Rebelimi i vitit 1997: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 30:
* Në datat 7-8 mars, rebelët e ardhur nga Saranda, në bashkëpunim me ata vendas, shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Forcat speciale merren peng. Në krye të revoltës në Gjirokastër dalin deputetët e PAD, '''Arben Imami''' dhe '''Ridvan Pëshkëpia'''. Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit është jashtë kontrollit. Armët vazhdojnë të përhapen në vend. Sulmohet "Aeroporti Kombëtar i Rinasit" nga fshatarë të zonave përreth. Plaçkitet në mënyrë barbare "Universiteti Bujqësor i Tiranës".
[[Skeda:Vlora1997.jpg|right|thumb|Gjendja kaotike në Vlorë|250px]]
[[Skeda:1997 policia.jpg|right|thumb|Policia sulmohet|250px]]
* Me 9 mars formohet '''Qeveria e Pajtimit Kombëtar''' me në krye Bashkim Finon, kryetar i bashkisë Gjirokastër. Kjo qeveri u formua si pasojë e vullnetit politik të maxhorancës dhe opozitës. Qeveria e re ju bën thirrje ish-efektivëve të ushtrisë të kontribuojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Presidenti del në TVSH në një deklaratë drejtuar kombit ku ai bën thirrje për “''Pajtim, besim, bashkim dhe gjakftohtësi''”.
* Të gjendur pa kundërshtarë në fushën e betejës, pasi pozita dhe opozita ishin bashkuar në një qeveri të përbashkët, rebelët e jugut nisin një valë të jashtëzakonshme shkatërrimesh. Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e bandave dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. Në Kuçovë rebelët marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG". '''Komiteti i Shpëtimit të Vlorës''' përshëndet marrëveshjen e 9 marsit. Ndërkohë rebelimi përhapet edhe në veri të vendit, duke i dhënë fund Luftës Civile dhe duke i hapur rrugën anarkisë dhe sundimit të bandave të armatosura, veçanërisht në jug të Shqipërisë.