[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 34:
Fshati Sllubicë edhe pse nuk ishte ne mesin e fshatrave të mëdha, prap se prap luajti rol shumë të madh në zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës në këtë rrethinë. Duke u nisur nga vitet pak më të largëta Hasan Halimi paraardhës i Familjes Hasani nga Sllubica ishte një njeri intelektual me karakter të lartë, i cili kishte ndikm shum të madh jo vetëm në fshatin Sllubicë por edhe në rrethinë. [[Hasan Halimi]] ishte një njeri shhumë i pasur ekonomikisht, por pasuria më e madhe e tij ishte dija. Ai ndikoi në arsimin dhe kulturën e fshatrave për rreth, normalisht duke përdorur ndikimin e tij. Mirëpo pas vdekjes së tij Hasan Halimi la pasardhësit e tij të cilët lan gjurmë në arsimin e fshatrave të kësaj rrethine.
 
Shkolla e parë në fshatin Sllubicë u themelua në vitin 1954 ku mësues i parë ishte [[Naim Ibrahimi]] nga Përlepnica e Gjilanit. Kjo iniciativë filloi nga banorët e lagjes Alshiq të fshatit Sllubicë ku edhe objetkti i shkollës gjendej në këtë lagje në shtëpinë e z. Xhemail Hasani. Kjo shkollë edhe pse funksionoi me shumë vështirësi, prap se prap i arriti objektivat e saj që të prodhojë sa më shumë dije dhe kulturë në këtë rrethinë. Nga kjo shkollë dulen shumë emra të cilët lanë gjurmë të pa shlyeshme në arsimin e Komunës së Gjilanit. Njëri ndër ta është [[Nazmi Hasani]] i cili që nga mosha 21 vjeqare filloi profesionin e mësuesit, të cilin e kreu me shum sukses dhe vazhdon në këtë ritëm. Ai ligjëroi në disa shkolla të komunës së Gjilanit dhe Preshevëas si: [[Gare]],[[Raincë]], [[Llovcë]], [[Stublinë]] dhe sëfundi Sllubicë etj dhe nga i cili dolen shumë figura të cilët tani po e jetësojnë dëshirën dhe mundin e tij për këtë popull. Të flasës për arsimin e fshatit Sllubicë e mos të dëgjosh për Pedagogun [[Hasan Sadriu]] është e pamundur. Nazmiu sëbashku me Hasanin janë dy figurat kryesore të arsimit jo vetëm në fshatin Sllubicë por edhe në rrethinë si: [[Kokaj]], [[Llocë]], [[Pogragjë]], etj, duke u bazuar në aktivitetet e tyre në këto fshatra.
 
Që nga viti 1954 shkolla në Sllubicë ende vazhdon së funksionuari, por si filiale e shkollës fillore "[[Liria(shkollë)]]" [[Pogragja|Pogragjë]]. Edhe pse funksionimi i sajë është shumë i vështirë, për arsye të shumta si: numri i vogël i nxënësve, etj, prap se prap shkolla funksionon normalisht, por duke ju falenderuar dy figurave më meritore të arsimit në fshat dhe rrethinë, mësuesve [[Hasan Sadriu]] dhe [[Nazmi Hasani]] të cilët për ta mbajtur shkollën në fshat udhëtojnë mbi 35 km nga [[Gjilani]] pa asnjë kompenzim, vetëm e vetëm që arsimi në Sllubicë mos të shuhet.