[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: eo:Lezhë
No edit summary
Rreshti 57:
Eshte pikerisht [[Polibi]], i cili thote se Filipi V, mbreti i Maqedonise shpresonte te shtinte ne dore Lezhen dhe Akrolisin. Ai perpiloi nje plan strategjik, u nis me ushtri te madhe tokesore dhe mbas nje udhetimi 2-ditor, qendroi prane lumit Ardoksan, prane Lezhes. Polibi u impresionua dhe qe i kujdesshem para ketij qyteti te fortifikuar shume mire. Akrolisi ishte me i larte dhe akoma me i fortifikur, duke e bere te pamundur pushtimin e tij. Filipi i V, synoi ne hapesiren midis Lezhes dhe rrezes se malit te Akrolisit. Ai pjesen me te zgjedhur te ushtareve te armatosur lehte e fshehu ne disa lugina te pyllezuara nga ana e brendshme e tokes. Me pjesen tjeter te ushtrise, ai sulmoi nga ana e detit nga perendimi. Polibi shenon "brenda ne Lezhe ishin grumbulluar forca te medha, nga krahinat e aferme ilire, te ardhura menjehere aty, sapo kishin degjuar per ardhjen e Filipit. Sa per Akrolisin iliret kishin besim aq te madh ne fortifikimin e tij, saqe kishin lene atje vetem nje ushtri te paket per ta ruajtur". Ahere Filipi V perdori nje strategji ushtarake, mbajti ne fushe ushtaret e armatosur rende, kurse ata qe ishin armatosur lehte i nisi sulm drejt kodrave. Vendasit i thyen lehte pararojat e Filipit dhe duke marre guxim nga kjo dolen nga qyteti dhe zbriten ne fushe. Te njejten gje, bene edhe ushtaret qe ruanin Akrolisin, qe kujtuan se Filipi u kthye dhe po terhiqej nga fusha e betejes. Por, ne kete cast, ushtaret maqedonas, qe ishin te fshehur u turren me force kunder ilireve. Gjithashtu edhe ushtaret e armatosur rende ne fushe te Filipit kundersulmuan. Trupa mbrojtëse e Akrolisit nuk pati kohe te rikthehet ne fortifikimin e tyre, sepse ju pre rruga nga ushtaret maqedonas, qe i kishin zene prite. Fale kesaj strategjie dinake, Filipi V, mbas luftimesh te medha dhe te pergjakshme e pushtoi Lezhën dhe Akrolisin. Kjo gje ndodhi ne vitin 213 para eres sone. Filipi V me 216 dhe 214 para eres sone kish sulmuar dy here edhe qytetin e Apolonise dhe kish kercenuar edhe Epidamnin, por nuk mundi t'i pushtonte. Por pushtimi maqedonas qe i shkurter. Eshte Polibi, qe e permend qytetin e Lezhes, ne shek e II para eres sone si qytet rezidencial i Gentit, mbretit te famshem dhe te fundit ilir. Ne kete qytet te fortifikuar, Genti, priti delegacionin maqedonas, te derguar nga Taseu, mbreti i Maqedonise, per te finalizuar nje marreveshje per lidhjen e nje alenace miqesore mes shtetit ilir dhe atij maqedon. Keto bisedime me kthim dhe dergim delegacionesh perfunduan ne qytetin Meteon te Labeatisë. Marreveshja u arrit dhe mbreti Gent dergoi perfaqesuesit e tij se bashku me ato te Perseut per te shkuar ne ishullin e Rodit per te bere se bashku nje aleance tripaleshe kunder Romes. Sipas kronikave historike, Genti i pozicionuar ne lufte te hapur kunder romakeve, mblodhi ne qytetin e Lezhes 15.000 luftetare te armatosur. Ai nisi nje njesi luftarake prej 1000 kembesoresh dhe 10 kaloresish te kryesuar nga i vellai, per te nenshtruar fisin e Kavove, ndersa vete u nis kunder qytetit ilir Basanje, 5 milje larg Lisit, qe ne ate lak kohor ishte aleat i romakeve. Gjithashtu, Genti dergoi dhe 80 anije, per te placitur tokat e epidamnasve dhe apoloniateve, qe ishin pro Romes. Këto veprime të Gentit patën një kundërveprim të fuqishëm të romakëve dhe në luftën iliro-romake të vitit 168 para.K., [[Genti]] u dorëzua në qytetin e tij, që ishte kryeqendër e shtetit ilir, Shkodër.
 
Duke parë burimet e lashta dhe të dhënat e autorëve antike, mësojmë se për themelimin e qytetit të Lezhës i atribuohet një rol kolonizues një personaliteti të njohur të kohës : [[Dionisi Plak]], tiran energjik i [[Sirakuza|Sirakuzës]]. Kështu, [[Diodori i [[SiçiliSicili]]së]], që ka jetuar në kohën e Jul Çezarit dhe [[Augusti]]t, thotë se Dionisi plak, kishte projektuar një fushatë të kolonizimit të bregdetit ilir të [[Adriatiku]]t me drejtim nga përëndimi në lindje dhe kish dërguar kolonë për të themeluar qytetin e Lezhës, në vitin 385 para. K. Kjo e dhënë historike është marrë si e mirëqenë nga shumë dijetarë, por edhe është vënë në dyshim nga dijetarë të tjerë. '''Në të vërtetë, që në shek. XVIII, nga dijetari Lucius është vënë në dyshim themelimi i një kolonie sirakuziane në Lezhë, i cili thotë se ka një ngatërrim dhe lapsus grafik të emrit në kronika; se nuk është themeluar qyteti Lissos, por qyteti Issa, ne ishullin Hva ne bregdetin dalmat'''. Pra, ky ngatërrim toponimik, ka krijuar një debat në rrafshin e dijetarëve historianë. Një analizë të hollësishme të tezave mospërputhëse për kolonizimin ose jo nga ana e Dionisit Plak të Sirakuzës, është bërë nga dijetari G. Novak, i cili është nga njohësit më të mirë të veprimtarisë kolonizuese të Dionisit Plak në [[Adriatiku|Adriatik]].
 
Në të vërtetë teza se Lezha është themeluar nga Dionisi Plak i Sirakuzës më 390-394 para.K., është hedhur poshtë me argumente të shumta të dala nga gërmimet arkeologjike nga ana e dijetarëve shqiptare, por edhe më parë nga arkeologë të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet historikisht një ndikim nga përëndimi në Lindje i Dionisit Plak të Sirakuzës edhe në Lezhë, prapseprapë nuk mund të bëhet fjalë për një kolonizim, sepse mbarëvajtja e Lezhes si njësi e plotë qytetare në shek. IV para erës sonë, qe nje realitet i pamohueshem dhe se deri me sot nuk jane gjetur deshmi dhe gjurme te kultures saraguziane, as monedha dhe as objekte materiale te Sirakuzes ne qytetin e Lezhes.