[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 21:
Që më atë kohë ai e kishte psikologjisë mirë popullin e Shkodres. Veprimtaria patriotike e tij nuk përkonte me mendësinë e shtresës feudale, prandaj përbuzej; veprat e tij për shumë kohë mbeten në heshtje, kontributi i tij në lamën historike, folklorike e letrare u vlerësuan me rezerva në presionin e disa qarqeve konservatore e antikombëtare.<ref>"Shkodra dhe motet" nga [[Hamdi Bushati]], vëllimi I, faqja 571-572</ref>
 
Më 1862 bashkëpunoi në organizmin e lëvizjes antiosmane të [[Rrethi i Mirditës|Mirditës]]. Autor i veprave: "Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare", "Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut", "Kundrime mbi gjendjen morale dhe intelektuale të popullit shqiptar", etj. Më 1871, botoi në Trieste "Përmbledhje këngësh popullore dhe rrapsodish shqiptare": Rëndësia e këtij libri qëndron në atë se është përmbledhja e parë e folklorit nga një autor shqiptar brenda vendit. Këngët historike me temë patriotike e kanë vlerën e vet të veçantë, të cilat frymëzonin masat e gjëra popullore për çlirimin kombëtar. Në libër autori ka përfshi edhe disa krijime të autorëve tjerë, si dhe një poezi të bukur nga një autor anonim me titull "Zâni i kasnecëve", kjo vjershë ishte një kushtrim kundër pushtuesve turq, e ndërtuar bukur artistikisht dhe me porosi të qarta atdhetare. Ishte e përkthyer edhe frengjisht dhe kishte pasur ribotime. Prej saj u frymëzua edhe [[Pashko Vasa]] dhe shkroi poezinë "O moj Shqypni", Jubani shkroi edhe libra tjerë me tema historike e ekonomike, por edhe librin "Histori e Gjergj Kastriotit", që i mbeti i pa mbaruar dhe pa botuar. Me 1878 ne Venedik botoi vepren "Projekt lundrimi me avulloret italiane ne Adriatik, tregtia e [[Venediku]]t me Shqiperinë". Zef Jubani ishte për zhvillimin ekonomik të vendit, për ndërtimin e rrugëve dhe të hekurudhave, për krijimin e shoqërive ekonomike, për themelimin e ndërmarrjeve publike, për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë së jashtme. Kërkoi që mësuesit të ishin vendës, që arsimi të kishte karakter kombëtar, demokratik e laik. Njihet si krijues i një alfabeti të posaçëm me bazë latine. Si atdhetar dhe mendimtar i dha një ndihmëse të vyer Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, dhe pak para se të ndërronte jetë i jep testamentin e tij mikut [[Pjetër Gurakuqi]]t<ref>Kolec Çefa: Luigj Gurakuqi në një optikë të re, Instituti i Historisë, Prishtinë 2011</ref>. U nda nga jeta më 1 shkurt 1880 në Shkodër<ref>[http://www.nasergashi.com/gjuha-dhe-letersia-shqipetare-f10/zef-jubani-t699.htm Gjuha dhe letërsia shqipe]</ref> <ref>[http://www.presheva.com/biografi/bio-zefjubani.html Biografi Z. Jubani]</ref>.
 
== Burimet ==