Nikollë Gazulli: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 30:
Konsiderohej një fenomen nga e gjithë elita kulturore shqiptare aq sa punimet e tij priteshin me padurim nga organet më në zë të kohës, qoftë në Republikën e re shqiptare, qoftë dhe në periodiket e monarkisë. [[Ahmet Zogu|Zogu]] i vrau të vëllanë, dhe Nikollën e burgosi për rreth 4 vjet në vitet '30 në burgun e [[Gjirokastra|Gjirokastrës]]. Personaliteti i Gazullit dhe lidhjet e tij ndërkombëtare me albanologë e ballkanologë e bënin të sikletshme çdo mase ndëshkimore ndaj tij. Skrupoloziteti i Gazullit me shaka vihej në lojë edhe nga eruditi [[Karl Gurakuqi]], Inspektor i Lartë i Arsimit dhe promovues i Gazullit, i cili i hoqi Fjalorit disa fjalë të karakterit erotik të konsideruara si ofensive për kohën. Bëhej fjalë për një punë titanike, e cila nuk kishte të bënte vetëm me mbledhjen, por edhe me analizën e thellë deri në errësirë të shekujve të etimonit të fjalëve vërtet të rralla. Nga erudicioni i tij, Nikoll Gazulli, i dhënë veçanërisht pas folklorit dhe historisë arrin në përfundimin se Iliria ka një histori fetare paralele me atë të Italisë, me martirë, me ipeshkvi e me Etën të vet, dhe thotë se "''ndë Shkodër t‘anë kemi një Rromë të dytë në Ballkan. Këtu fillimi i Krishtnimit nis me kohna apostolike e vazhdon me nji Seli Ipeshkvnore që ka nji vijim të pakëputun deri në kohët e vona''".
Kjo dije po materializohej aty në heshtinë e luginës së Prronit Thatë në Shkrel, ku Gazulli po hartonte një tjetër vepër madhore: "Fjalorin Onomastik", të shkruar nën pseudonimin "Gelasius".
 
== Vepra ==
* "''Fjalorth i ri''" (''fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnisë''), Tiranë, 1941, përfshirë në vargun "Visaret e kombit", XI, (524 faqe me 4819 fjalë). Ribotuar nga shtëpia botuese "Çabej" në kujdesin e Enkelejda Shamku-Shkrelit në v. 2005.
* "''Fjalori Onomastik''", botuar pjesë-pjesë në revistën "[[Hylli i Dritës]]" nga nr. 2, fruer 1939, vjeti XV, f. 120-129 e gjer në nr. 9-12, 1943, f. 391-406 (shkronjat A-K), gjithsej 21 numra të revistës, në 173 faqe, (i papërfunduar).
 
== Burimet ==