[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rejected the last text change (by 151.26.14.156) and restored revision 1085243 by AXRL
Rreshti 108:
Jo e gjithë sipërfaqja brenda mureve të qytetit ishte shfrytëzuar për ndërtim. E tërë pjesa veriperëndimore rreth 10 ha ishte lënë e zbrazur ku strehohej popullsia fshatare bashkë me pasurin dhe bagëtinë.
 
Qendra e qytetit ishte rezervuar për ndërtimet me karakter shoqëror, ku pjesën kryesore e përbënte agoraja (sheshi kryesor i qytetit)ku gjendej teatri, stoat[[stoa]]t, godinat zyrtare etj. Pjesa tjetër që përbënte tërë sipërfaqen e kodrës më të lartë e që ishte e rrethuar me një murrë mbrojtës përfshinte Temenosin (zonën e shenjtë) ku gjendej tempulli kryesorë i qytetit dhe altarët e perëndive të rëndësishme.
 
Zbatimi i sistemit ortogonal në Apoloni është shoqëruar me krijimin e tarracave, për t’iu përshtatur pjerrtësisë së kodrave. Agoraja ishte vendosur në pjesën më piktoreske të qytetit, me pamje që hapej drejt fushën së Myzeqesë dhe detit. Monumentet kryesore që ruhen aty i takojnë shek. IV-III p.e.s.
 
[[Stoa]] (shëtitore antike) kishte gjatësinë e saj prej 78 m ndërsa gjerësi 12 m të ndarë nga një kolonadë dorike poshtë dhe jonike lartë. Pamja e stoas kishte shikim nga Adriatiku kështu që krijonte një pamje qetësuese për parinë fisnore të asaj kohe. Muri i pasmë që ka një rol mbajtës është me 17 nishe (pjesë e harkuar e murit),ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit të parë formohej nga kolona tetëkëndore. Stoa kishte funksion të dyfishtë, për rritjen e qëndrueshmërisë së murit ndaj presionit t të dheut dhe për vendosjen e skulpturave.
 
Një monument tjetër i cili është mjaftë i ruajtur nga agoraja i formuar në shek. IV-III p.e.s. është teatri. Teatri përafërsisht kishte rreth 9000 vende, dhe futej kështu në mesin e teatrove mesatare të botës antike.
Rreshti 118:
Në krahë të saj qëndron obelisku si atribut i Apolonit Agieus, mbrojtës i kolonëve. Pjesa e poshtme e tij është një kolonë cilindrike me diametër 0,47 m madhe lartësi 0,80 m, ndërsa e sipërmja, me sipërfaqe 1,70 m përfundon në formë koni. Ky simbol i thjeshtë paraqet omfalin-kërthizën e botës. Sipas arkeologut N. Ceka ky simbol ishte ndërtuar për kompensim që i bëhej Apolonit për vendin që i kishte zënë e motra e tij, Artemisi. Fundit të periudhës arkaike, rreth viteve 480 p.e.s. i takon një tempull jashtë qytetit të Apolonisë, mbi kodrën e shtyllasit. Vetë emrin fshati e kishte marrë nga kolonë e vetme që kishte mbetur në këmbë nga tempulli i dikurshëm. Legjendat popullore e konsideronin atë si shtyllë ku lidheshin anijet, duke ruajtur kështu kujtimin e skelës që gjendej edhe vetë tempulli.
 
ky tempull ishte zhdukur nga [[Ibrahim Pasha]] i cili në fillim të shek XIX, ka marrë këtu 70 karroca me material guri dhe i ka dërguar në Berat për të ndërtuar sarajet e tij të e veta.
 
Nga arkitektura Apoloniate e periudhës helenistike janë përfaqësuar edhe ndërtimet inxhinierie ujëmbledhëse. Vetë pozita e Apolonisë në një kodër kishte prurje të pakta të ujit si dhe mungesa e burimeve të mëdha bëri të nevojshëm zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për qytetin. Kjo zgjidhje ishte bërë me ndërtimin e nimfeut (çezma monumentale) në shpatin perëndimor të qytetit.