Prejardhja e serbëve në Kosovë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v redirecting to Serbët në Kosovë as this is an exact copy
 
Rreshti 1:
#REDIRECT [[Serbët në Kosovë]]
{{dyshim}}
 
Prejardhja e serbëve në Kosovë individualisht është vështirë të përcaktohet. Vendbanimet e tyre që kanë pasur në Serbi deri më tani saktësisht nuk dihen por supozohet se vijnë nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Disa nga serbët e Kosovës kane jetuar për shume breza në Kosovë. "Nga dokumentet e Vatikanit shihet qartë veprimi i klerit ortodoksë serb në sllavizmin e shqiptarëve dhe në uzurpimin e kishave katolike, sidomos në Prizren, në Mitrovicë, Novobërd, në Mal të Zi etj., për çka edhe papa ka intervenuar pranë autoriteteve serbe".[1]. Terrori i Kishës ortodokse serbe ndaj shqiptarëve katolikë dhe ortodoksë, për t’i asimiluar, ka qenë në vazhdimësi i madh. Taksat e rënda kishtare e shtetërore, dhe detyrimet e tjera materiale e shpirtërore, siç ka qenë imponimi i klerit serb që edhe shqiptarët katolikë t’i pagëzojnë fëmijët e tyre në kishën ortodokse serbe me emra sllavë, kanë bërë që shumë shqiptarë kanë humbur përkatësinë fetare katolike dhe kombësinë e tyre shqiptare.[2].
 
Mirëpor shumica e tyre janë anëtarë të familjeve, të cilat kanë marrur tokën e shqiptarve të dhuruar nga organet e qeverisë Serbe të bazuara në Doktrinën e shejt serbe në atë kohë (1927) e që në Kosovë thuhej se bëhen "Reforma agrare". Si do që të jetë, numri i te ardhurve serbë nga territori i tashëm 2006 i Serbisë, ndër vite nuk mund të dihet saktësisht për shkak të pengesave politike në institucionet dhe entet e Serbisë, të cilat kanë mbledhur më parë (sikurse gjatë luftës së fundit ) të gjithë regjistrat, që kanë të bëjnë me te ardhurit dhe me Kosovën.
 
Si do që të jetë, nga ato pak shënime studiuesit janë të mendimit se "Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave"[3]
 
Për sa i përket statistikave, punimi Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës na jepë shënime të detaluara sa i përket veprimeve të instutucioneve serbe. [4]