Aleksandër Sirdani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 18:
== Jetëshkrimi ==
 
I lindur në një familje malësore të njohur t'asaj krahine, i vdiq e ëma kur ishte pesë vjeç. I ati, Dakë Sirdani, mbetur i vejë e duke mos dashtë të martohej përsëri iu përshkushtua edukimit të të bijve, [[Marin Sirdani|Marinit]] dhe Lekës. Shpërngulen për në [[Gucia|Gucí]] ku kishin miq e të afërm. Varfëria e madhe e bëri Dakën me lypë ndihmë nga hoxha i Gucisë. Me të marrun vesh se djemët i përkisnin një familje katolike, zbret me to në [[Shkodra|Shkodër]] duke trokitë ndër institucionet katolike.<ref name="MS">Át Zef Pllumi: "[[Rrno vetëm për me tregue]]", fq. 297</ref> Ku Leka 7 vjeçar pranohet në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|kolegjin Saverian]]. Më tej iu mundësua të vijonte studimet në [[Austria|Austrí]], në Innsbruck. Me të ardhur në [[Shqipëria|Shqipëri]], çon meshën e parë më 24 prill 1916.<ref name="AB">Antonio Borrelli "Servo di Dio Aleksander Sirdani Sacerdote e martire" {{italishtit}}</ref> Shërbeu si famullitar në [[Malësia e Madhe|Malcí të Madhe]], [[Reç]], [[Komuna Shkrel|Shkrel]], Bogë.
 
U përkushtua për mbledhjen e pasurisë shpirtërore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat deri tek bestytnitë e lashta që ndesheshin nepër malësi. Bashkë me miqtë e tij, Át [[Donat Kurti]]n e Dom [[Nikollë Gazulli]]n, porsi bleta nektarin mblodhën një pasuri shpirtërore që do ishte korpusi i vërtetë etnografik i popullit shqiptar. Më 1945 Dom Lekë Sirdani ishte famullitar në Bogë, kur dhe nisi hatashëm persekutimi dhe perndjekja.