[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 87:
 
==Letrat==
== Ndikimet, shpjegimet dhe teoritë ==
[[Skeda:Hierarkia_e_rendit.jpg|thumb|left|250px|Në majë të hierarkisë qëndron Zoti dhe gjithçka është e orientuar kah Ai. E liga rrjedh kur gjërat prishin këtë rend dhe orientohet tjetërkah.]]
Augustini ishte filozof [[Platoni|platonik]], i një brezi të ri të platonistëve, për arsye se besonte në filozofi si mënyrë të jetesës. Para konvertimit në të krishterë ishte manikaist, ndërsa me pranimin e besimit të ri ai forcoi besimin pelgianist (sipas murgut Pelag) se vetëm me hir të Zotit njerëzit mund t’iu shmangen mëkateve dhe se njerëzit nuk janë aq të fuqishëm.
 
Në pikëpamje teleologjike, Augustini besonte se gjithçka orientohet drejt Zotit si qëllim përfundimtar. Këtë e shprehte edhe në lutjen: “Zemrat janë të shqetësuara derisa prehen në Ty <nowiki>[Zot]</nowiki>.” Augustini mendonte se çdo qëllim tjetër do të jetë zhgënjyes, ndërsa Zoti jo.
 
Augustini ndërtoi shpjegimin e të ligës përmes qëndrimit se “rendi dhe mirësia janë të pandara nga krijesa”. Ai ofron në shpjegime shtesë hierarkinë e rendit, ku Zoti është në majë. Meqë Zoti është krijues i gjithçkaje, Augustini argumenton se çdo krijesë është e mirë dhe e liga shkaktohet vetëm kur gjërat dalin nga vendi i caktuar që kanë në hierarkinë e rendit.
 
Augustini vazhdon përpjekjet e [[Sokrati]]t, Platonit e [[Aristoteli]]t për të përkufizuar dhe shpjeguar fenomenin e vullnetit. Ai definon vullnetin si një dashuri a dëshirë në njerëz e engjëj që lidhet për objektin e dashurisë. Sipas tij, meqë shpirti përqendrohet në gjërat që i do, ato gdhendin jetën. Përmes mendimeve të tij rreth vullnetit, Augustini arrin te përkufizimet se “e liga është humbje e së mirës” sikur sëmundja që është humbje e shëndetit dhe se “mëkati është drejtimi i gabuar i vullnetit”, pra jo drejt Zotit.
 
Duke analizuar më tej vullnetin mëkatar, Augustini ngre nocionin se vullneti është i lirë, por duke u larguar nga Zoti, bëhet skllav i objektit të ri dashurisë. Kështu, duke u larguar nga Zoti dhe duke u përqendruar në para, njeriu bëhet skllav i pasurisë. Këtu kemi të bëjmë me një hierarki të re të përkohshme sepse gjithçka që nuk është e orientuar drejt Zotit është e prirë të dështojë. Augustini vetë ofron si shembull Perandorinë Romake jo të krishterë, që kishte në majë të hierarkisë madhështinë romake dhe për atë arsye nuk mund të ekzistonte pambarim dhe u desh të dështojë.
 
==Thënie nga Sh. Agostini==
* "Sepse në Ty na ke krijuar, dhe e paqetë është zemra jonë, derisa të qetësohet në Ty".