Dita e Fëmijëve (Japoni): Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Shtova më shumë lidhje.
vNo edit summary
Rreshti 14:
Para kësaj dite, familjet ngrenë flamujt ''koinobori'' me formë krapi (krapi nga legjenda kineze që thotë se një krap që noton kundër rrymës bëhet zhapik, dhe sepse nga mënyra se si tunden flamujt në erë duket se po notojnë), një për secilin djalë (apo fëmijë), dhe shfaqin një kukull ''Kintarou'', zakonisht duke ngasur një krap të madh, si dhe kaskën ushtarake tradicionale japoneze (''kabuto''). Kintarou-i dhe ''kabuto''-i janë simbole të një djali të fortë dhe të shëndoshë.
 
Kintarou (japonisht: 金太郎) është emri fëmijërie i ''Sakata no Kintoki'', i cili ishte një hero në periudhën Heian, një samurai nënrenditës i Minamoto no Raikou-s. Ai kishte qenë i famshëm për fortësinë e tij kur ishte fëmijë. Thuhet se Kintarou ngiste një ari në vend të një kali dhe luante me kafsha në malet kur ishte një djalë i vogël.
 
''Mochi'' (kek orizi) të ambalazhuara në ''kashiwa'' (gjethe lisi) dhe ''çimaki'' (një pastë orizi e ëmbël, e ambalazhuar në një gjeth zambaku ose bambuje) tradicionalisht shërbehen në këtë ditë.