Nikollë Gazulli: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 21:
─ Át [[Zef Pllumi]]
 
'''Nikollë Gàzulli''' lindi në [[Dajç (Lezhë)|Dajç]] të Zadrimës, më [[15 qershor]] 1895, u vra nga regjimiforcat ndjekëse të regjimit komunist në Vrith të [[Malësia e Madhe|Malcís së Madhe]]. Intelektual, studiues e specialist në [[Albanologjia|albanologji]], si etnograf, historian, leksikograf e gjuhëtar.
 
== Jetëshkrimi ==
 
Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit që e hapi mësuesi shkodran, Kolë Zezaj. Të mesmen e vazhdoi në [[Shkodra|Shkodër]] në Seminarin Papnor e të lartën në [[Austria|Austri]]. I mbrujtur me një kulturë të gjërë, zotëronte gjermanishten, italishten, latinishten dhe sllavishten; kishte njohurí dhe në frëngjisht e turqisht. Biblioteka françeskane ishte ndalesa kryesore e Gazullit në Shkodër, si kur shërbente në famullinë e Rrjollit, ashtu edhe kur mbulonte famullinë e Shkrelit (pas 1940-ës). Ndonëse bashkëpunonte me [[Ndre Mjeda|Mjedjen]] e [[Gjergj Fishta|Fishtën]], n‘atë bibliotekë gjendej kryesisht në shoqërinë e At [[Benedikt Dema|Benedikt Demës]]. Punimet e tij të vlerësuara maksimalisht nga Norbert Jokli (të cilit mbledhjet që i dërgonte me postë Gazulli i shërbenin për të hartuar Fjalorin Etimologjik të shqipes), u kërkuan edhe nga drejtuesit e gjerdanit "Visarët e Kombit". Ai, për shumë vite, punoi në zonën e Malësisë së Madhe (në famullinë e Shkrelit). Duke gjurmuar në fshatrat e kësaj famullie e gjetkë, si: [[Kelmendi|Kelmend]], [[Hoti|Hot]], [[Puka|Pukë]], [[Dajç (Shkodër)|Dajç]] i Bregut të Bunës, [[Ulqini|Ulqin]] etj., mblodhi dhe analizoi me seriozitet shkencor për vite me radhë me mijëra fjalë të rralla, shprehje frazeologjike, materiale onomastike (si: emra vendesh, lumenjsh, fisesh etj.), gojëdhëna, fakte historike, [[Mitologjia|mitologjike]] etj., të cilat i përmblodhi në dy veprat e tij madhore "'''''Fjalorth i ri'''''" (''fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnisë''), Tiranë, 1941, përfshirë në vargun "Visaret e kombit", XI, (524 faqe me 4819 fjalë), dhe "'''''Fjalori toponomastikOnomastik'''''", botuar pjesë-pjesë në revistën "[[Hylli i Dritës]]" nga nr. 2, fruer 1939, vjeti XV, f. 120-129 e gjer në nr. 9-12, 1943, f. 391-406 (shkronjat A-K), gjithsej 21 numra të revistës, në 173 faqe, (i papërfunduar).
 
"Fjalorthi i ri" i Gazullit, së bashku me "Fjalorthin e ri, fjalë të rralla të përdoruna në Jug të Shqipnís", Tiranë, 1941, ("Visaret e Kombit", vëllim XII) të [[Pano Tase]]s, janë të parët fjalorë krahinorë tek ne, ndërsa "Fjalori onomastik" i D. Nikollit, si i pari i kësaj natyre në shqipen, tregon se ai është themeluesi edhe i kësaj dege leksikografike.
Konsiderohej një fenomen nga e gjithë elita kulturore shqiptare aq sa punimet e tij priteshin me padurim nga organet më në zë të kohës, qoftë në Republikën e re shqiptare, qoftë dhe në periodiket e monarkisë. [[Ahmet Zogu|Zogu]] i vrau të vëllanë, dhe Nikollën e burgosi për rreth 4 vjet në vitet '30 në burgun e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]]. Personaliteti i Gazullit dhe lidhjet e tij ndërkombëtare me albanologë e ballkanologë e bënin të sikletshme çdo mase ndëshkimore ndaj tij. Skrupoloziteti i Gazullit me shaka vihej në lojë edhe nga eruditi [[Karl Gurakuqi]], Inspektor i Lartë i Arsimit dhe promovues i Gazullit, i cili i hoqi Fjalorit disa fjalë të karakterit erotik të konsideruara si ofensive për kohën. Bëhej fjalë për një punë titanike, e cila nuk kishte të bënte vetëm me mbledhjen, por edhe me analizën e thellë deri në errësirë të shekujve të etimonit të fjalëve vërtet të rralla. Nga erudicioni i tij, Nikoll Gazulli, i dhënë veçanërisht pas folklorit dhe historisë arrin në përfundimin se Iliria ka një histori fetare paralele me atë të Italisë, me martirë, me ipeshkvi e me Etën të vet, dhe thotë se "''ndë Shkodër t‘anë kemi një Rromë të dytë në Ballkan. Këtu fillimi i Krishtnimit nis me kohna apostolike e vazhdon me nji Seli Ipeshkvnore që ka nji vijim të pakëputun deri në kohët e vona''".
Kjo dije po materializohej aty në heshtinë e luginës së Prronit Thatë në Shkrel, ku Gazulli po hartonte një tjetër vepër madhore: "Fjalorin ToponomastikOnomastik", të shkruar nën pseudonimin "Gelasius".
 
== Burimet ==