Prokopi i Çezaresë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 22:
 
Sulmimin e gotëve të jugut, Justiani e bëri me zbarkimin në Itali në vitin 535. Ushtria e udhëhequr nga Belisari nuk hasi në ndonjë qëndresë deri në Palermo dhe më 31 dhjetor hyri në Sirakuzë. Në pjesën tjetër të kohës ai përparoi përpara me ushtrinë e vet deri në Napol. Romës me ndihmat e marra nga Justiniani, Belisari vazhdoi marshimin e tij drejt Ravenës me të njëjtën ushtri. Kështu në maj të vitit 540 bizantinët hyjnë në Ravenë. Justiani që kishte për qëllim zbatimin e planit të tij, pranoi një mbretëri të Gotëve të jugut në pjesën veriore të Italisë ashtu që të siguronte këtë pjesë të perandorisë dhe të qëronte hesapet me perandorinë persiane në jug të kufijve. Kjo është ndër shënimet që i shënoj Prokopi që mori pjesë vetë në këto ngjarje.
Prapë Justiani vendosi që të dërgonte Belisarin në pjesën perëndimore dhe e rimori Romën në dhjetor të 546, mirëpo menjëherë pasi repartet e Belisarit hynë në Romë ai mori urdhër nga Justiniani që të ndërmerrte një ekspeditë kundër rebelëve në SiçiliSicili.
 
Përshkruan luftërat e zhvilluara në territorin Ilirik, në kohën e Justinianit, më 535, duke i nënshtruar kryengritësit ilir dhe duke i detyruar të luftojnë kundër gotëve në Dalmaci, aty Justiniani shpartalloi gotët dhe zuri Solonën. Në këtë qytet Prokopi përshkruan edhe luftën e zhvilluar mes romakëve të udhëhequr nga Mauriku biri i Mundit dhe gotëve nga Asinarit, Gripas e luftëtar tjerë. Këtu romakët kishin pësuar humbje. Mundi, me të dëgjuar për vrasjen e djalit, i kundërvihet gotëve duke i ekzekutuar shumë prej tyre, në këtë betejë vritet edhe Mundi. Justiniani kur dëgjon se çfarë kishte ndodhur në Solonë, dërgon ushtri në Iliri, të përgatitura mirë të udhëhequr nga Konstandini Komandant i Kalorësisë Perandorake. Kurse Belizarin e dërgon në Romë kundër gotëve, që të luftoj kundër tyre. Prokopi në këto luftime dhe ekspedita kishte marr pjesë edhe vet, duke dhënë një material të çmueshëm kronik të ngjarjeve që u zhvilluan në territoret Ilire viteve 535 / 537. Përshkruan mirë vendet dhe qytetet e Ilirisë, të cilat me emra ndoshta kanë qenë, por ndoshta edhe janë të panjohura në histori, si; Solonën (qytet në Dalmaci), Epidamni (Durrahu – Durrësi), Liburnia (krahinë e banuar nga liburnët, qytet i skardëve), Skardona (qytet në Liburni, emëruar në bazë të skardëve), Sirma (qytet në Mitrovicën e Sremit, të banuar më parë nga siriopaonët nënfis i paonëve fisit ilirë), Hadrianiopoli (qytet në Epirin e Vjetër), Foinike (Foniqi i sotëm afër Delvinës), Fotikën (qytet në Epir), Bederiana apo Justiniana e Parë (qytet në Dardani), Krotiskara (qytet në Dardani), Remesiana (qytet në Dakinë e Brendshme), Ulpiana (qytet në Dardani, afër Prishtinës së sotme), e shumë vende tjera që janë me interes për historinë e trojeve dhe popullit shqiptar.