Dallime mes rishikimeve të "Mareci"

8.734 bytes added ,  9 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
(Faqe e re: '''Mareci''' është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë. == Shih dhe këtë == * Lista e ardhacakëve - Lipjan Kategoria:Fshatra në Kosovë)
 
'''Mareci''' është një vendbanim në komunën e [[Lipjani|Lipjanit]], [[Kosovë]].
== Shih dhe këtë ==
* [[Lista e ardhacakëve - Lipjan]]
 
HISTORI E SHKURTË PËR MARECIN
[[Kategoria:Fshatra në Kosovë]]
 
Përballë Kalesë së Novobërdes së lashtë, afër 40 km në verilindje të Prishtinës shtrihet malësia e Gallapit-Gollakut. Kurse e rrethuar me fshatrat Mramuer,Prapashticë,Krilevë Vllasali,Prekovc,Llabjan Llajshevc e Slivovë gjindet fshati Marec me një sipërfaqe 112 Kilometra kartorë. Ky fshatë është ndër më të mdhenjët e Kosovës apo edhe më gjerë.Para viteve 70-ta kishte afër 650 shtëpi apo mbi 3 mijë banorë.
Që në antikë shek V përmendet Mareci me emrin Merion por Themelimi i fshatit është një histori gojdhënash që në shkrimet e vonshme potencohet ndër vendbanimet e hershme që nga koha Ilire dhe ekzistimi i minierave të vjetra Romako-Bizantine.Apo siq thoshte baca Ramiz që nga koha e Rimit.Një legjendë tjetër thotë se banorët e parë të marecit ishin autokton edhe në mijëvjeqarin e parafundit të epokës së vjetër. Ilirët e Dalmacisë që nga shek ¾ e.s. të njohur si zjetarë që shkrinin hekurin kishin ardhur të parët dhe kishin zënë vendë në breg të lumit të Marecit edhe në ditët e sotme identifikohen mbeturinat e shkritorëve përgjat lumit në disa vende.
Fisi dardan i ilirëve kishte jetuar në këtë vendë që quhej Damaston, Rromakët e quanin Arxhentinë Turqit Artanë e serbët Novobërd e Mareci ishte ngjitur me të në bashkëkohorën mundë ta quajmë paralagjë.
Legjenda e themelimit të këtij vendëbanimi me ndryshime jo edhe as esenciale sqaron se:
Mara kishte qenë një grua e vejë apo sipas një shënimi tjetër një burrë me tre apo katër djemtë që vinte nga Korça e shqipërisë e fisit Krasniqë.Nje variant tjetër thekson Çamërinë si vendë i parë pastaj migrimin për Mirditë e pastaj në Malësin e Gollakut. Sidoqë të jetë ka të ardhur në Marec edhe më herët por edhe nga Kosova lindore por më e saktë është autoktonia. Pra të gjitha gojdhënat flasin se prejardhja e Marecit ishte nga shqipria. Por sipas argumentit kronologjik e historik të ekzistimit nuk del edhe bashë në përputhje kjo prejardhje e vonshme por nuk e mohojmë të hërshmen
Na ky emër, Marë e merë emrin edhe vëndëbanimi Marec.Gjithashtu edhe lagjët e marin emrin sipas emërtimit të djemve të tij/sajë. Cana,Maka dhe Paca. Vëllau i madh ishte Maka i cili u vendos në territoret elagjëve Vakovcit,Gërbeshit dhe një pjesë të Bullajve.
Vëllau tjetër ishte Paca dhe territori ku sot njohet me emrin Modripotok,dhe Golmivadë.
Territori ku jejtoi Cana djali i tretë i marës përfshin territorin Canaj Jasharevitët,Metaj (Metollt) dhe Simolli.
Ahmataj ishte djali më i vogël i marës pasardhësit e të cilit jetojnë në lagjet Kllokoq dhe Viti. Sipas një variantit të shenuar me herët djali i pacës kishte themeluar Krilevën.
Kështu sipas tregimeve të pleqve tanë Makollt dhe Gërbesht ishin nga i njëjti vëlla Ahmataj ishin Vitija dhe Kllokoqt,nga i njëjti vëlla, kurse Pacollt e Makolltë nga i njëjti vëlla .Andaj edhe nuk kan ekzistuar martesat mes tyre bile deri vonë edhe edhe mbrenda Marecit nuk ka pasë martesa.
Fisi Krasniqë ishte edhe mbiemër i të gjithve Krasniqi por ishte teritor i gjerë dhe kishte emra të njëjtë e më vonë filluan të quhen me mbiemrat e gjyshërve,një e dhënë sqaron se deri vonë ne vitet e 50 ta. mbiemrin e kishin sipas gjyshërve.Shabaneviq, Ahmeteviq etj. lagjet sot njihen në bazë të këtyre mbiemrave por edhe kjo ishte ngarkesë pas rritjes së numrit t ë banorëve. Dh e më vonë quhen sipas lagjëve.Pacolli,Vitija,Canolli etj.
 
Xhamia e Marecit e ndertuar para vitit 1900 H.Rizah Gërbeshi.Foto 1973 Tiranë
 
 
Tek xhamija takoheshin burrat e NDSH-së Ballit e njësiteve koqake për të kuvenduar e planifikuar ideologjinë e bahskimit të Shqipërisë etnike. Në këto takime mbahehsin ligjerata nga hoxhollarët apo edh e ndonjë hiqejë më të vjetrit e shpesh krijohej atmosferë debatesh pyetje e pergjigjëjeDihet se në këto oda gravitonin hoxhë më namë duke filluar që nag Mulla Sefa e mulla Ilazi i Zllashit që ishte dhëndërr i Gërbeshve.
Pastaj Hafuzi jonë siq e quanin pleqtë Hafuz RIzah Gërbehsin profesorin e teologjisë , studiusin e historisë e filozofisë e mbi të gjitha mbrojtësi i zjarrët i idesë për shqipërin etnike.
Pas shuarjes së Lëvizjes së rezistencës Shqiptarë më vonë edhe NDSH/së Hafuzi u burgosë Por të gjitha gratë e lagjës me rendë i piqnin bukën disa herë në qerep për t ë peshuar më pakë dhe i dërgonin në burgë ngase ai nuk e hante ushqimin e kaurrit.Kështu e kujtonte nxënsi i tij Haxhi. Ramizi.
Organizimet familjare i iftarëve e sidomos falja e teravive ishte prej gjërave që mbahej shumë mendë nga të vjetrit.Baci Ramiz na mësonte abdestin namazin e shume hiqeje fetare thonë ata.Gjithashtu kishte zërin shumë melodik për leximin e Kuranit e Mevludit.
Hafuzi ligjeronte rrjedhshëm e pë r mrekulli.Ai na nxiste që ti dërgojmë t ë rinjët në shkollë për ti bërë konkurrencë armikut me dije.
Në oborrin e Xhamis ka ekzistuar mejtepi-mësojtorja ku kan mësuar shumë gjenerata Mësimet Islame këtu kanë mësuar Sheqir Pacolli,Isa, Babai i Behxhetit Pacollit,Jusuf Pacolli, Bejtë Vitia Musli Vitia Ramiz Gërbeshi etj. Ky i fundit bëhet edhe mësues i mësim-besimit e më vonë por edhe Imam i kësaj Xhamie gjatë viteve 90- 2001.
Me vonë kjo mësojtore shërbeu edhe për shkollë laike pra është shëndrruar në shkollë fillore ku kanë mbajtur mësim dy gjeneratat e para .Prej mësuesvë ishin Isuf Shala nga Drenica ,Hamza i Vakovcit Halim Vitia Zen Dediqi i Siqevës.dhe Isak Shema…
Shkolla pastaj u bartë më poshtë në lokale të reja dhe u zhvillua mësimi për disa gjenerata deri në klasën e katërt kurse klasët tjera deri të tetën zhvilloni mësimin në Flatacion.
Mirëmbajtës i shkollës ishte ”Mixha Ladush” Ramadan Gërbeshi.
Mësimi në fillim zhvillohej vetëm në katër klasë e më vonë edhe me tetë apo edhe hapeshin shkolla tjera tetëvjeqare në lagje të tjera.
Prej viteve 80 ta Mareci kishte 4 shkolla katërvjeqare Në Zllashë,Simoj,Sjarinaj,Modripotok më vonë në Gërbesh.Tri shkolla tetevjeqare Në Viti Bullaj dhe Flotacion. Gjithashtu edhe tri ambulanta e shumë shitore dhe një xhami.Ne vitet e 70 kur fillojne shpernguljet vije duke u zvogluar numri i banorve,kurse pas luftës 1999 shpengulja mer përmasa edhe më të mdha dhe tani ka vetëm dhjetëra shtëpi.
Strehë e lëvizjeve Kaqake e luftetarëve të Mulla Idriz Gjilanit e Shyt Marecit të lidhjes së dytë të Prizrenit të Lëvizjes së Rezistencës për ruajtjen e kufijve të Shqipërisë etnike.Kështu shqiponjat më të rrezikshme folet I kanë në bjeshkë.
Vendi i Shyt Marecit Luftëtarë i balliti, Hafuz Rizah Gërbeshit aktivist i NDSH-së,Fatmir Makollit mjeshtër i çiftelisë Behxhet Pacollit humanistë ,Biznismen e politikan i famshëm.
Ibrahim Makollit ministër i diasporës Emin Gerbeshit aktivistë luftëtarë e zëvendësministër.
Banush Pacollit zëvendësministër Mulla Sefës së zllashit ideologu fetarë Ramiz Gërbeshit imamit të fshatit Xhemajl Gërbeshit aktivist e gazetarë etj.
Është interesantë t ë cekët se emrat me prapashtesën ”ush” ishte element për fshehjen e pjesëmarrjes së luftës Ballit Kombëtarë të gjithë këta emra ishin ushtarë bashkëluftarë të Shyt Marecit Përshembull:Avdushi, Bajrushi, Bejtushi,Emrushi etj.Pas ndrrimit politik dhe marjes së pushtetit nga Komunistët edhe lidhjet me shqipërinë ndërprehen pas mbylljes së kufirit.
Kjo vatër e burrave fisnik bujarë e trima vazhdonë me kultivimin e traditave edhe në luftën e fundit 1999.duke dilluar që me strehimin e shuëm refugjatve nga shumë anë të Kosovës .Duke i pritur mirë,duke i strehuar e ushqyer.Nënat nuk u kursyen për t ë gatuar shumë bukë për të zhvendosurit.Gjithashtu kësaj ane gjeten strehime e hapsirë për aktivitete edhe burrat e UÇK-ja ketu takohehsin dy zona operative:Zona Operative e Llapit edhe ajo e Karadakut. Ishin formuar njësitet dhe nën njësitet .
3

edits