[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 2:
 
Në vitin 1884, aty ku Isuf Ndreu kishte ndërtuar një kalibe në Lisivalle, djemtë e tij ndërtuan një kullë me tre kate, "''Kulla e Gjatë''", siç u quajt nga populli, me gurë të gdhendur, që s'dihet se nga ç'vend ishin sjellë e si ishin transportuar. Muret e gjerë mbi një metër, me sharapolle e frengji për çdo kat, i jepnin "Kullës së Gjatë" trajtat e një mikrokalaje, të ndërtuar për qëndresë.
Mbahej kjo kullë deri në vitin 1968. Në kohën kur u ndërtua kjo kullë (1884), siç duket, Ndret ishin përballur me fiset e krahinës së Lumes e kishin rënë në gjaksi me ta. Nga ana tjetër, në vitet 70-80 të shekullit XIX, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu zhvillime të reja. Dibranët luajtën rol parësor si në solidarizimin dhe përkrahjen e Lidhjes Shgiptare të Prizrenit, ashtu dhe të qëndresës kundra turqëve osmanë. Konfliktet e Dacit të Kalisit me fiset e Sllovës, bënë që këta të fundit të kërkonin mbrojtjen e Ndreut. Për të përligj këtë Dush Zhugri i shiti Elez Isufit disa toka në Sllovë. Kjo blerje është bërë rreth vitit 1881, kur Elezi ishte arratisur për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak turk. Blerjen e kësaj toke, që ishte bërë pa dijenin e të vëllait, Xhelilit, Elezi 20 vjeçar e kishte parë në disa plane dhe veçanërisht në mundësinë për t'iu afruar qendrës administrative që në këtë kohë ishte` Vlesha. Mbas vdekjes së Xhelilit, Elezi hodhi sytë drejt Sllovës. Ndërtoi aty një kullë me tre kate. Por, pikërisht në këtë kohë, nisin dhe kontradiktat ndërmjet Dacit e Ndreut që do të zgjasnin për vite të tëra, përjashtuar rasteve kur këto vise sulmoheshin nga turkë e më vonë nga serbët, siç qe Lufta e Kolosjanit në nëntor 1912, që hasmëritë liheshin mbas dore. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit. Dera e Ndreajve gjatë kohës kur jetoi Isuf Ndreu, ishte vend ku burra [[Rexhep Bajraktari]] i [[Rrethi i Hasit|Hasit]], [[Zija Dibra]], [[Ramiz Daci]], [[Islam SpahiaSpahiu]] etj kuvendonin për çështjet madhore t'atdhetarizmit. Më 1884 lindë Hysen Elez Ndreu, që më vonë u njoh si ''Cen Ndreu''<ref name="xn">Xh.Ndreu, "S'ka qetësi në Lisivalle"</ref>.
Elez Isufi mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj. Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tri herë kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Më 22 mars do të çonte peshë Dibrën në një kryengritje përkarshi me [[Bajram Curri]]n, në të cilën do merrte pjesë dhe [[Mustafa Kruja]]. Shkëmbimet e zjarrit zgjatën një javë me forcat qeveritare, duke zhvillue në [[Tiranë]] diçka t'afërt me konfliktin urban. Mbas ndërmjetësimit të ministrit (lexo: ambasadorit) anglez u paqësuan dibranët me [[Ahmet Zogu]]n që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit. Dom [[Lazër Shantoja]] mbas një vizite në [[Rrethi i Matit|Mat]] e Dibër shkruan përshtypjet e veta në shtypin e kohës:
: "''Elez Isufi âsht nji burrë qi flet pak! Kur flet të kënaqë e të mëson.