Andrea Skanjeti: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 15:
'''Andrea Skanjeti''' ishte regjisor, dramaturg shqiptar nga [[Shkodra]]. Vdiq më [[29 nëntor]] të vitit [[1992]].
 
Në moshën 12-vjeçare shkroi dramën e tij të parë “Kusarët”, e cila tërhoqi vëmendjen e specialistëve. Në vitin 1946 u emërua regjisor në Shtëpinë e Kulturës, Shkodër. Ka vënë në skenë shfaqjen me tri akte “Dasma shkodrane”, e para në llojin e vet në Shqipëri, gjithashtu operën e parë shqiptare “Mrika” të Prenk Jakovës me Libret të Llazar Siliçit, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm. Skanjeti njihet si themeluesi i Teatrit të Kukullave dhe ndër nismëtarët kryesorë të krijimit të Estradës së Shkodrës. Shkroi dramën "Andrra e 500 vjetëve" e cila është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë. Rolin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e ka luajtur Kolë Mirashi. Nxitjen për këtë dramë Autori e ka marrë nga Dom Ndre Mjeda. Po ashtu shkroi edhe dramën e ndarë në tri akte "Nora".
 
I është dhënë titulli “Artist i Popullit” më 28 Nëntor 1992.