[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 6:
[[Petro Marko]] shkruan në librin e tij "[[Intervistë me vetveten]]":
: ''Më kujtohej një episod i Vlorës para [[Lufta e Vlorës|luftës së Vlorës]], kur pushtuesit italianë e kishin detyruar të mbante një ligjeratë në Sheshin e Flamurit, para popullit, për lidhjet ndërmjet shqiptarëve dhe italianëve. Dhe Jani Minga kishte pranuar. Gjithë populli i Vlorës u habit se si ky Jani Minga, ky antiitalian, do të mbante ligjeratë në Sheshin e Flamurit. Minga, nga ballkoni filloi:
:"''Popull div i Vlorës! Siç më njihni, unë jam mësues. Dhe sot dua t'ju jap një mësim të hapur. Na ishte njëherë një shkrimtar i vjetër grek që quhej Ezop. Ky Ezopi ka shkruar fabula për kafshët. Një nga ato fabula është edhe kjo: Na ishte njëherë një qen dhe një lepur. Qeni lepurin herë e ndukte dhe herë e puthte. Dhe lepuri i gjorë i tha një ditë qenit: "O qen, nëse të kam mik, pse më nduk? Nëse të kam armik pse më puth?...''"
 
Më 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në [[Tirana|Tiranë]]. Ishte përkrah [[Fan Noli|Nolit]] gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mbajti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hynë në Tiranë. Vite më vonë iu përkushtua arsimit, si mësues e inspektor dhe kohë më kohë organizonte aktivitete me frymë patriotike, si p.sh. përkujtimin e betejës së Mashkullores dhe figurën e [[Çerçiz Topulli]]t etj. Dy djemtë e tij, të përfshirë në Luftën Antifashiste, u mbyllën në krematoriumet e Mat’hauzenit më 1944.