Sylejman pashë Bargjini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: ru:Барджини, Сулейман
No edit summary
Rreshti 6:
Punimet për themelimin e qytetit të [[Tiranë]]s nisën në vitin [[1614]]. Plani urbanistik i origjinës përfshinte një kompleks arkitekturor në formë trekanshe, në skajet e së cilit u projektuan përkatësisht ndërtimi i një xhamie, hamami dhe një furrë buke.
 
Themelues dhe mbrojtës të qytetit të [[Tiranë]]s, Bargjinasit ishin njëkohësisht edhe familja e saj feudale ose oxhaku i saj legjitim që prej vitit 1614 e deri në fund të shekullit XIX, kohë kur oxhaku i Bargjinasve u mposht prej oxhakut të [[Krujë]]s, Toptanasve [[Toptan]]asve. Pas përleshjeve së forta që u bënë në gjithë krahinën si pasojë e këtij rivaliteti midis oxhaqesh feudalë, Toptanasit, falë edhe krushqive që kishin ndërmarrë me Bargjinasit, u imponuan si oxhaku i qytetit të Tiranës dhe i shpërngulën edhe sarajet e tyre në këtë qytet. Sidoqoftë, ata i ruajtën edhe sarajet e Krujës, të cilët i shpëtuan kohës dhe sot janë Muzeu Etnografik i qytetit të [[Krujë]]s.
 
Megjithatë, momumentët themeltarë të qytetit të [[Tiranë]]s ndërtuar nga Sulejman Pasha, nuk i rezustuan kohës dhe histrorisë së trazuar të trevave shqiptare. Ndërkohë, qyteti i vogël i [[Tiranë]]s rezistoi për t'u shpalluar kryeqytet, më [[1920]], gjatë punimeve të [[Kongresi i Lushnjës|Kongresit të Lushnjës]].