Ndryshimi mes inspektimeve të "Çamëria"

12.768 bytes removed ,  8 vjet më parë
Rejected the last text change (by 79.106.109.12) and restored revision 1105286 by Edvini
(Rejected the last text change (by 79.106.109.12) and restored revision 1105286 by Edvini)
 
Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më [[1449]], bie nën sundimin e [[Osmanët|osmanëve]]. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare. Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen [[Ali Pashë Tepelena]], që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.<ref>[http://books.google.com/books?id=yMkRAAAAYAAJ&pg=PA379&dq=epirus+albanians+date:1860-1870&lr=lang_en&as_brr=0&as_pt=ALLTYPES&hl=en The Eclectic Magazine of Foreign Literature, Science, and Art]</ref>
GAZETA ALBANIA
 
BETEJA E 1 MAJIT 1943, si e mbështetën çamët luftën Antifashiste deri në krijimin e çetës Çamëria
 
Përfshirja e çamëve në luftën kundër nazifashistëve në Luftën e Dytë Botërore
 
Ibrahim Hoxha*
 
I rrethuar dhe i shtrënguar përditë gjithnjë e më ngushtë në darën e fuqive partizane çame, grupimi ushtarako-administrativ i përqendruar në Konispol avulloi. Meqë gjarpërimi i tij nëpër rrugën automobilistike Konispol-Delvinë e Sarandë prej muajsh ishte bërë krejtësisht i pakalueshëm, në mëngjes herët grupimi në fjalë filloi shtegtimin drejt kufirit shtetëror shqiptaro-grek; pasi zbriti në skelën Skalómë të Sajàdhës, me lundrat e dërguara posaçërisht atje, u mbart në Korfùz dhe prej andej në Sarandë.
Vetvetiu lind pyetja: Cilat ishin ngjarjet e ndodhura në rrjedhën e kohës dhe si u shtjelluan ato deri sa shpunë në 1 majin e lartpërmendur? Shkëndijat e para të turbullimit që në Çamëri çelën vazhdën e luftës së armatosur nacional-çlirimtare, luftë shpëtimtare, jo vetëm të shtetit shqiptar, por edhe të krejt Shqipërisë, zunë të xixëllonin që aty nga shkurt-marsi i vitit 1942. Afër mesditës së njërës prej ditëve të fundit të shkurtit të vitit 1942 apo ato në fillimit të marsit, –s’ më kujtohet me përpikërì, - befas në tregun e qytetit filloi rrufeshëm tubimi i popullit; Masa e të ndërkryerve, rrëmbimthi, gati si duke vrapuar, kaloi pranë godinës së rrethkomandës së karabinierëve nën thirrjet “Duam Beriqet!”. Ajo u përqendrua para ndërtesës së nënprefekturës së mbrojtur nga një gjerdan i dendur karabinierësh. Në ballkonin verior të godinës u shfaqën fytyrëvrenjtur kufomat fashiste, Nënprefekti dhe rrethkomandanti i xhandarmërisë, Tenente Tóçi. Nënprefekti, në rolin e përkthyesit, iu drejtua masës shkurtazi me kërcënimin e Tóçit: “Në përsëritshi herë tjetër këtë marrëzi, do të urdhëroj karabinierët që t’iu grijnë me mitraloz!”. Masa, njëzëri, përsëriti disa herë thirrjen: “Duam Beriqet!” dhe brenda pak minutave u shpërnda tërë mllef, zemërim dhe urrejtje. Edhe pse kjo ndërkryerje u shua shpejt, si flakë kashte, në thelb përbënte haptazi grushtin e parë masiv kundër pushtetit fashist e pushtimit të huaj dhe, njëkohësisht, ishte paralajmërim i hapur i rrokjes së armëve dhe fillimit të luftës së armatosur Nacional-çlirimtare. Nga sa u mësua ditët në vijim, dora organizuese e atij tubimi kryengritës kishte qenë atdhetari dhe revolucionari i mirënjohur i viteve 1910-1911, Rexhép Halil Çami, të cilin e arrestuan dhe e mbyllën në birucat e burgut të vjetër në Tiranë. Nga fundi i prillit apo fillimi i majit të vitit 1942, kur përshtypjet e ndërkryerjes së sapopërmendur ndiheshin ende, Rexhep Haqif Plakut, i cili asokohe ishte njeriu më me ndikim, jo vetëm në rrethin e Konispolit, por edhe shumë më përtej, nëpërmjet mikut të vet Memishah Stépës, –asaj kohe sekretar i Nënprefekturës së Sarandës, por edhe një nga të 200 themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, iu kërkua një takim. Në zyrën përkatëse të sekretarit, gjoja për çështje shtetërore, atij, fillimisht, me shumë-shumë kujdes, iu bënë të njohura udhëzimet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare mbi organizimin e çetave si njësi të para të luftës kundër pushtetit fashist dhe për çlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj. Pa kaluar as një muaj, që nga Tirana deri në Sarandë, Konispol dhe Filat qarkulloi Niazi Demi, një nga veprimtarët e parë, me mjaft peshë për organizimin e Luftës, me detyrë komisar i Qarkut të Beratit. Me të njohurit dhe mirëkuptuesit e vet, ai pengoi dukshëm pushtetarët fashistë, të cilët, me të thërriturit nën armë për kryerjen e shërbimit të detyruar ushtarak, përpiqeshin të ngrinin milicinë ushtarake. Gjithashtu, ai, nëpërmjet drejtorit dhe mësuesve të shkollës plotore të Konispolit, përgatiti grushtin e dytë ndërkryes masiv kundër pushtetit dhe pushtimit fashist. Ditën e përfundimit të vitit mësimor 1941-1942, në sheshin pranë godinave të Nënprefekturës dhe të rrethkomandës së karabinierëve shpërtheu demonstrata e bujshme e nxënësve dhe e trupit mësimdhënës. Si shkëndijë për shpërthimin e flakës shërbeu shfaqja “Shqipëria e Robëruar”, e luajtur nga nxënësit e shkollës, e cila ishte parapërgatitur shumë fshehtazi nga trupa pedagogjike. Masa e popullit u bë një me nxënësit dhe, kështu, shpërtheu manifestimi madhështor. Pushtetarët dhe mbrojtësit e tyre: komandat e rendruajtësve e të kufiruajtësve u kapën nga dridhmat dhe ethet. Masa e bashkuar manifestuese popull-nxënës u shpërnda përdhunisht prej karabinierëve që u vërsulën mbi ta me mushketa bajonetëmbërthyer. Padyshim që këto ngjarje për qendrën kryengritëse në Tiranë ishin bërë të njohura. Rrjedhimisht, – doemos, pas marrëveshjeve të fshehta, - në mesin e tetorit të vitit 1942 një përfaqësi çamësh dhe një grup labësh u takuan në Manxétë, një vend ku ndërmjet Markàtit e Pandalejmonit. Përfaqësia çame kryesohej nga Haki Rushit Shehu, ndërsa ajo labe prej Memo Metos. Padyshim, atje s’kishte se si të flitej për diçka tjetër, veç organizimit të kryengritjes dhe bashkëveprimit të njësive luftarake prej çamëve dhe lebërve, gjë që edhe ndodhi, por se çfarë u vendos, nuk dihet. Si pasojë e këtij takimi apo të nxitur nga ndërthurjet me veprimtari të tjera, më 28 nëntor, me rastin e përkujtimit të shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar, në Konispol u organizua një manifestim edhe më madhështor se të mëparshmit. Vrungullìmën e shpërthyen nxënësit e shkollës dhe mësimdhënësit e tyre; Masa konispolite dhe plot fqinjarë atdhetarë, të ardhur me atë rast, u shkrinë si një trup i vetëm me ta. Zjarr i vërtetë kombëtar. Në këto momente, drejtori i shkollës, i ndjeri Sami Haxhi Murat Kapetani, duke çarë rrëmbimthi e karabinierëve, ngjiti shkallët dhe, pasi iu afrua dritares, në të dy anët e së cilës ishin vendosur flamuri italian dhe ai shqiptar, e shkuli italianin dhe e vërviti poshtë në tokë. Karabinierët u vërsulën të zotëronin gjendjen ndërkryese. Po ç’mund të bënin 25-30 karabinierë përballë qindra ndërkryesish që dukej sheshit se ishin gati të flijoheshin? Megjithatë, u duk se s’kishte ardhur ende dita për rrokjen e armëve dhe kështu ca nga ca gjendja, në dukje sikur u qetësua, po “móshkalli” (lëmshi) mbeti brenda, tërësisht i patretur. Ngjarjet zunë të përshpejtoheshin. Në janar të vitit 1943 nga Tirana në Konispol arriti Teme Mehmet Sejkua, i dërguar prej qendrës organizuese të kryengritjes. Veçanërisht i shkathët dhe guximtar, duke përfituar edhe nga pesha e veçantë e të atit të tij dhe ajo e kunatit të vet, Rexhep Plakut, ai mundi të përgatiste rrethanat që në gjysmën e janarit të vitit 1943 të ngrihej Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar; Në krye u zgjodh atdhetari i mirënjohur, Qazim Mahmut Demi, kurse në përbërjen e tij atdhetarë-luftëtarë të tjerë nga më të njohurit. Këshilli vendosi njëzëri ngritjen e çetës partizane ,të emëruar “Çamëria”, duke përcaktuar edhe datën e krijimit (1 shkurt të vitit 1943) si dhe drejtuesit e saj: Komandant Haki R. Shehu, komisar, Sami H. Murat Kapetani dhe nënkomandant Taho Mehmet Sejkua; detyra e zëvendës-komisarit, – sekretarit çelës të partisë në çetë e kudo, - iu la ta caktonte Qarkori i Partisë Komuniste për Qarkun e Gjirokastrës, meqë asnjë nga luftëtarët dhe drejtuesit e tyre nuk ishte anëtar partie. Në zbatim të këtij vendimi filluan përgatitjet për gjetjen e luftëtarëve të përshtatshëm dhe të gatshëm për të ndërmarrë një veprimtari aq të rrezikshme për veten e vet, familjet dhe kamjen e tyre. Si çdo herë tjetër, në Konispol dhe fshatrat e brenda dhe jashtë kufirit shtetëror, të tillë djem nuk munguan. Ditët e fundit të janarit plot djem u kthyen krahët vatrave dhe familjeve të veta dhe fshehtazi, me kokë në trastë gjatë netëve dilnin nga qyteti, dhe sipas udhëzimeve të para-marra, përqendroheshin në Markat. Tok me luftëtarë të tjerë prej atij fshati, nën drejtimin e H. R. Shehut, shkatërruan qendrën administrative të komunës së atjeshme dhe përzunë prej andej karabinierët e vendkomandës së asaj komune. Një tjetër qendër mbledhjeje luftëtarësh u bë fshati Pandalejmon, ku ndodheshin Taho Sejkua dhe disa luftëtarë të tjerë të njohur: Abdul Resul Mero Dallja, Hasan Merua, etj. Ky grup shkatërroi administratën e komunës me qendër në Pandalejmon dhe çarmatosi karabinierët e vendkomandës së Sopìkut. Nën ndikimin e këtyre ndodhive, drejt Markatit vërshuan dhjetëra e dhjetëra luftëtarë nga shumë fshatra e qytete të Çamërisë, që nga Margëllëçi e Paramithia. Brenda pak ditëve çeta arriti mbi 250 vetë. Që ditën e parë të themelimit (1 shkurt) çeta, filloi shkatërrimin e vendkomandave të financierëve (kufi-ruajtësve) dhe linjat telefonike; duke kaluar fshat më fshat; Shkatërroi pleqësitë e ngritura prej pushtetit fashist dhe, në vend të tyre, ngriti Këshillat Antifashistë Nacionalçlirimtare dhe njësitet luftarake. Njëherësh, ajo vuri dorë mbi depot e bereqetit të dhjetarëve dhe ua shpërndau ato falas fshatarëve. Me ndihmat e pakursyera financiare të kujtdo që kishte mundësi, u arrit të krijohej një arkë e mjaftueshme për blerjen e armëve që mungonin si edhe për të përballuar shpenzimet e duhura për veshmbathje të nevojtarëve.
Në këto kushte, meqë Konispoli ishte nyja kryesore nëpërmjet të cilit lidheshin fuqitë ushtarake fashiste në të dyja anët e kufirit shtetëror, komanda përkatëse kishte ndërmarrë dhe vazhdonte të ndërmerrte veprime kundër-përgjegjëse. Në mbështetje të karabinierëve dhe kufi-ruajtësve të rrethkomandave përkatëse në Konispol, ata dërguan menjëherë edhe një batalion bersaliérësh, një batalion këmishëzinjsh italianë si dhe një kompani milicie ushtarake prej shqiptarësh. Madje, këtë kompani, duke e dërguar me këmbët e veta si cjapin tek kasapi, komanda e grupimit që ditën e parë të mbërritjes së saj në Konispol e urdhëroi të qarkullonte nëpër fshatrat fqinje me Konispolin. Mirëpo, në vend që të vinte vetullat, padashur qiti edhe sytë e vet. Avullimi i asaj kompanie dhe veprimet e dendura e vendimtare të çetës “Çamëria” dhe njësiteve luftarake të fshatrave, grupimin ushtarak fashist e shtrënguan të ngujohej në një rreth aq të ngushtë, saqë komanda eprore e tyre u detyrua që edhe ujin, ushqimet dhe gjithçka tjetër t’ua hidhte me parashuta vetëm në sheshthin në qendër të qytetit. Ndërkohë, u arrit të zbulohej, kapej dhe pushkatohej edhe ndonjë spiun i dërguar shumë fshehtazi nga Delvina, Saranda e gjetkë. Gjendja e krijuar pasqyrohej fare çiltazi në raportin me datë 13 shkurt 1943, të cilin ambasada gjermane në Romë ia dërgonte Ministrisë së Punëve të Jashtme në Berlin. Në të, ndër të tjera, thuhej: “…garnizoni italian në Konispol, që prej disa ditësh është i rrethuar nga ana e kryengritësve”. Dy herë komanda partizane i përqendroi luftëtarët rreth grupimit armik në Konispol gati për ta mësyrë, gjë që të rrethuarve u kalli datën. Goditja u prapësua vetëm e vetëm se çetat “Çerçiz Topulli” dhe “Hajredin Tremishti”, të parashikuara për pjesëmarrje në sulm, nuk mundën të arrinin në kohën e duhur, pasi ishin të zëna gjetiu me luftime. Vazhdimisht me sàvan (qefin) në krye, grupimi ushtarak fashist së fundi, me shpirt ndër dhëmbë, vendosi t’i ngrejë leckat nga Konispoli. Në qytet hynë me madhështi çlirimtarët, të pritur me gëzim të papërshkruar nga i madh e i vogël. Në një mjedis të tillë u riformua dhe u shpall sheshit Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar; njëkohësisht me luftëtarë konispolìtë u ngrit edhe njësia e veçantë luftarake prej konispolìtësh, e përbërë nga rreth 75- 80 veta. Në bashkëpunim me çeta të tjera, çeta “Çamëria” mori pjesë në disa veprimtari luftarake, e shumuar për ditë e më tepër. Në gjysmën e qershorit të vitit 1943 komanda e saj dhe Këshilli Krahinor vendosën krijimin e batalionit “Çamëria”, e para njësi e madhe luftarake në krejt Toskërinë.
 
 
*Autori i shkrimit është historian, njëherësh pjesëmarrës në disa veprimtari të përshkruara në shkrimin e mësipërm
 
 
 
 
1 Prill 2010
 
== Paria Çame ==