Dallime mes rishikimeve të "Gjon Shllaku (frat)"

ska përmbledhje të redaktimeve
Në kohën e okupimit italian (1939-1943) dallohej dhe përsekutohej si antifashist, duke u përpjekur për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.
 
Pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës II. botërore]] e akuzuan për antikomunizëm, si themelues i partisë Demokristiane. E arrestuan gjatë ligjërimit, në klasë, në janar 1946. U mbrojt me të pandehurit e tjerë nga av. [[Muzafer Pipa]]. Në burg pësoi tortura të rënda. Më 22 shkurt e dënuan për vdekje dhe më 4 mars 1946 e pushkatuan, së bashku me dy jezuitë: P. [[Giovanni Fausti]]n dhe P. [[Daniel Dajani]]n, me Mark Çunin, seminarist, dhe me disa laikë të tjerë. U varros në vend të panjohur, jashtë varrezave katolike të Rrmajit.
Dëshmitari i pathyeshëm i fesë dhe i së vërtetës është therë në sy të çdo pushteti – sepse i nënshtrohet vetëm Ligjit të Zotit dhe së vërtetës së tij dhe i demaskon të gjitha llojet e rrenave, dhe të mashtrimeve, me të cilat shërbehet çdo lloj pushteti tokësor, për t’i nënshtruar qytetarët dhe për t’i detyruar që t’u shërbejnë interesave të pushtetmbajtësit. Për këtë arsye shërbëtorët besnikë të Mbretërisë së Zotit njësoj i pengonin fashizmit dhe komu-nizmit – sepse Zoti njeriun e shpëton dhe e liron nga çdo lloj skllavërie, kurse çdo sistem politik e robëron dhe e bën skllav servil, shërbëtor të interesave të politikës ditore.
Për të gjithë këta martirë dëshmitarët thonë se fjalët e fundit që i kanë thënë ishin:
7.597

edits