[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rejected the last text change (by 151.26.14.156) and restored revision 1085243 by AXRL
Rreshti 66:
Për themelimin e Apolonisë na jep njoftime autorit antik Stefan Bizantinit i cili thotë se “këtë qytet të Ilirisë si dhe Epidamnin e banonin ilirët. Pastaj u dërguan 200 kolonistë korinthas me në krye Gylakun. Për, Gylakun, nuk shkruan asnjë autor tjetër antikë, kjo ka shkaktuar te disa dijetar edhe dilemën e pasigurisë së këtij lajmi, Edhe pse Stefan Bizantini nuk tregon se prej nga e mori këtë lajm, pasi që ky jetoj shumë kohë pas kësaj ngjareje, duket se ai ishte mjaftë i saktë, pasi u vërtetua nga gjetja e një mbishkrimi ku përmend fushën e Gylakut (Gylakion pedion). Themelimi i kolonive kishte domethënie jashtëzakonisht të madhe për zhvillimin e fiseve ilire që gjendeshin në afërsi të tyre, por gjithashtu edhe për shumë fise të tjera që jetonin më në thellësi.
 
== Marrëdhëniet e Kolonëve me popullsinë vendase ==
[[Datei:Dewing 1426.jpg|left|thumb|Spuren der griechischen Kolonisten: [[Drachme]] aus [[Apolonia (Albanien)|Apolonia]]]]
Një çështje mjaftë e rëndësishme e cila është trajtuar mjaftë pak nga aspekti arkeologjik është edhe marrëdhëniet e popullsisë vendase me kolonët si dhe roli i tyre në proceset politiko-ekonomike si dhe ato kulturore. Disa objekte arkeologjike të gjetura në Apoloni (megjithatë të pakta) janë një tregues mjaftë i mirë se edhe popullsia vendore luante një rol në jetën shoqërore dhe politike të Apolonisë. Ngritja e kolonive ka qenë e kushtëzuar nga interesat e dy palëve, e klasës sunduese Korinto-Korkyrase, nga njëra anë, dhe aristokracisë fisnore ilire, nga ana tjetër. Vendosja e këmbimeve të rregullta me helenët ishte fitimprurëse edhe për aristokracinë fisnore të vendit, sepse në këtë mënyrë mundë të këmbente me kolonistët prodhimet e tepërta të grumbulluara prej saj.