[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 14:
| web=http://www.himara.eu/dhermi/index-al.html
}}
'''Dhërmiu''' eshte fshati i dyte i krahines se [[Himara|Himares]]. I vendosur buze [[detit Jon]] dhe ne shpatet e maleve te Vetetime Pritese(, Akrokerauneve, (qe poeti romak Horaci i cileson si “infames scopulos Acroceraunia”), midis gjelberimit te ullinjve dhe agrumeve te shumta, fshati ka nje bukuri madheshtore, dhe sipas udhetarit anglez Lir eshte'' me i madherishem ne vendosjen e tij se cdo vend tjeter qe kam pare ne Akrokeraunet dhe qe i ngjan jo pak Atranit apo Amalfit.''
Dhermiu shtrihet ne fund te nje plazhi me teper se pese kilometra te gjate, plazh i cili perfundon me nje koder, mbi te cilen ngrihet manastiri i Shen Theodhorit. Fshati perbehet nga tre lagje: '''KondraqiHondraqi''', apo Kallami qe eshte lagja e pare per ata qe vijne nga Llogaraja; vijuar nga '''Gjileku''' dhe '''Dhermiu''' - lagja e trete dhe me e madhja qe i ka dhene edhe emrin fshatit. Ne total, tere fshati ka rreth 600 shtepi, ku rreth 300 jane ne Dhermi, 150 ne Gjilek dhe 150 ne Kondraq. Fshati i Dhermiut ndodhet 52 km ne Jug te Vlores, 72 km ne veri te Sarandes dhe rreth 210 km nga kryeqyteti i Tiranes. Administrativisht ben pjese ne Bashkine e Himares, krahinen e Himares, rrethi i Vlores.
 
 
Rreshti 22:
 
== Historia ==
Himara, ku perfshihet edhe Dhermiu, ka qene banuar nga fisi epirot i Kaoneve. Themelimi i fshatit humbet ne lashtesi. Dihet se Filipi i Maqedonise sulmoi Himaren ne 214 p.e.s. dhe ne 167 ajo qe baze detare e Romakeve. [[Jul Qezari]] qe prijesi i pare i madh qe shkeli ne plazhin e Dhermi - [[Palasa|Palasës]] ne betejat e tij kunder Pompeut dhe thuhet se ai u dha kurajo njerezve te tij duke thene “Mos u frikonifriksoni, se mbartni Qezarin dhe fatet e tij”. Per nje kohe Himara ka qene nen sundimin bullgar (904). Thuhet se nje nip i Gjin Bua Shpates (kryezot i Artes rreth 1370) u vendos ne kohen e Mesjetes ne Dhermi. Permendet se pas vrasjes se Balshes II me 1385 deri me 1392, Himara qe nen gruan e tij, Komita Muzaka “nje amazone e vertete”. Gojdhanat tregojne per perleshje me saracenet dhe Shpella e Pirateve eshte nje nga keto deshmi sikurse toponimet e Alevra (Al-Evra) dhe perroi i Rusmanit.
Normani Robert Guiskardi dhe biri i tij Boemund kerkuan ta nenshtronin si pasoje e pozites zoteruese mbi Kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, trashegoi Himaren, ku edhe zbarkoi me 1481 per te filluar nje rezistence kunder turqve, pas vdekjes se te atit. Pas vdekjes se Skenderbeut, si edhe me vone nje pjese e Himarioteve u shperngulen per ne Italine e Jugut, ku formuan fshatra. Himara nuk u pushtua dot plotesisht pas vdekjes se Skenderbeut dhe eshte se bashku me Mirditen, nder dy krahinat qe kishin nje status autonom. Sipas ketij statusi, nenshkruar ne 1492 me Sulltan Bajazitin II. Himara dhe shtate fshatrat e tij, duhej ti paguante Portes se Larte shumen e 16,000 frangave ne vit Sistemi i qeverisjes qe bazuar ne autoritetet lokale dhe sistemin e dhimogerondeve (δημογεροντίας ). Sulejmani i Trete (Kanuniu apo i Madherishmi) qe arriti deri ne portat e Vjenes, tentoi te shtronte Himaren por pa sukses. Madje pati edhe tentative per vrasje te vete sulltanit (episodi me Damiani i cili arriti deri ne cadren e tij). Himariotet (term qe perfshinte rreth 50 fshatra ) u perfshine ne shume kryengritje si ato te viteve 1481,1488, 1494-1509, 1537, 1571,1595, 1690, 1713. Ali Pashai qe i vetmi sundimtar Turk (apo shqiptar) i cili arriti (1797) te nenshtronte Himaren dhe fshatrat e saj. Thuhet se qe pikerisht ai qe urdheroi djegjen e pyllit me dushk siper fshatit te Dhermiut. Sipas historise se Shqiperise, Suliotet, qe dhane nje kontribut aq te madh per pavaresine e Greqise, vinin nga shperngulja Himarioteve (edhe ata me 7 fshatra). Ne ate kohe Bajroni i pershkruante keshtu Himariotet tek Cajld Haroldi: