Nikollë Kaçorri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 19:
 
== Jetëshkrimi ==
 
[[File:Deklarata e pavarsisë së shqipërisë.jpg|thumb|300px|Deklarata e Pavarsisë së Shqipërisë, firma e Im Zot Kaçorrit e dyta nga e djathta sipër.]]
Dom Nikoll Kaçorri u lind në fshatin Krejë, Lurë në vitin [[1862]]. Fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të Dibrës dhe [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]], dhe si për ironi të dy besimeve fetare që perfaqsoheshin në këto dy krahina<ref name="DN">[http://www.revistakuvendi.net/Personalitete/1008.html]</ref>. Rridhte nga një familje, me babain katolik, ndërsa nëna me besim mysliman.
 
Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, Nikolla i vogël ra në sy t'arkipeshkvit të Durrësit n'atë kohë, imzot Ambrosio, gjatë një vizite në Lurë, i cili u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar.
 
Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Me kalimin e kohës kompletohet me shkollë të rregullt, kulturë të lartë duke mbaruar në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturë me nota të shkëlqyera, kjo gjithçka me ndihmën e kishës dhe priftërinjve<ref name="K">[http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=10456 Dom Nikollë Kaçorri, prifti katolik që festonte Pashkë e Bajram]Nga Gjin Kaçorri</ref>. Ai ishte sekretar i Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër asokohe në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Pastaj u emërua famullitar në Durrës. Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “''Kryqin e artë''”, “''Për Kishë dhe Papë''”. Emërohet Ipeshkv. Shpejt avancon, ishte ndër të parët në organizimin e shoqërive patriotike "Vllaznia", "Bashkimi" Durrës (1907 -1909). Atje takoheshin intelektualët më me zë, duke patur si problem primar dhe imediat – rilindjen e Shqipërisë, arsimimin dhe gjuha shqipe. Gjatë 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin. Pajis popullin me 500 armë, armë që u shpërndanë në Kthellë të Mirditës. Në bashkërendim me Gjin Pjetrin e Skurajve, si askush tjetër, i paraprin shpalljes së pavarësisë, duke udhëhequr me pushkë e penë kryengritjen mbarëkombëtare nga veriu në jug, në gjithë Shqipërinë etnike.<ref name="K" />
Më 1908, Kaçorri mori pjesë në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]]. Në vitin [[1909]] mori pjesë në [[Kongresi i Elbasanit|Kongresin Kombëtar të Elbasanit]] i cili synonte të korigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kaçorrit, sulltanit iu bë ferrë në sy dhe ai e priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta burgosur. Edhe pse i ndjekur e i përndjekur, Imzot Kaçorri nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me çetat kryegritëse, sidomos ato që vepronin në zonën e Kurbinit dhe në Malësitë e Kthellës, ku përfshihej edhe vendlindja e tij, Lura<ref name="Dg">[http://tribunashqiptare.com/news/136/ARTICLE/5218/2010-11-21.html Imzot Nikollë Kaçorri, nënkryetari i harruem i Qeverisë së Vlonës 1912], nga [[Daniel Gazulli]].</ref>. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë. Për gjyqin dhe denimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla boton gazeta “Dielli”<ref name="NK">[http://www.revistakuvendi.net/Personalitete/1004.html Imzot Nikollë Kaçorri - figurë e ndritur e Kombit Shqiptar] nga [[Paul Tedeschini]]</ref>.
Gazeta “Dielli” e dates 8 Nentor 1911 shkruan:
:”''Me 15 të Dhjetorit u knduen në gjykatore të Durrësit letrat që paten ardh të prishuraprishuna preji temizit të Stambollit, me 17 vazhdoi gjygji përsëri porë pa lën shum me folë të ndershmin prift atdhetar, dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuen përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobe. Avokati mbrojtes, zoti Talib Efendiu nga [[Gjirokastra]] kërkoji të zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit, dhe e bâni temiz (apel) për së dyti por gjygji nuk e liroji''.”
Dielli nr 89 shkruan,
:”''Nga gazetat e huaja mesuammësuam sihariqin se të ndershmit prift katolik nga Durrësi z. Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin që kishte dhën gjykatorja ushtarake. Përgëzojm nga thelbi i zemrës të shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi Zotit t'i falë pas këteji shëndet dhe prehje për të mirën e atdheut''.”
 
:”''Në korrik të vitit 1911 ushtria turke zuni në Shijak rrogtarin e imzot Nikoll Kaqorrit me tri manxerrë e do fishekë e letra poste, që po i qonte në Delbnisht te Arqipeshkvi i Durrësit imzot Bianki. Imzot Nikoll Kaqorri kjé qitë në gjygjin ushtarak e kjé dënue me burg e sidomos për shkak të një letre ku jepte drejtime për një kryengritje kombëtare''.”
Rreshti 42:
U zgjodh nënkryetar i qeverisë shqiptare. Kuvendi i Vlonës, i çelun në orën 14,°° të datës 28 Nandor 1912, miratoi Shpalljen e Pavarësisë. Firmë e dytë, mbas Ismail Qemalit, ishte Imzot Nikollë Kaçorri. Valvitja e flamurit të Kastriotit atë ditë të shejtë, siç e dëshmon një fotografi e vjetër, e paretushueme nga komunistët, u ba pikërisht nga [[Fan Noli|Imzot Noli]], Luigj Gurakuqi, Imzot Nikollë Kaçorri e [[Aqif Pashë Elbasani]]<ref name="Dg" />.
 
[[Ismail Qemali]] vinte pas një kohë te gjatë mërgimi dhe vinte në nje terren të përgatitur sigurisht nga pjesa e atdhetarëve të shquar të cilët për një ngjarje të tillë të madhe kishin bërë një punë kolosale, dhe në krye të këtyre punëve ishte Dom Nikoll Kaçorri, ku në këtë rast mund të themi pamëdyshje se ky post i rëndësishem iu dha edhe si një lloj shpërblimi per punën qe kishte bërë në përgatitjen e situatës se brendshme përfshirë këtu edhe atë të sigurisë, për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare<ref name="DN" />. Pas rënies së kësaj qeverie, u tërhoq në Durrës. Me shpërthimin e kryengritjes së Shqipërisë së mesme me kryetar [[Haxhi Qamili]]n, i cili do t’i digjte qelën ku banonte dhe t’i shkatrronte bibliotekën e tij personale, ndër ma të pasunat në Shqipni në atë kohë<ref name="Dg" />. emigroi jashtë atdheut, ku vazhdoi veprimtarinë e vet politike e patriotike. Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit imzot Nikollë Kaçorri së bashku me [[Mustafa Kruja|Mustafa Krujën]], [[Luigj Gurakuqi]]n, [[Fahri Gjilani]]n, [[Themistokli Germenji]]n themeloi lidhjen "''Për atdheun e për Thronin''" për shpëtimin e atdheut nga trazirat e ndryshme antikombëtare. Pas gjithë kësaj së bashku me shumë atdhetarë të tjerë imzot Nikoll Kaçorri emigroi në Austri, ku qëndroi tri vjet në Vjenë derisa vdiq me 29 maj 1917, nga një sëmundje e pashërueshme. Ai ishte i sëmurë nga mushkëritë dhe erdhi në Vjenë për ekzaminim e mjekim, por sëmundja kishte përparuar aq shumë sa edhe mjekësia e përparuar austriake nuk kishte çfarë të bënte më tepër. Vdiq në sanatoriumin Würth, pasi vuajti tre-katër muaj, më 29 maj 1917. Varrimi i tij u bë më 1 qershor 1917 në Zentralfriedhof. Në varrim morën pjesë komandanti i krahinës së Tiranës, Feldmarschall Braun, kryekonsulli i Shkodrës, Rappaport, Kviatorsski, Vinter si dhe e veja e konsullit austro-hungarez në Durrës, baronesha Lovontal-Linau, si dhe shumë diplomatë të tjerë. Më 2 qershor u mbajt një meshë nderimi për të në kishën Maria Treu në Vjenë. Varri i Dom Nikollë Kaçorrit gjendet në “Central Cementery” në grupin 84, rreshtin 32, numër 19<ref>[http://gazetalajmi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=354:vjene-gjendet-varri-i-dom-nikolle-kacorrit&catid=102:aktualitet&Itemid=410 Vjenë, gjendet varri i Dom Nikollë Kaçorrit]</ref>. Varri në këtë vendndodhje nuk ka asnjë shenjë guri, apo pllake, për shkak se në të gjendet aktualisht një pemë shumëvjeçare. Fakti që ai mbajti petkun e meshtarit, mbase u bë shkak që gjatë gjithë regjimit komunist portreti i tij patriotik dhe roli i tij në formimin e shtetit shqiptar u kalua mjaft tangent, duke u eklipsuar nga figura të tjera<ref name="DN" />.
 
== "Vrasja" e Imzot Kaçorrit ==
Rreshti 50:
== Çështja e eshtnave ==
 
Në mesjanarin e vitit 2011, pas plot 94 vjetësh, u gjetën eshtrat e patriotit e klerikut Dom Nikollë Kaçorri. "''Kisha desht' që edhe ai të prehet pranë dy famullitarëve të tjerë, AtÁt [[Vinçens Prenushi]] dhe At Pjetër Gjura, të cilët janë varrosur në kishën e Durrësit, ku punuan shumë vite më parë. Ishte prifti kosovar Dom Pren Kola, që shërben për besimtarët katolikë të Kosovës në Vjenë, i cili mundi të identifikojë varrin e Dom Nikollë Kaçorrit dhe na njoftoi për lajmin e shumëpritur''", - pohon Imzot Damian Kurti. "Nuk ka qenë punë e lehtë. Mësohet se përpjekjet e priftit kosovar në Vjenë nuk qenë të lehta. Atij ju desh të kërkojë me ngulm për tre vjet radhazi ndër dokumentet e Bashkisë së kryeqytetit austriak, së bashku me të afërmit e tij. Sipas Imzot Damian Kurtit, Dom Nikollë Kaçorri nuk i përket vetëm famullisë katolike "Shën Luçia" të Durrësit. Për këtë arsye është vënë në dijeni ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri. Është parashikuar që më 1 shkurt, në përputhje me procedurat zyrtare të shtetit austriak, eshtrat e identifikuara të Dom Nikollë Kaçorrit të nxirren nga toka ku u preh para 94 vitesh. "Në famullinë e Durrësit do të celebrohet mesha e parë për shpirtin e Dom Nikollë Kaçorrit, këtu në kishën ku shërbeu për gati 24 vjet si famullitar e më pas edhe si zëvendësarqipeshkv", - shton Imzot Kurti.<ref>[http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=92660 Eshtrat e Dom Kaçorrit do të sillen në Shqipëri], nga [[Gazeta Shqiptare]]</ref> Falë ndihmës së shtetasit austriak Bernhard Stillfried i cili mbështeti Pjetër Logorecin, u mundësua riatdhesimi. Një nismë kjo e kryer pa ndonjë interesim nga qeveria shqiptare.
 
== Burimet ==