[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: eo:Abu Hanifah
Rreshti 55:
 
== Të tjerët mbi Ebu Hanifen ==
 
Po të dëshironim ta përshkruajme tërë atë që është thënë për Ebu Hanifen r.a., do të përpilohej një libër me disa volume. Ne me kaq fjalë nuk mund ta përshkruajmë jetën dhe meritat e tij në shkencën e fikhut, por, për ta kuptuar atë më mirë, mjafton t`i përmendim thëniet e dijetarëve të tjerë për të. P.sh. Imam Shafi`u r.a. thotë: "Njerëzit në fikh janë të nevojshëm për Ebu Hanifen r.a.".
 
Imam Mubareku thotë: "Ai vërtetë ishte shtylla e diturisë". Imam Maliku thotë: "Ai vërtetë është fekih i pashoq". Pastaj thotë: "Nuk kam parë njeri i cili do të ishte i barabartë me Ebu Hanifen, kur të thoshte se kjo shtyllë është prej ari, do të arsyetonte mendimin e vet. Gjithnjë ka pasur dëshmi të fuqishme dhe të pakontestueshme".
 
Hermele bin Jahja, sipas rrëfimit të el-Hatibit, ka thënë: "Kush përpiqet të mbërrij dituri detesh në shkencën sheriato-juridike dhe në këtë arrinë, megjithatë ai në këtë shkencë do të mbetet sikur fëmijë kundruall Ebu Hanifes r.a.".
 
En-Nasir bin Shemili thotë: "Njerëzit, sa i përketë shkencës së fikhut, kanë qenë fjetur, përderisa i ka zgjuar Ebu Hanifeja, duke e studiuar dhe duke ua sqaruar atë".
 
 
Ahmed Ibn ‘Ixhlij ka thënë: “Ebu Hanife et-Tejmi ishte nga tregtarët e vajit, ai blinte dhe shiste pëlhura mëndafshi.”