Jakob Filip Falmerajer: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: it:Jakob Philipp Fallmerayer
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Fallmerayer.jpg|thumb|240px|right|portret i Falmerajerit (arshiviarshiva shtetëror i NyrenbergutNurembergut) ]]
 
'''Jakob Filip Falmerajer''', lindi më [[10 dhjetor]] të vitit [[1790]] në [[Vajler Pairdorf]], [[komuna e Çëçit]] në [[Briksen]], në [[Tiroli Lindor|Tirolin Jugor]] të sotëm dhe vdiq më [[26 prill]] të vitit [[1861]] në [[Mynih]], ishte një publicist, politikan dhe historian, i njohur për tezën e tij mbi prejardhjen racore të popullit të sotëm grek.
 
== Jeta==
Falmerajer ishte i biri i një nënpunsinëpunësi i quajtur Johan Falmerajer dhe bashkëshortes së tij Maria Klamer.
 
Më 1809-1811 studioi teologji dhe filozofi në Salcburgun që dikur i përkiste Bavarisë, por shumë shpejt tregoi më tepër interes për historinë dhe gjuhët semitike.
Rreshti 11:
 
Më 1818 u shkëput nga ushtria, ndërsa më 1821 dha mësim në gjimnazin e Landshutit, ku u bë përfundimisht "mendimtar i lirë liberal". I nxitur nga çmimi i Shoqërisë Mbretërore Daneze për Shkencat në Kopenhagë, më 1822 filloi të merrej me historinë e Perandorisë së Trapezundës, e cila në atë kohë ende nuk ishte hulumtuar plotësisht.
 
(...)
 
Duke marrë parasysh një zgjidhje politike të çështjes greke, Falmerajeri propozon se besimi në mundësinë e një rimëkëmbjeje të Heladhës së lashtë i duhet lënë fëmijëve dhe pedagogëve dashamirë të vetëzhgënjyer dhe të hiqet dorë nga plani i rimëkëmbjes së Bizantit.
 
Sidomos pasi u bë korrespondent i gazetës së rëndësishme Algemajne Cajtung (''Allgemeine Zeitung'') më 1839, Falmerajeri nuk u mor më me temat politike. Ai shkroi mbi 200 artikuj që merreshin kryesisht me Greqinë, Turqinë dhe Rusinë dhe e shoqëronin me komente zhvillimin e çështjes orientale. Më [[1840]] Falmerajeri u nis për të dytën herë drejt Lindjes.
 
Në tetor 1840 ai shkoi në Kostandinopojë[[Konstandinopojë]] ku kaloi një vit të tërë, të cilin e shfrytëzoi për të përvetësuar më mirë turqishten dhe për të shkruar reportazhe udhëtimesh për ''"Allgemeine Zeitungun"'' e Augsburgut. Më vonë këto do të krijonin bazën për veprën e tij më të famshme ''"Fragmente nga Lindja"''. Pas qëndrimit në Athos, Maqedoni e Thesali, u nis për në Athinë, ku mësoi se tezat e tij për grekërit i kishin rënë në vesh një publiku të gjerë. Ardhja e tij atje shkaktoi një fushatë shtypi dhe sulme të pandërprera verbale kundër tij.
 
Më 1 qershor 1849, Falmerajeri shkoi në mërgim në Zvicër. Në Mynih ai u detyrua të dilte në pension si profesor dhe madje u kërkua për tradhti të lartë nëpërmjet një shpalljeje, ku përshkruhej si kriminel.
 
Pas një amnistie në prill të vitit [[1850]], ai u kthye sërish në kryeqytetin e Bajernit, ku jetoi si një dijetar privat, që mbahej me një pension të thjeshtë. Pas luftës së Krimesë, vepra e fundit shkencore e Falmerajerit është punimi që kemi përpara i përkthyer në shqip për herë të parë ''"Elementi shqiptar në Greqi"'' (''Das Albanesische Element in Griechenland''), i cili u botua në vitet [[1857]], [[1860]] dhe [[1861]] nga Akademia e Shkencave e Bavarisë. Vetëm pak kohë para vdekjes ai mundi të lexonte korrekturat e pjesës së fundit.
Line 28 ⟶ 26:
== Veprimtaria ==
=== Teoria e Falmerajerit mbi sllavizimin e grekëve ===
Më 1827, në Mynih doli nga shtypi ''"Historia e Perandorisë së Trapezundës"'' (''Geschichte des Kaiserthums von Trapezunt'').
Kjo vepër edhe sot e kësaj dite vlen si bazë për historinë e mbretërisë së Komnenëve të famshëm. Me historinë e Trapezundës u përcaktua edhe drejtimi themelor i përpjekjeve shkencore të Falmerajerit në vitet e mëvonshme.
 
Në parathënien e veprës ''"Historia e Perandorisë së Trapezundës"'' ai kishte shkruar se ''"kombi i famshëm i helenëve është zhdukur nga radhët e popujve dhe është zhytur në errësirën e një nate katërshekullore"''. Kjo tezë u zhvillua më tej në veprën tjetër të Falmerajerit ''"Historia e gadishullit të Moresë gjatë Mesjetës"'', vëllimi i parë i së cilës doli në Shtutgart më 1830. Sërish në parathënie gjejmë informacion për idetë e autorit. Ajo fillon me tezën provokuese : ''"Fisi i helenëve është asgjësuar në EuropëEvropë. Bukuria e trupave, fluturimi diellor i shpirtit, harmonia dhe thjeshtësia e zakoneve, arti, pista e vrapit, qyteti, fshati, madhështia e kolonave dhe tempujt, madje edhe emri i tyre thuajse është zhdukur fare nga sipërfaqja e kontinentit grek"''.
 
Grekërit e sotëm janë një popullsi e përzier sllavësh, ''"sepse në dejet e popullit të krishterë të Greqisë së sotme nuk rrjedh asnjë pikë e vetme gjaku të pastër helen"''. Tani atje ''"jeton një fis i ri i vëllazëruar me fisin e madh të sllavëve"''.
 
Si element i dytë i popullsisë së atjeshme janë për t'u përmendur shqiptarët : ''"Dhe një revolucion i dytë, ndoshta jo më pak i rëndësishëm, i sendërtuar nëpërmjet dyndjes së shqiptarëve në Greqi e plotësoi skenën e asgjësimit. Sllavët skithikë, arnautët ilirë, fëmijët e vendeve veriore, të një gjaku me serbët e bullgarët, dalmatët e moskovitët (rusët) janë ata që ne sot i quajmë helenë"''.
 
Gjatë viteve 1831-1834 shoqëroi gjeneralin rus, kontin Aleksandër Ivanoviç Osterman - Tolstoj në një udhëtim të gjatë drejt Orientit : në Aleksandri, Kajro, Siri, Jerusalem, KostandinopojëKonstandinopojë, Peloponez e Atikë. Gjatë qëndrimit në Greqi ai ndeshi vërtetësinë e tezave të tij, sidomos të atyre për karakterin shqiptar të popullsisë së Atikës dhe të Beotisë. Në një letër të 11 shkurtit 1834, ai thotë se ''"e tërë Atika është e populluar nga njerëz shqipfolës dhe në kryeqytet gjejmë njerëz që e dine greqishten vetëm se u nevojitet. Në Beoti, përjashtuar tre lokalitete, vihet re e njëjta gjendje"''.
 
Më 1835, botoi në Shtutgart një tjetër studim, me anë të të cilit synonte të përforconte teorinë e tij për grekërit. Ai titullohej : ''"Ç'ndikim pati për fatin e qytetit të Athinës dhe të krahinës së Atikës pushtimi i Greqisë nga sllavët ?"''. Studiuesi konstaton se popullsia e famshme e athinasve të lashtë, ashtu si grekërit klasikë të Peloponezit, është shkatërruar nga dyndjet e fiseve barbare. Në rastin e Athinës pasardhës të grekërve paskëshin qenë sidomos shqiptarët. Shqipja atje paska qenë gjuhë zotëruese.
 
Më [[1836]], në Shtutgart doli vëllimi i dytë i ''"Historisë së gadishullit të Moresë gjatë Mesjetës"'' ku Falmerajeri sjell informacion edhe për shqiptarizimin e Greqisë. Sipas tij, dy të tretat e Moresë kanë qenë të populluara nga shqiptarë ; Atikën ai e quan ''"Shqipëria e Re"''. Ky vend nuk ka asnjë lidhje të afërt me helenizmin ashtu si nuk kishin as Skocia apo distriktet afgane Kandahar dhe Kabuli.
Line 48 ⟶ 46:
 
=== Reagimet ndaj teorisë së tij ===
Kundër teorisë së Falmerajerit për grekërit shpërthyen menjëherë protesta e kundërshtime. Por, prapëseprapë, ajo teori ua hoqi filohelenëve objektin e admirimit të tyre. Për njerëz si mbreti i Bajernit, Ludvig I, vetëkuptohej që grekërit rebelë ishin pasardhësit e drejtpërdrejtë të helenëve antikë. Megjithatë, më 1830 Falmerajeri u pranua në Akademinë Mbretërore Bavareze të Shkencave si anëtar korrespondent.
 
Veprat e Falmerajerit dhe veçanërisht ''"Fragmentet"'', edhe sot kanë vlerë historiko-shkencore. Por, për teorinë e tij mbi grekërit janë shprehur edhe vetë dy nga biografët dashamirë të Falmerajerit. Historiani Ernst Molden shkruan : ''"Më në fund, si rezultat i të gjitha hulumtimeve më të reja për tërë kompleksitetin e kësaj çështjeje deri në një shkallë të lartë sigurie mund të shprehet ideja se teoria e Falmerajerit mund të pretendojë për saktësi vetëm në një masë shumë të kufizuar"''.
Line 61 ⟶ 59:
Kjo çështje nuk ishte krejt e re, sepse prej kohësh dihej që në lashtësi dhe Mesjetën e hershme, në Kaukazin Lindor ekzistonte një vend, i cili nga grekërit dhe romakët quhej Albania.
 
Banorët e tij, albanoi përfaqësonin një konglomerat fisesh të ndryshme, pak a shumë të afërm midis tyre, prej të cilëve çdonjëri fliste një dialekt të veçantë. Mbetjet e këtyre dialekteve duhet të jenë ruajtur në gjuhën e udëve. Duke u nisur nga ky fakt, më [[1703]] Vinçens Zmajeviç, kryepeshkopi i Tivarit, pranoi një dyndje të shqiptarëve nga Kaukazi. Teza e prejardhjes kaukaziane të shqiptarëve në Ballkan sipas Nikoklesit ruhet ende. I fundmi mund ta ketë përqafuar këtë tezë Francesco Tajani.
 
Falmerajeri e qorton zellin e njëanshëm të Nikoklesit dhe ''"ndjenjën kombëtare të kuptuar gabim"''. Në pjesët II e III Falmerajeri sjell një vështrim të përgjithshëm të historisë shqiptare që kur populli
Line 111 ⟶ 109:
* [http://dienekes.angeltowns.net/articles/fallmerayer/ Anthropologische Widerlegung der These Fallmerayers].
 
[[categoryKategoria:publicistëHistorianë austriakë]]
[[Kategoria:Lindje 1790]]
[[category:historianë austriakë]]
[[categoryKategoria:politikanëPublicistë austriakë]]
[[categoryKategoria:lindjeVdekje 17901861]]
[[category:vdekje 1861]]
 
[[bg:Якоб Фалмерайер]]