Dita e Fëmijëve (Japoni): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Shtova më shumë lidhje.
Rreshti 1:
'''Dita e Fëmijëve''' (japonisht: こどもの日 ''Kodomo no hi'') është një festë kombëtare [[Japonia|japoneze]] e cila ndodh çdo vit më [[5 maj]] (dita e pestë e muajit të pestë) dhe është pjesë e "Javës së Artë". Dita është e kushtuar për të respektuar personalitetet e fëmijëve dhe për të festuar lumturinë e tyre. U caktua si festë kombëtare nga qeveria japoneze në vitin 1948.
 
==Tango no Sekku==
Fillimisht dita quhej ''Tango no sekku'' (japonisht: 端午の節句), dhe festohej ditën e 5-të të hënës së 5-të në [[Kalendari hënor|kalendarin hënor]] ose kalendarin kinez. Pasi Japonia kaloi në [[Kalendari greforiangregorian|kalendarin gregorian]], data u ndryshua në 5 maj. Festa festohet akoma në [[Kina|Kinë]], [[Tajvani|Tajvan]], [[Hong Kong]] dhe [[Makau]] si Festa Duanwu apo Festa Tuen Ng (kantoneze), në [[Korea|Kore]] si Festa Dano, dhe në [[Vietnami|Vietnam]] si Tết Đoan Ngọ në datën tradicionale të kalendarit hënor. Ishte fillimisht për djemtë por pastaj u ndryshua për të përfshirë si djemtë edhe vajzat.
 
''Sekku'' do të thotë festivali i një stine (ka pesë ''sekku'' në vit). ''Tango no sekku'' shënon fillimin e verës ose të stinës së shiut. ''Tan'' do të thotë "skaj" ose "i parë" dhe ''go'' do të thotë "mesdite". Në kulturën kineze, muaji i pestë i kalendarit kinez u tha se ishte një muaj për pastrim, dhe u zbatuan shumë rite që u thanë se dëbonin shpirtet e këqinj.