[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 21:
Nga 1928 në 1939 ai punoi si mësues dhe drejtor në shkolla të ndryshme të mesme në qytetet shqiptare të Korçës, [[Vlora|Vlorës]] dhe Gjirokastrës. Profesor Safet Butka ka qënë gjithashtu drejtor i Liceut të Tiranës. Ai ishte edhe drejtori i Klubit të parë Shqiptar të Mesimdhënësve dhe ishte një nga profesorët e parë që zbatoi metodat perëndimore në procesin e mësimdhënies në vendin e tij. Ai gjithashtu organizoi kthimin e eshtrave të Naim Frashërit nga Turqia në Shqipëri. Në këtë kohë ai botoi edhe shumë vepra dhe artikuj në revista pedagogjike, sociale dhe filozofike. Karriera e tij përfundoi në vitin 1939 kur ai ishte drejtor i Gjimnazit Shtetëror të Tiranës. Ai ishte një nga organizatorët e demonstratave të studentëve në prill të vitit 1939 gjatë pushtimit italian të Shqipërisë dhe më 28 nëntor 1939 (ditë e pavarësisë së Shqipërisë). Për këto aktivitete ai u arrestua, i akuzuar si antifashist, dhe më vonë u internua në ishullin e Ventotenes në Itali, nga autoritetet fashiste.
 
==Veprimtaria gjatë Luftës së DztëDytë Botërore==
Butka kishte qenë i internuar në Itali për dy vjet deri sa ai u lirua në gusht 1942 dhe u lejua të kthehet në Shqipëri. Ai pastaj shkoi në mal dhe u bë një udhëheqës i shquar i lëvizjes së Ballit Kombëtar në zonën e Korçës. Bërthama e çetës së tij ishte e përbërë nga 70 luftëtarë të kalitur dhe me shumë përvojë, dhe që në rast emergjence mund të zgjerohej në një mijë njerëz të fortë. Çeta e Safet Butkës i dha një ndihmë të vlefshme luftëtarëve të Vlorës dhe e mori nga depot ushtarake italiane në fshatrat Dardhë, Suli, Graçan, Progri, Pleshisht, dhe Verbinj gjithë prodhimin bujqësor (misri duhani, leshi, etj) që kishin marrë italianët dhe ua ktheu pronarëve të tij.