Ndryshimi mes inspektimeve të "Elez Isufi"

2.659 bytes added ,  8 vjet më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
 
Në vitin 1884, aty ku Isuf Ndreu kishte ndërtuar një kalibe në Lisivalle, djemtë e tij ndërtuan një kullë me tre kate, "''Kulla e Gjatë''", siç u quajt nga populli, me gurë të gdhendur, që s'dihet se nga ç'vend ishin sjellë e si ishin transportuar. Muret e gjerë mbi një metër, me sharapolle e frengji për çdo kat, i jepnin "Kullës së Gjatë" trajtat e një mikrokalaje, të ndërtuar për qëndresë.
Mbahej kjo kullë deri në vitin 1968. Në kohën kur u ndërtua kjo kullë (1884), siç duket, Ndret ishin përballur me fiset e krahinës së Lumes e kishin rënë në gjaksi me ta. Nga ana tjetër, në vitet 70-80 të shekullit XIX, Lëvizja Kombëtare Shqiptare njohu zhvillime të reja. Dibranët luajtën rol parësor si në solidarizimin dhe përkrahjen e Lidhjes Shgiptare të Prizrenit, ashtu dhe të qëndresës kundra turqëve osmanë. Konfliktet e Dacit të Kalisit me fiset e Sllovës, bënë që këta të fundit të kërkonin mbrojtjen e Ndreut. Për të përligj këtë Dush Zhugri i shiti Elez Isufit disa toka në Sllovë. Kjo blerje është bërë rreth vitit 1881, kur Elezi ishte arratisur për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak turk. Blerjen e kësaj toke, që ishte bërë pa dijenin e të vëllait, Xhelilit, Elezi 20 vjeçar e kishte parë në disa plane dhe veçanërisht në mundësinë për t'iu afruar qendrës administrative që në këtë kohë ishte` Vlesha. Mbas vdekjes së Xhelilit, Elezi hodhi sytë drejt Sllovës. Ndërtoi aty një kullë me tre kate. Por, pikërisht në këtë kohë, nisin dhe kontradiktat ndërmjet Dacit e Ndreut që do të zgjasnin për vite të tëra, përjashtuar rasteve kur këto vise sulmoheshin nga turkë e më vonë nga serbët, siç qe Lufta e Kolosjanit në nëntor 1912, që hasmëritë liheshin mbas dore. Më 1908, kur u mbajt [[Kongresi i Manastirit]] ishte Elez Isufi me 200 djelmoça që mbanin të sigurtë zhvillimin e Kongresit. Historia na ka treguar se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Janë domethënse fjalët e prijësit dibran, kur e kanë pyetur:”A nuk po shkon dhe ti në Vlorë, Elez Isufi?”. Ai ia ka kthyer:”Kam çue djemtë në dasëm se u rritën.Vetë po kqyr shpajën se mos ma çart ujku.”<ref name="d">Dalip Greca: Elez Isufi, prijësi popullor dibran që historia i dha pavdeksinë </ref> Në ato vite kulla e Elez Isuf Ndreut në Sllove të Dibrës u bë një nga qendrat kryesore të lëvizjes atdhetare të Shqipërisë verilindore dhe aty mblidheshin burra të njohur dhe me emër të madh nga të gjitha krahinat e vendit. Dera e Ndreajve gjatë kohës kur jetoi Isuf Ndreu, ishte vend ku burra [[Rexhep Bajraktari]] i [[Rrethi i Hasit|Hasit]], [[Zija Dibra]], [[Ramiz Daci]], [[Islam Spahiu]] etj kuvendonin për çështjet madhore t'atdhetarizmit. Më 1884 lindë Hysen Elez Ndreu, që më vonë u njoh si ''Cen Ndreu''<ref name="xn">Xh.Ndreu, "S'ka qetësi në Lisivalle"</ref>. Pushka e Elez Isufit u pagëzua shpejt në zjarrin e betejave për liri. Emri i tij ndeshet që në kryengritjet e viteve 1909-10. Ai që në fillimet e rezistencës së vet u shqua për kërkesat e qarta për liri. Për këtë arsye edhe u arrestua në Gostivar më 1910 dhe u mbajt në burgjet e perandorisë në Manastir dhe Selanik. Arrestimi erdhi pas një kurthi, që i ngritën turqit e rinj, të cilët e panë se Elez Isufi ishte kockë e fortë për ta mposhtur ballazi.E thirrën në “besë” me anë të një letre, gjoja miqsore, ku e ftonin në një takim për të biseduar punët e Shqipërisë së bashku me Bajram Currin e Hasan Prishtinën. Sapo ai shkoi në takimin-kurth, u arrestua. Presinonet e dibranëve të udhëhequr nga nipi i tij, Isuf Xhelil Ndreu dhe të lumjanëve të udhëhequr nga Mustafë Lita, u lirua.<ref name="d" />
Elez Isufi mori pjesë në shumë luftëra e beteja si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur ato të kryengritjeve të viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit, në 5 dhjetor të vitit 1915-të etj. Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tri herë kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Më 22 mars do të çonte peshë Dibrën në një kryengritje përkarshi me [[Bajram Curri]]n, në të cilën do merrte pjesë dhe [[Mustafa Kruja]]. Shkëmbimet e zjarrit zgjatën një javë me forcat qeveritare, duke zhvillue në [[Tiranë]] diçka t'afërt me konfliktin urban. Mbas ndërmjetësimit të ministrit (lexo: ambasadorit) anglez u paqësuan dibranët me [[Ahmet Zogu]]n që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit. Dom [[Lazër Shantoja]] mbas një vizite në [[Rrethi i Matit|Mat]] e Dibër shkruan përshtypjet e veta në shtypin e kohës:
: "''Pjesmarrja e forcave popullore të Lumës, Hasit e Dibrës gjatë muajit nëntor 1912, në luftën kundër pushtuesëve serbë, bëri që pushtuesi të humbasë shumë ushtarë e municione.''"<ref>Gazeta “Atdheu”, në numrin e saj 20 nëntorit</ref>
Si rezultat i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tri herë kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në 1921-in. Elez Isufi nga fillimi i vitit 1916 e deri në tetor 1918, me përjashtim të një vizite që bëri në Vjenë, ku u dekorua prej Kajzerit, kohën tjetër qëndroi në Sllovë. Elez Isufi mbeti një kundërshtar i ashpër i aneksimit të tokave shqiptare sipas “vijës strategjike” të projektuar nga gjenerali francez Franchet d’Esperey. Sipas kësaj “vije strategjike” pas mbarimit të luftës së Parë Botërore, serbët mbanin nën okupim toka që gjendeshin brenda kufirit të 1913-ës dhe shtrihej nga Martaneshi, Qafa e Bullit, Qafa e Murrës, Lana e Lurës dhe Malësiët e Kelmendit dhe të Gjakovës<ref name="d" />. Kjo vijë strategjike megjithëse nuk u respektua prej shqiptarëve, mbeti në duart e serbëve deri në vitin 1921. Më 22 mars do të çonte peshë Dibrën në një kryengritje përkarshi me [[Bajram Curri]]n, në të cilën do merrte pjesë dhe [[Mustafa Kruja]]. Shkëmbimet e zjarrit zgjatën një javë me forcat qeveritare, duke zhvillue në [[Tiranë]] diçka t'afërt me konfliktin urban. Mbas ndërmjetësimit të ministrit (lexo: ambasadorit) anglez Ayros u paqësuan dibranët me [[Ahmet Zogu]]n që drejtonte mbrojtjen e kryeqytetit. Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetë i habitun se si ranë dakort këto dy burra, njani 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhanë dorën njani- tjetrit. Dom [[Lazër Shantoja]] mbas një vizite në [[Rrethi i Matit|Mat]] e Dibër shkruan përshtypjet e veta në shtypin e kohës:
: "''Elez Isufi âsht nji burrë qi flet pak! Kur flet të kënaqë e të mëson.
:''Gadi gjith herë e hapë kuvendin me ndoj fjalë të popullit. Kambë─kryq, me çubuk qelibarit në gojë, dorët e djathët pshtetun në gjû, mêndon. Heshtim! Mandej flet. Thonë se kishe dishrue shum me pa, e përgjegjë: I falem nderës këtij zotëní fort: nuk ka ardhë me më pá mue, por mâ fort Shqipnín. Flet për zakonet e vêndit, për ndolljet e fundit, për politiken e jashtme e mandej tuj fshâ thotë: «Shum ka pa kjo Shqipní.» Pasjoni i tij duket se âsht Bajram Curri. Pyet e flet mbî tê: nuk e lëshon goje kurr. Jemi dy pleq, thotë, por kemi nji shpirtë të vetun të dy''<ref>Dom Lazër Shantoja: Në Mat e në Dibër Tiranë 5-XI-1924 "Bashkimi", 7 nanduer 1924 ─ shkëputë nga "Vepra" nën kujdesin e Arben Markut</ref>.
7.597

edits