[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti shtoj: arz:بوليجينيه
Përcjellim te Poliginia
 
Rreshti 1:
#REDIRECT [[es:Poliginia]]
'''Poligjinia''' ([[Gjuha greke|greqisht]] πολύς, πολύ = poli = "shumë" dhe γυνή, γυνή = gjini = "femër'', ''grua") është një formë [[Martesa|martese]] dhe formë e veçantë e [[Poligamia|poligamisë]], ku një burri i lejohet të martohet me më shumë se një grua. Poligjinia është në shumë vende shumë më e përhapur se [[poliandria]]. Kur një burrë ka marrëdhënie me dy gra, kjo quhet edhe '''bigjini'''.
 
Shumë bashkësi bashkëshortore poligjine karakterizohen nga një [[Hierarkia|hierarki]] e theksuar dhe rivaliteti i fortë ndërmjet grave. Gratë e para (në kohë) kanë në përgjithësi një rang më të lartë se ato të mëvonshmet. Poligjinia është gjithashtu shpesh shprehje e [[Struktura sociale|stratifikacionit]] ''(shtresëzimit)'' ndërmjet moshës dhe gjinisë: në shumë shoqëri poligjine martohen burrat e vjetër me gra shumë të reja ndërsa meshkujt e rinj mbesin ose për kohë shumë të gjatë të pamartuar ose martohen me gra më të vjetra të veja.
 
Fenomeni i poligjinisë korrelon ''(ndërlidhet)'' me sistemet politike dhe ekonomike, ku burimet njerëzore (dhe jo toka apo të mirat materiale) përbëjnë burimet më të rëndësishme.
 
== Përhapja ==
Poligjinia gjendet në shumë vende të [[Afrika|Afrikës]], në [[Lindja e afërt|Lindjen e afërme]] dhe [[Lindja e mesme|të mesme]] [[Feja islame|islamike]], në [[Republika Popullore e Kinës|Republikën Popullore të Kinës]], në [[Indonezia|Indonezi]], [[Melanezia|Melanezi]], [[Polinezia|Polinezi]] si dhe tek fiset e ndryshme [[Indianët|indiane]] të [[Amerika Veriore|Amerikës së Veriut]] dhe të [[Amerika Jugore|Jugut]] dhe në histori tek [[mormonët]] e [[Utah]]s (ende sot tek disa kisha sektesh mormone). Ajo ka qenë pjesë përbërëse e feve të vjetra si psh. e [[judaizmi]]t dhe deri më sot e asaj [[Feja islame|islame]]. [[Normanët|Normanëve]] dhe [[Vikingët|vikingëve]] u është toleruar nga ana e kishës për një farë kohe pas [[kristianizimi]]t të tyre mundësia e martesës me gra të dyta si [[more danico]] ''(sipas zakonit danez)''. [[Martin Luther King|Martin Lutheri]] martoi [[landgrafi]]n e [[Hesen]]-it, Filipin I., duke u bazuar tek bibla po ashtu me dy gra por duke e kufizuar këtë të drejtë vetëm tek shtresa e aristokratëve sundimtarëve. Gjatë [[Revolta e Mynsterit|revoltës së Mynsterit]] hyri në fuqi më 1534 poligjinia e përgjithshme gjoja për arsye të numrit të tepërt të femrave.
 
== Format e poligjinisë ==
 
=== Poligjinia e përgjithshme ===
Për poligjini të përgjithshme bëhet fjalë kur në një shoqëri çdo mashkull ka mundësinë të martohet me disa gra. Poligjinia e përgjithshme gjendet kryesisht në shoqëritë e organizuara në mënyrë [[Egalitarizmi|egalitare]] ''(barazimtare)''.
 
=== Poligjinia e kufizuar ===
Për poligjininë e kufizuar bëhet fjalë kur e drejta e martesës së shumëfishtë i takon vetëm një shtrese të vogël meshkujsh. Poligjinia e kufizuar gjendet më tepër në shoqëritë me [[Stratifikimi (sociologji)|stratifikim]] të theksuar.
 
Në disa shoqëri me poligjini të kufizuar kanë vetëm prijësit dhe krerët të drejtën e martesës me shumë gra. Për banorët e [[Ishujt Trobriand|ishujve Trobriand]] ''([[Papua Guinea e Re]])'' për shembull, poligjinia është [[Simboli i statusit|simbol statusi shoqëror]] me të cilin kreu i fisit shpreh autoritetin e tij: me anë të poligjinisë ai arrin të ketë më shumë fëmijë dhe marrëdhënie familjare, të cilat nga ana tjetër mund t'i përdorë në formë strategjike duke disponuar në këtë mënyrë një bazë më të fuqishme ekonomike dhe gjithashtu duke mundur të kontrollojë deri në një farë mase jo vetëm gratë e tij por edhe vëllezërit e saj.
 
=== Poligjinia me ose pa korezidencë ===
Kur gratë banojnë dhe jetojnë bashkë, atëherë bëhet fjalë për poligjini me korezidencë. Poligjinia me rezidencë ''(banim)'' të ndarë gjendet shumë më rrallë.
 
=== Poligjinia sororale ===
Kur bashkëshortet janë motra, bëhet fjalë për poligjini sororale. Në kulturat e ndryshme, martesat poligjine non-sororale ''(jo-sororale)'' hasen më shpesh se ato sororale.<br />
Kjo formë martese nuk duhet ngatërruar me [[Sororati|sororatin]].
 
== Poligjinia në botën e kafshëve ==
Për kafshët bëhet fjalë për poligjini, kur një mashkull brenda periudhës së shumëzimit ndërzehet me disa femra, ndërsa femrat vetëm me këtë mashkull. Kur edhe këto femra ndërzehen me disa meshkuj, atëherë bëhet fjalë për [[Promiskuiteti|promiskuitet]] ''(përzierje)''.
 
Një shembull i mirë për poligjininë ose [[Poliandria|poliandrinë]] është ai i [[Harabeli i shqopës|harabelit të shqopës]], që ka një sistem fleksibël ndërzimi duke e ndërruar atë sipas kushteve nga monogamia në poliandri, poligjini ose [[Poligjinandria|poligjinandri]] (ose ''poliamori''). Poligjinia obligate vërehet tek gati të gjithë [[puloret]] (''galiformet'') dhe tek shumë specie gjitare. Por edhe tek insektet (si psh. tek disa [[grerëza]] (''polistinet'') ose disa koloni [[milingona]]sh) poligjinia gjendet shpesh.
 
[[Kategoria:Martesa]]
 
[[arz:بوليجينيه]]
[[br:Lieswregiezh]]
[[ca:Poligínia]]
[[de:Polygynie]]
[[en:Polygyny]]
[[eo:Poliginio]]
[[es:Poliginia]]
[[eu:Poliginia]]
[[fa:چندزنی]]
[[fi:Polygynia]]
[[fr:Polygynie]]
[[he:פוליגיניה]]
[[is:Fjölkvæni]]
[[it:Poliginia]]
[[ja:一夫多妻制]]
[[ka:პოლიგინია]]
[[ko:일부다처제]]
[[lv:Poliginija]]
[[ml:ബഹുഭാര്യത്വം]]
[[nl:Polygynie]]
[[pl:Wielożeństwo]]
[[pt:Poliginia]]
[[ru:Полигиния]]
[[sah:Полигиния]]
[[sr:Полигинија]]
[[ta:பலமனைவி மணம்]]
[[tr:Polijini]]
[[uk:Полігінія]]
[[zh:一夫多妻制]]