Babë Dudë Karbunara: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
'''Babë Dudë Karbunara''' ([[1842]] - [[1917]]) ishte mësues shqiptar, nënshkrues i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë|Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë]].
 
Babë Dudë Karbunara lindi në [[Berati|Berat]] më 1842. Ai njihej ndryshe me emrin Jorgji Karbunara.
 
Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë me [[Kostandin Kristoforidhi]]n. Shqiptarizmi i theksuar i tij ra në sy të turqve, të cilët më 1895 i dogjën shtëpinë në Berat. U angazhua në ngritjen e degës së [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]] në Korfuz. Studimet e larta për kohën, i përfundoi në Itali, për italisht. Në dekadën e dytë të shek. XX, iu përkushtua hapjes së shkollave shqipe dhe mësimit të shqipes. Nga 1906 apo 1907, tek Hani i Xheblatit, Babë Dudë Karbunara me ndonjë tjetër u mësonin alfabetin shqip fëmijëve e të rriturve. Që në ditën kur u shpall Kushtetuta Turke më 1908, patriotët beratas hapën një shkollë shqipe. Shkolla qe hapur në katin e fundit të një dyqani 3-katësh të Muharrem Libohovës (Rulit), shkollë të cilën e drejtonte me entuziazëm Babë Duda. Shkollë që e frekuentonin 45-55 nxënës<ref>[http://www.docstoc.com/docs/14764439/Gazeta-Mesuesi-Dt-70109 Gazeta Mësuesi Dt.7.01.09 fq.9]</ref>. Si veprimtar i dalluar i rretheve patriotike, u zgjodh delegat i Beratit në kuvendin e Vlorës, ku si i tillë, firmoi aktin e shpalljes së pavarësisë me siglën “''J. Karbunara''”. Gjithashtu, u zgjodh antar i Pleqsisë. Pati përplasje me mercenarët e [[Esat Toptani]]t, të cilët i shkatërruan pasurinë në vitin 1915. I përbuzur dhe i përndjekur nga kundërshtarët dhe i përgëzuar nga populli për veprimtarinë e tij si shqiptar, vdiq në Berat më 1917.