Dhimitër Berati: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Dhimitër Berati''' lindinënshkrues i [[15Deklarata tetor]]e Pavarësisë vitit [[1888]]Shqipërisë|Deklaratës [[KorçëPavarësisë së Shqipërisë]], ishte atdhetar, politikan e publicist shqiptar.
 
Dhimitër Berati lindi më [[15 tetor]] të vitit [[1888]] në [[Korçë]].
 
Përfundoi në Rumani fakultetin e shkencave politike dhe atë juridik. Pas vitit [[1905]] kthehet në Korçë, ku punon si mësues në shkollën e parë shqipe të Korçës. Anëtar i klubit patriotik “Dituria” të Korçës që në themelimin e tij më [[1908]]. Më [[13 dhjetor]] [[1909]] merr pjesë në shfaqjen e dramës “Besa” si sufler. Po këtë vit merr pjesë në Kongresi i Elbasanit, kurse më [[1910]] në Kongresi i dytë i Manastirit. Nga të parët pjesëmarrës në mbledhjen e hotel “Kontinental”-it në Bukuresht. Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit. U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Më [[1913]] sekretar i delegacionit shqiptar që udhëton në Londër, Paris, Romë, etj. Më [[1913]] administratori i spitaleve të vendit. Në korrik [[1914]] emigron në Rumani, ku punoi për krijimin e kishës ortodokse shqiptare të Rumanisë. Beratti është delegat i shqiptarëve të Bukureshtit në Konferencën e Paqes më [[1919]]. Në shkurt 1919 shërben si sekretar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Më [[1924]] ndodhet në Sofje me detyrën e kryekonsullit. Në periudhën [[1926]] deri më [[1934]] punon si sekretar në Ministrinë e Jashtme. Më [[1935]] ministër i ekonomisë kombëtare. Një vit më vonë ministër në Romë. U emërua më [[3 dhjetor]] [[1941]] ministër sekretar shteti i kulturës popullore në qeverinë e Mustafa Merlikës. Anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë. Pas rënies së qeverisë së Rexhep Mitrovicës, u largua nga Shqipëria përgjithmonë, u vendos në Itali, ku u mor me veprimtari të shumta patriotike. Mbretëria rumune më [[1932]] e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”. Vdiq në Romë më [[1970]]. Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar. Dekoruar me urdhrin “Për veprimtari patriotike” të klasit të parë.
 
[[Kategoria:Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë]]
[[Kategoria:Atdhetarë të shquar]]
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]