[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Safet butka u zhvendos tek Safet Butka. Arsyja
No edit summary
Rreshti 1:
{{Biografia-Box
Safet Butka, arsimtari i njohur i viteve '30 dhe eksponenti i famshem nacionalist dhe themelues i Ballit Kombetar.
|Emri Mbiemri = Safet Butka
|FOTO = [[Figura:Sbutka.jpg||200px]]
|Emri = Safet
|Mbiemri = Butka
|Emri Alt =
|Prof = profesor, politikan
|DL = [[10 gusht]] [[1901]]
|VL = [[Butka|Butkë]], [[Kolonja|Kolonjë]]
|Ditëvdekja = [[19 shtator]], [[1943]] (42 vjeç)
|Vendvdekja = [[Melçani|Melçan]], [[Kolonja|Kolonjë]]
|Nacion = shqiptar
|}}
 
'''Safet Butka''' ([[10 gusht]] [[1901]] - [[19 shtator]] [[1943]]) ishte një profesor, politikan dhe nacionalist shqiptar. Bir i atdhetarit të njohur [[Sali Butka]], ai organizoi demonstratat studentore në prill të vitit 1939 gjatë pushtimit italian dhe u internua në Ventotene. Pas kthimit të tij ai organizoi lëvizjen antifashiste, në rajonin e tij të lindjes dhe ishte një nga themeluesit e organizatës nacionaliste të Ballit Kombëtar. I dëshpëruar nga lufta e brendshme civile në Shqipëri, ai vrau veten në vitin 1943.
==Jeta e hershme==
Safet Butka u lind në Butkë, të Qarkut të Kolonjës, më [[10 gusht]], [[1901]]. Ai ishte fëmija i pestë i Sali Butkës, një figurë nacionaliste e shekullit të 19, luftëtar, poet, dhe një nga delegatët e qytetit të Korçës në [[Kongresi i Lushnjës|Kongresin Kombëtar Shqiptar të Lushnjës]]. Pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, ai shkoi për studime të mëtejshme në [[Linz]], [[Austria|Austri]], ku ai përfundoi shkollën e mesme. Gjatë qëndrimit të tij në Linz ai mori me vehte kushëririn e tij të , të riun [[Qemal Butka]], një arkitekt i famshëm shqiptar, i cili më vonë do të bëhej kryetari i bashkisë së Tiranës. Pas shkollës së mesme, Safet Butka shkoi për të studiuar në [[Universiteti i Gracit|Universitetin e Gracit]], ku ai u diplomua me nderime në filozofi në vitin 1928.
 
Gjatë qëndrimit të tij në Austri, ai ishte organizatori i shoqatës studentore "''Shqipëria''". Ai gjithashtu botoi një koleksion të poezisë së ygjedhur të [[Naim Frashëri]]t dhe në vitin 1925 një studim mbi veprën e Naim Frashërit. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1928 dhe u emërua profesor në Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1929 ai u martua me Hatixhe Lubonjën, me të cilin ai kishte 4 fëmijë, Saliu, Iljazi, [[Uran Butka|Urani]] dhe Tefta.
 
Nga 1928 në 1939 ai punoi si mësues dhe drejtor në shkolla të ndryshme të mesme në qytetet shqiptare të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës. Profesor Safet Butka ka qënë gjithashtu drejtor i Liceut të Tiranës. Ai ishte edhe drejtori i Klubit të parë Shqiptar të Mesimdhënësve dhe ishte një nga profesorët e parë që zbatoi metodat perëndimore në procesin e mësimdhënies në vendin e tij. Ai gjithashtu organizoi kthimin e eshtrave të Naim Frashërit nga Turqia në Shqipëri. Në këtë kohë ai botoi edhe shumë vepra dhe artikuj në revista pedagogjike, sociale dhe filozofike. Karriera e tij përfundoi në vitin 1939 kur ai ishte drejtor i Gjimnazit Shtetëror të Tiranës. Ai ishte një nga organizatorët e demonstratave të studentëve në prill të vitit 1939 gjatë pushtimit italian të Shqipërisë dhe më 28 nëntor 1939 (ditë e pavarësisë së Shqipërisë). Për këto aktivitete ai u arrestua, i akuzuar si antifashist, dhe më vonë u internua në ishullin e Ventotenes në Itali, nga autoritetet fashiste.
 
==Veprimtaria gjatë Luftës së Dztë Botërore==
Butka kishte qenë i internuar në Itali për dy vjet deri sa ai u lirua në gusht 1942 dhe u lejua të kthehet në Shqipëri. Ai pastaj shkoi në mal dhe u bë një udhëheqës i shquar i lëvizjes së Ballit Kombëtar në zonën e Korçës. Bërthama e çetës së tij ishte e përbërë nga 70 luftëtarë të kalitur dhe me shumë përvojë, dhe që në rast emergjence mund të zgjerohej në një mijë njerëz të fortë. Çeta e Safet Butkës i dha një ndihmë të vlefshme luftëtarëve të Vlorës dhe e mori nga depot ushtarake italiane në fshatrat Dardhë, Suli, Graçan, Progri, Pleshisht, dhe Verbinj gjithë prodhimin bujqësor (misri duhani, leshi, etj) që kishin marrë italianët dhe ua ktheu pronarëve të tij.
 
Forcat e tij sulmuan italianët në [[Floqë|Floq]] në janar 1943, Vithkuq në mars të vitit 1943 dhe në Betejën e Poçestës në shtator 1943. I shoqëruar nga oficerë britanikë, forcat e tij gjithashtu sulmuan një autokolonë gjermane në Barmash më 13 gusht 1943.
 
Më 25 mars 1943, forcat e Butkës sulmuuan dhe shkatërruan një brigadë tërë italiane në afërsi të Voskopojës, një lokalitet në rajonin malor në perëndim të Korçës. Kishte viktima të konsiderueshme në të dy anët, por vullnetarët dhe Çeta e Safet Butkës vrau numrin më të madh të ushtarëve italianë dhe pjesa tjetër u dorëzuan dhe u mor rob. Çeta e Butkës sulmoi qendrën e italianëve në Voskopojë, ku liroi të gjithë të burgosurit politikë, dhe mori nga depot ushtarake për në Ersekë, një sasi të rëndësishme të armëve dhe municioneve.
 
Butka ishte një nga themeluesit e Ballit Kombëtar, një organizatë patriotike e krijuar gjatë Luftës e Dytë Botërore. Edhe pse një nacionalist i flaktë, ai u përpoq në kohë të ndryshme për të bashkëpunuar me Frontin Nacional
Çlirimtar të drejtuar nga komunistët. Në shkurt të vitit 1943 ai organizoi një takim me përfaqësues komunistë dhe në mars 1943 u arrit një marrëveshje për bashkëpunim. Ai gjithashtu bëri një marrëveshje tjetër lokale në gusht 1943 dhe ishte një nga nismëtarët dhe mbështetësit e Marrëveshjes së Mukje.
 
Pas denoncimit të Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët shqiptarë, ai u revoltua. Ai kishte frikë një luftë civile midis shqiptarëve dhe kur u pyetej lidhur me këtë çështje, deklaronte gjithmonë se i vetmi shqiptar që do të vriste ​​do të ishte vetja e tij. Nga 9 deri në 13 shtator në Poçestë, forcat e Safet Butkës, së bashku me forcat partizane sulmuar karvanin italian që ishte tërhequr nga qyteti i Korçës, duke bllokuar përparimin e tij për 5 ditë. Kur po shkonte në shtëpinë e tij ai u informua nga përplasjet e para midis partizanëve shqiptarë dhe Ballit Kombëtar. Me të dëgjuar lajmin e tillë, ai vrau veten më 19 shtator 1943 në fshatin Melçan, duke i qendruar besnik fjalës së tij.