Revolucioni Francez: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.2+) (roboti ndryshoj: ga:Réabhlóid na Fraince
Rreshti 7:
Fundi i revolucionit me dekapitimin e mbretit (''Luigji XVI'') dhe mbretëreshës (''Marie Antoinette Josèphe Jeanne de Habsbourg-Lorraine''), do të sillte në pushtet jakobinët me në krye Maksimilian Robespierin, i cili legjitimoi ''Regjimin e Terrorit''.
 
Deficiti i madh i shtetit dhe pakenaqesia popullore e detyruan Luigjin XVI qe ne maj 1789 te mblidhte Perfaqesine e Pergjithshme,e cila nuk ishte thirrur gjate 2 shekujve.Perfaqesuesi(deputetet)e shtreses se trete,pa vullnetin e mbretit e shpallen veten Asamble Kushtetuese dhe deklaruan se nuk do te shperndaheshin pa i dhene vendit kushtetuten.Ne mbrojtje te Asamblese, me 14 korrik 1789 populli i armatosur i Parisit sulmoi dhe pushtoi keshtjellen burg,Bastijen,qe ishte simbol i absolutizmit.U liruan te burgosurit dhe u ngrit flamuri trengjyresh(i bardhe,i kuq,blu)i revolucionit.Kjo date,14 korriku,shenoi fitoren mbi regjimin e vjeter dhe vendosjen e regjimit te ri.Sot kjo dite eshte festa kombetare e Frances.Ne provica u pushtuan keshtjellat,u dogjen dokumentet e detyrimeve dhe kudo u vendosen organe te reja te zgjedhura nga populli.Revolucioni fitoi.Per te mbrojtur Asamblene u krijua nje force e re ushtarake e perbere nga vullnetare,qe u quajt Garda Kombetare.Kjo force u be ushtria e revolucionit.
== Drejt Revolucionit ==
 
[[Skeda:Le_Serment_du_Jeu_de_paume.jpg|thumb|300px|Kjo mbledhje mbase nuk mund të përshkruhej më bukur se sa e ka paraqitur një artist i kohës. Piktori e Luis Davidit, si një përkrahës i revolucionit pikturoi me mjeshtëri të madhe mbledhjen në fushën e tenisit. Në figurë mund të dallohet qartë një klerik i rangut të ulët (duke parë veshjen e tij të thjeshtë) që shtrëngon duart me një përfaqësues të klasës së tretë. Nga piktura (tashmë e vendosur në muzeun e Luvrës në Paris), paraqitet një gjendje kaosi dhe rrëmuje. Në të vërtetë mendohet se gjendja atje ishte akoma më kaotike se sa është përshkruar. Fjalë për fjalë, përfaqësuesit aty u betuan se: ''“ – S’do të ndahemi kurrë, por do të mblidhemi në çdo vend dhe në çdo rrethanë të mundshme, deri sa kushtetuta e mbretërisë të firmoset dhe të zbatohet.”'']]
 
Çdo klasë e popullsisë zgjodhi përfaqësuesin e saj për tu paraqitur në mbledhjen e radhës. Të gjithë personat meshkuj në moshë madhore kishin të drejtën e votës në Francë. Njerëzit e thjeshtë kishin përfaqësuesit e tyre në asambletë lokale. Nga këto asamble do të zgjidheshin përfaqësuesit e klasës së tretë, të cilët ishin popullsia e thjeshtë dhe fshatarësia. Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe gjatë viteve 1614. Asambleja e parë e përgjithshme do të mblidhej më 1789, ku përfaqësuesit e klasës së ulët (pra ata që flisnin në emër të fshatarëve dhe qytetarëve të thjeshtë) do të pretendonin që edhe përfaqësuesit e dy klasave të tjera të merrnin pjesë në mbledhje, ku çdo deputet të kishte një votë të barabartë. Në të shkuarën të tre përfaqësuesit kishin punuar të veçuar dhe nuk kishin pasur kurrë fatin të mblidheshin të gjithë në një sallë të vetme. Përfaqësuesit e popullsisë së thjeshtë dhe fshatare, shpresuan të fitonin përkrahjen e klerit dhe disa fisnikëve të cilët ishin zhgënjyer nga Luigji i XVI, që për më tepër ishte një mbret i paaftë për të qeverisur.
 
Dëshira për tu takuar të gjithë bashkë, u shuajt nga kundërshtimet e mbretit. Ai insistoi që përfaqësuesit e tre rendeve shoqërore të punonin në mënyrë të veçantë. Përballë kësaj politike që mbreti ndoqi, të zgjedhurit e shtresës së ulët e morën vetë në dorë situatën. Më 7 qershor të po atij viti, përfaqësuesit e rendit të tretë u vetë-shpallën si ''Asambleja Kombëtare'' dhe pretenduan se kishin të drejtën që të hartonin një kushtetutë të re për Francën. I revoltuar nga një pretendim i tillë, Luigji XVI i përzuri përfaqësuesit nga salla ku po zhvilloheshin punimet. Revoltimi i mbretit solli gjithashtu revoltimin e përfaqësuesve të rendit të tretë. Këta të fundit e panë këtë veprim si një akt që binte ndesh me liritë e tyre. ''“ – Në se nuk do mund të flasim këtu, atëherë do të bërtasim jashtë”'' – u shprehën ata.
 
Të përkrahur edhe nga një sërë klerikësh me pozitë të ulët, radhët u shtuan edhe me disa fisnikë të cilët përkrahnin reformat. Ata dolën jashtë asamblesë dhe u mblodhën në një fushë tenisi aty afër. Në atë fushë ata do të bënin betimin e fushës, që nuk ishte asgjë tjetër veçse emri i fushës së tenisit. Në këtë betim, ata u zotuan se do të vazhdonin të luftonin deri sa ti jepej e drejta e tyre për të hartuar një kushtetutë për kombin.
 
Luigji XVI hezitoi në fillim. Më pas ai e pa se nuk kishte rrugë tjetër për të qetësuar revoltën dhe kështu ai dha urdhër që përfaqësuesit e rendit të parë dhe të dytë, të mblidheshin së bashku me përfaqësuesit e rendit të tretë. Ky ishte thjeshtë një hap i paqësishëm drejt revolucionit, që do të ndryshonte të gjithë Francën.
 
Pavarësisht se tre përfaqësuesit e rendeve të ndryshme shoqërore do të takoheshin në një sallë të vetme, ekzistonin ndarje të theksuara midis grupeve dhe konfliktet brenda vetë grupit ishin të pranishme gjithashtu. Për shembull kleri i lartë dhe shumë fisnikë, pretendonin të ruanin akoma ato privilegjet e tyre që i kishin gëzuar që në kohët e feudalizmit. Disa pjesëtar të ulët të klerit dhe fisnikë të vegjël, dëshironin të formonin një monarki konstitucionale të ngjashme me [[Anglia|Anglinë]]. Përfaqësues të tjerë ishin me pikëpamje radikale, duke kërkuar barazi përpara ligjit për të gjitha klasat. Gjithashtu ata dëshironin të zhduknin titujt dhe nderet që karakterizonin fisnikët. Ata e shikonin mbretin me skepticizëm dhe dëshironin një kushtetutë të atillë që të mos i lente mbretit asnjë fuqi më shumë se ajo simbolike. Shumë ide si këto ishin mjaft radikale; atëherë barazia për të gjithë ishte një kërkesë e pazakontë.
 
== Revoltat Popullore ==