Dallime mes rishikimeve të "Gjon Shllaku (frat)"

ska përmbledhje të redaktimeve
== Jeta ==
Ishte biri i Loros dhe Marë Ashtës, në pagëzim mori emrin Kolë. U konfirmua me 23 maj 1917 nga Dioçeza e Shkodres. Po aty kreu edhe shkollën elementare dhe të mesmen. Në noviciat në [[Rubiku|Rubik]]) hyri ditën e shën Françeskut, më 4 tetor 1922. Kushtet e para rregulltare i dha më 5 tetor 1923. Më 13 shtator 1928 i dha kushtet e përjetshme. Teologjinë e kreu në [[Holanda|Hollandë]]. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Studimet e larta në Hollandë për filozofi-teologji. Vazhdoi studimet e filozofisë në Universitetin e Louvain-it, në [[Belgjikë]] për fiziko-kimi bërthamore dhe kibernetikë. Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në [[Paris]] (1936-1937) për filozofi, me temë "Aktualizmi i G. Gentile", tue i ra kundër filozofisë së mendimtarit të fashizmit italian. Gjithashtu një laurea për gazetari në [[Köln]], [[Gjermania|Gjermani]]. Kështu hyri në rradhën e fretërve më të shkolluar të kohës së vet.
Vepronte si profesor në gjimnazin françeskan "Lyceum[[Illyricum (shkollë)|Illyricum]]", si drejtor i revistës "[[Hylli i Dritës]]" dhe i shoqatës rinore "Antonianum". (Pas lirimit të fesë në Shqipëri Shkodra ende kishte 50 antonianë të gjallë, të cilët në rini i drejtonte p. Gjoni.)
Në kohën e okupimit italian (1939-1943) dallohej dhe përsekutohej si antifashist, duke u përpjekur për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.
 
7.597

edits