[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
 
Mësimi është proces i organizuar, planifikuar më qëllim që të realizohet qëllimi i përvetësimit të diturive nga fusha të ndryshme. Është proces që mundëson krijimin dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive te një individi, dhe qëllimi edhe me konkret është qe nxënësitnjeriu të përvetësojnë dituri të, krijojnë shprehi dhe shkathtësi pune si dhe në sjelljen e tyre.
Në psikologjinë shkencore termi i mësimit ka një kuptim më të gjërë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Kështu proçesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet e qëndrueshme të sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat lidhen me eksperiencën e njeriut.
 
Studimi sistematik, veçanërisht ai eksperimental i proçesit të mësuarit ka rezultuar me evidentimin e ligjeve dhe rëndësinë e mësimit në genezën e shumë fenomeneve të tjera psikologjike. Spektri studimor varion nga psikofiziologjia tek psikologjia kognitive.
Në psikologji me shprehjen ''mësimi'' nënkuptohet veprimi për përvetësimin dhe mbajtjen mend të përvojave dhe të kondicionimit të shprehive të sjelljeve e që si rezultat ka ndryshimin e sjelljeve për situata të caktuara që me gjasë do të paraqiten. Suksesi në mësim, sukses që varet nga motivimi dhe aftësia, në vete përmbledhë mundësin e përsëritjes së të mësuarës, mirëpo edhe e mësuara mund të bije në harresë. Si shprehje, mësimi në njërën anë merret si pjekuri e sjelljeve gjatë zhvillimit të njerëzimit, dhe në anën tjetër një ndryshim i përkohshëm relativ i sjellëve ndaj ndikimeve të ndryshimeve të caktuara të rrethinës.
 
Gjatë kërkimeve dhe studimeve për kushtet mësimit tek njerëzit, janë formuar teza e teori të shumta (ndër tjera teoria asociative, teoria strukturore, behavizmi, teoria kongnitive, modeli matematikë-statistikë i gjasës). Parimi qendrorë, para së gjithash është vazhdueshmëria, fuqizimi (përforcimi i sjelljes së dëshiruar të treguar më parë) dhe organizimi kongnitiv (mësimi nëpërmjet arsyes). Një përpjekje për të i integruar parimet e ndryshme të mësimit e ka bërë R.M. Gagne. Ky i ka mbledhur 8 parime dhe i ka vendosur në një rend hierarki, ku mësimi i llojit të ultë është i nevojshëm por nuk është i mjaftueshëm. Kushtet pasuese janë: 1) sinjal-mësim (kondicionimi klasik); 2) nxitje-reagim-mësimi (kondicionimi operativ); 3) krijimi i zinxhirit (nga më shumë nxitje dhe reagime ); 4)krijimi i zinxhirit gjuhësorë 5)diskriminacioni i shumanshëm (dallimi i nxitjeve të përafërta); 6)përkufizimi-mësimi; 7) rregull-mësimi; 8) zgjidhje probleme.<ref><tt>Der Grosse Brock Haus 13</tt>. Fq.118-119</ref>