Kongresi i Lushnjes: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 26:
Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësojë shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër Kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri. Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.Me 23 te janarit qe shkoi u mbush dyzetvjetori i Kongresit te Lushnjes, i cili u mblodh ne disa rrethana shume te veshtira per kombin tone.
 
Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por çfarë shteti ! Gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia me e plote : KunderKundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës. Aventurieret e brendshëm menduan se gjeten shesh te bëjnë rremujerrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me ato pjesë që kishin rrembyerrrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copetonincopëtonin fare : Greket e shkretuan ToskerineToskërinë me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër mbas një qëndrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e erresireserrësirës përbrenda ishin te shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël. Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe versuljetvërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pelcetpëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.
 
Me mbarimin e Luftës Botërore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur akoma : Traktati i fshehte i LondresLondrës (i nenshkruar me 1915) i premtonte Italisë Vloren me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vloren dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me ane te se cilës donte te siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme. Në vazhdim te kësaj vije politike, nenshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish dale nga lufta si fëmije e përkedhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me duar thate; do te shqyente edhe ajo një cope nga veriu duke përfshire ndoshta edhe Shkodren.
 
Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe [[Konferenca e Paqes]], që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zberthente problemin shqiptar në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e deshperuar, shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kish asnjë përkrahje te jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikes. Presidenti Wilson ish një njëri idealist që besonte në drejtësinë, në përparimin moral te njerëzise dhe parimet për te cilat vendi i tij kish hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish një nga te rrallet burra shteti që atë çka flasin e kane megjithë mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e dredhira, por për te shpallur te vërteten. Mire po ç’mund te bënte Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësine e Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur ambasadori i Amerikes, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.
 
Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rremujerrëmuje, një kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht një pjesë te vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencen e Paqes. Jugosllavet ishin në Diber dhe here-here nuk përtonin te zbrisnin me poshtë. Greket nga jugu futnin fite dhe bënin ngaçmime. Shqiptaret përbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dërgonin në Konferencen e Paqes delegacione, që vinin shpeshherë në kundërshtim me atë te Qeverise se Durrësit. Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër te intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund te vihej një rregull në mes te këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 23 te janarit 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimerie në mes te deshperimit. Përfaqesuesit e krahinave, që u mblodhen në Lushnje nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin te vendosur te bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkise, te ndërtonin një shtet shqiptar te përqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpetimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentet e te huajve dhe që kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anëtare te Qeverise se Durrësit shtine e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatoret e Kongresit.
 
Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kercenime as nga vështiresite e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm, i tregoi botes se Shqipëria ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjeve e kishin neveritur popullin aq shume sa që ky e pa Kongresin si një force shpetimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kundër intrigave te jashtme dhe planeve te copetimitcopëtimit që bëheshin në Konferencen e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me një Këshille te Nalte në krye, zgjodhi Tiranen për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administratës, te xhandarmerise, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkise. Në pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithë shqiptareve dhe u formua kështu një qendër rreth se cilës mund te mblidheshin energjite e kombit.
 
Nderhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vloren dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet mbanin Dibren dhe nganjehere patën zbritur deri në shkalle te Tiranes; greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçen dhe Gjirokastren. Por tani kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Laberise dhe pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te terhiqet dhe te lëshoje Vloren. Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret e bene fora.
 
Terheqja e Italisë nga [[Vlora]] sillte si rrjedhim logjik pavarësine e shtetit shqiptar. Pse në qofte se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copetimicopëtimi, ky vinte me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjet ballkanas. Këto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësine ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike imperialiste copetimicopëtimi ose kolonizimi, te kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy paleve, fqinjet e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot. Ajo që ka vene në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te LondresLondrës (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjet ballkanase se sa qëndrimi i lekundshëm i politikes italiane. Nderrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjeve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçen dhe Gjirokastren dhe Lidhja e Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve.
 
[[Kategoria:Historia shqiptare]]