Njësia administrative Martanesh: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 32:
 
== Kultura ==
Martaneshi është një trevë e banuar që në lashtësi. Në fshatin Gjon është gjetur një çekiç guri, origjinali i të cilit ndodhet në Muzeun Historik të Rrethit të Matit, i cili sipas përcaktimeve të arkeologëve i përket lashtësisë.
Veshjet tipike te lashta jan Qeleshja, Jeleku , dhe cediket dhe brezi ne mes qe i karekterizon nje veshje burrash shume e bukur dhe shume karakteristike dhe burrerore.
 
Për prejardhjen e emrit Martanesh ka pasur gojëdhëna të ndryshme. Në njërën prej të cilave thuhet: Se në kohën e pushtuesëve turq një vajzë me emrin Marta për të mos rënë në duar të tyre u hodh nga shkëmbi duke u bërë nismëtare edhe për vajza të tjera. Për të marrë këtë vendim vajzat ishin mbledhur në një shesh te vogël mbi një shkëmb që ndodhet afër fshatit Gjon, i cili quhet "Kuvendi i gocave".
Gojdhënë tjetër thotë se ishin dhjete vajza që kanë luftuar bashke me te afërmit e tyre kundër forcave të ushtrisë turke në Qafen e Qarrit, atje është vrarë një vajzë me emrin Martë. Kështu që nga fjalët "Marta u nda prej nesh" ose "Marta u ndesh" thuhet se ka ardhur emri Martanesh.
 
Një tjetër e dhënë për emrin na vjen nga nje relacion i D. Farlatit studiues, prift katolik, i cili pasi ka pershkruar gjendjen e disa kishave katolike ne krahina të tjera thotë: "... Nder to ma e përmenduar është famullia e Shën Martini (nga kjo famulli e ka marrë emrin e vet katundi Martanesh) kisha bashke me kumbanoren gjinden ne kambe, ka ara e vreshta, prej fruteve te tyne nxirren vjet per vjet njizet numa argjendi..."
Gjithashtu edhe ne relacionin e Mark Skurës, prift katolik thuhet se: "... Ka Shën Martinin në token e quajtur Shmertin. Motit qe abaci me rente te madhe, asht e plote ne gurë, e cila ka dy kumbonë, disa vreshta e ara për tu mbjellë, që qesin nja 25 reale..."
Nga të dhënat arkivale që u cituan rezulton se Kisha e Shën Martinit ndodhej në tokën e quajtur Shmertin, aty ku banorët kremtonin si festë fetare Martindën. Ky vendbanim është quajtur Martinash-Martinesh-Martanesh janë reduktim fonetik, ndryshime të bëra në rrymë të kohës.
 
== Burimet ==