[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
rishkrova hyrjen me pikat kryesore.
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 28:
== Jeta e veprimtaria ==
 
Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në [[Tivar]], ku e motra Lenka ishte shpërngulur. Më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në [[Manastiri (qytet)|Manastir]]. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon [[Petro Marko]]n para se ai të niseinisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin [[Lazër Radi]], gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
 
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.