[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Erich Fromm ka lindur ne 23 Mars 1900, Frankfurt am Main, Gjermani dhe ka vdekur 18 Mars 1980, Muralto, Switzerland. Fromm ishte psikoanalist dhe filozof social por gjithashtu eshte i ...
 
Rreshti 58:
 
Me pershtatje dinamike kuptojme, per shembull, tipin e pershtatjes qe ndodh kur nje femije u nenshtrohet urdherave te nje babai te eger dhe kercenues duke pasur mjaft frike prej tij qe te veproje ndryshe dhe behet nje femij "i mire". Dicka ndodh tek ai ne pershtatjen ndaj nevojes se situates. Mund te linde tek ai nje armiqesi e theksuar kunder babait, qe e shtyp, pavaresisht se do te ishte teper e rrezikshme qe ta shprehte ose dhe te jete i ndergjegjshem per te. Sidoqofte kjo armiqesi e ndrydhur, megjithese nuk manifestohet, eshte nje faktor dinamik ne strukturen e karakterit te tij. Mund te krijohet nje ankth i ri dhe ta coje keshtu ne nje nenshtrim edhe me te thelle; mund ta shtype drejt nje qendrimi te vaget sfidues, i revoltuar ndaj asnje njeriu ne vecanti, por, sidomos ndaj jetes ne pergjithesi. Megjithate, si ne rastin e pare, edhe ketu individi u pershtatet disa rrethanave te jashtme. Kjo lloj pershtatjeje krijon dicka te re tek ai, nxit impulse te reja dhe ankth te ri. Te gjithe neurotiket jane shembuj te kesaj pershtatjeje dinamike; jane teresisht nje pershatje ndaj kushteve te jashtme (dhe ne vecanti ndaj atyre te feminise se pare) ne vetvete iracionale dhe, ne pergjithesi, te pafavorshme ne rritjen dhe zhvillimin e femijes. Ne menyre analoge fenomenet socio-psikologjike te krahasueshem me fenomenet neurotike (me vone do te thuhet se perse nuk duhet te quhen neurotike) si prania e impulseve te forta shkaterruese ose e ne disa grupe shoqerore, japin nje shembull te pershtatjes dinamike ndaj kushteve shoqerore, te cilat jane iracionale dhe te demshme ne zhvillimin e njerezve.
 
Disa besime të njeriut,
==Disa besime të njeriut,në njeriun, për njeriun==
 
Libri më "personal" që Fromm të ketë ndonjëherë shkruar është libri i tij Beyond the Chains of Illusions. My encounter with Marx and Freud, botuar më 1962. Ai fillon me një kapitull autobiografik dhe mbyllet me "Credo" aq shumë të cituar nga Fromm, në të cilën ai përmbledh, siç në një pohim publik të fesë së vet, vizionin e tij të njeriut dhe atë çka ai ka kuptuar nga dinamika progresive apo regresive e proceseve humane dhe shoqërore. Kjo "Kredo e një humanisti", e pabotuar në Francë, është shprehja e besimit humanist të Fromm. Ai e shkroi atë me gjasë më 1965, pasi ka përfunduar së shkruari, më 1964, Zemra e njeriut.
Rreshti 96:
Unë besoj tek bashkimi i forcave të një numri në rritje individësh të ethshëm për të punuar me atë që ka të njëjtat merake, përballë një bote që është duke u kthyer e çmendur dhe çnjerëzore.
Unë besoj tek njerëzit me synime të qarta ku përpjekjet e të cilëve nuk kufizohen për të ofruar një përshkrim njerëzor të botës, por që nisen si gjurmues mbi udhën e humanizimit dhe punojnë për transformime të mundshme. Një interpretim i botës pa dëshirë ndryshimi mbetet i kotë : një ndryshim pa interpretim paraprak është një ndërmarrje e verbër.
Unë besoj tek realizimi i një bote ku njeriu është më shumë, ndonëse duke patur pak, ku ekzistenca e tij nuk është e sunduar nga dëshira për të konsumuar, ku « njeriu » është qëllimi i parë dhe i fundit, ku njeriu gjen mjetin për t’i dhënë një qëllim jetës së tij dhe forcën për të jetuar i lirë dhe pa iluzione. (fund)
[[Kategoria:Psikologë]]