[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
e-Votimi
 
No edit summary
Rreshti 4:
 
Ky punim synon, që: (i) të analizojë arkitekturën e përshtatshme dhe të propozojë ngritjen e një sistemi të votimit elektronik në Kosovë, dhe (ii) të analizojë efektet anësore që mund të dalin nga aplikimi i një sistemi të tillë. Nder veçoritë tjera të sistemit elektronik që do të analizohen janë edhe: arkitektura për autentikim dhe autorizim të sigurt, e që do të bazohen në veçoritë biometrike (gjurmët e gishtërinjve) dhe në certifikatat digjitale me mundësi votimi edhe nga interneti, siguria e të dhënave të ndërlidhura me votën dhe votimin, saktësia dhe shpejtësia e paraqitjes së rezultateve të votimit. Rezultat dhe dobi e e-votimit përveç shpejtësisë dhe saktësisë së numërimit është rritja e transparencës dhe efiçiencës së votimit si dhe kursimi i parasë publike, pasi që sistemi i takon tipit “ndërto një herë - përdor shumë herë”.
 
Procesi zgjedhor është një proces tejet kompleks dhe gjithëpërfshirës i cili ka ndikim të madh në përcaktimin e fatit të vendit dhe në çështjet për të cilat zhvillohet. Zanafilla e procesit zgjedhor fillon qysh moti dhe historikisht është zhvilluar ndryshe-ndryshe prej vendi në vend. Sot gati në të gjithë botën demokratike procesi zgjedhor është tejet i mbështetur në infrastrukturën ligjore e cila i përcakton mekanizmat për organizimin, mbikëqyrjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor saktë e pa hile (pa mashtrime). A është kështu gjithmonë? Është vështirë të thuhet, pasi që sipas raporteve të shumta që jepen gjatë dhe pas përfundimit të proceseve zgjedhore edhe në vendet më demokratike ka dyshime se procesi zgjedhor nuk ka qenë i saktë dhe se vota e qytetarit është manipuluar. Spencer Overton, në “Stealing Democracy – The New Politics of Voter Suppression” thotë, se: “Votuesit nuk i zgjedhin politikanët, por politikanët i zgjedhin votuesit duke i manipuluar rregullat e votimit.” dhe pyet: “Se çfarë duhet të bëjmë ne që t’ia rikthejmë fuqinë popullit?”. Mes të tjerash, ai jep informacione dhe dëshmi të shumta lidhur me procesin zgjedhor të manipuluar që ai e quan “demokracia e vjedhur”.
 
Për shkak të dyshimeve në mirëvajtjen e procesit zgjedhor shumë vende sot kanë zhvilluar ose janë duke zhvilluar sisteme të avancuara të votimit me përdorim të teknologjive më bashkëkohore dhe të veçanta për t’ua mundësuar të gjithë qytetarëve të votojnë shpejt dhe saktë, e subjekteve politike, pjesëmarrëse në zgjedhje, kontroll të fortë e të saktë të rezultateve të cilat jepen aty për aty. Por, edhe shumë vende tjera i kanë ndalur projektet e e-votimit për shkak të jo gatishmërisë së politikës për të vënë në binar sistemin zgjedhor dhe për t’ia mundësuar votuesit të zgjedh e jo të manipulohet.
 
Shpresa e entuziasteve të e-votimit përfshin mundësinë e efekteve pozitive të tilla si pjesëmarrja më e lartë e votuesve, përmirësimi i procesit para-zgjedhor, formimi i opinionit, apo rritja e efektshmerisë, ndërsa frika e skeptikëve është e lidhur kryesisht me shqetësimet e sigurisë dhe të mundësisë së mashtrimeve. Legjitimiteti i shqetësimeve të tilla të sigurisë është demonstruar nga përvoja negative e votimit në Holandë, ku në të gjithë vendin aktivitetet e e-votimit janë ndalur në vitin 2007, pas ndjeshmërinë se sistemi i vendosur ka qenë i ekspozuar në publik.
Futja e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në procesin zgjedhor zgjon edhe interes edhe shqetësim në mesin e votuesve. Sot, pothuajse të gjitha organet e menaxhimit zgjedhor përdorin teknologjitë e reja me qëllim të përmirësimit të procesit zgjedhor. Këto teknologji renditen duke filluar nga përdorimi i mjeteve themelore, automatizimi i punëve të zyrës, përpunimi dhe menaxhimi i bazave të dhënave, skanimi optik i dokumenteve dhe shumë e shumë punë tjera që lidhen me procesin zgjedhor në përgjithësi. Të gjitha përpjekjet e zbatimit të teknologjive synojnë të sigurojnë besueshmëri të procesit dhe besueshmëri të rezultateve. Megjithatë, teknologjia gjithsesi që i ka anët e dobishme, por nuk mund të përjashtohen edhe dobësitë e saj siç mund të jenë shitja e votave, problemi me auditimin dhe rreziqe të tjera të paparashikuara. Nga të gjitha llojet e teknologjive të zbatuara në proceset zgjedhore, vëmendja dhe fokusi i votuesve dhe publikut në përgjithësi janë të drejtuara kah përdorimi direkt i teknologjive në votim.
Edhe pse procesi zgjedhor zhvillohet ndryshe-ndryshe prej vendi në vend, prapëseprapë përgjegjësitë dhe detyrimet e organizmave përgjegjës për mirëvajtjen e procesit zgjedhor janë gati të njëllojta. Pavarësisht nga emri që ua përcaktojnë ligjet për zgjedhjet, organizmat e caktuar për mirëvajtjen e procesit zgjedhor duhen përmbushur rolet dhe mandatet e veta, dhe për këtë u nevojitet personeli përkatës, pajisjet (teknologjia) dhe investimet e duhura. Në punim janë shtjelluar të gjitha këto probleme dhe janë dhënë zgjidhjet përkatëse që mundësojnë përmbushjen e përgjegjësive të organizmave gjegjes për një proces zgjedhor të drejtë, të hapur dhe demokratik dhe nga ana ekonomike të qëndrueshëm.