[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.5.4) (roboti shtoj: ckb:گوێ
Rreshti 16:
Të tri pjesët e veshit kanë rolin e tyre në dëgjim. Llapa e veshit, ose më saktë të dy llapat e veshëve, luajnë rolin kryesor në përcaktimin hapësinor të burimit të tingullit. Daullja e veshit është pjesa që ndan veshin e jashtëm nga ai i mesëm.
 
Ne veshin e mesëm janë të vendosura kockat e dëgjimit. Roli i veshit te mesëm është amplifikimi i tingullit. Ndërsa veshi i brendshëm, i vendosur brenda ne kockën temporale, përmban si organin e të dëgjuarit (kokleja), ashtu edhe atë të ekuilibrit (vestibulum dhe kanalet gjysme-rrethore). Organi sensor i dëgjimit është pikërisht kokleja. Në sajë të ndërtimit të saj anatomik unik, njeriu arrin të dallojnë një frekuence nga tjetra, gjë që është determinante në dallimin e gjuhës së folur. Po kështu, kokleja dhe nervi i dëgjimit realizojnë dhe dallimin e fortësisë së tingullit (intensitetit). Kurse lokalizimi hapësinor i burimit të tingullit realizohet në strukturat e lokalizuara në trungun e trurit.Zbrazëtira e veshit të mesëm është i vogël,e vendosur në mënyrë horizontale e mbushur me ajer.
 
Sëmundje të ndryshme demtojne pjese të ndryshme të sistemit të dëgjimit. Sëmundjet e kanalit të jashtëm të veshit mund të japin ulje dëgjimi të shkalleve të ndryshme që kalon bashkë me sëmundjen baze. Ulje dëgjimi mund të japin gjithashtu edhe otitet akute dhe kronike, patologjitë e tubit T Eustakut, traumat, otoskleroza, deformimet e lindura të veshit të mesëm, etj. Këto ulje dëgjimi, që lidhen me veshin e mesëm, mund të rikuperohen ose të reduktohen duke mjekuar sëmundjen qofte me rrugë medikamentoze, ashtu edhe kirurgjikale. Uljet e dëgjimit vijnë shpesh dhe nga dëmtimi i koklëse dhe nervit të dëgjimit.