbartin në vete jo vetëm katarza , rrëfime por edhe bukurin e dashurisë dhe elemente të tjera të jetës së njeriut. Në dy blejtë e fundit si botime të veçanta të botuara nga e njëjta shtëpi botuese Rilindja , (1974 dhe 1977)kemi edhe shumë këngë të reja formash dhe strukturash të ndryshme si nga aspekti i melodisë dhe ritmit po ashtu edhe nga aspekti melopoetik. Pa hyrë në analiza të thella mund të themi pra se në fushën studimore të gjitha këto botime paraqesin edhe për kohën e sotme si vlera të pa kontestueshme si një univers dijesh nga kjo lëmi që edhe sot paraqesin njërën nga gjinitë me të vështira për të u hulumtuara, prandaj Lorenc Antoni me këto vlera paraqitet si studiues i mirëfillt dhe i vetmi në atë kohë. Që qiti në dritë këtë begati artistike dhe estetike. Edhe pse tani me kohën para tridhjetë e më shumë viteve teknika ka përparuar mjaft , por si dukët interesimi i institucioneve dhe etnomuzikologëve është i pa mjaftueshëm për ta hulumtuar këtë gjini, edhe pse nuk duhet të jemi pesimistë që në kohën e ardhshme kësaj gjinije ndoshta do të i kushtohet kujdes më i madh.
 
+15. Nëna Tereze është sot Dielli i Shqiptarizmit dhe i Krishterimit
Nga gjithë ky univers i pa fund, ndër shekuj kanë lindur persona të cilët i dhanë një drejtim të ri tërësisë së këtij universi, dhe po të kemi parasysh ketë fakt mund të konstatojmë se edhe ndër ne shqiptarët kanë lindur shumë persona, shumë emra të njohur duke filluar që nga Budi, Bogdani, Niketë Remisiniana, Jan Kukuzeli, Kolë Dursaku, Filip Pjetër Drishti, Progon Burizani, Xanet Augustini, Andrea Aleksi, Papa Klementi dhe shumë shkencëtar, artistë, filozof dhe burra shteti sikur që ishte Kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri te ditët tona që nga Fishta, Noli, Pogradeci, Çabej, Kadare, At Anton Harapi, Martin Gjoka, kardinali Mikel Koliqi, Prenk Jakova, Lorenc Antoni Çesk Zadeja dhe shumë e shumë të tjerë të cilët me veprimtarinë e tyre krijuan një imazh të ri për popullin tonë.
________________________________________________
Mirëpo, personaliteti që krijoi një institucion më vete pa dyshim është madhja shenjtorja Nëna Tereza për të cilën nga shkencëtarët dhe artistët tanë të gjitha lëmenjve u shkruan shumë vepra letrare, filozofike, muzikore dhe të gjinive tjera shkencore dhe artistike. Në pa mundësinë që të i cekëm të gjitha ato krijime për te në një punim si është ky, ne do të ndalemi në krijimtarinë muzikore të Doajeni të muzikës tonë Lorenc Antoni i cili ndër të parët nder ne filloi të kompozonte vepra me tematikë sakrale .
Lorenc Antonit, etnomuzikolog, folklorist, pedagog, dirigjent , organizator i jetës muzikor dhe kompozitor për nga vokacioni, është njëra ndër figurat më të njohura dhe më të shquara dhe me të drejtë konsiderohet gjerësisht si pionier dhe themelues i shkollës së parë muzikore i cili ka luajtur rol të madh në zhvillimin muzikës së shqiptarëve të Kosovës, duke zënë një vend meritor në Panteonin e kulturës gjithëkombëtare.
Po ashtu nëse me kujdes ndjekim veprimtarinë e tij të gjithë anshme dhe gjurmët jetësore të tij do të shohim se ky krijues, ky arsimtar i muzikës, ka qenë prijatar i krijimit të një spektri aktivitetesh për të cilat do të flasim më gjerësisht. Roli i madh i tij si pedagog, etnomuzikolog, kompozitor, dirigjent dhe organizator i jetës muzikore jetoi dhe veproi në një kohë tejet të vështirë kur populli i ynë përballej me çështje ekzistenciale si nga aspekti ekonomik dhe fizik.
Ai ka lënë gjurme të pa shlyera në jetën tonë muzikore si pjesë integrale e kulturës së gjithmbarshme shqiptare dhe mu për këto ai me dijen dhe krijimtarinë u shndërrua në një krijues dhe studiues të mirëfilltë duke sublimuar në veprat e veta aspektet e begatisë të folklorit muzikor shqiptarë në kontekstin artistik dhe estetik.
Pra, kjo shumësi e angazhimeve muzikore evolutive në fakt është një password protected i jetës dhe i krijimtarisë së muzikës artistike e që mjerisht deri tash nuk është studiuar dhe analizuar sa duhet kjo figurë poliedrike si protagonisti kryesor i zhvillimit të saj.
Lirisht mund të themi se nuk janë bërë as përpjekjet minimale dhe të duhura që nga shkuarja në amshim tash plotë 17 vjet së paku me një ese si procedim artistik të hedhet dritë jo vetëm në qasjen e krijimtarisë së tij , por edhe të flitet për rendësin, rimëkëmbjen dhe ndikimin e tij në zhvillimin e gjithmbarshëm muzikor në Kosovë.
Rrallë është shkruar për ketë prijatar , pos me rastin e ca përvjetorëve të tija edhe më pakë është folur kohëve të fundit për veprat e tija në prag të njëqind vjetorit të lindjes, në mënyrë që sa më mirë dhe sa më denjë ta shënojmë ketë përvjetor të rëndësishëm për kulturën muzikore e veçmas për kulturën tonë në përgjithësitë, e krahas kësaj të studiohet opusi i tij në bazë të kritereve muzikologjie duke qitë në dritë imazhin e krijimtarisë së tij si subjekt artistik me vlera të pa kontestueshme bazuar jo vetëm në dijen e tij muzikore, por edhe në fluksin e krijimtarisë në një paraqitje sa më autentike, origjinale si vlera ekspresive, jo vetëm për të rinjohur nga këndvështrimi i sotëm , por edhe për të i rikonstruktuar mendimet dhe vlerësimet për ketë krijues të vyer prej ca muzikologëve të cilët me aq trivialitet e emërtojnë si autodidakt, duke mos u bazuar në vlerat e veprave të tija, por në shkollimin jo edekuat profesional, edhe pse muzika e tij e bazuar në të shumtën e rasteve mbi gamen e muzikës popullore shqiptare si tërësi dhe si shumësi na imponohet si larushi universale në universin tonë muzikor kombëtar.
Nuk më habisin gazetarët e shumtë që shkruajnë për te duke emërtuar si autodidakt, por më habisin muzikologët dhe etnomuzikologët tanë që po ashtu shkruajnë duke e ditur fortë mirë se ky emërtim në literaturën e vendeve të Evropës nuk praktikohet për asnjë krijues i nivelit siç është Lorenc Antoni, si me krijimtari po ashtu edhe angazhime të shumta. Ai krijimtarinë e tij të gjithmbarshme e ndërton në subjektet dhe motivet të perlave të muzikës popullore, duke e sublimuar atë në tërësinë e melodisë dhe ritmit të saj, duke aspiruar atë si shprehje artistike , njëkohësisht duke zbuluar në gjuhën e saj idiome të pa hulumtuara dhe të pa prekura sa duhet me të cilat vepra ndërlidhët aktualisht me rrjedhat e muzikës artistike të kohës , por duke spikatur vlerat e saja, vlerat e universialitetit, njëkohësisht edhe diversialitetin e muzikës së moderuara klasike si shprehje, shkarkim i ndjesive kompleksive duke pranuar sintagmën e konsepsionit artistik dhe estetik.
Ai përmes muzikës autoktone shqiptare sensibilizon figurshëm rrjedhshmërinë tingëllore bazuar në parametrat artistike dhe estetike, dhe kështu krijon universin e tij tingëllor të si botë reale dhe e moderuar larg abstraksionizmit dhe me sukses ndërlidhet me transformime narrative si shpalosje e elementeve artistike, estetike dhe metafizike.
Edhe pse gjatë dëgjimit dhe ekzekutimit të veprave të tija si nxënës i shkollës së mesme më janë dok si të habitshme , si ngjizje e ideve dhe koherente , ato më qonin me rrëfimet e saja dhe flitnin në atë kohë drejt një universi të pa njohur sa duhet për kah vokacioni dhe kështu muzika e tij më krijonte kënaqësi, përjetim që u bë më vonë monument, forcë për një fillim të mbar të zhvillimit të artit muzikor ku si bazë kishte në tërësinë e saj kishte muzikën e bukur shqipe.
Në hapësirën gjithë shqiptare është krijuar një ndër komunikim pa ndjeshmëri, pa sens dhe ngrehin zërin e kritikës si shprehje vulgative duke shkruar për krijuesit e sotëm e duke lënë mënjanë krijuesit e hershëm, duke mos i përfillur krimet e tyre që kanë shërbye si bazë për krijimet e më vonshme të autorëve të rij , për të cilët shkruhet me pompë, megalomani, servilizëm dhe pse jo edhe nihilizëm si vepra të mëdha në të cilat përjetohen si vlera të dinjitoze, po thuaj në të gjitha fushat e krijimtarisë artistike , kurse janë lënë ca krijues që të parët filluan të krijojnë në këto lëmi artistike.
Edhe Lorenc Antoni, kompozitor , etnomuzikolog, folklorist, pedagog, dirigjent dhe organizator i jetës muzikore , hyn në ato shkrime jo të sinqerta për veprën e tij dhe shikohen dhe përsiatën me njëfarë nënvlerësimi , edhe pse jo vetëm që ka arritur të krijoj individualitetin e vet krijues , por i cili ka dhënë ndihmesë të çmuara në kulturën dhe në muzikën shqiptare, veçanërisht në Kosovë, dhe po që së ndjekim veprimtarisë e gjithë anshëm dhe gjurmët jetësorë të tij do të shohim se ky krijues , ky arsimtar i muzikës, ka qenë prijatar i krijimit të një spektri aktivitetesh për të cilat do të flasim më gjerësisht dhe me të drejtë mund të pohojmë se është lërë nën hijen e shumë krijuesve.
I takon një familjeje qytetare të Shkupit e cila tradicionalisht e ka kultivuar muzikën në përgjithësi, kurse muzika popullore ka qenë veçanti dalluese e prindërve të tij e sidomos e të babait të tij i cili jo vetëm që ka qenë këngëtar i mirë, por ka qenë edhe instrumentist i dalluar në klarinetë që bënte pjesë si anëtar në orkestrën e amatore të atëhershme me emërtimin , , Zana i maleve, , . Pra, muzika në familjen Antoni ishte e përditshme, e përmuajshme e çdo vjetshme e kjo ishte edhe sinjifikative se edhe i vogëli Lorenc ose si e quanin nga dashuria Lank se do të vazhdoi rrugën e të babait, por me një mision krejt të tjetër, jo të bëj ahengje, jo ti i argëtoj në dasma dhe festa që ishin tradicionale por të krijoj, reformoj,
një zhanër të ri të muzikës për botën tonë shqiptare dhe të krijoj veprat e para të muzikës klasike, muzikë e cila do ta përcjell tërë jetën e tij, botën e ti të madhe plotë ngjarje, kujtime, zhgënjime por edhe gëzime dhe suksese, pra e tëra ishte në vazhdimësi e një jete plotë aktivitete.
 
 
Ky doajen i muzikës tonë, krijues dhe pedagog i shquar , pionier i muzikës shqiptare në Kosovë edhe pse pa shkollime të larta muzikore krijoj vepra të shumta në të cilat vepra do të shëmbëllejnë me ide dhe prirje ku evidentonte rëndësinë e frymës së melosit aq të begatshëm të muzikës sonë shqipe. Gërshetimet, përpunimet, citimet e motiveve, të këngëve të tëra në veprat e tija nuk ishin vetëm një shpalosje e momenteve më të bukura të këngës që posedonte kënga e jonë e bukur shqipe, por edhe me shumë sukses trajtonte në to tërësinë e tyre organike jo si iluzionizim i jetës por me një predispozitë ndjeshmërie më të madhe si realitet që ndjejmë në strukturën e melodikes, ritmit dhe gamës së gjerë të saj.
Së këndejmi krijimet e tija muzikore më endje dëgjohen edhe tani. Ky veprimtar, krijues ka qenë një personalitet i respektuat nga të gjithë, i devotshëm si personalitet që ka luajtur një rol me rëndësi në zhvillimin e mëtutjeshëm të pedagogjisë dhe krijimtarisë muzikore. Ka krijuar muzikë ndjenjash të holla të cilat nga pena dhe imagjinata e tij kanë rrjedhur në mënyrë kontinuele duke krijuar shumë vepra në fillim kryesisht korale që i përkasin shumë gjinive siç theksuam edhe më parë, përpunime këngësh popullore, këngë korale, kantata, vepra për solist, kor dhe orkestër, të cilat janë luajtur në lloj manifestimesh dhe aktivitetesh të shumta muzikore në Kosovë dhe jashtë saj të cilat disa prej tyre janë nderuar edhe me çmime të shumta .
Qysh në rinin e hershme, pra në ketë periudhë u mor edhe me mbledhjen dhe shënimin e këngëve popullore shqipe, në Shkup, pastaj zgjeroi veprimtarinë e tij të tillë në mbledhjen e këngëve popullore shqiptare të viseve duke filluar që nga Kosova, Mali i zi , Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, ku jetonin dhe jetojnë shqiptarët. Tuboi shumë këngë popullore të cilat i botoi në shatë blej me titull Folkori muzikor shqiptarë, kështu që karriera e tij jo vetëm që edhe fillon me muzikën popullore shumë cilësore duke promovuar kryesisht veprat e tija të parë të bazuar në to, por a njihet si i pari studiues i etnomuzikologjisë në Kosovë. kurse aktiviteti pedagogjik i tij nis si thamë si arsimtarë muzikë e deri në krijimin e shkollës së parë muzikore në Prizren si drejtor i parë i saj ai është e formues i saj.
Muzika korale që ishte krijimtaria kryesore e Lorenc Antonit si shprehje artistike si vetë dije e bazuar në tradicionalen na vijnë në atë kohë pa kohë si ndjeshmëri e observimeve të shkruara në përvijim të kohës pak absurde, sepse , çdo fillim konsiderohet si e pa mundur për të realizuar projekte të menduara mirë për një zhvillim më të hovshëm dhe më të bollshëm muzikor. Si krijues , si intelektual si njeri , me një diskurs strategjik në realizimin e qëllimeve profesionale , ku refleksionet shumëdimensionale mund përshkruhen edhe si fantazi e pa realizuar nga se intelektuali gjithnjë has në atë kohë me injorancën dhe injorantët që e rrethonin dhe në çdo moment pengonin në realizimin e qëllimeve fisnike të tija edhe pse preferonte me ketë art të bukur humanizmin e vërtetë njerëzor.
Në fillimet e viteve të 46 në rrafshin kulturor dhe arsimor në Kosovë situata ishte tejet e rënd dhe nuk do ta teproja nëse them vetëdija e njerëzve tanë sa i përket asokohe muzikës ishte ma tepër injoruese dhe denigruese jo vetëm pse menjëherë pas lufte dukeshin prirjet e hakmarrjeve ndaj , , armiqve të popullit, , dhe çdo tentim i krijimit të një atmosfere kulturore karakterizohej me një amorfitet që ishte transparente në çdo mbledhje të , , Frontit Popullor, , duke i dhënë karakter armiqësor. Kështu në ketë atmosferë ishte vërtetë vështirë të punohet e aq më pak të krijohen kushte për një atmosferë njerëzore, artistike dhe humaniste. Është e vërtetë se kësaj i kanë ndihmuar edhe forcat regresive të asaj kohe të cilët ketë lloj muzike e shihnin si dyshim, frikë dhe mosbesim ndaj këtij artit të bukur. Me gjithë pengesave të shumta në të cilën ka hasur ky krijues dhe eruditë ai organizoj një jetë modeste muzikore dhe mu në atë kohë shkroi edhe kompozimet pak më serioze se ato të kohës rinore që ishin të shumtën me karakter lirik të pasur me një synim dhe shprehje të qartë në drejtim të përfshirjes sa më të madhe të melosit shqiptar dhe ndër këngët e para që harmonizoi ishin , , Na ka dalë nusja e mirë, , Ani mori nuse, , , Ani moj Hatixhe, , Kur më del në derë, , Çka po të lypka balli moj , , dhe shumë të tjera, të cilat po të shikohen me syrin e një kritiku, muzikologu do të vërejmë se pasqyrojnë realitetin e vlerave si realizime modeste të shprehura me ndjenja dhe emocione krijuese , kurse prezenca e vlerave artistike në masë të madh arsyeton pozitivisht krijimtarinë muzikore të këtij autori. Këto krijime në formë të stilizimeve, përpunimeve, harmonizimeve si shprehje pragmatike si të arritura pa pretendime që ato të jenë të vështira për koret amatore, edhe pse këtë më mirë mund të i shikojë vetë autori, sepse brenda këtyre këngëve mund të hasim edhe në aso zgjidhje si nga aspekti melodikë, ritmik dhe harmonik i cili i tejkalon konceptetet e krijimeve amatoreske, por krijime të rëndësishme që e begatojnë krijimtarinë e muzikës korale ndër ne.
 
Mirë po kësi here do të ndalemi në dy këngë kushtuar të madhes Nëna Tereza, ”Lamtumirë” në tekstin e Gonxhe Bojaxhiu alias Nëna Tereza, dhe “Nena përvujtnie” në tekstin e Arben Komanit si dhekëngë e parë”Në breg të liqenit”sipas poezisë së Hil Mosit, kompozuar enkas për një akademi organizuar me 25, mars 1928 për qellime humanitare për të varfër të kënduar nga Ganxhe dhe Age Bojaxhiu, por para se të bëjmë ketë vështrim të krijimtarisë së Lorenc Antonit kushtuar kësaj hyjneshe do të flasim për madhështinë dhe punën e kësaj Nënë të madhe shqiptare.
Etimologjia e fjalës “FRYMËZIM” apo inspirim rrjedh nga fjala latine inspiratio, kjo fjalë magjike, shpesh e përdorur nga krijuesit e të gjitha lëmenjve të artit dhe shkencës, dhe që aktualizon e nxjerr në pah shumë gjëra të lidhura me shumë ngjarje edhe të ditëve tona. Pra, këta krijues me dhuntinë e tyre nuk inspirohen shpesh, ata inspirohen vetëm në momente të caktuara nga ngjarje apo njerëz të caktuar, në figurat madhore që kanë vlerën kulturore, historike të personaliteteve të mëdha që janë simbol i rezistencës kombëtare por edhe për ata që Shën Pali thotë :
“Sa të bukur janë hapat e atyre që sjellin të mira”.
Kështu, figura më ndritshme e shekullit të kaluar, por edhe e këtij shekulli pa dyshim është Nëna jonë e madhe , Nëna Tereza e gjithë e pranishme si dashuria e Zotit, si kujdesi i Atit e cila e shtriu dorën të mbështjellë me rruzare të Zojës-Pajtores sonë shekullore dhe u shkri në vetë Zemrën e Krishtit e të Zojës së Bekuar.
Mirësitë e saj s mund të përshkruhen me fjalë e as me vepra, sepse ajo nuk është vetëm Misionare e dashurisë, por ajo e krijon ngrohtësinë e dashurisë, ngushëllon të pikëlluarit, e jep forcën dhe shpresën të përvujtuarve siç thotë në një shkrim biografi i saj më i njohuri dhe më i rëndësishmi Dr. Don Lush Gjergji. . . . . përmes tij dhe shumë shkrimeve të tij për Nënën Terezën , ka sjellë shumë informata dhe informacione pa thur elozhe dhe në atë mënyrë ka bërë shumë dobi jo vetëm për jetën dhe veprimtarinë e kësaj figure madhështore dhe të ndritshme, por i dha mundësi opinionit botëror të njoh veprën e madhe dhe të përjetshme të motrës apo Nënës sonë, siç njihet sot “Nëna e Bekuar e Kalkutës”.
Përveç krijuesve të letërsisë, artit pamor dhe atij të filmit, edhe krijuesit muzikorë pra kompozitorët kanë dhënë kontributin e tyre modest me vepra qofshin ato të muzikës popullore, të lehtë dhe serioze,
Të shumtë janë ata pa dallim feje apo kombësie qëi kënduan kësaj Hyjneshe të rrënjës sonë e cila me moton e saj “Për të kuptuar të vorfnin duhet me provue në lëkurën tënde”, u ngrit lart, jo vetëm në këtë botë duke i marrë të gjitha meritat që sjell kjo botë, prej personit që u lauruar me qytetar nderi, Dr. Nderi, Shpërblimi Nobel dhe shumë të tjera, por edhe në amshim ajo shendohet në shenjtore për meritat e saja të duke i shëruar shpirtërisht shumë të varfër, i ka kthyer në jetë shumë të dëshpruar.
Ne, kjo na shtom krenarinë pasi Nëna Tereza është motra e jonë, Nëna e të gjithëve.
Shkrimin time po e filloj me thënien e profesorit tim, pishtarit të artit muzikor në Kosovë i cili para më se 50 viteve në Prizren, e cila sot mban me nder emrin e tij na thoshte: “ Do të shini dhe do të dëgjoni për një grua që përmes saj do të na njoh bota e mbarë”.
Ne ishim nxënës me hallet tona të mësimit dhe të skamjes dhe nu ia venim veshin, mirëpo ajo shpejt u bë realite. Pra, edhe kompozitorët tanë dhe të huaj dhanë kontributin e tyre të madh dhe kompozuan vepra të inspiruara nga kjo shëmbëlltyrë e që shumë shkencëtarë dhe personalitet të shquara kanë thënë dhe do të thonë fjalë që janë atributet e saja.
Kështu po e citoj prej shumë thënieve fjalët atë të profesorit Pjeter Gabranit i cili thotë:” Nëna Tereza është sot Dielli i Shqiptarizmit dhe i Krishterimit, i dashurisë.
Pas Skënderbeut ajo është lulja me e bukur e trevave shqiptare”.
Kompozitoret shqiptar e te gjitha trevave kompozuan shume vepra te muzikës klasike siç janë:Lorenc Antoni, Vinçenc Gjini, Akil Koci, Zeqirja Ballata, Rrauf Dhomi, Gjon Gjevelekaj, Gjergj Kaçinari, Bernardina Mjeda dhe te tjerët si dhe shumë kompozitorë nga Shqipëria, Arbreshët e Italisë, Maqedonia dhe vendet e tjera.
Si thamë më lartë kësi here do te flasim për tri këngët e kompozitorit Lorenc Antonit duke i analizuar shkurt këto këngët.
Pra, ai është krijuesi i parë që kompozoi një këngë “ Në breg të liqenit”, si nxënës i gjimnazit të Shkupit sipas tekstit të Hil Mosit që u kënduar nga motrat Gonxhe alias Nëna Tereza dhe Age Bojaxhiu me 25 mars të vitit 1928 në një akademi organizuar për qëllime bamirëse dhe humanitare pikërisht për të varfër.
Kjo këngë për dy zëra e kompozuar prej një djaloshi ishte edhe kompozimi i tij i parë, nuk është ndonjë këngë me vlera të larta artistike por shënon fillimin e një krijimtarie të një djaloshi i cili na prezantohet si kompozitor i talentuar. Kënga për dy zëra me lëvizje të zërave qe kumbojnë pastër me një tingëllim të çiltërt të themi hyjnor, strofike e shkruar për Sopran dhe Alt dhe hyn në kategorinë e këngëve sa i përket formës dy pjesore.
Kompozimi tjetër në tekstin e vetë Nënës Tereza “Lamtumirë”, me rastin e shkuarjes me 09. 12. 1928 gjatë udhëtimit për Indi, është kompozuar shumë më serioze dhe interesante në katër zëra, sopran, alt, tenor dhe bas dhe ka një formë A, B, A që do të thotë tri pjesore. Teksti fillon kështu:
Po le shtëpinë zemër fanar
Vendlindje e fare fis
Po vet në Bengalin
Dergjet vrarë
Atje ne të largëtin Vis.
Refreni:
Nënë e dashur lamtumirë
Ju la shëndet o miqt e mijë
Me djeg o një fuqi e dëlirë
Drejt të përflakurës Indi.
Pra, kjo poezi e Nënës Tereza e inspiroi Lorenc Antonin që ta bëjë një kompozim të muzikës korale i cili nuk ka përjetuar ende ekzekutimin e parë, dhe as vetë nuk jam në gjendje ta shpjegoj pse, por të paktën është botuar në Librin e Dr. Lush Gjergjit “Lule për Nënën.
Persa i përket anës tekstuale është mjaft e gjatë e cila shpreh tërë atë gëzim dhe shpresë që të qëndrojë në misionin që e ka zgjedhur dhe në atë poezi ajo shprehet kështu:
Pranoje , këtë flijim o Zot
Dëshmi e përbetimit,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që nderin do ta madhëroj!
Si shpërblim, te lus o Hir,
O Ati i ynë plotë mirësi
Te me japish vetë atë shpirt
At shpirt që –veç ti e di.
Sa i përket anës muzikore them se është tri pjesore dhe ne këtë vepër hasim në një harmoni të plotë mes tekstit dhe muzikës anon kah transformimi artistik, kurse strofat e saja nuk janë të punuara në mënyrë të ndryshme por përsëritëse me të njëjtën muzikë në të gjitha nënte strofat.
Pra, kemi të bëjmë me një kompozim të i inspiruar me një tekst të vet Nënës Tereze ku Antoni zbulon jo vetëm me koncizitet aspektin shprehës, por edhe atë formal koncizitetin tingëllor të ndërtuar në motivet e melosit tone, edhe pse pa cituar asnjë temë ndihet fryma e saj që paraqet një shtjellim të veçantë muzikor bazuar në invencionin dhe imagjinatën e tij dhe kështu me sukses e përfundon këtë këngë për korin mikst.
Kënga e tret që titullohet Nëna e përvujtnisë, dallohet nga dy këngët e para, sepse nuk është kompozuar si ato të parat, por për zë dhe piano që paraqet një risi, sepse me mjete thjesht artistike konstrukton një kompozim edhe pse është kompozuar ne suazat e muzikës romantike është një kompozim me vlerë
e suksesësshme duke rivendos një unitet në mes të zërit dhe pianos i cili nuk është spontan, por kërkon përmes tekstit të Arben Komonit kuptimin dhe zbërthimin objektiv të domethënies tekstuale, edhe pse ka vetëm dy strofa paraqet një realizim te mirë për të cilën Antoni përmes muzikës kërkon spiralen gjenetike si porosi universale me vlera te qëndrueshme tingëllore qe pa ndonjë narracion te caktuar i përmbahet kriterit te interpretimit artistik.
Edhe pse ndër këngët e para te tija për zë dhe piano, Antoni na sjell një kompozim që ka vlerën artistike kurse teksti fillon kështu:
Nëna e jonë Tereze,
Nëna e botës , mbar,
Sheron të smuer
Gurin e kthen në arë.
Nëna e jonë Tereze,
Gjithmonë zemër butë,
I ngjan Jezu Krishtit
Me zemër të përvujt.
 
 
 
 
Shqyrtim i i këtyre këngëve brenda kufijve të estetikës nuk mbartin dhe nuk kanë ndonjë peshë të madhe artistike, por janë kompozuar me një ndjenjë të veçantë, si monolog i brendshëm krijues, me shumë dashuri për një ikonë emblematike, humaniste të madhe, hyjneshë shqiptare, pa metafora, edhe pse Aristoteli thotë se ajo është mbretëreshë e figurave, mirëpo, ajo paraqet në vete një metaforë si figurë e shquar e cila ligjëronte dashuri nëpër botë dhe u bë kult i dashurisë së përbotshme dhe i mileut tonë artistike.
 
 
-16. Muzika orkestrale,
 
Në krijimtarinë e Lorenc Antoni shquhen si pjesë e krijimtarisë së përgjithshme muzika orkestrale që zë vend të merituar jo vetëm në opusin e tij krijues, por edhe atë mbar krijimtarinë shqiptarë të kompozuara me një imagjinatë dhe potencë asociative si kombinatorikë përfekte tingëllore duke radhitur me ndjesi të madhe motivet e perlave të muzikës sonë popullore.
 
Ne në këtë libër do të ndalemi veç e veç në këto vepra orkestrale të cilat edhe pse nuk i kam partiturat me dashamirësinë e kompozitorit dhe dirigjentit Baki Jasharit si redaktor muzike në Radio Kosovë mi ka incizuar dhe në bazë të tyre do të bëjë analiza estetike dhe artistike pa hy sa duhet në aspektet muzikologjie. Pra, kemi të bëjmë me këto vepra Në Prizrenin e vjetër, Valle shqiptare nr. 1, Valle shqiptare nr. 3, Rapsoditë shqiptare nr. 1, Rapsodija shqiptare nr. 2, Rapsodia
shqiptare nr, 3, Rapsodia shqiptare nr. 5 Valle barijsh dhe Malësorja.
 
+17. Në Prizrenin e vjetër
Për orkestër simfonike
Të kuptuarit edhe të shijuarit e muzikës konsiderohet si pjesë e kulturës së përgjithshme muzikore thonë estetët dhe filozofet, sepse ajo e ndërron njeriun nga se komponenta kryesore e saj është që ta fisnikëron e që paraqet brendësinë e saj si sinteze e ideve jo vetëm të kuptuarit por edhe ndjesitë e tija si shtegtime, vegime dhe imagjinatë duke lënë gjurmë të madhe jo vetëm në shpirtin krijues të e tij, por edhe të receptuesit si poetikë muzikore me të gjitha primesat e saja. Kur kemi të bëjmë me tërë krijimtarinë e tij e theksojmë se ajo është e shumanshme siç e kemi theksuar sepse me Lorenc Antonin filloi të hedhen e hapat e parë në muzikën klasike orkestrale edhe pse ato paraqitnin vepra të para të tija , por në te ndihej fryma e melosit tonë thurur me një mjeshtri dhe me një sens si një përpjekje modeste të këtij autori e vogël por e rëndësishme për jo vetëm shprehjen e tij muzikore, por edhe për atë të kulturës sepse krijoheshin për të parën herë veprat e këtij lloji në trevat tona prej një autori shqiptar. Gjatë një kariere krijuese gjysmëshekullore Lorenci me devotshmëri punoi ato vepra me dijeni dhe kulturë që e kishte duke na dhënë pjesë si dhunti dhe pjesë e jetës së tij krijuese, që pos veprave vokale këto vepra orkestrale paraqesin krijime për orkestra të orkestres së Mandolinatave dhe orkestrës simfonike varësisht prej karakterit të dhe formës së tyre. Veprat e shumta si janë Një suitë 11 valle orkestrale 5 Rapsodi janë dëshmi e një punë të pandërprerë edhe pse gjithkund dhe gjithnjë ndihet fryma e muzikës popullore me ballafaqime duke cituar herë edhe duke përdorë variacionet e atyre temave që krijojnë një univers të këndshëm muzikor si projeksione ideale të etnitetit tonë shqiptarë si vetëdije specifike si bazë e dialogut dhe monologut të instrumenteve përkatëse. Si vepër të parë do ta shqyrtojmë veprën instrumentale “Në Prizrenin e vjetër” e kompozuar me 1959 e që paraqet një kompozim të suksesshëm me tema popullore që për degëzohen në instrumente të ndryshme, kurse temën kryesore e fillon klarineti kurse përcjellja me instrumentet harkore në pizzicato
përcjellin këtë instrument , paraqitja e obos me temën B vjen si freski që do të përpunohet në tërë orkestrën e që nuk na habitë me ndonjë fantastikë dhe imagjinatë artistike, por vazhdon ngadalë dhe qetë duke e përcjell temën kryesore në llojet e instrumenteve edhe pse klarineti dhe flauta dominojnë si trajtë artistike duke e thure lindjen melodike si ligjërime të figurshme dhe mbaron me tërë orkestrën duke e përsëritur temën fillestare me nuancime të ngjashme por pa humbur ndjenjën dhe mbaron me një tempo të ngadalshëm si bukuri dhe si komunikim që kapërthen detajet si rrëfime muzikore në strukturën e motivit fillestar. Fryma arkaike e melodive të bazuara në shkallë[n orientale sikur na sjellin në njëtëkaluare tëidhet të okupimit 500 si rrëfim simbolik por edhe si ekstatik të bukurisësëkëtij qyteti legjendar. Gjithsesi duhet të vejmë në pah se orkestra e cila e ka ekzekutuar ka marrë një obligim si ngarkesë semantike jo vetëm të melodisë, ritmit por edhe lëvizjeve të zërave-tingujve që krijojnë një harmoni të bukur edhe pse nuk duhet të na habis një trajtim serioze jo vetëm i temave, por edhe e kombinimeve të instrumenteve të qëlluara që paraqesin tërësinë kompozicionale të veprës. Edhe sot kjo vepër dëgjohet me endje sidomos kur merret si ilustrim për peizazhe dhe paraqitje të vlerave tona kulturore që me shije dhe masë përdorët nga ilustruesit e emisioneve televizive. Pa dyshim se duhet të themi se koha kur është kompozuar ka mbi pesëdhjete vite (1959) dhe nuk mund të krahasohet me realizimet e kompozitorëve të vendeve me një traditë më të madhe muzikore, me gjithë atë kemi të bëjmë me një kompozim që shkurt thënë kërkon dhe hulumton zgjedhje adekuate që shpërfaqet si nga melodia, ritmi dhe harmonia si një poetikë e bukur muzikore.
Ky kompozim sikur na paraqet me devotshmëri ato pamje të bukura të Pizrenit të vjetër përplotë vrojtime intuitive të një qyteti mesjetar si ikonoklazmë që paraqet bukurin prallore edhepse aty këtu hasim tinguj dhe ngjyra të reja në muzikën e kësaj vepre për atë kohë.
Sikundër vërejmë në etapat e mëvonshme Antoni sikur e begaton gjuhen e tij muzikore edhepse pa traditë ose lirishtëmund të themi me një traditë të varfër por plotë reflektime tingëllore që ndihen në pjesët e motiveve dhe të temave që ai i trajton për bukuri dhe kështu krijon me sukses kozmogjenezën e tij muzikore si trajta
të përeceptimeve krijuese me një imagjinatë tëbukur dhe dinjoitoze. Edhe pse ndër veprat e para ky kompozim paraqet
një krijim të bukur ku përshkohet e tërë mjeshtrija orkestruese dhe renditja e logjikshme e temave muzikore. Edhe pse bëmë një vështrim të cekët smund të mos përmendim tabllot e një fryme origjinale dhe s mund të anashkalojmë fuqinë tërheqëse të veçorive dalluese melodike, ritmike, harmonike dhe arkitektonik të qartë si loti. Ketë vepër e ka ekzekutuar Orketra e Radio Prishtinës me mjaft sukses.
 
 
17.VALLE SHQIPTARE NR. 1
për orkstër simfonik
 
Ky kompozim hyn në radhen e kompozime instrumentale e ekzekutuar nga orkestra simfonike e Radio Prishtinës me dirigjent Bajar Berisha.
Është interesant të themi për ketë vepër se ajo paraqet një poetikë muzikore të thurur me disa tema dhe melodi të këndshme që paraqesin thelbin , sepse gjurmon në ato melodi nivelin metafizik duke e trajtuar si ligjërim konceptual duke krijuar një ndjesi të mrekullueshme, kurse paraqitja e temave, melodisë na përkujton në ato punime filigranike ku forma e tyre është përceptuar me një imagjinatë të bukur herë herë duke theksuar primes të instrumenteve atë larushi melodike
dhe herë ato ritme të bukura që janë karakteristikë për melosin tone.
dhe që paraqesin vërtetë një të transformim me tingëllim universale që shquhet qartazi melodia , ritmi dhe një orkestrim bazuar jo vetëm në parimet orkestrale por edhe ato estetike dhe artistike. Lorenc Antoni me ketë vepër sikur do ta na përkujton ato valle të bukura të grave qëjanëluajtuar anë e këndë qyteteve dhe gtëfshatrave gtona me njëelëegancë dhe më njëpërpikni gracoze me tëcilat valle kanë paraqitur artin e tyre të bukur vallzzues. Po ta analizojmë aspektinm e trajtimit orkestral do gtë vërejmë se Lorenc Antoni duke u bazuar në dijeni e tij për përfortmanca orkestrale është munduar ta trajtoj orkestrën si një trup të vetëm duke pasur si substancë motivet e muzikës popullore dhe duke i dhënë dimensionet e caktuara në intsarumentet harkore që e bëjnë atë kompozim mëtërheqës . Duhet të theksojmë se dirigjenti Bajar Berisha me një profesionalizëm ka ditë ta bëjë balansimin tingëllor për, mbrenda ibnstrumenteve harkore dhe kështu tëna sjelli nmjëkompozim vërtetëtë bukur edhe pse të vetëdishëm se në atë kompozim mund të hasim edhe në zgjedhje virtuale që shpesh kontrtastojnë dhe nuk shkojnë me normat e të trajtuarit instrumental. Lidhshmëria dhe raportet mes veti sikur na bëjnlëme dije se autori ndofta me qëllim i bënë këto si implikime për gtëna sjellur nënjlë atmosfer vërtetë rapsodike, por gjithsesi duhet tëpohojmë se edhe në k[ëtë kompozim kemnjë freski tingëllore si shprehje artistike që buroin nga indi i tij krijues.
 
 
18.Valle shqiptare Nr. 3
për orkestër simfonike
 
Kur dëgjojmë veprat e Lorenc Antoni ndjejmë një kënaqësi sublime, jo pse ato janë përfekte si nga aspekti i formës, melodisë, ritmit, harmonisë si dhe elementeve të tjera përcjellëse , por vërejmë një përçasje të imazhit muzikor, atë liri në të krijuarit dhe nuk është rob i formës skolastike të tej kaluar muzikore duke kërkuar nga “aparatçikët”muzikor përkryerjen e formës të cilët si dukët ende nuk e kanë të qartë se forma mund të jetë pengesë për të shprehur imagjinatën krijuese dhe së fundi arti i shekullit të kaluar dhe ky që jemi në te moti i ka flakur të kërkuarit e formave muzikore siç kanë qenë në periudhat e kaluara. Rrjedhojat krijuese anë e kënd botës kur është në pyetjen krijimtaria muzikore lejon lirin e plotë të krijuesit si për nga të shprehurit dhe për nga stili vetëm e vetëm që ato trajta të gjuhës muzikore të paraqiten si meditime personale që vijnë në shprehje në shërbim të një krijimtarie artistike me të gjitha trajtat dhe parametrat si realizimi i vizioneve artistike. Pra, idiomi muzikor me një shprehje funksionale e hasim në këtë kompozim e që nuk janë kontraste muzikore edhe pse ndoshta aspak s kemi të bëjmë me veprimet krijuese kompozicionale të reja, por kemi të bëjmë me një vizion të qartë të prezantimit dhe të paraqitjes së temave të përpunuara aq mirë dhe me mjeshtri të folklorit tonë muzikor. Tema e prezantuara janë të freskëta mjaft funksionale në kërkim të zgjedhjeve si monolog , dialog dhe si luajtje e përbashkët e tërë orkestrës në kërkim të një rrëfimi konkret të universit muzikor si latentë dhe metaforë e përqasjeve estetike. Është interesant të theksojmë se kemi fillim e ngadalshme në pizzicato në harkore me një temë të bukur në flautë, pastaj klarineti si përgjigje na sjellin violinat për të ia bashkuar i tërë orkestri. Violinat na sjellin një temë po ashtu të bukur në kërkim të shtigjeve që përfton një shtresë më të hapur të melodisë dhe na vjen në tërësi si gamë e gjerë e refleksionit artistik me variantët e modifikuara me një lamento dhe për ta përfunduar në tutti siç kemi në shembujt e shumtë të mbarimeve në forte fortisimo me tërë orkestrën si rezonancë përfundimtare me një strukturë brilante. Çka e karakterizon ketë vepër pos tjerave që i përmendëm edhe fillet objektive dhe subjektive të bukurisë që përceptohen për mrekulli në kontekstin e gjërë si dialogë në mes veti duke hjedh dritë mbi tërë atë bukuri tingëllore të folklorit tonë muzikor si deshmi e fakteve që bazohen në njohurinë e madhe të autorit për këtë melos të begtshëm si procese që kushtëzohen në parimet e njohura artistke. Këtë vepër po ashtu e ka ekzekutuar Orkestra simfonike e Radio Prishtinës me dirigjentin Silviu Panteru.
 
 
 
19.Rapsodijan shqiptare nr. 1
për orkestër simfonike
 
Kjo vepër e kompozuar në vitin 1961, paraqet një kompozim të bukur në kuadrin e mundësive të tij sa imagjinative aq edhe krijuse, sepse si tham në analizat e veprave më të hershme ai pa dërpre hulumton në gjetjen e zgjidhjeve të reja në atë prertje kohore të largët 1961, kur me sukses bënë hapat e para duke harmonizuar dhe orkestruar këngë e v alle shqipe dhe duke kërkuar strukturën tingëllore morfologjike që në letërsi njihen si fonetik, fonologji e në muzikë kanë po ato çasje.
Po ta dëgjojmë këtë kompopzim me kuijdesë do të vërejmë se tema në fillim na paraqitet në Pizzicato , kurse tema kryesore në violina dhe kështu ai zhvillon motivin si një perpetum mobile që krijon një atmosferë të këndshme. Me qenë se nuk do të bëjmë analiza muzikologjike, sepse sikemi thënë mëparë nëmungesë tëpartiturave dotë ndalemui në ato primesa thjeshtë estetike dhe artistike. Rapsodija shqiptare nr. 1 sikur na përkujton në ato këngë rapsodike të këngëtarëve dhe lahutarëve që i luajnë me një përkushtim të gjithëmbarshëm edhe pse këtu Lorenc Antoni nuk na i sjell në ato verzione të reja, por na sjell këngë me melodi të pasura dhje plotë sens të bukura që paraqesin elementin qensor në trajtimin e tyre.
Nuk mund të hasim në harmoni të begatshme , sepse aurtori sikur me dashje i ik polifonisë tingëllore duke u friguar mos të ia humb elementin primar -melodinë, edhepse ndoshta kishte me qenë mirë sikur ajo të jetë më e dendur harmonikisht.
Kohëzgjatja e këtij kompozimi sikur ia humb vrullin atyre melodive të këndshme dhe kështu shpesh kalon edhe në një monotoni, por duke i ikur me sukses asaj ai na ofron ndrimin e shpesht të motivit, temave dhe frazave muzikore në instrumente të ndryshme. Sidoqoftë kemi të bëjmë me një kompozim të suksesëshëm që paraqet edhe njerin prej kompozimeve më të suksesëshme të tija. Kjo Rapsodi po ashtu edhe ajo nr. 2, 3 dhe 5 kanë këtë kohë zgjatje që bënë të mendojmë se forma e saj është të themi e qartë, kurse motivet, meloditë, këngët nuk janë edhe sa duhet të lidhura mes veti , por na vijnë si një renditje sublime për të prezantuar ato në formën e saj të qartë ritmike dhe melodike. Vërëjmë qartë se këtu kompozitori gjatë trajtimit të tyre ka për afërsishtë at trajtesë melodike, ritmike, harmonike duke mos e ngarkuar me akord jasht tonaliteve që mbajnë në vete këtë melodie. Dirigjenti Bahri Çela me sukses e ka përgaditur këtë kompozim.
 
 
20.Rapsodija shqiptare nr. 2
Për orkestër të Mandolinatave
 
Nëse shikojmë më për së afërmi do të shofim se struktura artistike e këtij kompozimi sikur dallon nga të tjerat jo nga forma , por nga instrumentet. Kështu kemi të bëjmë me orkestrën e Mandolinatave që lirisht mund të themi se paraqet një freski, sepse ansamble të tilla kemi pasur mjaft por skanë qenë aq të afta që të ekzekutojnë edhe vepra serioze siç është kjo, sepse ato orkestra kanë ekzistuar në Prizren, Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë.
Jam i mendimit që në këtë libër mos të i përfshijë veprat e tjera orkestrale po tu a lëmë muzikologëve të ardhëshëm të cilët me një kujdesë më të madh do të i analizojnë nga tëgjitha aspektet muzikore.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
17. NGA OPUSI I IM
- LORENC ANTONI
 
 
 
EMISION TELEVIZIV
 
Pjesëmarrës nëemision janë Alma Bejtullahu, Engjell Berisha, Shefqet Kazazi, Vera Gashi, Zeqirja Ballata, Vilma Antoni-Bejtullahu, Anton Çeta, Bahtir Sheholli, Rexho Mulliqi.
Lorenci,
Baba i im jo vetëm që ishte një këngëtar i mirë, por gjithashtu ishte një klarinetist i mire prandaj unë jo vetëm qe e kam trashëguar prej prindërve prirjen për muzike, por edhe në mesin e tyre në moshën më të re kam përjetuar gëzimet e para për muzikës, dhe kam shijuar edhe bukuritë jo vetëm të këngës popullore, por edhe të gjitha gjinive të tjera të krijimtarisë muzikore gojore të popullit tonë.
________________________________________________
Spikeri.
Lorenc Antoni shkollën fillore dhe atë mesme e mbaroi në Shkup, më vonë po në qytetin e lindjes ai kreu edhe Fakultetin filozofik.
 
Mirëpo, të mësuarit e artit muzikor për Lorenc Antonin nuk ishte edhe aq i lehtë . Ai nuk kishte mundësi të shkollohej për këtë zeje sublime prandaj mësoi privatisht duke ndjekur kurse e seminare nga lëndët e ndryshme muzikore.
Mesa,
. . . . kështu që në vitin 1927 mund të themi se formalisht Lorenci, gjyshi i im e krijoi kompozimin e tij të parë, që ishte një kompozim vokal “Në breg të liqerit”ketë komponim e interpretuan motrat Age dhe Gonxhe Bojaxhiu. Gonxhja siç e dini më vonë u be e njohur me emrin Nëna Tereze.
Ky komponim u interpretuar me rastin e dy koncerteve bamirës që organizoi kisha katolike shqiptare në Shkup, dhe si duket suksesi fillestar ishte një nxitje për gjyshin Lorenc që të vazhdoi dhe më tutje të kompozoi dhe siç e dini çdo që pasoj- u bë histori u bë pjesë e krijimtarisë muzikore shqiptare.
Spiker-Është vështirë të përmendet gjithë ai rrugëtim që bëri për njohjen dhe të mësuarit e këtij arti të bukur edhe të vështirë prej një autodidakti siç ishte Ai.
 
Nga Shkupi Lorenc Antoni me 1941 shkoi në Ferizaj, ndërkaq me 1944 ai vjen në qytetin e shumë sfidave historike e kombëtare në Prizrenin e bukur edhe të lashtë, në qytetin Muze. Duke u nisur nga kushtet dhe rrethanat në të cilat gjendej arti dhe kultura e popullit tonë, hapja e shkollës së muzikës në Prizren ishte një moment historik për kulturën muzikore. Më i merituari për këtë shkollë gjithsesi ishte Lorenc Antoni, sepse më iniciativen dhe angazhimin e tij të madhe 1948 u hap shkolla e ulët e muzikës e një vit më vonë pas edhe ajo e mesmja.
Lorenc Antoni kishte pasion e dashuri për artin muzikor, prandaj punoi jo vetëm si drejtor i shkollës, por edhe si pedagog i disa lëndëve, dirigjent i korit dhe etnomuzikolog.
Engjëll Berisha,
Si nxënës i gjeneratës së parë, kam ca kujtime kështu kishim më thënë akoma të freskëta rreth themelimit të shkollës. Posaçërisht rreth tubimit të nxënësve për shkollën e mesme. Nuk ka qenë lehtë në atë kohë të bëjsh propagand për një shkollë që nuk kishte kurrnjëfarë tradite edhe ne nxënësit e parë me shumë skeps e merrshin këtë gjë, nuk dinin se çfarë është ardhshmënia e jonë, çfarë është perspektiva e jonë. Pranaj duke i falënderuar Lorencit i cili bante një propagandë shumë të shëndosh në atë drejtim ai arriti të tuboi nja 15 nxënës në gjeneratën e parë në vjetin 1949-50.
Shefqeti.
Neve në Gjakovë e kemi pasur arsimtar të muzikës arsimtarin Nuri Sherifin i cili na patë zgjedh disa kandidatë e kjo ka qenë me siguri në marrëveshje ndërmjet drejtorit të shkollës në Prizren Lorenc Antonit. E Nuri sherifi na patë zgjedh mu, Ali Riza Rracin, Sefedin Lleshin dhe epatzë zgjedh Esat Rizvanollin.
Na grumbull jemi shku në Prizren atëherë ka qenë gjenerata e parë dhe gjenerata e dytë. Unë momentalisht e kam lënë klasën e tretë Normale e jam shku në klasën e parë në Prizren. Mandej Lorenci më patë avansue në gjysem vjetorin e dytë për klasën e parë të shkollës muzikës , nuk ishin shumë nxanës edhe e pata vazhdue me ate deri në maturë në vitin 1953.
Spikeri
Ai ishte një përques i denjë i dijës në disa gjenerata- të kësaj shkolle. Një numër i konsideruar i nxënësve jo vetëm që morën mësime në këtë shkollë , por ky institucion muzikor u bë vatër për përgatitjen e shkollimit për në Akademit muzikore.
Vera Gashi,
Në vitin e parë më kujtohet një inspektor erdh prej Jugosllavisë atëherë Josip Sllavenski kroat erdhi në vizitë dhe na e kishim koncertin me qato pak ushtrime që i kishim, kryesoren e banëm njëfarë programi edhe erdhi në orën e solfegjos te Lorenci tha –“kësi nxanësa nuk ka as në Jugosllavi”.
Shefqet Kazazi
Zotni Lorenci neve na ka dhënë mësim Solfegjo, mandej harmoni edhe teori.
Ka kërkue shumë prej nesh, ka kërkue që te jemi të pregatitur edhe nxansat të cilët janë paraqitur me pregatitje të duhur po i ka deshtë shumë, kurse këta të tjerët ka qenë shumë i rreptë ndaj tyre, natyrisht ju ka bërtitë, po, e nuk po them që i ka ofendu po ajo ka ndikue edhe në ta që të angazhohen më tepër.
Vera
Në orë prapë ka qenë ndoshta pak ma si pedagog, se sa jashta orës. Pse, na të gjithë kemi qenë shumë të talentuem, fakt edhe kemi këdnue është , mirëpo ai ashtë kënaqë me ne edhe por kur nuk e ka kërkue , por kur nuk e ka shpreh ate, mirëpo, me punën që ka ba me ne ajo orë ka qenë . . ?. . Po them gjatë orës atëherë si mos me kenë ai Lorenci të cilin jashtë ores e kemi ashtu, ai është mundue në çdo mënyrë edhe kemi hec shumë përpara.
Shefqeti
Neve si nxënës kemi prej të gjitha viseve në shkollën e muzikës në Prizren, natyrisht kemi pas mjaftë edhe vajza, po, të cilat janë përpjek që të dalin sa ma faqe bardhë në punën e tyre gjatë shkollimit.
Spikeri
Nga klaset e kësaj shkolle që i drejtoi Lorenc Antoni dolën emrat të njohur të artit muzikor. Gjeneratat e para ishin pishtar të përhapjes se dijes dhe të kulturës muzikore në të gjitha trojet shqipfolëse të ish Jugosllavisë, Nadire Vraniq, Engjëll Berisha, Maria Antoni, Shefeqt Kazazi, Mark Kaçinari, Nashide shporta , Zita Bashota, Matej Lumezi, pastaj Sevime Gjinali, Krist lekaj, Vinçenc Gjini, Esat Rizvanolli, Vera Mjeda. Akil Koci dhe të tjerët.
Lorenc Antoni kishte një karakter të fortë, ishte i rreptë, por brenda tij reflektonte dashuri dhe miqësi jo vetëm në familje por edhe tek nxënësit e shkollës. Çdo gjë jepte nga vetja, por dhe kërkonte nga të tjerët.
Shefqeti
Një nxanës ka qenë talent i madh, mirëpo punëtor shumë i dobët. Nuk mësonte edhe na asht drejtuar neve “shiqoni nxanesa si ky ashte dashte me qene ndoshta nxënësi ma i miri i kësaj shkolle, mirëpo, përveç talentit qe e ka nga natyra ky nuk punon kurgja. Nuk angazhohet e keshtu qe kete do ta largojë prej shkolles” edhe e pate larguar.
Vera
Lorenci, si Lorenci ka qenë i mjaft i ashpër mos te them por ndoshta i perpikt. Nuk ke guxue me mungu , se ke guxu me humb ore ato ashte dashte , po me duket se mka mbet edhe sot me ardhë gjithmonë para kohës edhe kur kam qenë në arsim e e jo mbas kohes tue i falenderue atij.
Edhepse e them ka qene mjaft i rreptë ndaj nesh edhe m doket se ai ka qene ai njeri kur ska buze qesh, ashtu ka qenë tipi tillë. Mirëpo në mënyren e vetë ai na ka dashtë.
Zeqirjaja,
Dhe si pedagog, gjeneratat pak ma të vjetra e din pak më mirë se sa unë,
K
ka qenë shumë pedant, shumë i kujdesshëm ndonjëherë edhe i ashpër, por gjithnjë në të mirë të nxënësve.
Vilma
Ai ishte një prind i dashur me gjithë qe ka qene autoritativ , por ka qenë shumë i dashur , më kujtohet gjithmonë kur kishte ndonjë punë të rëndësishme për të krijuar ai na mbledhte të gjithë afër tij te jemi edhe ai punonte aty si pengonte zhurma e jone fare se kishte qef të ishin ne me te gjithmonë .
Spikeri,
Lorenc Antoni me sukses udhëhoqi edhe korin e shkollës së muzikës atë te Shoqërisë kulturo artistike të “Agimit” si dhe orkestrën e qytetit të Prizrenit. Aty, ai luante në violonçel.
Zeqirja Ballata
Që atëherë me korin “Agimi”, Lorenc Antoni sado në mënyrë modeste e ka prezantuar këngën shqipe dhe këngën korale shqipe, të cilat ai që atëherë i përpunonte dhe që edhe i mbledhte që atëherë natyrisht dhe ato pastaj shumë prej tyre i ka botuar në përmbledhje të ndryshme.
Vera
Ne kor aty ka qenë disiplinë e madhe, kemi qenë të obligueshëm me shkue e, dy a tri here ne javë, mirëpo ka pasë shumë sukses ai ka majt
Korin e shkollës edhe korin e Agimit. Ne kor kemi marrë pjesë të gjithë nxansit, veprat kanë qenë, me kujtohet në shqip edhe të perkthyeme e di prej Hil Mosit ato me kujtohet edhe disa melodi shumë të bukura të cilat mjerisht që sot nuk kendohen.
Vilma
Kori i Agimit mbante shumë koncerte edhe e di në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Mu baba më mirte gjithmonë me vete edhe me kujtohet në Maqedoni.
Kur u mbante koncerti, pas koncertit dilte një grue zakonisht ka qenë Negjmije Rexha, një zojë-gruja e Zekirija Rexhes e cila ka qenë grue intelektuale edhe shumë gru fisnike e cila fliste grave i këshillonte dhe ju tregonte për vlerat e tyre. Pastaj dilte nji gru me ferexhe e hjekte ferexhen edhe të gjitha gratë e sallës ashtu si në trans e mua ajo shumë më kujtohet dhe shumë me ka lanë mbresa. Të gjitha gratë e hekshin ferexhen e bindeshin se a ajo ashte diçka e keqe për gratë. . . . e huaj.
Spikeri
Emri i Lorenc Antonit shfaqet në boten e artit shqiptar në kohërat më të vështira që kalonte populli i ynë, prandaj ai e kishte vështirë të punonte dhe të krijonte, sepse jo vetëm që nuk kishte përgatitje profesionale, por edhe nuk kishte modele për atë fushë muzikore. Pasi i hapi shtigjet dhe rrugët e reja dhe bëri një hap vendimtar apo kthesë themelore për krijimtarinë e zhvillimin e artit muzikor, ai e len Prizrenin dhe vjen në Kryeqytet për të filluar punë në programin muzikor në Radio Prishtinë.
Talentin e tij Lorenc Antoni me sukses të madh e shpalosi në shumë fusha muzikore si në mbledhjen e këngëve dhe melografimin e këngëve folklorike, stilizimin apo harmonizimin e këngëve popullore, si për solistë dhe orkestër për formacione të ndryshme si dhe për këngë korale për kore të përziera .
Engjelli,
Lorenci , pikërisht me veprat e muzikës korale si dhe krijuese kjo ishte fillimisht një përpunim i këngëve të harmonizimpër kore mikste accapella. Ajo ishte edhe nevojë e ditës për arsye të mungesës të madhe të muzikës artistike shqiptare. Sidomos e muzikës korale në radhë të parë me qenë se vetëm kore kishim atëherë edhe korin e Shoqërisë “Agimi” a asamble të tjera nuk kishim.
Spikeri,
Përmbledhjet e para të këtyre këngëve korale të Lorenc Antonit janë “Koret shqiptare” të botuara me 1957 e cila përmban katër këngë, ”Mirë Mbrama”, ”hajde të dalim kah pazari”, ”Kënga e Rexhës”, dhe “Shkojti çika”.
Ndërkaq “Jehonat e zemrës”, e cila ka gjashtë këngë botohet një vit më vonë si “Çorrapat e burrit”, ”Hasimja trime”, ”Lan vasha”, ”na ka dalë nusja e mirë”, ” Po vijnë krushqit”” dhe “ Ç janë k ta krushq që po vijnë”.
Engjëll Berisha,
Kënga tjetër që është në këtë situatë në opusin e parë është “Kënga e Regjës”, . Kjo “kënga e Regjës” ka qenë e përpunuar në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe mund të radhitet si këngë antologjike korale e koreve accapella në muzikën shqiptare në përgjithësi edhe te këtu në Kosovë. ”Kënga e Regjës”, këngë fort e njohur, një baladë me një tekst shumë dramatik ku nëna në ditën e dasmës humb të vetmin djalë . Ai këtu me përkushtim e ka punuar këtë këngë e përkushtuar që të jetë kanga e rrëfim i përmbajtjes i vargjeve këtu ka arrit duke përdorë edhe kromatiken që ishte për atë kohë pak si më e rrallë.
Muzikë korale, Kënga e Rexhës. . . . .
Lorenci është thellue në përmbajtje p. sh. kur këndohet kur është përpunuar kënga “Mirëmbrëma “ ai fillon grupet paraqitet një nga nji soprani, alti, tenori dhe basi, kështu që kur vijnë musafirët te shpija ka pas parasysh edhe analizën edhe mandej fuqimisht përgjigjet, ”A ke bukë me na dhanë, oh sa ka deti ujë e ranë”, shyptari zemër gjerë ka buke e mish e verë e gjithçka ka .
Kur analizon këngën p. sh. ”Shkojti çika të Bostani” fër, fër, po i banë fustani. Aty ka përdor imitimin fërfullimit të fustanit, njëfarë onomatopeje kemi fër, fër, fër po i banë fustani, kështu banë fustani. Edhe u vonue djali, vajza, shkoj djali meti pa vajzë.
Kështu mbaron në mënyrë mëmelankolike se iku vajza u vonue djali.
Kënga korale “Shkojti çika”. . . . . . .
Spikeri
Ndër këngët e përpunuara korale që radhiten si krijime të suksesshme në opusin e tij janë edhe Suita “Opojanja”, e cila përfshin pesë këngë dhe është e kompozuar në dy versione, njeri për kor të femrave dhe tjetri për kor të përzier. Një përmbledhje tjetër është “Në shendin Ulqinak” e cila është e botuar më 1980 dhe përmban dhe pesë këngë si dhe tri këngë nga Opoja.
Engjëll Berisha,
Të dyjat janë të lidhura vendin ku janë marrë. Opojanja, është pjesë rurale mbi qytetin e Prizrenit, janë kangë, është një krahinë shumë e pasur me folklor muzikor i ka lidhë aty i ka lidh njenën me tjetrën këngët si në formë Suiten e ka përdor atje edhe aty te këngët “Në shendin Ulqinak”, kështu ka vepruar. Lorenci në këto këngë korale të tija.
Spikeri,
Më këto përmbledhje edhe fillon një epokë e re dhe shumë e rëndësishme për zhvillimin e artit muzikor në vendin tonë.
Edhe pse autodidakt ai ishte i pari tek ne, që pati guxim dhe forcë ti qaset në mënyrë profesionale dhe që të ngritët dhe zhvilloi artin muzikor. Lorenc Antoni ndjeu në shpirt barrën e kësaj pune dhe punën e bërë aq të vështirë por sublime dhe fisnike.
Kënga korale “Mirë, mbrëma, mirë mbrëma i zoti i shpisë”. . . .
Engjëll Berisha, muzikolog
E kështu këngë tjera origjinale ka “Skënderbeu ngadhënjimtar”, ato vepër Lorenci edhe si disa koleg të tjerë kompozitor, koleg të tjerë kompozitor më të ri se Lorenci me rastin e 500 vjetorit të Skënderbeut më 1968 u shpall një konkurs me atë rast edhe Lorenci shkruj një këngë origjinale me thanë jo me tema jo folklorike. Kjo do të ishte për këngët korale të Lorenc Antonit, ku u plotsu deri diku ose u zbut ajo mungesë e madhe deficitare e muzikës korale te ne.
Spikeri,
Të rrallë janë ata që veprimtarinë krijuese muzikore e orientuan edhe në muzikën kishtare. Në kohën kur Lorenc Antoni krijoi as që behej fjalë për llojin e asaj muzike.
Alma,
Diku gjatë viteve ‘70 ta në bashkëpunim me Don Zefin Gashin, (tani Argjiipeshkëv i Tavari k. y. )në kishën katolike në Prishtinë u morën vesh që të krijojnë nji libër të këngëve korale kishtare në gjuhën shqipe. Kjo ishte në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme që në liturgjinë e kishës katolike të përdoret sa më shumë gjuha shqipe dhe që këngët kishtare ndoshta në gjuhet të tjera të zëvendësoheshin me këngë të përshtatshme në gjuhën shqipe. Kështu që lindi një libër, një përmbledhje me këngë korale në gjuhën shqipe të komponuar për kore katër zërësh , disa prej tyre i ka kompozuar pos Lorencit, Vinqenc Gjini dhe i ka aranzhua këto komponime të cilat deri atëherë ruheshin në formë të dorëshkrimeve. U botuan nga ana e Kishës me 1994 , tri vite pas vdekjes së Lorencit doli në dritë edhe të themi përmbledhja e fundit me veprat e tij disa këngëve kishtare që i kishte kompozua jo vetëm Lporenci por edhe Vinçenc Gjini.
Spikeri,
Lorenc Antoni imazhet e veta krijuese i shpalosi edhe te bota e brishtë fëminore i cili me një përkushtim dhe seriozitet i qaset krijimtarisë së tyre. Më të dalluarit ndër to janë “ Një Gaforre defatore”, ”Trumcakët e Kosovës”, ”Treni i shkollës sime”, ”Puna e pleqve”, pastaj “Kërmilli e karkaleci”, me tekste të Rifat Kukajt . Kjo këngë me 1971 në festivalin “Akordet e Kosovës” fitoi çmimin e Shoqatës së kompozitorëve të Kosovës.
 
Spikeri,
Pasioni për mbledhjen dhee melografimin e këngëve popullore folklorike do ta vendoste Lorenc Antonin në listën e parë në fushën e studimit të folklorit shqiptar në vendin tonë.
Lorenc Antoni ishte këmbëngulës, kishte vullnet të fortë dashuri të madhe për të mbledh dhe melografue këto melodi të bukura e tekste me mesazhe të fuqishme. Ky ishte thesari që duhej përcjell neper shekuj brez pas brezi nga një krahinë në tjetrën për të mbetur gjallë deri sa të ekzistonë edhe vetë populli.
Anton Çeta,
Ajo që mund ta vlerësoj më tepër është puna e tij në mbledhjen e foljorit muzikor do të jetëky një thesar i shtrenjtë që mund të i përcjellet brezit të ardhshëm një thesar i vërtetë i shtertë, . . . . .
Lorenc Antoni,
Pra, burra në qoftë se jeni gati mund të fillojmë. Vetëm ju kisha lutur para se të filloni të ma tregoni emrin e këngës.
Ansambli Trio Zajazi (Muzikë).
Lorenc Antoni, kompozitor, etnomuzikolog
Këngët më interesante për mua janë atë të Kërçovës dhe rrethit të
Tij. Ato dallohen nga këngëve të Gegëve të tjerë në pikëpamje të shumë elementeve të muzikës. Por karakteristika kryesore e padyshim e tyre është të kënduarit në dy zëra bifoni.
Bahtir Sheholli, etnomuzikolog,
E ka lanë një trag të thellë në historinë tonë kombëtare të etnomuzikologjisë, pse kështu, sepse gjithashtu është ndër të parët mos edhe i pari që ka filluar të bajë transkribimin e këngëve në përgjithësi të të gjitha zhanreve dhe që nga ato të epikës hiastorike e deri te këngët lirikesë së kurbetit dhe të gjitha pra zhanret tipet e llojet sikurse që e ka bërë veç këtyre dhe transkribimin e shumë melodive e të veglave të ndryshme pra te melodive instrumentale.
Alma Bejtullahu, muzikologe
Sot muzikologjia , moderne do të i kishte definuar përpjekjet e gjyshit Lorenc si përpjekje të folklorizmit të muzikës tonë. Orientimi i folklorit muzikor ku jo vetëm Lorenci por edhe shkencëtarëve tjerë që kanë mbledh folklorin dhe në kuadër të Institutit Albanologjik ishte që te vjelin sa më shumë material nga gjiri, sidomos nga njerëzit të cilët ishin më të moshuar këngë sa më të vjetra të krijimtarisë muzikore të popullit,
Për atë arsye ka shkuar anë e mbanë Kosovës, në Maqedonisë dhe në Malit të Zi siç dihet edhe në fshatrat më të larguara nga qyteti nga vendet e më të frekuentuara dhe që të gjente pikërisht ato forma të vjetra të krijimtarisë popullore. Motivi i tij ishte si më kujtohen fjalët e tij “që ti shpëtojmë këto nga harresa, që ti ruajmë format më të vjetra të folklorit tonë”.
Bahtir Sheholli , etnomuzikolog
Por vlera e këtyre materialeve që i ka mbledh në trojet shqiptare përveç tjerash ashtë që janë ven në pah karakteristikat autonome të trevave nga vijnë. Pra, secila trevë në qoftë se i marrim këngët e Opojes ose kangë të Drenicës, këngët e trojeve , të Maqedonisë, posaçërisht atyre që i përkasin Polifonisë tonë të mirëfilltë, pra e kanë vlerën e veçantë sepse nga këto transkribime nga shembujt e veprave të Lorenc Antonit mund të shihet, mund të nxirren konkluzionet dhe rezultatet në fushat e llojllojshme dhe fushave të ndryshme të etnomuzikologjisë, sepse në to është e kjartë çdo element karakteristikave që veçojnë krijimtarinë tonë në përgjithësi pra, dhe në veçanti të trojeve përkatëse.
Alma Bejtullahu, muzikologe,
E dijmë se Lorenci ka mbledhur folklorin që nga mosha më e hershme ndoshta para luftës së dytë botërore. Në atë kohë nuk ka pasë natyrisht manjetofon nuk ka pasë mënyrë për të incizuar zërin, prandaj ka përdor metodën e transkribimit do të thotë është munduar të mbante ndërmend meloditë e njerëzve rreth tij dhe pastaj sipas kujtesës së tij të hedhte në letër ti shënonte me nota.
Mandej pakë më vonë kur e ka përsosë këtë teknikë drejtë për së drejti i ka transkribuar meloditë ashtu si i kendonin marrë prej prej njerëzve dhe informatorët e ndryshëm dhe me avancimin e teknikes në Kosovë ka filluar të inicizonte këngët . Vishin nga njerëzit e ndryshëm qe vinin ose nga viset e ndryshme të Kosovës në Prishtinë dhe rastësisht takoheshin me te.
Ka shkue shpesh edhe teren nga fshati në fshat.
Bahtir Sheholli, etnomuzikolog,
Kemi të dhëna pra mbi programin të cillat anë i përkasin ato kangë apo ato melodi instrumentale. Pra, janë këto të do thosha edhe një element i rëndësishëm për punën e tij në fushën e etnomuzikologjisë.
Vera Gashi, arsimtare,
Edhe më kujtohet na mblodhi, folklor më ka dhanë si mësim. Na shtiu neve të shkruajmë këngët, më kujtohet, unë tuj pyet nanen, e baben çka di unë gjyshën me këndue ato këngë u desht me i shkrue na me nota për me pasë ni notë prej folklorit. E dikur më vonë ai edhe i shtypi librat.
Zeqirja Ballata, kompozitor, Muzikolog
Vlera historike është e shumëfisht te këto këngë për arsye se janë mbledhur nga viset e ndryshme karakteresh të ndryshme janë përmbajtjesh, po, ku dominon lirizmi gjithsesi dominon lirizmi. Natyrishtë se mbledhja e tyre , pra edhe zgjedhja nuk ka mundur të mvarët nga mbledhësit, po por është dashtë në këtë drejtim, nuk ka qenë lehtë sepse a dashur të lëvizë të shkoj në viset e ndryshme atje, ishin kushtet e vështira , pastaj është dashur të i bind kangëtarët , sidomos këngëtarët, këngëtarët , po që jetojnë në familjet e ndryshme që jetonin në fshatra të vendeve të ndryshme, kështu që në këtë drejtim është një d. m. th. një kontribut shumë i madh i pa shënuar i Lorenc Antonit.
Bahtir Sheholli, etnomuzikolog,
Kur kemi të bëjmë me polifoninë tonë kombëtare, ajo fillon nga Opoja, dhe zbret ngadalë në jug. Në Opojë kemi të bëjmë me një lloj do të thosha heterofonie do të thotë disa elemente që nuk e kristalizojnë polifoninë si të kjartë, por ka, asht një farë mesi ne mes të monofonisë dhje polifonisë , por që herë herë ndonjëri nga këngëtaret posaqerisht në traditën e femrave te këngët e traditës të dasmave të qiftit të festave kalendarike të tjera ndonjera nga kengetaret, fillon të shkëputet nga grupi dhe ta kemi një lloj heterofonie ngadalë duke zbritur kemi dyzeshe me të pastër posaçërisht ana e Zajazit kur dihen këto kangë me burdonëve, këngët dyzereshe dhe duke zbritur më poshtë kemi edhe polifoninë trezëreshe qe del nga Jugu i Shqipërisë, kështu që kjo si zonë etnografike edhe ne veprat e Lorenc Antonit mund te verehet edhe në veprat e Lorenc Antonit mund të vërehet si element shumë i rëndësishëm se si zhvillohet apo çfarë karakteristike përbajnë meloditë e këtyre këngëve apo melodive instrumentale që i ka transkribue ai.
Spikeri,
Mbledhja dhje melografimi i këngëve popullore ai e ndjen dhe e gjykon si nevojë të domosdoshme të kohësh për ruajtjen dhe kultivimin e vet melosit me rendësi kombëtare.
Trio Zajazi. . . . .
Llordenc
Rexho Mulliqi, kompozitor,
S ka dyshim se Lorenc Antoni është njeri ndër personalitet më të fuqishme muzikore në Kosovë.
Krijimtaria e tij është e gjithë anëshme. Mund të flisnja mbi folklorin e mbi të gjitha ato libra në të cilat Lorenci permbeldhi folklorin mbi ter e atë pasuri e cila nuk do të harrohet me meritën e Lorenc Antonit.
Anton Çeta folklorist,
Puna më e vlefshme nga veprat e gjithmbarshme është e profesor i Lorenc Antonitz që është mbledhja e melosit folklorik muzikor dhe botimi u tyre. . Materialet e mbledhura me një kujdesë të veçantë të paraqitura në të gjitha vështrimet shkencore shumë të çmueshme për studiuesit e më vonshëm të folklorit shqiptarë. Unë shpresoj që shumica e shkencëtarëve të rij do të mësojnë dhe do të magjitsrounë me këto materiale.
 
Spikeri
Janëp të shumta këngët që i ka mbledhur dhe i botoi Lorenc Antoni në shtatë vëllimet të muzikës popullore shqiptare të Koasovës shquhen me analiza etnomuzikologjike dhe janë thesar i çmueshëm i kulturës sonë kombëtare me titull “Foklori muzikoe shqiptar”. . .
Alma Bejtullahu, muzikologe,
Lorenci kishte mbledhur shume materiale dhe ishte pregatitur që ti botonte në bleun e tetë të Folklorit muzikor shqiptar, në atë kohë e kishte edhe teknologjinë e re, kishte incizime në shirit të magnetofonit, mirëpo për arsye të ndryshme, kjo inicijativë nisma për librin e tetë nuk u realizua përfundoi me një te. ashtu siç deshironte gjyshi i im, kështu që ato incizime dhe transkribime mbeten ashtu sot nuk di se ku gjenden.
Spikeri,
Veprat e tij reflektojnë një frymë të sinqertë , një ndjenjë delikate të ngrohtë të lirikës sonë kombëtare një ndjeshmëri e
sensibilitet dhe kështu në asnjëherë nuk me meriten e Lorencit. . . . .
Engjëll Berisha,
Lorenci nuk kompozoi forma të muzikës trashëgimisë evropiane , s ka simfoni, as Poemë simfonike, as Uverturë, as vetëm aso që evropa kompozoi, ai kompozoi ma tepër vepra orkestrale që janë
me tema popullore, me tema në formë të Rapsodisë ato i shkruen ose për orkestër simfonike , a due jo orkester i zgjeruar osde edhe për orkestër të Tambureve.
Spikeri Një . . . . . tjetër i përfshirë në opusin e tij krijues janë edhe këngët popullore të kompozuara edhe ato origjinale, këngë të përpunuara ai i jep një ngjyrim të bukur gjithsesi duke ruajtur fizionominë dhe origjinalitetin e saj si “Moj e mira vashë e bardhë”, ”Dhëndri fëmi”, ”Gardh mbi gardh” tjera.
Spikeri. . .
Për punën dhe kontributin e madh në themelimin të artit dhe kulturës muzikore shqiptare, Lorenc Antoni u lauru me shumë Çmime, Plaketa dhe mirënjohje të ndryshme jo vetëm në Kosovë por edhe ma gjërë. Ndërkaq në festivalin Akordet e Kosovës i cili edhe dha kontribut në themelimin e këto institucioni të rëndësishëm për artin tonë muzikor, ai nga Juria festivalit me 1964 u shpërblye me Çmimin e parë me këngën “Ti do të vish përseri”, ndërsa një vit më vonë me këngën “Pse më tradhtove ti”fiton çmimin e tretë . Këtë këngë e ka interpretuar Primadona e muzikës sonë Nexhmije Pagarusha.
Lorenc Antoni,
Ska dyshim se Negjmije Pagarusha është këngëtarja më e mirë e jona. Nga këngët e mija më duket se i flenë kënga në frymën e muzikës populollore “Ti do të vish përsëri”.
Spikeri,
Emri i Lorenc Antonit do të hec neper vite e shekuj si një pedagog, dirigjent, kompozitor , mbi të gjitha si një etnomuzikolog, i cili cili së bashku me Rexho Mulliqin do të mbeten si dy ikona që i vuan bazat e muzikës artistike e kombëtare në vendin tonë.
 
 
 
 
 
 
 
 
22.Lorenc Antoni Bujar Tresi
Emision në Radio Prishtinë
Lorenc Antoni, të flasish për te si pedagog, kompozitor, dirigjent, folklorist, apo etnomuzikolog është të flasish për një pionier të muzikës të flasish për një jetë të tërë me muzikën dhe për muzikën . Sot kjo shihet në tërë intenzitetin e vet. Shumë vepra të zhanreve të ndryshme shumë këngë të përpunuara mijëra kilomtra gjurmeve të muzikës dhe folklorit tonë burimor të krijuara me shekuj në hapësirat tona kombëtare. Të mos të flasim për dhjeta kompozitor, pedagog, instrumentistë që dolën nga puntoria e quajtura Lorenc Antoni. Materialet që do të i dëgjoni gjatë këtij emisioni janë për herë të parë para opinionit dhe për herë të para emitohen ndonse janë të regjistruara ne 6 dhjetor të vitit 1984 ,gjatë akademisë solemne me rastin e 7o vjetorit të kremtimt të Lorenc Antonit . Për te folën shokët koleget, nxënësit shoket dhe bashkëkohaniket e tij.
Lorenc Antoni lindi në Shkup në fillim të shekulli të kaluar në një familje e cila ndër gjenerat kishte kultivuar muzikën. Edhe babai i tij ishte klarinestist. Kronikët kanë shenuar se në ditën kur kusherirja e tij Gongje Bojaxhiu më vonë e njohur si Nëna Tereze si shtatëmdhjetë vjeçare u nis në rrugën e largët dhe të gjatë si Misionare e Mëshirës. Ate në stacionin hekurudhor të Shkupit e përcolli Lorenci i ri së bashku me orkestrinën dhe me tingut e këngës të komponuar nga vet Lorenci.
Po, si ishin hapat e para në botën e tingujve magjik.
Bujari,
Shoku Lorenc, sonte deri sa shkonte koncerti me rastin e ditëlindjes s uaj vërejta një detal në prehnin e juaj mbajshit nipin tuaj, a do të keë të përbashkët me babain tuaj mësimet e para taktet e para i keni mësuar nga babai i Juaj a do të thotë se nipi i jaj do të ketë diçka të përbashkët me muzikën e juaj dhe punën tuaj.
Lorenci,
mund të ketë besoj se po, si po shof tani e don muzikën e çka do të bëhet më vonë do të shofim se në çfarë kuhste, ku ka me jetuar dhe çfarë rrethi e të gjitha të tjera.
Bujari,
me 55 vjet të punës a jeni të knaqur me ato që keni ba dhe që keni arrit.
Loenci,
sipas kushteve se si kam jeuar une besoj se kam dhënë shumë ,edhepse nuk është shumë, mirëpo po them edhe një herë se në çfarë kushte kam punuar dhe në çfarë kohë tri lufta i kam kaluar besoj se mjaft kam dhënë.
Bujri,
a mnd të mbani ndër mend ndonjë moment të posaçëm në krijimtarinë tuaj që ka qenë më karakteristike?
Loenci,
Gëzimi i im i madh ka qenë kur e kam komponue këngën e parë atëherë si i ri kam qenë dhe më ra në dorë libri i Hil Mosit. Unë dirigjojsha me korin dhe u merrësha me muzikë edhe i thash vetes pse mos ta bëjë edhe unë jë këngë me e bë për provë?
E bëna në vitin 1927, dhe më pëlequ melodija pas një viti ma kënduan motrat Nëna Tereze ose Gongje Bojaxhiu si ëshë thirur atëherë me motren e vet Agen. Ajo më enuziazmoj mu dhe më dha vullnet pasi publiku e pranojti u dha dy herë për një kohë të shkurt vazhdova me komponue edhe më tutje.
Bujari,
përpos që ju njohin adhuruesit e juaj krijimtarinë tuaj ju njohin edhe nepër shumë fshatra të ndyshmmw të Kosovës, Maqedonis, Malit të Zi si folklorist me rastin e grumbllimit dhe hulumtimit të krijimtarisë popullore, a ka qenë lehtë se keni afër 800 këngë të evidentuar?
Lorenci,
unë folklorin e kam dashtë gjithmonë se jam rritë me folklor fillimet e para kanë qenë ato. Në atë kohë nuk kemi pasë as kinema as orkestër e asgjë si thash më parë kënga popullore mu më ka rrit dhe jam rrit me te.
Bujari,
keni grumbullue dhe keni evidentue shumë këngë?.
Lorenci ,
kam fillue si i ri me mbledh këngët. Mësimet e para i kam marrë pre babait tim ai ishte një klarinetist ai binte me nota, mirëpo i binte edhe këngë populloe dhe i ekzekutonte pa nota prandaj me detyronte me i shenue këngët me nota dhe aty fillova me shenuar këngët popullore për herë të parë edhe pastaj vazhdova.
Bjujari,
në mesin e shumë spektatorëve në këtë koncert po verej shumë nxënës të juaj nxënësit të dikurshëm e shkollës së muzikës në Prizren si ju duket kur i shifni si krijues si pedagog?
Lorenci,
Unë gëzohem shumë se kam mbledh shumë këngë popullore të cilat sot ato nuk këndohen më një e dyta nxënëxit si pedagog që ju kam dhënë mësim unë vetëm mundem me u krenuar me ta. Sot janë ata profesor jo vetëm të shkollave të mesme dhe fillore por edhe në Akademinë muzikore jo vetëm si profesor por edhe si udhëheqësat e tyre, prandaj kënaqësia më e madhe është ajo. Me nxënës me të vërtetë kam qenë rigoroz kemi punuar në atë kohë shumë ,por edhe rezultatet dulen në shesh.
Vinçenc Gjini,
pedagog dhe kompozitor atë botë kyetar i shoqatës së kompozitorëve të Kosovës.
Vinçenc Gjini,
Lorenc Antoni ishte mësuesi i im i par, me Lorenc Antonin në përgjithësi filloi edhe jeta muzikore në Kosovës. Kontributi më i madh i tij është zhvillimi i muzikës kombëtare. Etapa e tij kryesore ishte ardhja e tij në Prizren në vitin 1941. Ishte krijuesi i parë dhe themeluesi i shkollës së ultë të dhe të mesme të muzikës kështu që dolen deri në vitin 1956 gjenerat e gjenerata me radhë sikurse si thotë edhe vetë Lorenc Antoni gjenerata tepër të suksesëshme, profesora, magjistra të cilët sot krijojnë, punojnë dhe japin kontriutin e vet sa i përket jetës muzikore. Me ardhjen e tij në Prishtinë me 1956 mbaron etapa e pedagogjisë së tij.
Bujri,
Një veprimtari mjaf të rëndësishme Lorenc Antoni zhvilloi në hulumtimin dhe grumullimi e këngëve popullore shqiptare, çka mund të thuani për ketë punë mjaft grandioze si etnomuzikolog?
Vinçenci,
është e vëtetë edhe në këtë pikëpamje është pionier sa i përketë follorit dhe etnomuzikologjisë. Me ardhjene tij në Prishtinë sikur se thash në vitin 1956 fillon një etap, një vëllim një punë tepër e gjallë ,sepse edhe ashtu pasi ka qenë redaktor i muzikës popullore në Radio Prushtinë, ai për detyrë ka pasë të hulumtoi dhe të i vizitoi të gjitha fshatrat sikurse thotë edhe vetë autori i kam mbledh ma se 800 këngë të cilat janë shtyp në 7 blene tue fillue prej Malit ë Zi ku jetojnë shqiptarët në Kosovë në Maqedoni dhe në Sërbinë jugore. Është me rëndësi se përmbledhja e këngëve të cilën e ka bë Lorenc Antoni ndahen në dy kategori të ndryshme në këngët e Toskëve dhe të Gegëve. Dallimi është aty se në një drejtim ekziston dhe jeton Monodia deri sa këngët këndohen me një ze te Gegët, ndërsa në Maqedonin e jugut ekziston kënga shumëzanore të cilat këndohen sikurse edhe në Shqipërinë e jugut. Po ashtu duhet të them pa tjetër se edhe në krijimtari ai është i pari. Ai filloi i pari të interesohet për harmonizimin e këngëve sdomos të këngëve popullore edhe punoi në atë drejtim të krijoj edhe në muzikën origjinale. Me rëndësi është se ai krijon në melosin popullor pa marrë parasysh a e citon këngën popullore apo komponon në frymën e këngës popullore, në atë drejtim ka dhënë shumë vepra mjaftë me rëndësi inatrumentale, vokalo instrumentale me percjellje të korit si këngë korale.
Buari,
Nga puna e palodhëshme linden shumë vepra të rëndësishme ër muzikën shqiptare. Është autori i pari nga shkrimet e para të “Insrumentit të çitelisë”, mandej një tekst si “Format e ritmit të këngëve popullore shqiptare” mandej” Këngët popullore nga Opoja”, ndërkaq nga opusi i tij muzikor veçojmë” Përmledhjën e këngëve korale shqiptare”,” Suitën Opojanja”,” Këngën e Rexhes” dhe stilizimet e valleve popllore shqipe për orkestër simfonike, mandej pesën orkestrae “Në Prizrenin e vjetër”,” Malësorja” e tjera.
Evokimet e nxënësve nga jeta e tij e shpalojnë nxënësit e tij të dikurshëm nga jeta dhe vepra e tij, fillimisht Akil Koci, kompozitor.
Akili ,
 
si pedagog unë e kam përjetu se ka qenë edhe drejtor dhe profesor atë e kam pasur profesor të solfegjos dhe të teorisë. Mund të them se si nxënësit e tij kur kemi shkuar në studime kemi qenë ndër më të mirët për solfegjo. Ka qenë shkollë e njohur duke i falënderuar mu punës pedagogjike të Lorencit.
Mirëpo, nuk kisha me folë për veprimtarinë e tij, por kisha shkoqit disa momente nga jeta e jonë e përditshme. Mund të them se si profesor dhe si drejtor ka qenë mjaft i rrept. Për atë kohë ka qenë normale shpesh nuk kemi guxue as në kinema me shkue tuj mendue se do të na sheh. Pra, ka pasë një disciplinë me të vërtetë të fortë e cila tash kur e mendoj atë kohë si nxënës mu ka dukë apsurde , mirëpo mendoj se ka pasë te drejtë se vetëm me një punë të tillë njeriu mund tëmbërrinë atë çka mendon. Nxënëst e tij sot janë krijues më eminent të Kosovës.
Bujari,
A mund të ju kujtohet ndonjë detal?
Akili,
Po më kujtohet detali kur si nxënës kam qenë anëtar e më vonë edhe i kryetar i Këshillit të Rinisë të nxënësëve të Shkollës së muzikës, ballot kanë qenë të ndalueme. koleget tanë bajshin muzikë në ballo tjetër kund tue i ra me instrmente, mirëpo njëherë pata organizue me qenë se vëllaut më punonte në shkollë si kureir ai pata vjedh çelsat dhe organizuem ballo. Mirëpo kur mur vesh Lorenci të hanën më thiri në raport ashtu e quajshim. Bukur më foli shumësaë edhe ndikoi në suksesin tim përfundimtar, mirëpo, ato të gjitha harohen ngel suksesi. Detali tjetër. Me Lorencin kam qenë në Kryesinë e kompozitorëve të Jugosllavisë. Unë tue mos e ditë se ai kur nuk ka udhëtuar me aeroplan i them zotni Lank në Beograd kemi mbledhje dhe po shkojmë me aeroplan, “jo çfarë aeroplani më thonte” tuj mos e ditë se ai asnjëherë ska udhëtue u habitësha. Unë i nxjeri biletat dhe shkuem në aeroport hypem në aeroplan edhe Lorenci ishte aty filloi të zbehet. Çka ke zotni Lorenc mos je smut, “jo, jo,mu përgjigj”, kur zbritem në aerportin e Beogradit po thotë shyqyr Zotit që pështova se për të parën herë kam hyp në aeroplan. Ose bie fjala detali tjetër. Në klasën e parë kemi qenë i ndjeri Halit Kasapolli një talent që po të ishte gjallë me siguri kishte me qenë kompozitor me një veprimtarinë e vet krijuese më të madhe se ne se ka qenë shumë i talentum. Unë ai edhe disa shok të tjetër Skendër Greci, Anton Shahini, Lajde Gjini, Karolina Vuçaj ishim në një klasë,profesor Lorenci na dha një detyrë me e solmizu një këngë kur njeni prej nesh
nesh (Anton Shahini), tha zotni Lank, zotni Lank unë e kam solmizue
një këngë,hajde ta shohim i tha profesor Lorenci, dhe ia filloi duke kënduar do, re, mi, fa sol mori lale, të gjithë qeshem Lorenci me një takt pedagogjik i tha “e more Anton sikur të veprojshin të gjithë kështu kishin me qenë të gjithë kompozitor”, ishim të ri në klasën e parë nuk dininm as notat e ku më meloditë me i solmizue si duet. Pra këto janë disa shkoqitje nga jeta e jone përndryshe unë mundem me thanë se si krijues dhe si pedagog u tha edhe në fjalën e rastit se është ai cili na i ka qelë të gjitve syt në këtë lëmi. Pra, mos të kishte qenë Lorenci me iniciativën që ka marrë për hapjen e shkollës së muzikës sot me siguri Kosova kishte me qenë nja 20-30 vjet mbrapa deri sa ishte hap shkolla e parë e muzikës. Pra, merita e tij jo vetëm si krijues , etnomuzikolog por ai ka meritë të madhe edhe si organizator i jetës muzikore.
Bujari Në mesin e nxënëseve të shumtë të shkollës sëmuzikes është edhe kompozitori Fahri Beqiri,
Fahriu, vërtetë kam qenë nxënës i Lorencit mu atëherë kur ishte edhe drejtoredhe pedagog, them pak edhe e njofi ma më për së afërmi Lorencin se kam qenë edhe nxënës i tij se kam mbajt edhe orë individuale me te kam qenë edhe violonçelist ku punën e tij sa ka mujt ai në atë kohë është mundu që të i jep konkretisht dijen.
Më kujtohet se në atë drejtim dhe atë punë që e ka pasë ba me mu ka qenë si të them me nivel të lartë entuziasti që për atë kohë dhe atë punë që e ka pasë be me mu ka qenë në nivel dhe për atë kohë qysh nuk kemi pasë arsimtar u shifte dëshira dhe vullneti i tij me atë diapazon të tij modest për atë kohë të ia shet atë dije atë mjeshtri, përvojë edhe nxënsit konkretisht me mue kam qenë violonçelist i parë i Lorencit nxënës i tij. Kam qenë nxënës ku për të parën herë kam has në njerin e gjallë që kompononue tingujt e tij shëndrohen në një atmosferë që për të parën herë po i ndëgjon do vija të ndryshme melodike prej disa instrumentistëve të orkestrës. Në atë kohë fuksiononte në Prizren një ashtuqujtun orkestër e qytetit një orkestër mikst me një grup entuziast të profileve të ndryshme bie fjala kemi pasë gjykatës , kemi pasë letrar kemi pasë mjek në orkestër edhe një nxanës mashkull ku shihej një far dëshire për interpretim qoftë vepra të klasikëve botëror qoftë dhe të autorëve e autori i gjallë që kam pasë rastin me interpretue me instrument në atë kohë si instrumentistë kanë qenë mu veprat e Lorencit. Kam qenë edhe anëtar kori që kam këndue këngët e tij edhe anëtar orkestri që kam luajt me violonçel. Dëgjoni te Lorenci ka një gja si të them interesante dhe pozitive se Lorencin mund ta njofim shumë leht me tingujt e parë e njofim Lorencin sikurse që i njofim lloj lloj emnash klasikesh, mirëpo është interesant edhe një vepër që nuk e kam dëgjuar nga Lorenci mund ta dëgjoj me një ansambë qoftë inatrumntale ose vokaloinstrumental besoj se dota njifsha e kjo është mjaft pozitive se me një mënyrë shihet ose vërehet dinjiteti ose të them karakteristika e një autorit me këtë rast e Lorencit
Bujari ishin këto ng ady vepra nga veprat e shumta të Lorenc Antonit Shkojti çika dhe Oj, Lulija e jonë me limona vepra mjaft ilustrative që paraqesin stilin e komponimeve tëLorenc Antonit
Çka mendon për te kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi i cili në programet e veta si dirigjent shpesh i ka luajtur veprat e këtij autori.
Rafeti Po të shiqohen në një konteks historik është një punë e rëndësishme qe ka ba natyrisht një punë pioniere bashkë me Rexho Mulliqin edhe ato vepra tjera sikurse edhe veprat korale janë vepra të lehta, vepra që me andje ekzekutohen veprat korale dhe vokalo instrumentale dhe të tjera. Mendoj se përgjithsishtë krijimtarija e Lorenc Antonit shënon një zhvillim të rëndësishëm të krijimtarisë në përgjithësi.
Bujari Në mesin e të ftuarëve në solemnitetin e shenimin të 75 vjetorit të lindjës së Lorenc Antonit mbajtur me 1984 ishin të ftuar edhe solistët NegjmijePagarusha dhe Çazim Dushku i cili në koncertin solemn interpretoi një vepër të Lorenc Antonit për të cilën vepër e lidhin me tërë aktivitetin e tyre.
Çazim Dushku -Kisha me e cek një moment i cili me të vërtetë më ka lanë një përshtypje të mirë në mu. Kjo ka qenë sigurishtn para 15 vjete kur unë nga produksionit muzikor të Radio Prishtinës dikur isha i thirur që të interpretoj një pjesë nga kjo vepër që sonte unë po të njejtën gja si basist e kam interpretue unë kam kenë i knaqun dhe i lumtun kam qenë që isha një prej tyre që do ta ekzekutojsha një gja të Lorenc Antonit. Me Lorencin njifem moti edhepse nuk kam qenë nxënës i tij sikurse që e ceki Akili e të tjerët, por si bashkëpuntor i Radios kam pas oferta nga ana e tij po mendoj të veçanta që disa kangë popullore që i ka përpunu Lorenc Antoni që unë të ia këndoj ose si solist, trio, kvartet ose në grup të këngëtarëve i cili ka ekzistue para disa vjeteve pran radios. Po ashtu edhe jam i knaqur sidomos sonte kur në ketë jubile që baca Lorenc e kremton 75 vjetorin që për të njejtën vepër "Në një mal" mu dha që unë ta interpretoj si basist pran korit të Radio Televizionit e kjo më shtyn që me të vërtetë dhe më jep vullnet për një punë dhe drejt me të thanë mbas ekzekutimit tim ose kryemjes se këtij programi kësi soji unë ia urova Bacës Lorenc dhe i thash atë kujtohet para 15 vjetëve po të njejtën gja ta kam këndu, por kemi qenë 15 vjet ma të ri. Edhe ai me një buzëqeshje mu falenderu dhe më tha "këto janë çaste që me të vërtetë që unë për veteb time s mund të i harojë.
 
Bujari -solistja e njohur Negjmije Pagarusha shpesh ka bashkëpunue me Lorenc Antonin
Negjmija Ashtë e vërtet shpeshn kam bashkupun dhe më ka ndihmu shumë dhe më ka dhane besim që me të vërtetë nund të këndoj mirë dhe ka komponu shumë pë mu , sepse si fillestare gjithmonë kam pasë frig se interpretimet e mija nuk janë aq në niveë të duhun artistik, por prania e tij këshillat e tija për kurajon që më ka dhanë e falenderoj shumë ka dhanë shumë për muzikën tonë ka qenë i pari e din të gjithë edhe sikur të kisha pas hala njerëz si ka qenë ai po flas për veten time kisha dhane edhe ma shumë. Unë gjithmonë në jetë nuk kam pasë besim në vehte si këngëtare edhe çdo bashkëpunim me te edhe incizimet shpesh ndoshta i kam lane edhe incizimin ose proven gjithmon kam thene nuk mundem ketë këngë Lorenc me e këndu gjithmon me një butësi jashtëzakonisht të mirë më ka thënë "të lutëm se ti do ta këndosh shumë mirë dhe po e këndon shumë mirë" po të ishte një njeri qëkishte pasë merzi, mirëpo ai gjithmonë i ka çmue talentet dhe i falenderoj shumë shumë për shumë gjana që ka ba për mh
Bujari -ja kështu dëgjues të dashur përmes kësaj kronike dokumentare u përpoqem që të ju prezentojmë një pasqyre të jetës dhe të punës të kompozitorit, pedagogut etnomuzikologut dhe folkoristit Lorenc Antonit.
Shenimet radiofonike janë janë nga e kaluara de Lorenc Antonit do të jetë edhe pas të sotmes Realizoi produksioni Bleta auto, regjisor dhe producent Bujar Tresi, bashkëpuntor i muzikës Baki Jashari , incizimi dhe pëprpunimi kompjuterik Genc Tresi.