[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Likenet janë organizma bimor me një përhapje në të gjithë rruzullin tokësor. Ato i përballojnë me sukses kushtet e renda si temperaturat e larta dhe ato të ulëta, mungesën e ujit, etj. Algat dhe kërpudhat bashkëjetojnë sepse kane dobi reciproke, dhe janë në varshmëri me njëra tjetrën.
Likenet jane forma unike te simbiozes qe formohen nga nje kepurdhe dhe nje organizem fotosintetik qe zakonisht eshte nje alge e gjelber.Ekzistojne rreth 14,000 specie likenesh qe shtrihen ne cdo lloj habitati nga poli ne pol qe nga pyjet tropikale e deri tek tundrat tropikale, shkretetirat e nxehta, brigjet shkembore e madje edhe ne mure.Likeni me i perhapur esht ai i perbere nga nje kepurdhe Askeomicete. Trupi vegjetativ i një likeni përbëhet nga masa e hifeve kërpudhore midis të cilave ndodhen të shpërndara algat. Në një liken, si kërpudha ashtu edhe alga nxjerrin përfitime reciproke sepse as njëra as tjetra nuk mund të mbijetojnë në mjedisin ku jeton një liken. Kepurdha i siguron likenit ujin dhe kriperat minerale por edhe mbrojtje nga kushtet e pafavorshme ne te cilat nuk do te mund te mbijetonte pa ndihmen e kesaj simbioze ndersa alga kryen fotosintezen me ane te pigmentit te fotosintezes qe ajo permban dhe siguron lenden ushqyese.Mbijetesa e likeneve ne mjedise ekstreme vjen si pasoje e aftesise se tyre per te ndaluar aktivitetet metabolike gjate periudhave te pafavorshme per rritjen e tyre.Me sasine e duhur te drites dhe pastertise se ajrit likenet mund te rriten deri ne 1 milimeter ne vit. Nje metode tjeter qe likenet kane formuar per mbijetese jane edhe rreth 500 llije unike lendesh biokimike qe ato prodhojne qe kane shume efekte si p.sh.: te kontrollojne ekspozimin ne drite, te vrasin mikrobet,te mbrohen nga barngrenesit etj. Likenet ndihmojnë në formimin e terreneve të reja ku më pas do të lulëzojë jeta. Pra e thënë ndryshe përgatisin terrenin për "pushtim" nga bimët e tjera.Ngjyrat e likeneve variojne ne baze te pigmentit qe ato permbajne.Likenet me te perhapur jane ato qe permbajne pigment te verdhe,portokalli, te kuqe etj.
Kepurdhat qe formojne likenin mund te riprodhohen ne rruge seksuale dhe aseksuale.
Riprodhimi aseksual - nje menyre e ketij riprodhimi eshte me ane te ndarjes te trupit te likenit dhe perhapjes te tij me ane te eres, shiut insekteve etj.
Riprodhimi seksual - ka te beje me prodhimin e sporeve nga ana e Likenit. Keto spore udhetojne me ane te eres ose shiut deri sa gjejne nje alge te pershtatshme per te formuar simbioze.
Likenet jane te ekspozuar ndaj ndotesve te ajrit. Shumica e likeneve nuk jane ne gjendje te shmangin akumulimin e ndotesve.Per shkak se likenet nuk kane rrenje nje burim shume i rendesishem per lendet e nevojshme per likenin eshte ajri dhe per pasoje ne mund te perdorim shkallen e perhapjes se likeneve ne zona te caktuara per te treguar edhe shkallen e ndotjes se ajrit.