[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 78:
Më kalimin e kohës marrëdhëniet e kolonive me ilirët marrin karakter tjetër, këto marrëdhënie ndryshojnë në raport me ndryshimin në politikën e re të qytetit.
 
ApolloniaApolonia kishte raporte të mira, sidomos tregtare edhe me trevën e Dardanisë. në territorin e Dardanisë, përkatësisht, në Nekropolin e Romajës janë gjetur disa enë të cilat janë të njëjta me ato të zbuluara në ApolloniApoloni. Ndërsa si duket apolloniatëtapoloniatët nga treva e Dardanisë merrnin argjendin, i cili ishte një nga burimet kryesore për veprimtarin monetare të ApollonisëApolonisë. Straboni e përmend Damastionin dhe për minierat e argjendit që gjenden në këtë qytet. Staraboni këtë qytet e vendosë në prapatokën e ApollonisëApolonisë duke shprehur me përshkrimin e vendndodhjes së këtij qyteti më shumë interesin e kolonisë për argjendin sesa një regjion gjeografik.
 
Straboni përmend edhe djathin Dardan si një nga prodhimet më të preferuara të fqinjëve përreth, si duket me ApolloninëApoloninë ka pasur tregti edhe me djathë. Ndërsa Plini e përmend “rrathë ari që vinin nga Dardania prandaj edhe quheshin dardanë”.
 
Dëshmi më e mirë për marrëdhënie tregtare të mira ne mes ApollonisëApolonisë dhe Dardanisë janë edhe gjetjet e një numri të madh të monedhave në Fshatin Qollopek të Pejës, (Kosovë)që kishin prerjen nga qyteti i ApollonisëApolonisë.
 
Në politikën e re të qytetit, që u realizua me sukses ka qenë edhe shkëputja e tyre nga varësia ekonomike e metropolit. Midis shek të IV p.e.sonë ApolloniaApolonia filloj të presë me sasi të madhe monedhën e vet gjë që dëshmon për forcimin e mëtejshëm të qytetit si dhe në hinterlandin Ilir ishin krijuar kushte për një veprimtari tregtare mbi bazën e monedhave. Për ekzistimin e tregtisë së mirë në mes apolloniatëveapoloniatëve dhe ilirëve dëshmon edhe zgjedhja e poletit, i cili ishte funksionarë që e rregullonte tregtinë me ilirët. Për ekzistimin e Poletit të dhëna na jep Plutarku. Kjo veprimtari tregtare u favorizua nga marrëdhëniet e reja që patën kolonit me fqinjët e tyre Taulantë. Në këtë kohë rritet presioni i taulantëve mbi qytetet koloni të cilët fillojnë të përzihen edhe në punët e brendshme të kolonive siç është rasti i Luftës Civile në Dyrrah dhe pjesëmarrjes së Taulantëve në këtë luftë. Kjo periudhë bashkëpunimi mbyllet me kalimin e Apolonisë në vartësinë e Taulantëve.
 
== Rendi shoqëror dhe organizimi politik ==
Nëse i referohemi një lajmi të Aristotelit i cili na e jep në veprën e tij “Politica” ku shkruan se “Kemi demokraci kur të lirët, megjithëse të paktë, sundojnë mbi shumicën e popullsisë së lirë sikurse ngjanë në ApolloniApoloni e cila gjendet në detin Jon. Nga kjo është një e dhënë e sigurte se në ApolloniApoloni sundonte rendi skllavopronarë në mënyrën më klasike të tij. Në Apoloni një pjesë e mirë e skllevërve ishin pronë e shtetit skllavopronar, që përdoreshin kryesisht për ndërtime shoqërore apo për punë të cilat quheshin turp pët tu punuar nga të lirët. Përpos skllevërve shtetërorë ekzistonin edhe skllevërit privat të cilët punonin në punishte të metaleve, bujqësi apo edhe si shërbyes të shtëpisë. Ndërsa në grupin e popullatës së lirë bënin pjesë fisnikëria të cilët edhe e themeluan të parët koloninë. Shtresën tjetër të të lirëve e përbënin pronarët e punishteve, tregtarët dhe zejtarët. Pos kësaj mase dhe skllevërve kishte edhe një shkallë tjetër shoqërore e cila përbëhej nga njerëz të huaj pa të drejtën e qytetarisë. Shoqëria ApolloniateApoloniate ndahej sipas disa kritereve: në të lirë dhe skllevër, në të pasur dhe të varfër, në aristokrat, demos dhe të huaj. ApolloniApoloni kishte një politikë më të ashpër ndaj të huajve në qytet. Eliani shkruan se “Apolloniatët“Apoloniatët i dëbonin të huajt sipas ligjit të Lakedemonëve”. Sipas arkeologut N. Ceka ky dëbim bëhej për shkak të karakterit bujqësorë që kishte kolonia dhe ishte xheloze për tokat e saj dhe mundohej që të zgjerohej në kurriz të fqinjëve. Zhvillimi i vrullshëm ekonomik dhe zejtarë i qytetit si dhe shkëmbimi i mallrave që patën kolonët me popullsinë ilire, erdhi deri te forcimi i shtresave zejtare dhe tregtare. Kjo shtresë doli kundër grupit oligarkik me qëllim për ta marrë pushtetin dhe për ta përdorur në shërbim të interesave të tyre. Si rrjedhim i kësaj në Dyrrah në vitin 437 p.e.s shpërtheu në një kryengritje e demosit, e cila solli më pastaj Luftën e Peloponezit. Në këtë luftë morën pjesë edhe ilirët të cilët përkrahën aristokracinë e dëbuar nga qyteti, kështu ata u radhitën në grupin që përkrahte Athinën në luftë kundër Lidhjes së Peloponezit. Si rezultat i Luftës Civile në Dyrrah, kemi triumfin e plotë të parimit të ndarjes klasore të shoqërisë dhe forcimin e polisit skallvopronar. Pushteti tani kaloj nga duart e rrethit të ngushtë të aristokracisë në duart e gjithë skllavopronarëve. Me këtë rast u forcua edhe pozita e ilirëve që jetonin në qytet. Dukuri e tillë ngjau edhe në ApolloniApoloni. Këto ndryshime u bënë edhe funksionet shtetërore. Vendin e Fylarkëve (krerët aristokrat) tani e zuri një organ kolegjial, buleja (këshilli), anëtarët e të cilët mundë të ishin jo vetëm nga fisnikët por edhe nga shtresat e tjera të skllavopronareve. U krijua edhe Helieja (organ i mbledhjes së përgjithshme të popullit) e cila kishte për detyrë miratimin e ligjeve, marrja e vendimeve me rëndësi dhe zgjedhja dhe kontrollimi i veprimtarisë së organeve ekzekutive të qytetit. Nga anëtarët e bylesë, në krye të çdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari më i lartë civil i qytetit, me emrin e të cilit lidheshin të gjitha ligjet, dekretet dhe vendimet të shpallura gjatë vitit. Një organ tjetër ishte toksarku (komandant i shigjetarëve) dhe që merrej me çështjen ushtarake dhe luftën. Sekretari bënte ngulitjen në gurë apo në tabela prej bakri të ligjeve, dekreteve dhe vendimeve të marra nga helieja apo organeve të larta ekzekutive dhe i bënte publike ato. Të tre hieramnamonët, merreshin me organizimin e kultit, me organizimin e lojërave dhe festave, dhe me sa duket edhe me çështjen financiare të qytetit. Veç këtyre kishte edhe nëpunës të tjerë të një rangu më të ulët por që luanin një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike, i tillë ishte edhe nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave i cili përpos që duhej të siguronte lëndën e parë duhej të bënte edhe shpërndarjen e monedhave. Një funksionarë tjetër ishte poleti i cili duhej të merrej me rregullimin e tregtisë me Ilirët sipas Plutarkut "ky zgjidhej çdo vit nga radhët e qytetarëve më të njohur që të shkonte tek ''barbarët'' në emër të gjithë qytetarëve".
 
Nag mbishkrimet e shek. I-rë të erës sonë njohim edhe Agonotetin, emri i të cilit do të thotë nëpunës i garave, por detyra e tij shtrihej në një sferë më të gjerë. Ai mirrej me edukimin e rinisë dhe njëkohësisht jetën kulturore të qytetit. Ky funksion ishte i ndarë nga pushteti administrativ dhe s’kishte rolë të rëndësishëm politik, kjo kuptohet edhe nga fakti se ai nuk zgjidhej periodikisht por zgjidhej për tërë jetën. Forma demokratike e pushtetit skllavopronar u ruajt edhe pas pushtimit romak kur qyteti u konsiderua federati-aleat. Ndërsa Augusti nuk i a cenoi privilegjet e mëparshme, por përkundrazi e ngriti qytetin në një shkallë edhe më të lartë, ne civitas libera et immunis (në qytet të lirë dhe të paprekshëm). ApolloniaApolonia në këtë kohë vazhdon prerjen e monedhave prej bronzi, ashtu si edhe denarët, i përshtaten tani në peshe monedhave të njëkohshme perandorake, ndërsa për sa u përket emblemave ato u mbetën në përgjithësi besnike traditave të mëparshme duke dashur në këtë mënyrë të spikasin pozitën e privilegjuar që gëzonte qyteti ne kuadrin e Perandorisë Romake. Denarët pushuan së preri jo shumë kohë pas vdekjes së Augustit, ndërsa monedhat pseudoautonome në ApolloniApoloni ngjajnë të kenë marrë fundë në kohen e Antonin Piut, me Mark Aurelin fillon në ApolloniApoloni fillon seria e fundit e pashkëputur e bronzeve perandorake, të cilat në kohën e Severëve arrin një lulëzim të paparë ashtu si në sasi por edhe në cilësi stilistike e artistike të vulave. Por edhe pse qyteti ishte shpallur i lirë dhe që nuk paguan taksa, mirëpo edhe në këtë kohë politikën e jashtme e udhëhiqte Roma që do të thotë se qyteti ishte i lirë vetëm brenda mureve të tij.
 
== Bujqësia dhe Blegtoria ==
Apolonia përpos që ishte një qendër prodhimi zejtar ajo ishte njëkohësisht edhe një prodhues bujqësorë. Ngritja e ApollonisëApolonisë në një tokë pjellorë është treguesi me i mirë për rolin bujqësor që kishte ky qytet. Pranë mureve të qytetet ishte vendosur tempulli i hyjneshës Demetra ku pastaj fillonin arat e ApolloniatëveApoloniatëve, fusha e Gylakesë.
Në afërsi të ApollonisëApolonisë 1-2 km në perëndim të saj, pranë fshatit të sotëm Sop, janë gjetur me shumicë figurina terakotash të shek IV p.e.sonë kushtuar hyjneshës Demetra. Përveç tokave të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, zona përreth qytetit ka qenë e pasur me kullota mjaftë të mira për rritjen e gjethit, te kuajve e të bagëtisë së imët. Prodhimi kryesorë i bujqësisë apoloniate ishte drithi. Gjatë gjurmimeve arkeologjike janë gjetur kokrra të drithit të cilat kanë qenë të karbonizuar që në antikitet. Gjithashtu janë të njohur edhe pitosët të cilët kanë shërbyer për mbajtjen e drithit. Për rendësin e drithit në ApolloniApoloni na tregojnë edhe disa monedha ku në faqet e saj ka qenë pamja e kallirit. Një prodhim mjaftë të rëndësishëm në bujqësinë ApolloniateApoloniate kan pasur edhe vreshtat. Nga gërmimet arkeologjike na janë gjetur kazma e gjata njëtehëshe (qylyke) të cilat janë nevojitur për punimin e e thellë të vreshtave, kosoret për pastrimin e kopshteve, kiza të madhësive të ndryshme, që përdoreshin për krasitje. Për rëndësinë dhe kultivimin e rrushit ndër apolloniatërapoloniatër na tregojnë edhe disa vepra artistike, sidomos në enët e pikturuara gjatë shek. VI-III p.e.sonë kurrë nuk mungon diçka nga rrushi: lastari,fleta apo fryti. Gjithashtu na janë të njohura shumë enë që shërbehej vera, si amforat me të cilat shërbehej në tavolinë si dhe kupat që shërbenin për tu pirë. Për vreshtarinë na tregon edhe Straboni i cili kur e përshkruan bregdetin ilirë tregon se ai ishte i pasur me vreshta.
 
Përpos bujqësisë në Apoloni një zhvillim mjaftë të madh pati edhe blegtoria. Vetë fakti se në ApolloniApoloni nderohej perëndesha Artemis, tempulli i së cilës zinte pjesën kryesore të qytetit tregon për rëndësin e blegtorisë dhe bujqësisë. Kullosat ApolloniatëtApoloniatët i kishin jashtë mureve të ApollonisëApolonisë, buzë Vjosës. Njoftime për blegtorin ApolloniateApoloniate na jep Herodoti i cili na jep njoftime se në ApolloniApoloni ka dele, të cilat i janë kushtuar diellit, dhe që i ruanin burrat më të shquar si nga pikëpamja e pasurisë, ashtu edhe e fisit secili nga këta i ruante një vit. Herodoti na tregon edhe për Evinin i cili gjatë ruajtjes së deleve e kishte zënë gjumi dhe ujqërit i kishin shqyer kopenë. Për këtë ApolloniatëtApoloniatët e dërguan Evinin në gjyq dhe e dënuan me verbim . Por menjëherë pasi e verbuan as delet dhe as toka më nuk jepte fryt. ApolloniatëtApoloniatët dërguan njerëz te orakulli i Dodonës dhe Delfit për të mësuar të vërtetën, përgjigjja e tyre ishte se ata ishin të dënuar pasi që ata kishin dënuar rëndë Evinin. Dhe derisa ApolloniatëtApoloniatët të mos e vuanin dënimin deri sa që Evini do ta quante të drejtë. Si dhe deri të mos jetë Evini i lumtur. Pas kësaj përgjigjeje ata shkuan te Evini dhe e pyetën për dënimin të cilin do tua e jepte ai ApolloniatëveApoloniatëve dhe të ishte ai i lumtur. Evini duke mos ditur përgjigjen e orakujve ai kërkoj dy ara të cilat ai i dinte që janë ndër më të mirat, dhe një shtëpi pranë këtyre arave. ApolloniatëtApoloniatët ia plotësuan menjëherë këtë dëshirë. Menjëherë pas kësaj Evinit i erdhi vetia e orakullit i cili u bë edhe i dëgjuar. Kjo legjendë për Evinin është tregues i qartë se çfarë vendi zinte bujqësia dhe blegtoria tek apolloniatëtapoloniatët. Nga relievet dhe terrakotat dimë se edhe rritja e shpendëve kishte vendin në ekonominë e ApollonisëApolonisë. Kryesisht ndeshim pula,rosat dhe patat.
 
Ndërsa lumi Vjosa, luginat bregdetare si dhe vetë deti mundësonin edhe zhvillimin e peshkatarisë. Gjithashtu nga një reliev shatërvani kemi edhe paraqitjen e një skene peshkimi.
 
== Urbanistika dhe arkitektura ==
Gjate shek. V-I p.e.s. ApolloniaApolonia jetoj një periudhe lulëzimi. Arkitektura dhe urbanistika e këtij qyteti është e bazuar në arritjet e arkitekturës helene por e lidhur me realitetin ilir. ApolloniaApolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit; përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta.
 
Gjatë gjysmës së parë të shek. VI p.e.sonë ApolloniaApolonia ishte kthyer në një qytet të mirëfilltë, për këtë dëshmojnë edhe gjurmët e një muri rrethues i cili ka gjerësinë 3 m. I punuar më blloqe ranore katërkëndëshe.
 
Me zgjerimin dhe fuqizimin e qytetit gjatë shek. V-IV p.e.sonë u ndie nevoja e rindërtimit të murit rrethues. Kjo u realizua nëpërmjet përforcimit të tij me një bastion të madh, të përshtatshëm për vendosje balistash, në anën lindore ndërsa në anën perëndimore u ndërtua një mur i ri. Murit perëndimor i shtohen edhe kulla katërkëndëshe dhe të rrumbullakëta që përforconin hyrjet ose pikat më të zbuluara ndaj sulmeve të armikut. Muri rrethues përfshinte në vete 140 hektarë, por një pjesë e qytetit u shtri edhe jashtë mureve të qytetit, sidomos në pjesën perëndimore. Ndërsa në pjesën lindore shtrihej nekropoli.
Rreshti 109:
Qendra e qytetit ishte rezervuar për ndërtimet me karakter shoqëror, ku pjesën kryesore e përbënte agoraja (sheshi kryesor i qytetit)ku gjendej teatri, stoat, godinat zyrtare etj. Pjesa tjetër që përbënte tërë sipërfaqen e kodrës më të lartë e që ishte e rrethuar me një murë mbrojtës përfshinte Temenosin (zonën e shenjtë) ku gjendej tempulli kryesorë i qytetit dhe altarët e perëndive të rëndësishme.
 
Zbatimi i sistemit ortogonal në ApolloniApoloni është shoqëruar me krijimin e tarracave, për t’iu përshtatur pjerrtësisë së kodrave. Agoraja ishte vendosur në pjesën më piktoreske të qytetit, me pamje që hapej drejt fushën së Myzeqesë dhe detit. Monumentet kryesore që ruhen aty i takojnë shek. IV-III p.e.sonë.
 
Stoa (shëtitore antike) kishte gjatësinë e saj prej 78 m ndërsa gjerësi 12 m të ndarë nga një kolonadë dorike poshtë dhe jonike lartë. Pamja e stoas kishte shikim nga Adriatiku kështu që krijonte një pamje qetësuese për parinë fisnore të asaj kohe. Muri i pasmë që ka një rol mbajtës është me 17 nishe (pjesë e harkuar e murit),ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej nga kolona tetëkëndore. Stoa kishte funksion të dyfishtë, për rritjen e qëndrueshmërisë së murit ndaj presionit t të dheut dhe për vendosjen e skulpturave.
 
Një monument tjetër i cili është mjaftë i ruajtur nga agoraja i formuar në shek. IV-III p.e.sonë është teatri. Teatri përafërsisht kishte rreth 9000 vende, dhe futej kështu në mesin e teatrove mesatare të botës antike.
Temenosi i ApollonisëApolonisë ngrihej në kodrën më të lartë (104 m) dhe ishte i rrethuar me mur. Kjo zonë iu kishte kushtuar perëndeshës Artemis. Muri i rrethues i temenosit nuk kishte funksion ushtarak por vetëm për të kufizuar zonën e shenjtë të qytetit. Faza më e vonë e të cilit i takon shek. III pe.sonë. Me këtë periudhë lidhet edhe ndërtimi i një porte monumentale me qemer të rremë.
Në krahë të saj qëndron obelisku si atribut i ApollonitApolonit Agieus, mbrojtës i kolonëve. Pjesa e poshtme e tij është një kolonë cilindrike me diametër 0,47 m madhe lartësi 0,80 m, ndërsa e sipërmja, me sipërfaqe 1,70 m përfundon në formë koni. Ky simbol i thjeshtë paraqet omfalin-kërthizën e botës. Sipas arkeologut N. Ceka ky simbol ishte ndërtuar për kompensim që i bëhej ApollonitApolonit për vendin që i kishte zënë e motra e tij, Artemisi. Fundit të periudhës arkaike, rreth viteve 480 p.e.sonë i takon një tempull jashtë qytetit të ApollonisëApolonisë, mbi kodrën e shtyllasit. Vetë emrin fshati e kishte marrë nga kolonë e vetme që kishte mbetur në këmbë nga tempulli i dikurshëm. Legjendat popullore e konsideronin atë si shtyllë ku lidheshin anijet, duke ruajtur kështu kujtimin e skelës që gjendej edhe vetë tempulli.
 
ky tempull ishte zhdukur nga Ibrahim Pasha i cili në fillim të shek XIX, ka marrë këtu 70 karroca me material guri dhe i ka dërguar në Berat për të ndërtuar sarajet e tij të e veta.
 
Nga arkitektura ApolloniateApoloniate e periudhës helenistike janë përfaqësuar edhe ndërtimet inxhinierie ujëmbledhëse. Vetë pozita e ApollonisëApolonisë në një kodër kishte prurje të pakta të ujit si dhe mungesa e burimeve të mëdha bëri të nevojshëm zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për qytetin. Kjo zgjidhje ishte bërë me ndërtimin e nimfeut (çezma monumentale) në shpatin perëndimor të qytetit.
 
Ndërtesa simbol (me e shquar) e ApollonisëApolonisë që shpesh jemi mësuar ta shohim nëpër foto quhet ndryshe edhe [[Tempulli i Agonotetëve|Monumenti i Agonotetëve]]. I cili u ndërtua për te mëshiruar vdekjen e vëllait ushtarak te një zyrtari te larte te ApollonisëApolonisë. Gjithashtu ky ishte vendi ku bëheshin mbledhjet e këshillit te qytetit. Mbishkrimi në këtë monument na tregon se atë e financoi një qytetar me origjinë romake, Kuint Vil Krisp Fur Prokuli , i cili mbante tri funksione : prytan, agonotet dhe kryeprift i përjetshëm. Mbishkrimi na njofton se ky e bëri këtë ndërtim për të nderuar vëllaun e tij, Valentin, i cili në karrierën e tij kishte qenë prefekt dhe tribun ushtarak, icili po të mos kishte vdekur në Panoninë apo Sirinë e largët, do të ishte bërë agonotet. Në inaugurimin e këtij monumenti u ndeshën 25 çifte gladiatorësh. Marrëdhëniet e ndërsjellat të qyteteve koloni me hinterlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit të një tog qytetesh ilire.
 
== Nymfeu ==
Dion Kasi historian grek i cili kishte vizituar ApolloninëApoloninë dhe përshtypje të mëdha gjatë qëndrimit të tij në ApolloniApoloni i kishte lëne Nymfeu, siq shkruan ai “Kjo Apoloni e quajtur korinthase ndodhet në një vend të bukur të tokës dhe detit, dhe në një vend shumë të bukur lumenjsh. Por ajo që më çuditi më shumë se çdo gjë është zjarri i madh që del pranë lumit Ana (Vjosa) dhe që nuk përhapet me tepër në tokën rreth e rrotull... bile shumë afër tij ka gjelbërim dhe pemë që lulëzojnë; përveç kësaj kur bie shi, ky zjarr shtohet dhe ngritët më lartë. Për këtë ky vend quhet Nymfe bile këtu ka pasur edhe një orakull”.
Përpos Dion Kasit njoftime përt këtë zjarr na japin edhe autorë tjerë antikë. Ndërsa Eliani i cili shkruan se “zjarri nuk zë një hapësirë të madhe, dhe ka një rreth të ngushtë ; mbanë erë squfuri dhe çamçakëzi dhe rreth tij ka bimë që lulëzojnë plotësisht, dhe zjarri që del aty pranë nuk dëmton bimët. Zjarri digjet natë e ditë dhe s’kishte pushuar, kurrë siç thonë apolloniatëtapoloniatët, para luftës që u ndodhi atyre me Ilirët (470 p.e.sonë shënim i autorit)” Sipas N. Cekës apolloniatëtapoloniatët nuk ishin zotëruesit e plotë të këtij vendi të çuditshëm, sepse ai ndodhej në kufi të tokave me bylinët dhe amantët, dhe në mes apolloniatëveapoloniatëve dhe bylinëve kishte një grindje të vazhdueshme për të provuar pronësinë e këtij vendi. Bashkë me zjarrin dilte edhe pisë edhe asfalt. Plini shkruan se “ ka edhe një përzierje natyrale pisë-asfalt prej pisës dhe asfaltit që del në tokat e ApollonisëApolonisë. Këtë përzierje disa e bëjnë vetë. Ky është një ilaç shumë i mirë kundër zgjebes së berrave dhe kundër plagëve që u shkaktohen memtheve nga lindja. Më e mirë është ajo që del sipër kur përzierja është duke vluar. Për karakteristikat shëruese të tij flet edhe Straboni i cili thotë se pasi përzihet me vaj, lyhen hordhitë, kështu që insektet të ngordhnin para se të arrinin degën.
 
Aristoteli na jep të kuptojmë se kemi të bëjmë me dy fenomene që ndodhin njëkohësisht. Ai shkruan se “aty del asfalt dhe pisë si currila që shpërthejnë nga toka... dhe banorët thonë se jo larg nga ky vend është një zjarr që qëndron i ndezur vazhdimisht. Të njëjtën ndarje e bënë edhe Straboni ku thotë “në krahinë e ApollonisëApolonisë është një vend i quajtur Nymfe ; një shkëmb aty nxjerrë zjarr dhe nën të rrjedhin burime të vaktë dhe asfalt”.
 
Nga gërmimet arkeologjike kemi edhe një përdorim tjetër të serës. Që nga shek.Vi p.e.s lyheshin me të enët nga brenda, qypa dhe pitosa për të siguruar një hidroizolim. Kuptohet sera ishte një produkt i kërkuar për tregun e atëhershëm dhe vetë nymfeu përmbante vlera ekonomike. Mbi dy tipe të monedhave të Apollonisë, të prera në shekujt III dhe II p.e.s shfaqet emblema e një leme zjarri që kishte të bënte me nymfeun.