[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Numri''' është koncept themelor i matematikës, përdoret për numërim dhe matje. Simboli për shënimin e numrit quhet shifër. Përveç përdorimit të tyre në numërimin dhe matje, numrat përdoruen shpesh në etiketa (numrat e telefonit), për bileta (numri i serial), si dhe për kodet (p.sh., ISBN). Në matematikë, përkufizimi i numrit është zgjëruar gjatë viteve kështu kemi numra të tillë si zero, numra negativ, numra racional, numra irracional, dhe numra kompleks.
 
Procedurat e caktuara të cilat marrin një apo më shumë numra si input për të prodhuar një numër si e rezultat quhen operacione numerike. Për shembull, operacioni ''pasardhës'' e rrit për 1 një numër të plotë, pra pasardhës i 4 është 5. Më të zakonshme janë operacione binare të cilat marrin dy numra të dhënë për të prodhuar një numër të vetëm si dalje. Shembuj të veprimeve binare janë përveç tjerash, zbritja, shumëzimi, pjestimi, fuqizimi, etj. Studimi i operacioneve numerike quhet aritmetikë.
== Klasifikimi i numrave ==
Tipe të ndryshme numrash mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme sipas bashkësive numerike apo sipas sistemeve numerike.